Blog

  • Publikohet kënga e Shpat Kasapit pas vdekjes, Selvija zbulon historinë emocionuese pas projektit

    Publikohet kënga e Shpat Kasapit pas vdekjes, Selvija zbulon historinë emocionuese pas projektit

    Publikohet kënga e Shpat Kasapit pas vdekjes, Selvija zbulon historinë emocionuese pas projektit

    Zëri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi është rikthyer te publiku përmes këngës së re “A je rahat pa mu”, një projekt që mbart një histori të veçantë dhe shumë emocione.

    Bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka bërë të ditur se e kishte ruajtur këngën për muaj të tërë, pasi nuk ndihej emocionalisht e gatshme ta ndante me publikun.

    Përmes një postimi në Instagram, ajo ka zbuluar se gjithçka kishte nisur pak para se Shpati të hynte në “Big Brother VIP Albania 5”. Sipas saj, këngëtari i kishte dërguar katër versione demo, duke i kërkuar të zgjidhte atë që i pëlqente më shumë.

    Selvija kishte përzgjedhur pikërisht këngën që tashmë është publikuar, ndërsa plani ishte që ajo të lansohej gjatë qëndrimit të Shpatit në shtëpinë e famshme.

    Por, pas ndarjes së tij të parakohshme nga jeta në nëntor të vitit të kaluar, projekti mori një kuptim krejt tjetër.

    Ajo ka treguar se rreth muajit mars ose prill, kënga i kishte mbërritur e përfunduar nga producenti Anton Prendi. Gjithashtu, ka falënderuar Arti Rec dhe Imperial B për kontributin dhe mbështetjen e tyre.

    Pas muajsh të tërë, Selvija ka gjetur forcën për ta ndarë këtë projekt me publikun, duke e cilësuar si një amanet të Shpatit.

    “Sot, titulli ‘A je rahat pa mu’ më dhemb më shumë se çdo fjalë tjetër”, ka shkruar ajo, duke shprehur dhimbjen që kjo këngë i sjell pas humbjes së bashkëshortit.

    Përmes këtij publikimi, Selvija dëshiron që zëri i Shpatit të vazhdojë të jetojë dhe të mbetet gjithmonë në kujtesën e publikut.

    Kështu, “A je rahat pa mu” vjen si një kujtim i veçantë për këngëtarin e ndjerë, duke i dhënë mundësinë publikut ta dëgjojë edhe një herë zërin e tij përmes muzikës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Publikohet kënga e Shpat Kasapit pas vdekjes, Selvija zbulon historinë emocionuese pas projektit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Chelsea shkatërron Bournemouthin

    Chelsea shkatërron Bournemouthin

    Mesfushori anglez realizoi golin e tij të parë për Chelsean, ndërsa më pas e gjeti sërish rrjetën, duke kontribuar drejtpërdrejt në suksesin e thellë të skuadrës londineze.

    Chelsea e nisi ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme. Vetëm pas 64 sekondash lojë, Henderson shënoi për 1:0, pas një aksioni të nisur nga Cole Palmer. Vendasit nuk u ndalën me kaq, pasi Morgan Rogers dyfishoi epërsinë pak çaste më vonë, duke e vënë Bournemouthin në vështirësi që në fillim të takimit.

    Pavarësisht epërsisë së hershme, Chelsea nuk arriti ta ruante portën e paprekur. Para përfundimit të pjesës së parë, Rayan pati një mundësi të mirë për ta ngushtuar rezultatin, por portieri Emiliano Martinez reagoi me sukses.

    Fillimi i pjesës së dytë solli një tjetër goditje për mysafirët. Pedro Neto depërtoi bukur dhe asistoi për Joao Pedron, i cili realizoi për 3:0 me një goditje të fuqishme.

    Bournemouthi arriti të përgjigjej përmes Evanilsonit, i cili përfitoi nga një situatë brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke e ngushtuar rezultatin në 3:1.

    Megjithatë, çdo shpresë për rikthim u shua shpejt. Joao Pedro shënoi golin e tij të dytë personal pas një pasimi të Pep Chavarias, ndërsa Henderson vulosi rezultatin përfundimtar 5:1 me një goditje të saktë nga gjuajtja e lirë.

    Kjo fitore i dha fund serisë prej tri ndeshjesh pa fitore në kampionat për Chelsean, i cili regjistroi gjithashtu ndeshjen e dhjetë radhazi pa humbje ndaj Bournemouthit.

    Pas këtij triumfi, Chelsea u ngjit përkohësisht në vendin e pestë në tabelën e Premierligës. Në anën tjetër, Bournemouthi, që vazhdon të kërkojë fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Marco Rose, mbetet në vendin e 17-të.

    Burimi: RTKLive

  • Telefonat dhe televizorët te foshnjat: Deri në çfarë moshe rekomandohet të shmangen?

    Telefonat dhe televizorët te foshnjat: Deri në çfarë moshe rekomandohet të shmangen?

    Ekranet në fëmijërinë e hershme: Pse kanë rëndësi loja dhe ndërveprimi me prindërit

    Telefonat dhe televizorët përdoren shpesh për të qetësuar ose argëtuar fëmijët. Megjithatë, gjatë dy viteve të para të jetës, kur truri zhvillohet me shpejtësi, ekranet nuk duhet të zëvendësojnë lojën, eksplorimin dhe komunikimin me prindërit.

    Këshillat pediatrike përgjithësisht rekomandojnë shmangien e ekraneve para moshës 18 muajsh, përveç videotelefonatave me familjarët. Nga 18 deri në 24 muaj, përmbajtjet edukative mund të prezantohen me kujdes dhe të ndiqen së bashku me prindin. Për moshën 2–5 vjeç, këshillohet kufizimi i kohës para ekranit në rreth një orë në ditë, duke zgjedhur përmbajtje cilësore.

    Si mësojnë fëmijët në vitet e para?

    Fëmijët e vegjël e njohin botën përmes përvojave të drejtpërdrejta: prekin objekte, dëgjojnë zërat e njerëzve dhe vëzhgojnë shprehjet e fytyrës. Këto ndërveprime ndihmojnë zhvillimin e gjuhës, aftësive shoqërore dhe të kuptuarit të emocioneve.

    Përdorimi i tepërt i ekraneve mund të shoqërohet me vështirësi në zhvillimin e gjuhës, sidomos kur u merr kohën bisedave dhe lojës me prindërit.

    Shqetësim përbën edhe përdorimi i telefonit si mënyrë e vazhdueshme për të ndalur të qarën ose zemërimin. Kur ekrani bëhet përgjigjja ndaj çdo shqetësimi, fëmija ka më pak mundësi të mësojë, me mbështetjen e të rriturve, si t’i përballojë emocionet dhe mërzitjen.

    Ekranet, veçanërisht para gjumit, mund të ndikojnë edhe në pushimin e fëmijës. Videot me ritëm të shpejtë, tinguj të fortë dhe ndryshime të shpeshta të pamjeve mund ta bëjnë më të vështirë qetësimin, ndërsa qëndrimi i gjatë para tyre pakëson kohën për lëvizje dhe lojë.

    Alternativa të thjeshta për argëtim pa ekrane

    Librat me figura, këngët, bisedat, shëtitjet dhe lojërat me objekte të sigurta për moshën i ndihmojnë fëmijët të mësojnë përmes përvojës.

    Edhe vaktet mund të shërbejnë si momente ndërveprimi. Në vend të videove, prindërit mund ta nxisin fëmijën të zbulojë shijet dhe teksturat e ushqimit dhe të marrë pjesë në komunikimin familjar.

    Synimi është krijimi i një ekuilibri ku teknologjia nuk zë vendin e marrëdhënieve njerëzore, gjumit dhe aktivitetit fizik. Kur përdoren ekranet, përmbajtja duhet të jetë e përshtatshme për moshën dhe, sa herë që është e mundur, të ndiqet bashkë me prindin.

    Burimi: Dukagjini

  • Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale

    Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale

    Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale

    Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit, i cili më 7 tetor, në Rashkë të Serbisë, tha se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”.

    Daçiq, në deklaratën e tij, përsëriti pretendimet se Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur.

    Zemaj i ka cilësuar këto deklarata si gjuhë nacionaliste kërcënuese, që sipas tij, vënë në pikëpyetje realitetin shtetëror të Kosovës dhe rrezikojnë sigurinë rajonale.

    Ai ka vlerësuar se një retorikë e tillë i përket epokës së Slobodan Millosheviqit, kur nacionalizmi agresiv serb u shoqërua me luftëra, shkatërrime dhe katastrofë humanitare në Ballkan.

    “Ne do të jemi këtu. Republika e Kosovës do të jetë këtu, për dallim nga Serbia që është proksi i Rusisë në Ballkan, vendi ynë është rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe aleatëve tanë”, ka shkruar Zemaj.

    Ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë partnere në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe stabilitetit në vend dhe në këtë pjesë të Evropës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aziri: Pas unifikimit të shqiptarëve në Luginë, mund t’i fitojmë dy deputetë (VIDEO)

    Aziri: Pas unifikimit të shqiptarëve në Luginë, mund t’i fitojmë dy deputetë (VIDEO)

    Aziri: Pas unifikimit të shqiptarëve në Luginë, mund t’i fitojmë dy deputetë (VIDEO)

    Naser Aziri nga Unioni Demokratik Shqiptar deklaroi se unifikimi i subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës krijon mundësi për të siguruar dy deputetë në Parlamentin e Serbisë, në zgjedhjet e 25 tetorit.

    Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Aziri ka deklaruar se rezultati do të varet nga dalja e votuesve dhe angazhimi i subjekteve politike shqiptare.

     Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që shqiptarët të synojnë edhe një mandat të tretë, por për këtë do të nevojitet angazhim më i madh.

    “…Po, kish qenë natyrshëm, gjithsesi pas angazhimit që do ta bëjmë, me siguri dhe pas unifikimit që kemi, besoj se nuk do të jetë kafshatë shumë e madhe që të sigurohen dy deputetë. Ndërsa, për të tretin tash duhet një angazhim i madh, por duhet pasur parasysh se numri i votuesve do të jetë shumë më i lartë se herëve të tjera, për shkak se kemi edhe listën e studentëve që është e bashkuar dhe edhe ajo është një angazhim maksimal”, ka deklaruar Aziri në Klan Kosova.

     

  • Si ndikoi kriza politike te populli në Kosovë? Flet Ilir Havolli (VIDEO)

    Si ndikoi kriza politike te populli në Kosovë? Flet Ilir Havolli (VIDEO)

    Si ndikoi kriza politike te populli në Kosovë? Flet Ilir Havolli (VIDEO)

    Kryetari i Shoqatës së Psikologëve të Kosovës, Ilir Havolli tha se kriza politike rreth 2 vjeçare në Kosovë ka ndikuar negativisht në psikologjinë e qytetarëve të vendit.

    Havolli në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se qytetarët janë ekspozuar për 2 vite me radhë para ofendimeve dhe informatave negative të cilat tha ai pashmangshëm modelohen në një vend.

    Ai theksoi se qytetarët e Kosovës, për dy vite me radhë ishin pa përkrahje institucionale dhe të neglizhuar nga shteti.

    “Kjo do të thotë që populli ka qenë në dorën e Zotit, në mëshirën e Zotit. Dhe qeveria apo institucionet tona nuk ia kanë kthyer fare kokën nga populli. Ne e dimë fare mirë që shumicën e rasteve ne arrijmë t’i vlerësojmë njerëzit duke shiqu vetëm gjendjen e tyre fizike dhe e neglizhojmë… e neglizhojmë gjendjen e tyre emocionale e të tjera dhe mendojmë se individi është mirë. Gjendja e tyre emocionale është fundamenti për me përcaktuar gjendjen fizike. Mos harrojmë se mbi 70% e sëmundjeve vijnë nga aspekti psikologjik, përkatësisht nga stresi, nga ankthi e të tjera. Për dy vite me radhë ne jemi ne jemi përballë me një situatë kaotike. Popullata është e ngopur me informata negative, me sharje, me dhunë, me fyre. Dhe mos harrojmë se këto faktikisht kanë me u modeluar e me ndiku. Modelimi është aspekt i pandalshëm. Ne deshëm e s’deshëm, t’u qëndru gjithmonë para një shoqërie që vetëm shan, shan, shan, me kalimin e kohës truri jonë ka me fillu e ka me kërku atë sharjen. E kërkojmë vetëm një informatë negative”, tha ai.

  • Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale

    Zemaj i kundërpërgjigjet Daçiqit pas deklaratës për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO

    Zemaj reagon pas deklaratës së Daçiqit për Prizrenin: Retorikë nacionaliste që rrezikon sigurinë rajonale

    Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Ivica Daçiqit, i cili më 7 tetor, në Rashkë të Serbisë, tha se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”.

    Daçiq, në deklaratën e tij, përsëriti pretendimet se Kosova nuk do të jetë kurrë e pavarur.

    Zemaj i ka cilësuar këto deklarata si gjuhë nacionaliste kërcënuese, që sipas tij, vënë në pikëpyetje realitetin shtetëror të Kosovës dhe rrezikojnë sigurinë rajonale.

    Ai ka vlerësuar se një retorikë e tillë i përket epokës së Slobodan Millosheviqit, kur nacionalizmi agresiv serb u shoqërua me luftëra, shkatërrime dhe katastrofë humanitare në Ballkan.

    “Ne do të jemi këtu. Republika e Kosovës do të jetë këtu, për dallim nga Serbia që është proksi i Rusisë në Ballkan, vendi ynë është rreshtuar përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe aleatëve tanë”, ka shkruar Zemaj.

    Ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë partnere në mbrojtjen e paqes, lirisë dhe stabilitetit në vend dhe në këtë pjesë të Evropës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zemaj i kundërpërgjigjet Daçiqit pas deklaratës për Prizrenin: Retorikë kërcënuese, kërkon reagim institucional nga NATO appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Erdogan drejton vetë trenin e ri, Marta Kos e pyet nëse di të drejtojë edhe helikopterin

    Erdogan drejton vetë trenin e ri, Marta Kos e pyet nëse di të drejtojë edhe helikopterin

    Erdogan drejton vetë trenin e ri, Marta Kos e pyet nëse di të drejtojë edhe helikopterin

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka inauguruar të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, ndërsa gjatë udhëtimit të parë e ka drejtuar personalisht trenin.

    Në kabinën e drejtimit ishte edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila gjatë udhëtimit e pyeti presidentin turk nëse dinte të drejtonte edhe helikopterin.

    “Po”, u përgjigj Erdogan, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit.

    Segmenti i ri, i gjatë 153 kilometra, lidh Çerkezköyn me Kapıkulen, në kufirin me Bullgarinë, dhe është projektuar për shpejtësi deri në 200 kilometra në orë.

    Hekurudha është pjesë e projektit Halkalı–Kapıkule, i cili synon të përmirësojë lidhjet hekurudhore mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

    Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Erdogan deklaroi se përfundimi i projektit do ta shkurtojë kohën e udhëtimit me tren mes Halkalıt dhe Kapıkules nga rreth katër orë në një orë e gjysmë.

    Sipas tij, linja e re do të lehtësojë lidhjen e qendrave industriale turke me tregjet evropiane, duke ndikuar në rritjen e tregtisë, eksporteve dhe turizmit.

    Ndërtimi i projektit ka nisur në vitin 2019, ndërsa financimi sigurohet bashkërisht nga Turqia dhe Bashkimi Evropian.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Erdogan drejton vetë trenin e ri, Marta Kos e pyet nëse di të drejtojë edhe helikopterin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zjarr në Klinë, digjen mbeturinat pranë Postës dhe dëmtohen dritaret e objektit

    Zjarr në Klinë, digjen mbeturinat pranë Postës dhe dëmtohen dritaret e objektit

    Zjarr në Klinë, digjen mbeturinat pranë Postës dhe dëmtohen dritaret e objektit

    Një zjarr ka përfshirë disa mbeturina në afërsi të objektit të Postës në Klinë, pasditen e sotme.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Skënder Rexhepi”, ku nga zjarri janë dëmtuar pjesërisht edhe pjesët e jashtme të disa dritareve të objektit.

    Për Gazetën Sinjali, togeri Sheremet Elezaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se njësia e zjarrfikësve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar zjarrin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zjarr në Klinë, digjen mbeturinat pranë Postës dhe dëmtohen dritaret e objektit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds” të Afrim Spahiut në Pejë

    Kurti në hapjen e ekspozitës “Dancing with clouds” të Afrim Spahiut në Pejë

    Sipas njoftimit nga Kryeministria, në prani të përfaqësuesve institucionalë të nivelit qendror dhe lokal, artistëve dhe përfaqësuesve të shumtë nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës, kryeministri tha se “Duke vallëzuar me re”, është ekspozitë e cila krahas fotografive të Profesor Spahiut sjell edhe filmin dokumentar të jashtëzakonshëm të Besim Sahatçiut “117”.

    Kryeministri Kurti tha se profesor Afrim Spahiu është i njohur jo vetëm për fotografitë, por edhe për fotografitë në film, përkatësisht për filmografi. Ndërsa shtoi se është kënaqur e gëzuar duke parë punimet e profesorit dhe se është edukuar estetikisht nëpërmjet punës së tij.

    “Profesor Afrim Spahiu, karakterizohet nga një lloj dokumentimi që, transformimi që bën koha, nuk është zhdukje e realitetit që transformohet. Pra, teksa rrjedha e kohës ndryshon thellësisht realitetin e në të njëjtën kohë ka diçka e cila ngelet dot. E ajo që ngelet në kuptimin artistik është pikërisht fotografia e jashtëzakonshme e profesor Afrim Spahiut, i cili ka një karrierë prej më shumë se gjysmë shekulli, pra nuk është bash i ri siç duket dhe ka marrë shumë çmime e shpërblime, ndër të cilat duhet theksuar çmimin për Veprën Jetësore “Bekim Fehmiu”, dhe janë mbi 25 filma në të cilët ka kontribuar”, tha Kurti.

    Burimi: RTKLive