Blog

  • Kuvendi nesër vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen

    Kuvendi nesër vazhdon seancën, në rend dite edhe Ligji për Specialen

    Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë nesër, të enjten më 19 nëntor, seancën plenare, me fillim në orën 10:00, ku në rend të ditës janë tri pika, përfshirë votimin e rezolutave për shëndetësinë dhe energjinë elektrike, si dhe rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Burimi: Dukagjini

  • Two NBA superheroes tonight at Artmotion

    Two NBA superheroes tonight at Artmotion

    ABasketball donors will be able to pursue two interesting NBA encounters this evening.

    At 0 o’clock, Milwaukee Bucks faces Miami Heat in a duel where the attention will be at Giannis Antetokounmpo and Tyler Herro.

    And at 3:30, Boston Celtics faces Denver Nuggets, in another match that is expected to bring spectacles to the parks.

    Both matches are broadcast on Artmotion’s Sport1 Channel.

    Two NBA superheroes tonight at Artmotion

  • Dy superndeshje të NBA-së sonte në Artmotion

    Dy superndeshje të NBA-së sonte në Artmotion

    Dy superndeshje të NBA-së sonte në Artmotion

    Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të ndjekin dy përballje interesante të NBA-së gjatë natës së sotme.

    Në orën 01:00, Milwaukee Bucks përballen me Miami Heat, në një duel ku vëmendja do të jetë te Giannis Antetokounmpo dhe Tyler Herro.

    Ndërsa në orën 03:30, Boston Celtics përballen me Denver Nuggets, në një tjetër ndeshje që pritet të sjellë spektakël në parket.

    Të dyja ndeshjet transmetohen në kanalin Sport1 të Artmotion.

  • Kuvendi shqyrton të enjten Ligjin për Specialen, të kthyer nga Presidentja

    Kuvendi shqyrton të enjten Ligjin për Specialen, të kthyer nga Presidentja

    Kuvendi shqyrton të enjten Ligjin për Specialen, të kthyer nga Presidentja

    Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë seancën plenare të enjten nga ora 10:00.

    Në rendin e ditës janë paraparë tri pika, përfshirë votimin e dy propozim-rezolutave dhe rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të kthyer nga Presidentja e Kosovës.

    Deputetët pritet të votojnë propozim-rezolutën nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, në votim do të hidhet propozim-rezoluta nga mocioni përmbajtjesor për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

    Pikë e fundit e rendit të ditës është rishqyrtimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas kthimit të tij nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula. /Klankosova.tv

  • I dyshuari për vrasjen në Suharekë është nga Samadraxha, fshati del me njoftim

    I dyshuari për vrasjen në Suharekë është nga Samadraxha, fshati del me njoftim

    I dyshuari për vrasjen në Suharekë është nga Samadraxha, fshati del me njoftim

    Fshati Samadraxhë i Suharekës ka bërë një njoftim, pas vrasjes që ndodhi sot në këtë qytet.

    Në postimin e tyre në Facebook thuhet se i dyshuari, Rrahman Hoti, vjen nga ky fshat, transmeton Klankosova.tv

    “E tmerrshme dhe tronditëse që dorasi i dyshuar për vrasjen e sotme qenka nga fshati ynë. Ngushëllime të sinqerta familjes Daka për humbjen e më të dashurit të tyre.

    Urojmë që vrasjet të ndalen dhe të mos kemi më tragjedi të tilla, aq më tepër për motive banale.”

    Në afërsi të Samdraxhës edhe u kap Hoti, pasi ia kishte mësyrë fshatit kur fillimisht u arratis nga vendi i ngjarjes.

    Përkundër përpjekjeve për të ikur, i dyshuari është prangosur.

    Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.

    Motivi, sipas informacioneve fillestare, dyshohet se lidhet me një konflikt të momentit për nëj vend parkim.

    Ndryshe, Hoti dyshohet se nuk e ka sefte me drejtësinë, por jo atë kosovare.

    Në Zvicër, para shumë vitesh, ai ishte dënuar për vrasjen e gruas së tij dhe më pas shteti e ka dëbuar.

  • Sa shpejt reagoni kur foshnja juaj ju flet? Hulumtimet kanë zbuluar një lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve

    Sa shpejt reagoni kur foshnja juaj ju flet? Hulumtimet kanë zbuluar një lidhje me shëndetin mendor të fëmijëve

    Prindërit shpesh u përgjigjen vokalizimeve të foshnjave dhe imitojnë tingujt e tyre, madje edhe para se të vegjëlit të thonë fjalët e tyre të para. Hulumtime të reja kanë treguar një lidhje të mundshme midis shpejtësisë së reagimeve të nënës dhe shëndetit mendor të mëvonshëm të fëmijëve.

    Një studim i botuar më 1 korrik 2026, në revistën shkencore PLOS One, shqyrtoi mënyrën se si komunikojnë nënat dhe foshnjat gjatë vitit të parë të jetës. Studiuesit donin të përcaktonin nëse kishte një lidhje midis shpejtësisë së reagimit të një nëne ndaj vokalizimeve të foshnjës së saj dhe diagnozave të caktuara psikiatrike që mund të shfaqen gjatë fëmijërisë.

    Studimi analizoi 158 regjistrime të ndërveprimeve midis nënave dhe foshnjave të tyre 12 muajshe. Shkencëtarët monitoruan se si nënat reagonin ndaj zërave të foshnjave të tyre, domethënë sa shpesh reagonin ato brenda një sekonde ndaj zërit të foshnjës.

    Fëmijët u ndoqën më pas deri në moshën shtatë vjeç, kur u vlerësuan të dhënat mbi shëndetin e tyre mendor. Midis tyre, 55 fëmijë kishin të paktën një diagnozë psikiatrike të regjistruar, ndërsa 103 fëmijë përbënin grupin e kontrollit.

    Rezultatet treguan se një probabilitet më i madh që një nënë t’i përgjigjet zërit të foshnjës së saj brenda një sekonde shoqërohej me një probabilitet më të ulët që fëmija të marrë ndonjë nga diagnozat psikiatrike të vëzhguara deri në moshën shtatë vjeç.

    Sipas vlerësimeve të studiuesve, çdo rritje shtesë prej 10 përqind e probabilitetit të reagimit të nënës brenda një sekonde shoqërohej me një shans 17 përqind më të ulët për ndonjë nga diagnozat e vëzhguara. Lidhja u vu re edhe për çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD) dhe çrregullimet e sjelljes.

    Megjithatë, studiuesit nuk gjetën ndonjë lidhje të rëndësishme midis reagimit të nënës ndaj vokalizimeve të një foshnje dhe diagnozave të mëvonshme të autizmit ose çrregullimeve emocionale.

    Pse është e rëndësishme t’i përgjigjeni zërave të foshnjës suaj?

    Edhe pse foshnjat ende nuk mund të flasin në muajt e parë të jetës së tyre, vokalizimet e tyre janë një mënyrë për të vendosur komunikim me prindërit e tyre. Kur një foshnjë nxjerr një tingull dhe prindi përgjigjet, midis tyre zhvillohet një lloj shkëmbimi në të cilin të gjithë kanë mundësinë të marrin pjesë.

    Ndërveprime të tilla përfaqësojnë mundësi të rëndësishme për zhvillimin e komunikimit dhe aftësive sociale. Prindërit mund të përgjigjen me fjalë, duke përsëritur tingujt që bën foshnja, ose thjesht duke folur dhe duke krijuar kontakt.

    Megjithatë, rezultatet e hulumtimit duhen interpretuar me kujdes. Shkencëtarët gjetën një lidhje, por nuk vërtetuan se reagimi më i ngadaltë i nënës shkaktoi vështirësi të mëvonshme tek fëmija. Gjithashtu, mostra ishte relativisht e vogël, veçanërisht kur bëhet fjalë për diagnoza individuale.

    Ekspertët që komentuan mbi studimin paralajmëruan se ai nuk mund të tregojë se, bazuar në shpejtësinë e përgjigjeve të prindërve, çrregullimet e ardhshme tek fëmija mund të parashikohen. Rezultatet mund të ndikohen nga faktorë të tjerë, siç janë rrethanat familjare, karakteristikat trashëgimore dhe zhvillimi i hershëm i vetë fëmijës.

    Prandaj, hulumtimi thekson para së gjithash rëndësinë e ndërveprimeve të hershme midis prindërve dhe foshnjave, por kjo nuk është shkak për shqetësim për prindërit të cilët nuk mund t’i përgjigjen gjithmonë menjëherë zërit të çdo foshnje. /Telegrafi/

  • Tensions escalate in the Middle East, concern over expansion of conflict

    Recent developments in the region have increased international concerns about a further escalation of the situation, while military clashes and reported attacks are increasing the risk of a broader conflict.

    Source Layer: Dukeagini