Blog

  • Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

    Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

    Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi

    Jose Mourinho ka reaguar me ironi ndaj situatës së Manchester Cityt dhe procesit të gjatë për shkeljet e pretenduara të rregullave financiare të Premierligës.

    Trajneri portugez, i cili në sezonin 2017/18 drejtonte Manchester Unitedin që përfundoi pas Cityt në tabelë, u pyet për vendimin lidhur me çështjen gjatë një interviste për “Corriere dello Sport”.

    Mourinho tha se preferon të qeshë me situatën, duke theksuar se procesi mund të zgjasë edhe për shkak të ankesave të mundshme.

    “Unë preferoj të qesh pak me këtë. Mendoj se do të ketë një përfundim, por ne të dyve në të 60-at do të na duhet fat që të jemi ende këtu kur të dalë vendimi përfundimtar. Është vendimi, pastaj do të ketë ankesa dhe ankesa”, deklaroi Mourinho.

    “The Special One” vazhdoi me humor, duke thënë se mund të jetë 80 vjeç kur të merret vendimi përfundimtar ndaj Cityt, ndërsa shtoi se shpreson të jetë ende në futboll në atë moshë, nëse shëndeti do t’ia lejojë.

    Çështja lidhet me hetimin e Premier League ndaj Manchester Cityt për shkelje të rregullave financiare në periudhën nga sezoni 2009/10 deri në 2017/18. Mourinho kishte arsye të veçantë për ta ndjekur këtë rast, pasi Manchester Unitedi i tij e mbylli sezonin 2017/18 në vendin e dytë, pas Cityt.

    The post Mourinho thumbon Man Cityn: Ndoshta do të jem 80 vjeç kur të vijë dënimi appeared first on Insajderi.

  • EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

    EUROPOL godet rrjetin ballkanik të drogës, pothuajse 50 të arrestuar

    Aksioni u zhvillua më 6 tetor në Slloveni dhe Spanjë, ku autoritetet kontrolluan 42 prona. Sipas Europol-it, në Slloveni u arrestuan 34 persona, ndërsa arrestime pati edhe në Spanjë dhe Kroaci. 11 të dyshuar të tjerë ishin arrestuar më herët.

    Hetimi e lidh grupin jo vetëm me trafikun e drogës, por edhe me vrasje, tentativa vrasjeje, rrëmbime dhe sulme me mjete shpërthyese.

    “Anëtarët e grupit dhe familjarët e tyre dyshohet se u bënë objektiv i hakmarrjeve të dhunshme”, thuhet në informacionin e Europol-it.

    Droga transportohej mes mallrave të ligjshme

    Sipas hetuesve, grupi përdorte ngarkesa të rregullta tregtare për të fshehur drogën gjatë transportit nëpër Evropë. Për komunikim, anëtarët dyshohet se përdornin platforma të enkriptuara, përfshirë SKY ECC dhe CryptCom.

    Europol-i thotë se rrjeti kishte rekrutuar shoferë, kryesisht nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Bullgaria, të cilët transportonin drogë me kamionë, furgonë dhe automjete.

    “Rrugët ekzistuese tregtare përdoreshin si mbulesë për trafikun e drogës”, thuhet në njoftimin e Europol-it.

    Sekuestrohen dhjetëra kilogramë drogë dhe armë

    Gjatë operacionit u sekuestruan 66 kilogramë drogë, prej tyre 51 kilogramë kanabis dhe 15 kilogramë amfetaminë. Po ashtu, autoritetet sekuestruan armë zjarri, bizhuteri dhe para të gatshme.

    Por hetimi sugjeron se aktiviteti i rrjetit ishte shumë më i madh. Nga viti 2022 deri në shtator 2026, autoritetet kishin sekuestruar gjithsej 253 kilogramë kokainë, 404 kilogramë kanabis, 18.8 kilogramë metamfetaminë dhe 825 gramë MDMA.

    Sipas të dhënave të mbledhura nga komunikimet e enkriptuara dhe provat e tjera, rrjeti dyshohet se kishte trafikuar edhe rreth 2.5 tonë kanabis, 474 kilogramë kokainë, 104 kilogramë heroinë, 30 kilogramë amfetaminë dhe 11.6 kilogramë MDMA.

    Në operacion morën pjesë autoritete nga 22 shtete, ndërsa koordinimi u bë me mbështetjen e Europol-it nga një qendër operative në Lubjanë.

    Burimi: RTKLive

  • Me një fustan që shkëlqen, Era Istrefi merr gjithë vëmendjen

    Me një fustan që shkëlqen, Era Istrefi merr gjithë vëmendjen

    Me një fustan që shkëlqen, Era Istrefi merr gjithë vëmendjen

    Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e fundit të publikuara në Instagram.

    Në imazhet e reja, Era shfaqet e veshur me një fustan vezullues.

    Me pamjen e saj të kuruar dhe paraqitjen plot shkëlqim, artistja duket tejet bukur, duke marrë vëmendjen e fansave në rrjetet sociale./Klankosova.tv

  • 12-vjeçarja humb jetën pasi piu një 'milkshake' nga blenderi i palarë

    12-vjeçarja humb jetën pasi piu një ‘milkshake’ nga blenderi i palarë

    12-vjeçarja humb jetën pasi piu një 'milkshake' nga blenderi i palarë

    Një vajzë 12-vjeçare në Londër, Mia Shay St Hilaire, humbi jetën pas një reaksioni të rëndë alergjik, pasi konsumoi një milkshake të kontaminuar me lajthi.

    Hetimi zbuloi se blenderi i përdorur për përgatitjen e pijes nuk ishte pastruar pas përgatitjes së një milkshake me Kinder Bueno, duke lënë gjurmë lajthie. Mia, e cila kishte alergji ndaj lajthisë, pësoi anafilaksi dhe, pavarësisht trajtimit urgjent, ndërroi jetë në spital, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

    Familja e saj kërkoi ndryshime në mënyrën se si bizneset ushqimore menaxhojnë alergjitë, duke theksuar se vlerësimet e higjienës nuk tregojnë gjithmonë se sa mirë zbatohen masat për mbrojtjen e personave me alergji.

  • Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë

    Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë

    Aksident në Lushnje, makina përplaset me murin dhe përmbyset në rrugë

    Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plykut, në bypass-in e autostradës në Lushnje.

    Një automjet tip “Ford” është përplasur me murin rrethues të një biznesi në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, është rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi, ndërsa më pas automjeti ka përfunduar i përmbysur në njërën anë të rrugës, shkruan abcnews.al, transmeton klankosova.tv.

    Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore.

    Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po dokumenton aksidentin dhe po menaxhon qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, grupi i Policisë Shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

    Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga dhe u përplasur me objektet në anë të saj.

  • Ambasada e SHBA-ve: Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës

    Ambasada e SHBA-ve: Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës

    I arrestuari dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.

    Një shtetas ukrainas është arrestuar në Tiranë sot më 8 tetor pas bashkëpunimit ndërkombëtar mes autoriteteve shqiptare, amerikane dhe ukrainase.

    Anatolii Streletskyi u ndalua në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Kiev. Ai dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale.

    Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave të sigurisë dhe hetimit. Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për nisjen e procedurave të ekstradimit.

    Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

    Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

    Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.

    Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.

    Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit.

    Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona.


  • Thatësirat prekin disa zona të Zvicrës, bëhet thirrje për grumbullim dhe kursim të ujit

    Thatësirat prekin disa zona të Zvicrës, bëhet thirrje për grumbullim dhe kursim të ujit

    Komuna e Domleschg, në kantonin Graubünden, ka paralajmëruar për mungesë të ujit në zonat Feldis dhe Scheid, pasi burimet e ujit kanë shënuar rënie të vazhdueshme që nga mesi i qershorit.

    Sipas komunës, nëse rrjedha e burimeve vazhdon të bjerë me të njëjtin ritëm, furnizimi me ujë në Scheid mund të mos jetë më i mjaftueshëm nga mesi i dhjetorit, ndërsa në Feldis situata kritike mund të paraqitet që në fillim të nëntorit.

    Për këtë arsye, komuna ka vendosur masa të menjëhershme për kursimin e ujit.

    Ndalohet mbushja dhe rimbushja e pishinave, ujitja e hapësirave të gjelbra, si dhe larja e automjeteve, verandave dhe sipërfaqeve të ngjashme, shkruan Waston, transmeton Telegrafi.

    Banorëve u është kërkuar gjithashtu të bëjnë dushe të shkurtra në vend të banjove, të përdorin programet e kursimit të ujit në tualete dhe të vënë në punë lavatriçet dhe lavastoviljet vetëm kur janë plot.

    Komuna këshillon që frutat dhe perimet të lahen në një enë, ndërsa uji i përdorur të shfrytëzohet për ujitjen e bimëve ose për shkarkimin e tualetit.

    Autoritetet u rekomandojnë familjeve të mbajnë në shtëpi rezervë ujë të pijshëm për të paktën tri ditë, në rast të ndonjë emergjence ose ndërprerjeje të papritur të furnizimit./Telegrafi/

  • Prej nesër shi, javën tjetër priten edhe reshje bore në vendet më të larta malore

    Prej nesër shi, javën tjetër priten edhe reshje bore në vendet më të larta malore

    Nesër moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të rastit. Në disa vende të kësaj do të ketë kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi.

    Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 10 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 22 deri në 29 gradë.

    Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të rastit. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 6, ndërsa maksimale do të arrijë 26 gradë.

    Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik, nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu. Në vend të kësaj reshjet do të jenë më të bollshme mbi 20 litra për metër katror, veçanërisht të dielën.

    Lokalisht proceset do të jenë në formën e stuhive të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe bubullima.

    Të martën, nën ndikimin e një vale të ftohtë, reshjet në disa nga malet më të larta do të shndërrohen në reshje dëbore.

  • Ish-ylli spanjoll e zgjedh favoritin për Topin e Artë dhe paralajmëron Real Madridin

    Ish-ylli spanjoll e zgjedh favoritin për Topin e Artë dhe paralajmëron Real Madridin

    Ish-futbollisti i Kombëtares së Spanjës, David Silva, e ka përzgjedhur mesfushorin e Paris Saint-Germainit, Fabian Ruiz, si favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë, ndërsa ka paralajmëruar Real Madridin se gara për titullin e La Ligës mund të jetë shumë e vështirë nëse Barcelona vazhdon me formën aktuale.

    Duke folur në “El Partidazo” të COPE, Silva ka vlerësuar trofetë e fituar nga Fabian Ruiz dhe rëndësinë e tij për Paris Saint-Germainin dhe Kombëtaren e Spanjës.

    “Për mua, suksesi kolektiv vjen i pari, sepse ndryshe nuk mund ta fitosh. Por, nëse do të duhej t’ia jepja dikujt, do të ishte Fabiani, sepse gjatë dy viteve të fundit ai është lojtari që ka fituar më së shumti trofe.

    Ai ka qenë i rëndësishëm te PSG-ja dhe më pas edhe me Kombëtaren. Nuk i jepet shumë rëndësi, nuk e di pse, sepse është një lojtar i madh. Më pëlqen shumë dhe, në heshtje, ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, ka thënë Silva.

    Ish-mesfushori i Manchester Cityt ka përmendur edhe Rodrin, i cili tashmë e ka fituar Topin e Artë.

    “Rodri e ka fituar tashmë, përndryshe do ta kisha përmendur edhe atë”.

    Silva është pyetur gjithashtu nëse Real Madridi mund ta përmbysë diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Barcelonës dhe të luftojë për titullin e La Ligës.

    Ish-futbollisti i Valencias dhe Manchester Cityt ka qenë i qartë për vështirësinë që e pret Real Madridin nëse Barcelona vazhdon me këtë nivel.

    “Nëse Barça vazhdon kështu, është e pamundur. Ata janë në një nivel të jashtëzakonshëm dhe prej disa vitesh po luajnë shumë mirë me këtë trajner (Flick), ndërsa janë përforcuar shumë mirë. Nëse vazhdojnë në këtë nivel, nuk do të kenë rival”.

    “Përtej kësaj, Real Madridi është Real Madridi. Nuk mund ta konsiderosh kurrë të vdekur, sepse ka lojtarë të mëdhenj dhe, nëse qëndron afër deri në fund të kampionatit, mund të konkurrojë. Por insistoj, nëse Barça vazhdon në këtë nivel, nuk mendoj se do të ketë rival”, ka përfunduar Silva.

    Silva u pensionua nga futbolli profesionist në vitin 2023, pas një karriere në Valencia, Manchester City dhe Real Sociedad, ndërsa me Kombëtaren e Spanjës zhvilloi 125 paraqitje nga viti 2006 deri më 2018.

    40-vjeçari së fundmi ka bërë të ditur se do të paraqitet një herë për Supreme Sha Tin në Ligën Premier të Hong Kongut, ndërsa vazhdon ta ndjekë nga afër futbollin spanjoll./Telegrafi/

  • Doyle: S`kemi komente për ndryshim në Ligj për Dhomat e Specializuara

    Doyle: S`kemi komente për ndryshim në Ligj për Dhomat e Specializuara

    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, edhe sot (e enjte) në informimin e javor për media ka folur edhe për ndryshimet e miratuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

    “Dhomat e Specializuara të Kosovës vërejnë se më 6 tetor, gjatë leximit të dytë nga Kuvendi i Kosovës, u miratuan ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Aktualisht nuk kemi komente lidhur me këtë”, tha Doyle.

    Ai shtoi se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në mandatin e tyre për zhvillimin e proceseve gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, si dhe në sigurimin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave.

    Burimi: RTKLive