Blog

  • “Faleminderit për këto lule të bukura", Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

    “Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga takimi i tij me presidenten e vendit, Justina Shiroka-Pula, pas emërimit të saj në këtë detyrë.

    Kurti ka ndarë momente nga takimi i zhvilluar në zyrën e re të presidentes, duke e uruar Shiroka-Pulën për përgjegjësinë e re institucionale.

    “Nder dhe kënaqësi ta kemi presidente të Republikës së Kosovës, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, dhe të zhvillojmë takimin tonë të parë në zyrën e saj të re”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar presidenten për detyrën e re dhe e ka falënderuar për pranimin e kësaj përgjegjësie.

    “E urova për detyrën dhe e falënderova që na gëzoi duke pranuar këtë përgjegjësi në një kohë kur vendi kishte shumë nevojë për president që, përveçse përbashkon e sjell stabilitet, ka integritet të lartë, dije të gjerë dhe përvojë të gjatë akademike e institucionale”, ka deklaruar Kurti.

    Kryeministri ka theksuar gjithashtu se institucionet do të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimet për çështjet që lidhen me interesin e qytetarëve dhe prioritetet shtetërore.

    “Do të bashkëpunojmë e do të bashkërendohemi për punët e mira për qytetarët dhe për prioritetet shtetërore”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

  • Dimitrieska-Koçoska: Në vend të 250, morëm hua 150 milionë euro, sepse normat e interesit të obligacioneve tani janë shumë të larta

    Dimitrieska-Koçoska: Në vend të 250, morëm hua 150 milionë euro, sepse normat e interesit të obligacioneve tani janë shumë të larta

    Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Kocoska, në konferencën e sotme për shtyp ku prezantoi ribalancimin e dytë vjetor të buxhetit, tha se dy ditë më parë shteti mori hua 150 milionë euro, në vend të 250 milionë eurove të planifikuara në tregun ndërkombëtar të obligacioneve, sepse normat e interesit gjatë kësaj periudhe ishin shumë të larta.

    Këto para do të përdoren për të shlyer borxhin e jashtëm, nga të cilat 100 milionë euro për pagesat e interesit dhe 54 milionë euro për pagesat e principalit.

    “Po, ne morëm hua dy ditë më parë, por jo 250 milionë euro, për shkak të situatës në tregje, dhe vendimi ishte që të mos e përdornim të gjithë shumën. Përkundrazi, morëm 150 milionë euro, sepse vetë situata në tregje është më se e qartë. Në këtë moment, obligacionet franceze po tregtohen me mbi 5.4-5.5 përqind, Britania është mbi 6 përqind, ditën tjetër SHBA-të morën hua me interes midis 5.4-5.5 përqind. Situata është përtej asaj që ishte më parë. Tani është shumë më e paqëndrueshme. Kjo është arsyeja pse vendosëm për një shumë më të vogël”, tha Ministrja.

    Ndërkohë, qeveria pranoi ribalancimin e dytë brenda një viti, që është vërtet një gjë e rrallë ekonomike, por situata me karburantet ishte e tillë që, sipas Dimitrieska-Koçoska, duhej të bëheshin parashikime të reja dhe fillimi i disa projekteve duhej të shtyhej.

    “Kur po përgatisnim ribalancimin e parë në qershor, vlerësimet ishin se situata në tregjet ndërkombëtare do të stabilizohej gradualisht. Ndërkohë, kriza gjeopolitike u thellua, çmimet e energjisë vazhduan të rriteshin dhe qeveria propozoi masa specifike për të zbutur ndikimin tek qytetarët dhe ekonomia”, tha Dimitrieska-Koçoska./Telegrafi/

  • Capital T "thyen" rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

    Capital T “thyen” rrjetin, fotografia në odë me Hamëz Jasharin e ri dhe djalin e “Katanës” merr vëmendje të madhe

    Capital T ka ndarë me ndjekësit një fotografi të veçantë, në të cilën shfaqet në një odë tradicionale shqiptare së bashku me Hamëz Jasharin e ri (nipin e Hamëz Jasharit) dhe Jeton Ramadanin, djalin e heroit të Kosovës, Agim Ramadani – Katana.

    Reperi shfaqet i ulur pranë dy djemve, në një ambient tipik të odave shqiptare, duke përcjellë një moment larg atmosferës së skenës dhe koncerteve.

    Krahas fotografisë, Capital T ka zgjedhur një përshkrim të shkurtër, por domethënës: “Gjak shqiptari”.

    Postimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, sidomos për atmosferën tradicionale në të cilën është realizuar fotografia dhe për mesazhin që reperi ka përcjellë përmes përshkrimit.

    Oda shqiptare është prej kohësh një simbol i mikpritjes, kuvendimit dhe ruajtjes së traditave, ndërsa fotografia e Capital T në këtë ambient është pritur me interes nga ndjekësit e tij.

    Fansat e tij e pritën me shumë pozitivitet postimin, duke e mbushur atë me komente dhe reagime mbështetëse.

  • Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

    Vala e gripit pritet nga mesi i dhjetorit në Zvicër

    Me mbërritjen e vjeshtës, në Zvicër ka filluar sezoni i infeksioneve të frymëmarrjes. Ndërsa gripi dhe virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) ende qarkullojnë shumë pak, rastet e Covid-19 janë tashmë në rritje në disa rajone.

    Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) nuk pret një valë të konsiderueshme gripi para mesit të dhjetorit, raporton archinfo, transmeton Telegrafi.

    Shkalla e kësaj vale mbetet e vështirë të parashikohet, tha ajo për Keystone-ATS. Kjo do të varet në veçanti nga imuniteti i popullatës, variantet e virusit në qarkullim dhe kushtet e motit.

    E njëjta gjë vlen edhe për Covid-19 dhe RSV, të cilat mund të shkaktojnë infeksione serioze, veçanërisht tek fëmijët e vegjël.

    Për momentin, situata po evoluon në përputhje me pritjet e autoriteteve shëndetësore. Sipas sistemit të mbikëqyrjes Sentinella, gripi dhe RSV mbeten në nivele shumë të ulëta, ndërsa Covid-19 po fiton terren.

    Ky zhvillim nuk është i pazakontë. Në vitet e fundit, Covid-i në përgjithësi ka arritur kulmin në vjeshtë, përpara valëve të dimrit të gripit dhe RSV-së, shpjegon FOPH.

    Në javët e fundit, afërsisht 120 raste të Covid-19 janë raportuar çdo javë në Zvicër dhe Lihtenshtajn, krahasuar me 10 deri në 20 gjatë shumicës së javëve të verës. Megjithatë, virusi ende qarkullon me një ritëm më të ulët se gjatë së njëjtës periudhë të viteve të kaluara. Në javën e parë të tetorit 2025, u regjistruan më shumë se 500 raste.

    Viruse të tjera të frymëmarrjes, veçanërisht ato përgjegjëse për ftohjet, qarkullojnë gjithashtu në vjeshtë. Ky është rasti i rinoviruseve, të cilat megjithatë nuk monitorohen në sistemin e raportimit të BAFOS, transmeton Telegrafi.

    Ndërkohë, disa prodhues të vaksinave kundër gripit po raportojnë vonesa në dorëzime në zyrat e mjekëve, spitalet, institucionet mjekësore-sociale dhe farmacitë.

    Megjithatë, kjo nuk është mungesë, por thjesht çështje vonesash, thekson Simon Ming, zëdhënës i FOPH. Personat në rrezik, si pjesa tjetër e popullsisë, kanë ende kohë të mjaftueshme për t’u vaksinuar nëse dëshirojnë./Telegrafi/

  • Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

    Çfarë nuk duhet të mungojë në kuzhinë gjatë vjeshtës?

    Vjeshta sjell ndryshime edhe në mënyrën se si ushqehemi. Temperaturat më të ulëta shtojnë dëshirën për ushqime të ngrohta, ndërsa pemët dhe perimet e stinës ofrojnë më shumë mundësi për përgatitjen e vakteve të përditshme.

    Nga mëngjesi te darka, çfarë duhet të keni në shtëpi?

    Vezë, qumësht, djathë, kos dhe bukë të freskët për mëngjes. Mish pule apo viçi, patate, oriz dhe makarona për një drekë të shijshme. Ndërsa për darkë, një supë me perime, sallatë e freskët apo një gatim i shpejtë në furrë mund të jenë zgjedhja e duhur.

    Mos harroni as pemët dhe perimet e vjeshtës! Mollët, dardhat, rrushi, kungulli, brokoli dhe lakra janë ndër produktet që ia vlen t’i shtoni në listën e blerjeve.

    Më shumë produkte në shportë, më pak shpenzime

    Një vizitë në market mund të jetë mundësi e mirë për të furnizuar kuzhinën për gjithë javën, sidomos kur shfrytëzoni ofertat dhe zbritjet për produktet që konsumoni më shpesh.

    Kontrolloni ofertat javore, përgatitni listën e blerjeve dhe zgjidhni produktet që ju nevojiten, nga ushqimet e freskëta deri te artikujt bazë të kuzhinës.

    Këtë vjeshtë, mbusheni shportën me produktet e preferuara dhe shfrytëzoni ofertat në market për të kursyer në blerjet e përditshme.

  • Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar

    Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar

    Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar

    Mishi me afat të skaduar u kap nga Dogana e Malit të Zi, por jo edhe nga ajo e Kosovës. Dogana e Kosovës thotë se kompania “Apetit” i është nënshtruar kontrolleve doganore në çdo dërgesë gjatë këtij viti. Por kontrollet doganore të shteteve fqinje e kanë kapur “Apetitin” në flagrancë duke futur në Kosovë mish te skaduar e duke ia mbuluar afatin e skadimit.

    Autoritetet e Malit të Zi ndaluan në Portin e Tivarit katër kontejnerë me gjithsej rreth 103 tonë mish viçi me afat të skaduar, të destinuar për kompaninë kosovare “Apetit”. Në rastin e parë, më 15 shtator, u ndaluan tre kontejnerë me 77.8 tonë mish, ndërsa më 24 shtator u ndalua edhe një kontejner tjetër me 24.65 tonë.

    Në rastin e tre kontejnerëve të parë, autoritetet malazeze kanë deklaruar se gjatë kontrollit janë gjetur etiketa origjinale ku ishte shënuar afati i skaduar i përdorimit, ndërsa më pas ato dyshohet se ishin zëvendësuar me etiketa me një afat tjetër. Për rastin e dytë, autoritetet kanë konstatuar se mishi kishte afat përdorimi deri më 14 maj 2026.

    Përballë këtyre gjetjeve, Dogana e Kosovës thotë se të gjitha dërgesat e “Apetit” gjatë këtij viti janë kontrolluar pa përjashtim.

    “Ju njoftojmë se gjatë këtij viti subjekti në fjalë në të gjitha dërgesat i është nënshtruar kontrollit pa përjashtim”, thuhet në përgjigjen e Doganës së Kosovës.

    Sa i përket informacionit të pranuar nga autoritetet e Malit të Zi për dërgesën e ndaluar, Dogana thotë se ai trajtohet sipas procedurave përkatëse dhe shërben për “pasurimin dhe përditësimin e analizës së riskut të Doganës së Kosovës”.

    “S a i përket informacionit të pranuar nga autoritetet e Malit të Zi lidhur me një dërgesë të ndaluar në atë shtet, informacionet e tilla trajtohen në përputhje me procedurat përkatëse dhe shërbejnë për pasurimin dhe përditësimin e analizës së riskut të Doganës së Kosovës”, thuhet më tej në përgjigje.

    Autoritetet malazeze përmendën edhe Portin e Durrësit

    Rasti mori një dimension tjetër pasi Administrata Doganore e Malit të Zi deklaroi se, përmes komunikimit me administratat doganore të vendeve fqinje, ishin evidentuar edhe parregullsi të lidhura me kompaninë “Apetit” në Portin e Durrësit.

    Sipas njoftimit malazez, informacionet lidhur me këto raste janë shkëmbyer me administratat doganore kompetente dhe për ngjarjet është njoftuar edhe Organizata Botërore e Doganave.

    Pikërisht lidhur me këto zhvillime, Dogana e Kosovës nuk ka dhënë detaje konkrete për rastet në Durrës, por ka thënë se informacionet e pranuara nga autoritetet e huaja trajtohen sipas procedurave dhe përdoren për përditësimin e analizës së riskut.

    AUV ka shtuar kontrollet ndaj “Apetit”

    Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se që nga 18 shtatori ka nisur kontrolle të detajuara ndaj operatorit ekonomik “Apetit” dhe se biznesi është mbajtur nën mbikëqyrje të vazhdueshme.

    Sipas AUV-së, kontrollet përfshijnë verifikimin e dokumentacionit të importit, origjinës së produkteve, afateve të përdorimit, sasive të importuara e të shpërndara, si dhe marrjen e mostrave për analiza. Agjencia ka paralajmëruar se, nëse konstatohen rreziqe për sigurinë ushqimore, mund të ndërmerren masa ligjore, përfshirë ndalimin e qarkullimit dhe tërheqjen e produkteve nga tregu.

    The post Skandali me 103 tonë mish të skaduar të “Apetit-it”- Dogana e Kosovës reagon: Çdo dërgesë ishte kontrolluar appeared first on Insajderi.

  • Sulmi i dytë në shkollë brenda dy ditësh në Poloni, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Sulmi i dytë në shkollë brenda dy ditësh në Poloni, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në një shkollë fillore në Poloni, ndërsa ky është sulmi i dytë i tillë brenda dy ditësh.

    Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 09:00 në Leszczydół-Nowiny, në verilindje të Varshavës. Policia bëri të ditur se sulmuesi, një 15-vjeçar dhe ish-nxënës i kësaj shkolle, vrau një 37-vjeçare që punonte si kujdestare dhe plagosi dy persona të tjerë.

    Drejtori i shkollës, Krzysztof Ochmański, tha se kishte dëgjuar një britmë dhe kishte dalë në korridor për të ndërhyrë.

    “Ai më plagosi me tehun e një thike mjaft të gjatë – kishte tri thika me vete – dhe më goditi me dorezë. Deri atëherë, kisha arritur ta neutralizoja”, tha ai për transmetuesin publik Polskie Radio RDC.

    Sipas televizionit TVN24, edhe një mësues tjetër u plagos teksa po përpiqej ta ndalonte sulmuesin.

    Ministria e Brendshme njoftoi se nuk ka persona të tjerë në rrezik për jetën.

    “Sulmuesi ishte ish-nxënës i kësaj shkolle fillore dhe aktualisht është nxënës në një shkollë profesionale. Në këtë moment, nuk i dimë motivet”, deklaroi një zëdhënëse e ministrisë.

    Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi një 19-vjeçar plagosi 10 persona, përfshirë edhe veten, në një tjetër shkollë në Poloni.

    Burimi: Dukagjini

  • Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen

    Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen

    Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen

    Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime edhe nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

    Përmes një telegrami zyrtar,ai i ka uruar asaj suksese në ushtrimin e detyrës së saj.

    Në mesazhin e urimit, Emiri i Katarit ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.

    “Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.

    Ky urim vjen një ditë pasi Justina Shiroka Pula bëri betimin si Presidente e Republikës së Kosovës dhe mori zyrtarisht detyrën.

  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike (VIDEO)

    Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike (VIDEO)

    Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike (VIDEO)

    Një tjetër skandal ka goditur shtetin e Shqipërisë.

    Në emisionin “Kosova Today”, gazetari Miftar Zejnullahu këtë skandal e vlerësoi si më të rrezikshëm sesa atë me kompozitorin shqiptar, Adi Hila, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, një ngacmim ka ndodhur në mes të ditës në një lokal të Tiranës, nga një biznesmen i njohur shqiptar, ku bashkë me të ishte edhe një drejtues i medias.

    “Ky skandal që ka ndodh, ka ndodhur në një prej lokaleve në qendër të Tiranës, në mes të ditës, ku shihet një drejtues i një media në Shqipëri, me një vajzë e cila shihet se është nën efekt të alkoolit, ose të llojit të drogave. Me ata në tavolinë ka qenë edhe një biznesmen i njohur i Shqipërisë, por nuk du me fol me emra, përderisa ende asnjë masë s’është marrë nga policia”, tha Zejnullahu.

    “Biznesmeni në fjalë çohet edhe bën një akt të shëmtuar seksual në drejtim të kësaj vajze”, tha ai.

    Zejnuhallu thotë se viktimë është një vajzë që ishte pjesë e edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania.

  • Vdes në moshën 90-vjeçare Margaret Hamilton, pionierja e softuerit që ndihmoi Apollo 11 të ulej në Hënë

    Vdes në moshën 90-vjeçare Margaret Hamilton, pionierja e softuerit që ndihmoi Apollo 11 të ulej në Hënë

    Margaret Hamilton, shkencëtarja amerikane e kompjuterëve që drejtoi ekipin përgjegjës për zhvillimin e softuerit të misioneve Apollo të NASA-s, ka vdekur në moshën 90-vjeçare. Instituti i Teknologjisë i Massachusettsit (MIT) konfirmoi se ajo ndërroi jetë më 30 shtator.

    Hamilton udhëhoqi ekipin që zhvilloi dhe testoi softuerin e përdorur në bordin e anijes së Apollo 11, i cili ndihmoi astronautët Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin të kryenin uljen historike në Hënë në vitin 1969, transmeton Telegrafi.

    Pak çaste para uljes, kompjuteri i Apollo 11 lëshoi një alarm për shkak të mbingarkesës. Softueri i projektuar nga ekipi i Hamiltonit ishte programuar t’u jepte përparësi detyrave më të rëndësishme, duke ndërprerë proceset dytësore dhe duke lejuar vazhdimin e uljes.

    Hamilton ishte ndër pionieret e inxhinierisë së softuerit, term që u përdor gjerësisht gjatë punës së saj në MIT. Në vitin 2016, presidenti Barack Obama e nderoi me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontributin në shkencë dhe eksplorimin hapësinor.

    E lindur në Indiana në vitin 1936, Hamilton studioi matematikë dhe punoi në MIT nga viti 1959 deri në mesin e viteve 1970. Më vonë themeloi kompanitë e saj të softuerit, përfshirë Hamilton Technologies.

    Ajo la pas vajzën, dhëndrin, dy nipër dhe katër stërnipër. /Telegrafi/