Blog

  • Që dy muaj pa paga, të hënën protestojnë punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore

    Që dy muaj pa paga, të hënën protestojnë punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore

    Që dy muaj pa paga, të hënën protestojnë punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore

    Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore tash e dy muaj nuk i kanë pranuar pagat që iu takojnë.

    Në emisionin “Fol me Arin”, njëri nga punëtorët e NPB-së, Xhevat Prebreza, bëri të ditur se mosekzekutimi i rrogave vjen si pasojë e bllokimit të xhirollogarisë nga ana e përmbaruesit privat, transmeton Klankosova.tv.

    Ai tha se janë në një situatë që nuk mund të presin më.

    “E kemi paralajmëruar për të hënën një protestë para Gjykatës Supreme”, bëri të ditur ai.

    Pos tjerash, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me Ndërmarrjen Publike Banesore duke thënë se në këtë çështje janë të përfshira rreth 350 familje.

  • Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

    Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

    Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

    Ndeshjet e fundit në Nations League kanë sjellë ndryshime pozitive në renditjen botërore të FIFA-s për Shqipërinë dhe Kosovën.

    Shqipëria, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, me tri fitore dhe një humbje, ka avancuar në klasifikimin e FIFA-s.

    Kuqezinjtë tani renditen në pozitën e 66-të, një vend më lart krahasuar me përditësimin e mëparshëm.

    Edhe Kosova ka shënuar përparim në renditjen e re.

    Pas bilancit prej një fitoreje, një humbjeje dhe dy barazimeve në Nations League, “Dardanët” janë ngjitur me dy pozita dhe tani zënë vendin e 76-të.

    Ky është pozicionimi më i lartë i Kosovës në historinë e saj në renditjen botërore të FIFA-s./Klankosova.tv

     

  • Inspektorati Policor: Do verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

    Inspektorati Policor: Do verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

    Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit të protestës.

    Nga IPK konfirmuan për Radio Dukagjinin se, në kuadër të këtij hetimi, përveç ankesave të pranuara nga qytetarët, do të verifikohen edhe pretendimet e ngritura lidhur me afatin e skadimit të gazit lotsjellës të përdorur gjatë protestës.

    Sipas IPK-së, si për ankesat e pranuara në objektet e këtij institucioni, ashtu edhe për rastet e iniciuara në kuadër të detyrës zyrtare, tashmë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, përfshirë sigurimin e video incizimeve dhe dëshmive të tjera, marrjen e deklaratave dhe shikimin e dokumentacioneve zyrtare policore që ndërlidhen me menaxhimin e protestës.

    “IPK do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në kuadër të mandatit ligjor për të sqaruar rrethanat dhe, bazuar në gjetjet e hetimit preliminar, do të vlerësojë hapat e mëtejmë që mund të ndërmerren”, deklaruan nga IPK.

    Gjatë protestës, e cila u mbajt me kërkesën për votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, kishte ngritur dyshime se Policia e Kosovës kishte përdorur gaz lotsjellës të modelit të vitit 2018, të cilit pretendohet se i kishte skaduar afati. Ato bombola të gazit lotsjellës Radio Dukagjini i kishte incizuar dhe janë këto në fotografi. /RadioDukagjini/

  • Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Nuk kemi kohë për të humbur

    Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Nuk kemi kohë për të humbur

    Kurti tha se e kishte falënderuar presidenten për pranimin e kandidaturës dhe theksoi nevojën për punë të përbashkët në interes të qytetarëve.

    “Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore. Jemi njoftuar edhe me ekipet tona”, tha Kurti.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Tash na presin shumë punë, nuk kemi kohë për të humbur

    Kurti pas takimit me Shiroka-Pulën: Tash na presin shumë punë, nuk kemi kohë për të humbur

    Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke thënë se pas funksionalizimit të institucioneve, vendi përballet me shumë punë dhe sfida që kërkojnë angazhim të përbashkët.

    Kurti tha se takimi me presidenten e re ishte një mundësi për të diskutuar për bashkëpunimin institucional dhe përgjegjësitë që i presin institucionet e vendit.

    “Takimi i parë me presidenten dhe mikpritje e zotim për punë të mëdha e të përditshme për interesin e gjithë qytetarëve, pa dallim. E falënderova shumë, e cila na nderoi me pranimin e saj të kandidaturës. Tash na presin shumë punë. Kosova, më në fund, pas më shumë se një viti ka institucione funksionale dhe tash nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore. Jemi njoftuar edhe me ekipet tona”, tha Kurti.

    Tutje, Kurti theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të jetë i rëndësishëm për përballimin e sfidave që e presin Kosovën.

    Burimi: Dukagjini

  • Për herë të parë zbulohet një anije e milicisë detare kineze pranë bregdetit lindor të Tajvanit

    Për herë të parë zbulohet një anije e milicisë detare kineze pranë bregdetit lindor të Tajvanit

    Një anije peshkimi që dyshohet se shërben edhe si pjesë e milicisë detare kineze është zbuluar për herë të parë në ujërat pranë bregdetit lindor të Tajvanit, në një zonë strategjike që Taipei e konsideron të rëndësishme për furnizimet nga aleatët në rast të një konflikti ose bllokade.

    Sipas një raporti të mbikëqyrjes të kompanisë tajvaneze Apex Aviation, të shqyrtuar nga Reuters, anija Minfudingyu 07902 u pikas në mes të gushtit së bashku me një anije të Rojës Bregdetare Kineze dhe një anije kërkimore, transmeton Telegrafi.

    Dy zyrtarë të lartë tajvanezë konfirmuan se të tri anijet operonin pranë Tajvanit në atë periudhë. Sipas tyre, Minfudingyu 07902 është identifikuar si pjesë e flotës së milicisë detare të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës dhe po vepronte në koordinim me stërvitjet e Rojës Bregdetare Kineze për “ngacmim detar”.

    Njëri prej zyrtarëve tha se qëllimi i anijeve të milicisë është të kryejnë “ngacmime konkrete”, ndërsa zyrtari tjetër tha se tri anijet po vepronin në një zonë që zakonisht nuk përdoret nga anijet kineze dhe për këtë arsye ishin vendosur nën monitorim të shtuar. Të dy folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

    Kina, e cila e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj, ka rritur aktivitetin pranë bregdetit lindor të ishullit që nga qershori, përmes patrullimeve të rregullta të Rojës Bregdetare.

    Autoritetet tajvaneze besojnë se Pekini po përgatitet për një skenar të mundshëm të bllokadës detare të Tajvanit, duke kombinuar mjete ushtarake, paraushtarake dhe civile. Për Taipei-n, ujërat në lindje të ishullit janë veçanërisht të rëndësishme, pasi përbëjnë rrugë të mundshme furnizimi nga vendet aleate në rast lufte.

    Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se Kina po përdor aktivitetet e zbatimit të ligjit dhe kërkimit shkencor si mbulesë për “ngacmime”, me synimin për të zgjeruar hapësirën e operacioneve në kohë paqeje dhe për të krijuar përshtypjen e një juridiksioni de facto mbi këto ujëra.

    Sipas ministrisë, veprime të tilla cenojnë rendin ndërkombëtar dhe sfidojnë të drejtat detare të Tajvanit. Forcat tajvaneze po përdorin mjete zbulimi për të monitoruar aktivitetin kinez, në koordinim me agjenci të tjera, përfshirë Rojën Bregdetare të Tajvanit.

    Milicia detare kineze, e cila është dokumentuar kryesisht në zonat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore, përbëhet nga anije peshkimi, ekuipazhet e të cilave marrin trajnim dhe mbështetje për të operuar në zona të kontestuara, shpesh në koordinim me anijet e Rojës Bregdetare.

    Analistët thonë se kjo flotë i mundëson Pekinit të avancojë pretendimet e tij detare duke ruajtur një pamje civile dhe duke shmangur përdorimin e drejtpërdrejtë të forcave ushtarake.

    Sipas raportit të Apex Aviation, një avion zbulimi i kompanisë zbuloi grupin kinez më shumë se 30 milje detare nga bregu i Hualienit, në lindje të Tajvanit. Kompania përdori pamje nga radari, imazhe infra të kuqe dhe të dhëna nga sistemi automatik i identifikimit të anijeve (AIS) për të dokumentuar praninë e tyre.

    Tri anijet ishin të shpërndara në një zonë me rreze prej rreth 10 miljesh detare. Megjithatë, drejtori i Apex për mbrojtjen dhe sigurinë, Honor Hung, theksoi se një vëzhgim i vetëm nuk mund të përcaktonte me siguri misionet e anijeve apo nëse ato po koordinonin veprimet mes tyre.

    Apex Aviation, e njohur kryesisht për trajnimin e pilotëve dhe fluturimet charter, ka nisur gjithashtu patrullime të pavarura me avionë civilë si pjesë e përpjekjeve të Tajvanit për të përfshirë sektorin privat në teknologjitë e rëndësishme për sigurinë kombëtare.

    Kompania përdor një avion të lehtë të pajisur me një radar të fuqishëm të prodhuar në SHBA, i cili mund të zbulojë objekte sipërfaqësore me madhësi deri në rreth 900 centimetra katrorë.

    Sipas Hung, prania e vazhdueshme e anijeve luftarake, rojës bregdetare, anijeve kërkimore dhe disa mjeteve civile kineze po krijon presion të shtuar në ujërat përreth Tajvanit. /Telegrafi/

  • Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje

    Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje

    Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje

    Inspektorët e ndërtimit, nën asistencën e Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë aksion në rrugën “Hasan Prishtina” në Prizren.

    Ekipet e inspektoratit kanë dalë në terren për zbatimin e vendimit për rrënimin e objektit, ndërsa Policia po asiston gjatë realizimit të aksionit.

    Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për një objekt banimi i cili është ndërtuar pa leje ndërtimore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksion në Prizren, inspektorët nisin rrënimin e shtëpisë së ndërtuar pa leje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • ‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët

    ‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët

    ‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët

    Ndërsa brenda Kuvendi i Shqipërisë nisi seancën plenare, jashtë godinës situata është tensionuar mes protestuesve dhe forcave të policisë.

    Tubuesit janë përplasur fizikisht me efektivët, duke shtyrë kordonin e policisë dhe duke tentuar të shembin barrierat e vendosura përreth perimetrit të Kuvendit.

    Situata është përshkallëzuar më tej, teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të rikthyer kontrollin në zonën përpara godinës së Kuvendit.

    Protesta zhvillohet në kohën kur brenda Kuvendit po mbahet seanca, ku po diskutohet edhe çështja e territoriales e cila pritet të votohet. 

    The post ‘Sherr’ brenda dhe jashtë Kuvendit – Garda rrethon foltoren, protestuesit përplasen fizikisht me efektivët appeared first on Insajderi.

  • Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

    Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

    Hapi i parë për kampionët në fuqi të Premier League ishte zgjatja e kontratës së trajnerit Mikel Arteta me katër vite të tjera. Tashmë, vëmendja e drejtuesve është përqendruar te mesfushori Declan Rice, me të cilin po zhvillohen bisedime për një marrëveshje të re.

    Rice është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Arsenalit që prej transferimit nga West Ham United në korrik të vitit 2023, për shumën prej 105 milionë paundësh. Deri tani, 27-vjeçari ka regjistruar më shumë se 150 paraqitje si titullar për “Topçinjtë”.

    Kontrata aktuale e Rice skadon në qershor të vitit 2028, por Arsenali synon ta zgjasë atë edhe për dy vite të tjera. Një marrëveshje e re pritet të shoqërohet edhe me rritje të ndjeshme të pagës së tij, e cila aktualisht raportohet të jetë rreth 240 mijë paund në javë.

    Nëse rinovimi i Rice realizohet, ai mund të afrohet me nivelin e pagës së Bukayo Sakës, i cili raportohet se përfiton rreth 350 mijë paund në javë.

    Odegaard dhe Timber, objektivat e radhës

    Pas Rice, drejtuesit e Arsenalit pritet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe kapitenit Martin Odegaard dhe mbrojtësit Jurrien Timber.

    Të dy futbollistët kanë kontrata deri në fund të sezonit 2027/28, por klubi dëshiron të sigurojë shërbimet e tyre për një periudhë edhe më të gjatë.

    Forma e shkëlqyer e Odegaardit në fillim të këtij sezoni, së bashku me rëndësinë që Timber vazhdon të ketë në planet e Artetës, kanë bindur drejtuesit se të dy lojtarët meritojnë kontrata të reja.

    Arsenali synon kështu të ruajë boshtin e skuadrës dhe të krijojë stabilitet afatgjatë në “Emirates Stadium”, në përpjekje për të vazhduar objektivin për dominim në futbollin anglez.

    Burimi: RTKLive

  • Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

    Tahiri: Kufizimi nuk e zhbën Specialen, por synon ta përmirësojë institucionin

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar reagimet e ndërkombëtarëve pas ndryshimit të ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, raporton.

    Tahiri ka thënë se ndryshimi i ligjit në Kuvend vjen si rrjedhojë e, siç u shpreh ai, dështimeve të shumta gjatë procesit gjashtëvjeçar.

    “Ajo çka ka ndodhë në Kuvendin e Kosovës është shumë e thjeshtë. Është ndryshuar një ligj i cili vjen si rrjedhojë e shumë dështimeve, jo vetëm në procesin gjashtëvjeçar, mirëpo edhe në aspektin dhe qëllimin për çka është distancuar. Kufizimi ka të bëjë me të drejtën e Kuvendit të Kosovës. Ky kufizim nuk e zhbën, por e përmirëson një institucion i cili synon të ketë drejtësi. Vendimi është i plotfuqishëm, Kosova vazhdon rrugëtimin e vet, qëllimet institucionale dhe politike që i ka”, ka deklaruar Tahiri./EO

    Burimi: Dukagjini