Blog

  • "Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa baba", bashkëshortja me dedikim prekës për Shpat Kasapin

    “Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa baba”, bashkëshortja me dedikim prekës për Shpat Kasapin

    Bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një dedikim prekës për këngëtarin, duke kujtuar atë përmes djalit të tyre, Roelit.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa fotografi të Roelit me babanë, duke shprehur mallin për të.

    “Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot. Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij, dhe sa shumë do të dëshironte ta mbante pranë e ta shihte duke u rritur”, shkruan Selvija.

    Foto: Instagram

    Ajo thekson se dhimbja për humbjen e Shpatit është ende e pranishme, ndërsa kujton lidhjen e veçantë që ai kishte me djalin e tyre.

    “Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babanë që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e çdo histori që do t’i tregoj”, shprehet tutje.

    Në fund të dedikimit, Selvija shkruan se do të donte që Roeli ta njihte gjithmonë të atin përmes kujtimeve dhe dashurisë që ai la pas.

    “Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të. Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë”, përfundon ajo.

    Artisti i njohur ndërroi jetë në nëntor të vitit që lamë pas në moshën 40-vjeçare. /Telegrafi/

  • Dalin të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë, drejtori konfirmon se janë mirë

    Dalin të gjithë minatorët e bllokuar në Trepçë, drejtori konfirmon se janë mirë

    Të gjithë minatorët që mbetën të bllokuar mbrëmjen e së mërkurës në minierën e Trepçës tashmë janë nxjerrë jashtë.

    Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Trepçës, Shyqyri Sadiku, i cili bëri të ditur se të gjithë minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Po, të gjithë kanë dalë, me shëndet janë mirë”, ka thënë shkurt Sadiku.

    Mbi 60 minatorë mbesin të ngujuar në Trepçë për shkak të një defekti me energji

    Burimi: Dukagjini

  • Faljen presidenciale për krerët e UÇK-së, gazetari Beha e sheh si version të pamundur (VIDEO)

    Faljen presidenciale për krerët e UÇK-së, gazetari Beha e sheh si version të pamundur (VIDEO)

    Faljen presidenciale për krerët e UÇK-së, gazetari Beha e sheh si version të pamundur (VIDEO)

    Gazetari Besian Beha ka kritikuar, siç i cilësoi ai, standardet e dyfishta në raport me pavarësinë e gjyqësorit dhe reagimet politike ndërkombëtare.

    Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Beha tha se reagimet politike ndërkombëtare janë të kuptueshme, por shqetësuese, sipas tij, mbeten rastet kur të njëjtat standarde nuk aplikohen njësoj ndaj të gjitha shteteve, transmeton Klankosova.tv.

    “Këto reagimet politike ndërkombëtare janë të kuptueshme, por problemin e kam kur gjykohet me standarde të dyfishta. Në njërën anë, për shembull shteteve si Kosova, iu kërkohet me të drejtë me respektu vendimet dhe të mos ndërhyjë në pavarësinë e gjyqësorit, e në anën tjetër ish-gjyqtarit në procedurën paraprake në rastin e Thaçit, ku më pas ka kaluar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Nicolas Guillou, kanë vendosur sanksione ndërkombëtare prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veç pse ka lëshuar urdhërarrest ndaj Benjamin Netanyahut”, deklaroi Beha.

    Ai theksoi se pavarësia e gjyqësorit duhet të jetë parim universal.

    “Pra, nëse gjyqësori është dhe duhet të jetë i pavarur, duhet të jetë i pavarur për të gjithë, qofshin ato shtete të fuqishme, qofshin ato shtete të vogla”, tha ai.

    Beha tha se për të, më shqetësuese sesa reagimet politike do të ishte nëse Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale do të përfshihej në çështjen që lidhet me ndryshimet ligjore në Kosovë.

    “Për mua këto reagime politike nuk janë shqetësuese, për mua shqetësuese është nëse Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale përfshihet në këtë rast”, u shpreh ai.

    Sipas tij, nëse kjo dhomë do të konstatonte se Kuvendi i Kosovës nuk ka të drejtë apo fuqi ligjore për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar apo plotësuar ligjin, atëherë çështja do të merrte një dimension tjetër.

    “Dhoma Kushtetuese e Hagës bëhet përgjegjëse, pra i jepet kompetencë veç për rastet që janë në shqyrtim në Gjykatën Speciale, e në anën, në aspektet ligjore dhe ndryshimet e mundshme në amendamentin kushtetues bëhet përgjegjëse vetëm Gjykata Kushtetuese në Kosovë”, tha Beha.

    Gazetari gjithashtu shprehu dilema lidhur me disa pika të ligjit, veçanërisht sa i përket faljes presidenciale.

    “Unë i kam disa dilema për disa pika të ligjit. Dilemën që unë e kam, ndërlidhet me faljen presidenciale, që e shoh tejet problematike që të zbatohet në praktikë”, deklaroi Beha në Klan Kosova.

    Ai argumentoi se krimet e luftës bien në fushën e së drejtës ndërkombëtare dhe se në shumë vende presidentët nuk kanë kompetencë për faljen e personave të dënuar për këto vepra.

    “Sepse në asnjë vend, apo më mirë me thënë në shumë vende nuk zbatohet, për shkak që krimet e luftës bien në domenin e të drejtës ndërkombëtare edhe këto krime që bien në këtë të drejtë, në shumicën e vendeve presidenti i vendit nuk e ka të drejtën me i falë të dënuarit”, tha ai.

  • 18-vjeçari humb jetën pas aksidentit në rrugën Korçë-Maliq

    18-vjeçari humb jetën pas aksidentit në rrugën Korçë-Maliq

    18-vjeçari humb jetën pas aksidentit në rrugën Korçë-Maliq

    18-vjeçari Florian Matraku ka humbur jetën, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe trajtimit në reanimacionin e Spitalit të Korçës.

    I riu u përfshi në një aksident rrugor në aksin nacional Korçë-Maliq, pranë kryqëzimit të fshatit Bulgarec, pak kilometra larg Korçës.

    Siç shkruan A2CNN, 18-vjeçari po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, kur u përplas nga një automjet që lëvizte në drejtim të Maliqit. Përplasja ishte e fortë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda, transmeton Klankosova.tv.

    Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Florian Matraku nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

    Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa ekspertët e qarkullimit rrugor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

  • Agjenti i Donnarummas zbulon se çfarë iu tha Man City lojtarëve pasi u shpallën fajtor për 114 akuza

    Agjenti i Donnarummas zbulon se çfarë iu tha Man City lojtarëve pasi u shpallën fajtor për 114 akuza

    Manchester City po përballet me një prej çështjeve më të mëdha financiare në historinë e Ligës Premier, por pavarësisht vendimit që e shpalli fajtor për 114 nga 115 shkeljet e akuzuara, brenda klubit vazhdojnë të besojnë se gjithçka do të përfundojë në favorin e tyre.

    Ndërsa klubet rivale kanë nisur të kërkojnë një dënim të paprecedentë për kampionët anglezë, Manchester City ka vendosur ta çojë betejën deri në fund. Klubi ka apeluar vendimin, duke akuzuar panelin se është ndikuar nga “teoritë konspirative të Ligës Premier”.

    Në mes të kësaj situate, Gianluigi Donnarumma dhe futbollistët e tjerë të Cityt kanë marrë garanci se drejtësia sportive do të vendosë në favor të klubit.

    Agjenti i portierit italian, Enzo Raiola, ka treguar se situata nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket të ardhmes së klientit të tij.

    “A do të ndryshojë diçka kaosi te Manchester City? Jo, asgjë nuk do të ndryshojë për ne apo për Donnarummën”, deklaroi Raiola për The Sun.

    Ai shtoi se klubi ka komunikuar me Donnarummën dhe se lojtari është i qetë për situatën.

    “Lajmi shfaqet herë pas here. Klubi ka folur me Gigjin dhe të gjithë janë të qetë. Tani kemi ndeshje të rëndësishme kundër Liverpoolit dhe Paris Saint-Germainit, dhe më pas drejtësia sportive do të marrë rrjedhën e saj”, u shpreh ai.

    Raiola zbuloi gjithashtu se Donnarumma ka marrë garanci të drejtpërdrejta nga Manchester City për këtë çështje.

    “Por Donnarumma ka marrë garanci nga Manchester City”, shtoi agjenti.

    Portieri italian dhe pjesa tjetër e futbollistëve të Cityt që kanë qenë me kombëtaret do t’i bashkohen sot, të enjten, skuadrës në stërvitje, ndërsa përgatitjet do të fokusohen te përballja e së dielës ndaj Liverpoolit në Ligën Premier./Telegrafi/

  • Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje

    Rriten rastet e kanosjes dhe posedimit ilegal të armëve në Ferizaj, bien vjedhjet dhe dhuna në familje

    Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar të dhënat për veprat penale të evidentuara gjatë muajit shtator 2026, duke i krahasuar ato me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, në shtator 2026 në rajonin e Ferizajt janë shënuar ndryshime të ndjeshme në disa kategori të veprave penale. Të dhënat tregojnë rënie të numrit të rasteve të vrasjes, dhunës në familje, vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, ndërsa janë shënuar rritje te kanosjet, lëndimet e rënda trupore dhe posedimi ilegal i armëve.

    Rasti i vrasjes ka shënuar rënie nga një në shtator të vitit 2025 në asnjë rast gjatë shtatorit të këtij viti. Ndërkohë, lëndimet e rënda trupore janë rritur nga zero në tri raste.

    Edhe lëndimet e lehta trupore kanë shënuar rënie, nga 47 raste në vitin 2025 në 32 raste këtë vit, ose 31.9 për qind më pak. Dhunë në familje janë evidentuar 10 raste, krahasuar me 20 raste në shtatorin e vitit të kaluar, që paraqet një rënie prej 50 për qind.

    Në anën tjetër, kanosjet janë rritur nga 21 në 28 raste, ose 33 për qind. Vjedhjet kanë rënë nga 30 në 28 raste, ndërsa vjedhjet e rënda nga 14 në 10 raste.

    Një rritje e konsiderueshme është regjistruar te posedimi ilegal i armëve, me 19 raste në shtator 2026, krahasuar me 11 raste në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, apo 72.7 për qind më shumë.

    Në kategorinë e veprave penale të evidentuara, grabitjet kanë mbetur në të njëjtin nivel, me nga zero raste në të dyja periudhat. Ndërkaq, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ka rënë nga dy raste në vitin 2025 në asnjë rast këtë vit.

    Arrestimet

    Të dhënat e Policisë tregojnë gjithashtu se gjatë shtatorit 2026 janë arrestuar 59 persona sipas autorizimeve policore, krahasuar me 65 në të njëjtën periudhë të vitit 2025, një rënie prej 9.2 për qind.

    Ndërsa, arrestimet sipas urdhëresave të gjykatës kanë shënuar rënie nga 84 në 81 raste, apo 3.5 për qind.

    Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët, me qëllim parandalimin dhe luftimin e veprave penale.

    Qytetarët mund të raportojnë rastet drejtpërdrejt në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, si dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

    Policia ka theksuar se konfidencialiteti i të dhënave të personave që raportojnë rastet do të ruhet plotësisht. /Telegrafi/

  • Mbrëmë janë regjistruar 39 zjarre në hapësira të hapur në Maqedoni, tre janë aktive

    Mbrëmë janë regjistruar 39 zjarre në hapësira të hapur në Maqedoni, tre janë aktive

    Në periudhën nga 7 deri në 8 tetor, deri në orën 7:30 të mëngjesit, janë regjistruar gjithsej 39 zjarre në sipërfaqe të hapura në Maqedoni, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.

    Nga këto, tre janë aktive, një është nën kontroll dhe 35 janë shuar.

    Zjarret aktive ka në komunën e Çashkës, pranë fshatit Jabollçishtë, në vendin “Bikov Grob”, ku digjen pyje ahu, shkurre dhe bimësi e ulët; në komunën e Likovës, pranë fshatit Strima, në vendin “Guri Kuç”, ku preken pyje pishe dhe pyje të ulëta; dhe në komunën e Dibrës, pranë fshatit Kosovrasti i Epërm, në vendet “Krushno dhe Vlozhno”, ku digjen pyje të përziera.

    Zjarri në komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Draçevicë dhe Cvetovo, në vendin “Kaldired”, ku digjet bimësi e ulët, është nën kontroll./Telegrafi/

  • Trump planifikon veprime ushtarake kundër Iranit para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA?

    Trump planifikon veprime ushtarake kundër Iranit para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA?

    Shtëpia e Bardhë ka kërkuar që Pentagoni të hartojë opsione për sulme ushtarake që synojnë Iranin, të cilat mund të ekzekutohen para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA më 3 nëntor, sipas raporteve të medias amerikane.

    Duke iu përgjigjur raporteve, një zyrtar i Pentagonit tha: “Puna e Departamentit është të zhvillojë dhe t’i paraqesë presidentit opsione ushtarake”.

    Zyrtari as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi planifikimin specifik, shkruajnë media të tjera botërore, përcjell Telegrafi.

    Sipas tyre, një raport lajmesh në The Atlantic thotë se fushëveprimi, listat e objektivave dhe miratimi përfundimtar për sulme të mundshme mbeten nën debat të brendshëm, me disa këshilltarë presidencialë që argumentojnë se “dritarja strategjike” për sulme do të ishte më e përshtatshme pas zgjedhjeve të mesit të mandatit për të shmangur rritjen e çmimeve të karburantit në vend.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë theksoi se presidenti Donald Trump “ka të gjitha opsionet në dispozicion në çdo kohë”, duke shtuar: “SHBA-të janë në një pozicion shumë të fortë… Presidenti Trump mban të gjitha kartat dhe do të bëjë çfarëdo që është më e mira për Shtetet e Bashkuara”.

    Ndërkohë, vënë në pah mediat, Axios zbuloi të mërkurën se Pentagoni udhëzoi Komandën Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) disa ditë më parë që të përfundonte përgatitjet për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, që mbulojnë energjinë, infrastrukturën dhe objektet bërthamore.

    Ndërsa direktiva nuk caktoi një datë të caktuar nisjeje, burimet amerikane dhe izraelite treguan se veprimi mund të zhvillohej paralelisht me zgjedhjet parlamentare izraelite të 27 tetorit.

    Planifikimi vjen pas një takimi të gjatë në Camp David të mbajtur të premten nga ekipi i sigurisë kombëtare i Trump.

    Të mërkurën, Trump foli drejtpërdrejt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu – biseda e tyre e dytë në ditët e fundit – pasi Netanyahu diskutoi situatën me kabinetin e tij të sigurisë.

    Dhe siç theksohet më tej, çdo ofensivë e rifilluar do të shihte forcat amerikane dhe izraelite të vepronin së bashku.

    Armiqësitë e drejtpërdrejta filluan më 28 shkurt, kur SHBA-të dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit, duke shkaktuar kundërsulme rajonale me raketa dhe ndërprerje në Ngushticën e Hormuzit.

    Edhe pse një memorandum mirëkuptimi i ndërmjetësuar nga Pakistani dhe Katari solli një pauzë në qershor, negociatat diplomatike kanë ngecur për shkak të kërkesave bërthamore, sanksioneve dhe kalimit detar. /Telegrafi/

  • Zvicra publikon statistikat: Algjerianët të parët për krime, ja ku renditen kosovarët

    Zvicra publikon statistikat: Algjerianët të parët për krime, ja ku renditen kosovarët

    Shifrat e reja nga Zyra Federale e Statistikave zbulojnë dallime të konsiderueshme midis kriminelëve të dënuar bazuar në kombësi – dhe një përqindje jashtëzakonisht të lartë të individëve që nuk banojnë përgjithmonë në Zvicër. Kjo është veçanërisht e dukshme në rastet e vjedhjeve.

    Për dhjetë vjet, Zyra Federale e Statistikave (FSO) ka publikuar të dhëna mbi kombësinë e personave të dënuar. Që nga viti i kaluar, ka qenë gjithashtu e mundur të analizohen krimet specifike për të cilat janë dënuar individë të kombësive të caktuara.

    Të mërkurën, FSO publikoi të dhënat më të fundit për vitin 2025, raporton Aargauer Zeitung.

    Në të gjitha veprat penale sipas Kodit Penal Zviceran, shtetasit zviceranë ishin padyshim më të dënuarit, me 12,837 individë.

    Ndër shtetasit e huaj, Algjeria kryeson listën: 1,964 algjerianë të rritur u dënuan për një vepër penale sipas Kodit Penal Zviceran. Është e habitshme se kush qëndron pas këtij numri: vetëm 83 prej të dënuarve janë banorë të përhershëm të Zvicrës.

    Shumica dërrmuese e algjerianëve të dënuar klasifikohen nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) si pjesë e “kategorive të tjera të popullsisë”, transmeton Telegrafi.

    Këto përfshijnë, për shembull, banorët afatshkurtër ose azilkërkuesit që kanë qenë në Zvicër për më pak se dymbëdhjetë muaj. Përfshihen gjithashtu turistët dhe personat pa status të ligjshëm qëndrimi. Në mënyrë të ngjashme, më shumë se gjysma e shtetasve të dënuar francezë, rumunë dhe marokenë nuk janë pjesë e popullsisë me banim të përhershëm.

    Ky nuk është një fenomen i dorës së dytë. Një analizë e shifrave të FSO-së (Zyra Federale e Statistikave) tregon se rreth 34 përqind e të gjithë individëve të dënuar nuk janë pjesë e popullsisë me banim të përhershëm – që do të thotë se ata nuk jetojnë përgjithmonë në Zvicër ose nuk kanë qenë këtu për të paktën dymbëdhjetë muaj.

    Për një krahasim më kuptimplotë midis kombësive, Zyra Federale e Statistikave (FSO) llogarit të ashtuquajturat shkallë krimi. Këto shkallë lidhin numrin e individëve të dënuar me popullsinë përkatëse me banim të përhershëm. Këto shkallë mund të përcaktohen vetëm për popullsinë me banim të përhershëm sepse numri i përgjithshëm i turistëve ose individëve pa dokumente në Zvicër është i panjohur.

    Shkallët më të larta të krimit gjenden midis individëve nga Republika Demokratike e Kongos (2.75 përqind), Angola (2.31 përqind), Somalia (2.22 përqind) dhe Algjeria (2.19 përqind).

    Zyra Federale e Statistikave zbulojnë dallime të konsiderueshme midis kriminelëve të dënuar bazuar në kombësi – dhe një përqindje jashtëzakonisht të lartë të individëve që nuk banojnë përgjithmonë në Zvicër. Kjo është veçanërisht e dukshme në rastet e vjedhjeve.Për dhjetë vjet, Zyra Federale e Statistikave (FSO) ka publikuar të dhëna mbi kombësinë e personave të dënuar. Që nga viti i kaluar, ka qenë gjithashtu e mundur të analizohen krimet specifike për të cilat janë dënuar individë të kombësive të caktuara. Të mërkurën, FSO publikoi të dhënat më të fundit për vitin 2025. Në të gjitha veprat penale sipas Kodit Penal Zviceran, shtetasit zviceranë ishin padyshim më të dënuarit, me 12,837 individë.

    Ndër shtetasit e huaj, Algjeria kryeson listën: 1,964 algjerianë të rritur u dënuan për një vepër penale sipas Kodit Penal Zviceran. Është e habitshme se kush qëndron pas këtij numri: vetëm 83 prej të dënuarve janë banorë të përhershëm të Zvicrës. Shumica dërrmuese e algjerianëve të dënuar klasifikohen nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) si pjesë e “kategorive të tjera të popullsisë”.

    Këto përfshijnë, për shembull, banorët afatshkurtër ose azilkërkuesit që kanë qenë në Zvicër për më pak se dymbëdhjetë muaj. Përfshihen gjithashtu turistët dhe personat pa status të ligjshëm qëndrimi. Në mënyrë të ngjashme, më shumë se gjysma e shtetasve të dënuar francezë, rumunë dhe marokenë nuk janë pjesë e popullsisë me banim të përhershëm. Ky nuk është një fenomen i dorës së dytë. Një analizë e shifrave të FSO-së (Zyra Federale e Statistikave) tregon se rreth 34 përqind e të gjithë individëve të dënuar nuk janë pjesë e popullsisë me banim të përhershëm – që do të thotë se ata nuk jetojnë përgjithmonë në Zvicër ose nuk kanë qenë këtu për të paktën dymbëdhjetë muaj. Për një krahasim më kuptimplotë midis kombësive, Zyra Federale e Statistikave (FSO) llogarit të ashtuquajturat shkallë krimi. Këto shkallë lidhin numrin e individëve të dënuar me popullsinë përkatëse me banim të përhershëm. Këto shkallë mund të përcaktohen vetëm për popullsinë me banim të përhershëm sepse numri i përgjithshëm i turistëve ose individëve pa dokumente në Zvicër është i panjohur. Shkallët më të larta të krimit gjenden midis individëve nga Republika Demokratike e Kongos (2.75 përqind), Angola (2.31 përqind), Somalia (2.22 përqind) dhe Algjeria (2.19 përqind).

    Dallim i madh në vjedhje

    Dallime të dukshme dalin gjithashtu në pah kur shqyrtohen veprat penale individuale. Ndër shtetasit e huaj të dënuar për vjedhje, algjerianët përbënin numrin më të lartë: një total prej 1,497. Vetëm 35 prej tyre ishin banorë të përhershëm. Në mënyrë të ngjashme, midis atyre të dënuar nga Rumania, Maroku, Franca, Tunizia dhe Gjeorgjia, më shumë se gjysma nuk ishin banorë të përhershëm. Vepra penale e vjedhjes përfshin, ndër të tjera, vjedhjen e dyqaneve, vjedhjen e xhepave, vjedhjen e biçikletave, vjedhjen e makinave dhe vjedhjen me thyerje.

    Përqindja e lartë e njerëzve pa qëndrim të përhershëm në Zvicër përputhet me fenomenin e të ashtuquajturit “turizëm kriminal”. Kjo i referohet individëve ose grupeve të autorëve të krimit që hyjnë në Zvicër nga jashtë vendit posaçërisht për të kryer krime, shpesh vjedhje. Megjithatë, shifrat e Zyrës Federale të Statistikave (FSO) nuk zbulojnë se sa prej të dënuarve erdhën në të vërtetë në Zvicër si “turistë kriminalë”.

    Shumë shkelje të trafikut të kryera nga francezët dhe italianët

    Edhe në rastet e shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, përqindja e shtetasve të huaj të dënuar që nuk banojnë në Zvicër për një kohë të gjatë është e lartë. Kjo është e kuptueshme: shumë prej tyre ka të ngjarë të jenë thjesht kalimtarë. Deri më tani, dënimet më të shumta sipas Aktit të Trafikut Rrugor ishin midis italianëve (2,172) dhe shtetasve francezë (2,054). Nga italianët, 1,188 nuk ishin banorë të përhershëm, ndërsa shifra për francezët ishte 1,627.

    Zyra Federale e Statistikave (BFS) paralajmëron kundër keqinterpretimit të shifrave. Analiza sipas kombësisë është thjesht përshkruese; ajo nuk përcakton një lidhje shkakësore midis kombësisë dhe krimit. Hulumtimet tregojnë se faktorë të tillë si niveli i arsimit, mosha dhe gjinia kanë një ndikim më të madh në sjelljen kriminale. Megjithatë, këta faktorë mund të merren parasysh vetëm pjesërisht në të dhënat e publikuara./Telegrafi/