Blog

  • Hamza: Ligji për Specialen të miratohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale

    Hamza: Ligji për Specialen të miratohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale

    Hamza: Ligji për Specialen të miratohet, nuk ka pengesa ligjore e procedurale

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, së bashku me deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, po mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës.

    Hamza ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohet në lexim të dytë, duke thënë se nuk ekziston asnjë pengesë për përfundimin e procedurës.

    “Ne kërkojmë që ligji të aprovohet. Nuk ka asnjë arsye që ligji mos të aprovohet në lexim të dytë. Nuk ka as pengesa ligjore, as procedurale”, ka deklaruar Hamza.

  • PDK: "Është mirë të ketë marrëveshje politike mes partive për presidentin (VIDEO)"

    PDK: “Është mirë të ketë marrëveshje politike mes partive për presidentin (VIDEO)”

    PDK: "Është mirë të ketë marrëveshje politike mes partive për presidentin (VIDEO)"

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka folur rreth takimit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti.

    Ai tha se qëndrimi i PDK-së është konsistent, dhe se çështja e presidentit, sipas Hamzës është rastësi, transmeton Klankosova.tv.

    “Është mirë me pasë marrëveshje mes partive politike, dhe vendi të ketë president e të mos shkohet në zgjedhje. Ne kemi diskutuar për këto tema”, u shpreh Hamza.

    Por ai shtoi se qëndrimi i PDK-së mbetet i njëjtë, në fillim të votohet Ligji për Specialen.

  • Sot pritet të ketë seancë plenare

    Sot pritet të ketë seancë plenare

    Sot pritet të ketë seancë plenare

    Sot pritet të ketë seancë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa afati për presidentin po ‘soset’.

    Kështu ka mësuar Klan Kosova nga burime të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje.

    Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa partitë opozitare i kanë kërkuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut, që ta thërrasë seancën.

    PDK po insiston që të kryhet Projektligji për ndryshimin e Ligjit të Speciales edhe në lexim të dytë dhe pastaj të trajtohet çështje a për kryetarin e shtetit. /Klankosova.tv

  • Hamza fton Haxhiun ta thërrasë seancën e Kuvendit

    Hamza fton Haxhiun ta thërrasë seancën e Kuvendit

    Hamza fton Haxhiun ta thërrasë seancën e Kuvendit

    Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, bashkë edhe me deputetët e kësaj partie iu drejtuan qytetarëve në një konferencë për media.

    Ai tha se ka dërguar kërkesë zyrtare për thirrjen e seancë nga ana e kryetares Albulena Haxhiu.

    Hamza sërish ka kërkuar votimin e Projektligjit për Specialen edhe në lexim të dytë.

    “i kemi mbledhur nënshkrimet nga një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Grupit Parlamentar dhe të Aleancës, të cilat veç janë ekzistente. Ju kemi dërguar kërkesë dhe lutje të gjithë deputetëve, Vetëvendosjes, LDK-së dhe të komuniteteve joshumicë, jo Listës Serbe që të na dhënë nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme “, tha Hamza.

    Kreu i PDK-së theksoi se nuk ka asnjë arsye që ligji të mos aprovohet në lexim të dytë.

  • Kryetari i Këshillit të Fshatit Rrenc kundërshton materialin për shtrimin e rrugës

    Kryetari i Këshillit të Fshatit Rrenc kundërshton materialin për shtrimin e rrugës

    Kryetari i Këshillit të Fshatit Rrenc, Adrian Skeraj, ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të punimeve për zgjerimin dhe shtrimin e rrugës në këtë fshat të Komunës së Dragashit.

    Skeraj ka shprehur shqetësim lidhur me materialin që po përdoret, duke pretenduar se ai nuk është i përshtatshëm për shtrimin e rrugës.

    “Rruga nuk mund të shtrohet me këtë lloj guri. Ky nuk është gurë, është gjysmë baltë, gjysmë gurë. Nëse kompania që po kryen punimet në fshatin Rrenc është mësuar t’i shtrojë rrugët në këtë formë, tek ne kjo lloj pune nuk kalon”, ka deklaruar Skeraj.

    Ai ka kërkuar që punimet të mos vazhdojnë në këtë formë, duke ngritur shqetësime për cilësinë e materialit dhe mënyrën e realizimit të punimeve. /Telegrafi/

  • Amorim e ka piketuar yllin e Man Unitedit, Milani gati për goditjen e janarit

    Amorim e ka piketuar yllin e Man Unitedit, Milani gati për goditjen e janarit

    Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, po planifikon të rikthehet në “Old Trafford” për të bërë transferimin e tij të parë nga Manchester United, që prej largimit nga klubi anglez.

    Amorim mori drejtimin e Milanit në fillim të verës, pasi qëndroi për një periudhë jashtë futbollit pas largimit nga United. Kuqezinjtë kanë nisur mirë sezonin nën drejtimin e portugezit, duke mbetur të pamposhtur në pesë ndeshjet e para në Serie A, me tri fitore dhe dy barazime, rezultat që i mban në vendin e pestë gjatë pushimit ndërkombëtar.

    Milani ka investuar ndjeshëm në merkato nën drejtimin e Amorimit. Diego Moreira u transferua nga Strasbourg për 50 milionë euro, ndërsa klubi vendosi rekord të ri për transferimin e Goncalo Ramos, duke paguar 74 milionë euro për sulmuesin.

    Tani, Amorim duket se e ka kthyer vëmendjen sërish te Manchester United.

    Sipas mediumit italian Calciomercato, Milani është gati të bëjë një ofertë për Joshua Zirkzeen gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Gjigantët italianë kishin tentuar ta transferonin reprezentuesin holandez edhe para se ai të bashkohej me Manchester Unitedin në vitin 2024, por këtë herë mund të kenë një mundësi më të madhe për ta bindur.

    Zirkzee ka luajtur vetëm 70 minuta në të gjitha garat këtë sezon me Unitedin, ndërsa të katër paraqitjet e tij kanë ardhur duke u inkuadruar nga banka rezervë. Sipas raportimeve, Manchester United është i gatshëm ta lejojë largimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

    25-vjeçari e njeh mirë futbollin italian, pasi më herët kishte luajtur në Serie A me Bolognan, para transferimit në “Old Trafford”. Gjatë verës, ai ishte lidhur gjithashtu me një kalim te Juventus dhe Roma.

    Megjithatë, tani Milani po shqyrton mundësinë për të bërë një tjetër tentativë për transferimin e Zirkzees në afatin kalimtar të janarit./Telegrafi/

  • Arbër Ademi: A po përgatit Gjykata Kushtetuese goditjen e radhës ndaj gjuhës shqipe, nuk publikon vendimet në dy gjuhë

    Arbër Ademi: A po përgatit Gjykata Kushtetuese goditjen e radhës ndaj gjuhës shqipe, nuk publikon vendimet në dy gjuhë

    Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Arbër Ademi sot në konferencë për shtyp ka ngritur pikëpyetje në lidhje me Gjykatën Kushtetuese, gjegjësisht se përgatitet goditje ndaj gjuhës shqipe.

    Ai tha se nesër në seancë të Gjykatës Kushtetuese, si pikë e rendit të ditës është edhe Rregullorja për mënyrën e udhëheqjes, formës dhe përmbajtjes së evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik në shkollat e mesme, e sjellë nga ministrja e Arsimit dhe e publikuar në Gazetën Zyrtare nr. 32/2026.

    Siaps tij, e njëjta është kontestuar nga aspekti kushtetues, respektivisht e njëjta rregullore bie ndesh me Amendamentin 5 të Kushtetutës së RMV-së dhe nenin 17 të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, sepse kjo rregullore në Gazetën Zyrtare është publikuar vetëm në gjuhën maqedonase, edhe përkundër faktit që ekziston obligim ligjor për publikimin e së njëjtës edhe në gjuhën shqipe.

    “Amendamenti 5 i Kushtetutës është shumë i qartë, për më tepër, neni 17 i Ligjit për përdorimin e gjuhëve parasheh që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet nga ana e institucioneve të cilat botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë, botohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj dhe në gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj. Argumentet juridike nuk përfundojnë këtu”.

    “Neni 8, paragrafi 1, i Ligjit për publikimin e ligjeve dhe rregullave të tjera dhe akteve në Gazetën Zyrtare të RMV-së, parasheh që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e të gjitha organeve të pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, taksativisht emëruar këtu edhe Gjykatën Kushtetuese e RMV-së, e që publikohen në „Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut“, publikohen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën shqipe dhe në shkrimin e saj”.

    “Rrjedhimisht nga e gjithë kjo, nuk do shumë mend që të kuptojmë se: Kushtetuta si akti më i lartë juridik, Ligji për përdorimin e gjuhëve si ligj special për përdorimin e gjuhëve, si dhe Ligji për publikimin e ligjeve dhe rregullave të tjera dhe akteve në Gazetën Zyrtare të RMV-së, që të gjithë parashohin obligim zyrtar të institucioneve, ex officio, që të gjitha aktet që publikohen në Gazetën Zyrtare të publikohen në dy gjuhë”, tha Ademi.

    Ai gjithashtu parashtroi disa pyetje.

    “A paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të lartpërmendura mospublikimi i aktit të kontestuar edhe në gjuhën shqipe, apo kur është fjalë për gjuhën shqipe, e njëjta trajtohet si çështje e kategorisë së dytë dhe irelevante? Çfarë domethënie ka kjo, a po hapet dera që nesër edhe ligjet të publikohen vetëm në gjuhën maqedonase? Pse Gjykata po e ndryshon praktikën e vetë-etabluar gjyqësore kur është fjalë për gjuhën edhe të drejtat e shqiptarëve?”, tha Ademi.

  • Heqja e ndalimit të armëve bërthamore nga Lituania, vjen reagimi i Kremlinit

    Heqja e ndalimit të armëve bërthamore nga Lituania, vjen reagimi i Kremlinit

    Të martën, Kremlini paralajmëroi se një vendim i Lituanisë – anëtare e NATO-s – për të hequr ndalimin kushtetues mbi vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj, mund të çojë në një raund të ri përshkallëzimi në rajon.

    Parlamenti i Lituanisë votoi pro heqjes së ndalimit të martën, në të parin e dy votimeve të kërkuara për këtë ndryshim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Dhe i pyetur nga gazetarët se si e shihte Rusia këtë zhvillim, si dhe një propozim të hedhur këtë muaj nga presidenti amerikan Donald Trump për të ndërtuar një bazë ushtarake amerikane në vendin baltik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Nëse infrastruktura ushtarake e atij që është, në fakt, vendi kryesor i NATO-s (SHBA-ja) po afrohet me kufijtë tanë, atëherë, natyrisht, kjo nuk mund të shihet ndryshe veçse si një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve”.

    Ai shtoi: “E njëjta gjë vlen edhe për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e një shteti fqinj. Asnjëri prej këtyre zhvillimeve nuk do të kontribuojë në stabilitetin dhe parashikueshmërinë në kontinentin evropian; përkundrazi, për keqardhjen tonë të madhe, ato do të shënojnë një tjetër përshkallëzim të konsiderueshëm të tensioneve”.

    Lituania, anëtare e BE-së dhe NATO-s, kufizohet me Rusinë dhe me Bjellorusinë, aleaten e ngushtë të Moskës.

    SHBA-ja ka mbajtur atje një batalion të blinduar me pothuajse 1,000 trupa që nga viti 2019, me rotacione të mbivendosura, që do të thotë se trupat vijnë dhe largohen çdo disa muaj.

    Ndryshimi ligjor lidhur me ndalimin e armëve bërthamore – i cili kërkon një shumicë prej dy të tretave në dy votime parlamentare për të hyrë në fuqi – synon të heqë kufizimet e vendosura më shumë se tri dekada më parë, pasi Lituania u shkëput nga Bashkimi Sovjetik. /Telegrafi/

  • Rubio i kërkon Rusisë më shumë informacion për vdekjen e punonjësit të laboratorit të murtajës

    Rubio i kërkon Rusisë më shumë informacion për vdekjen e punonjësit të laboratorit të murtajës

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka kërkuar Rusisë të ndajë më shumë informacion rreth vdekjes së një punonjësi të një laboratori të murtajës në Siberi, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë situatën “shumë nga afër”.

    “Është përgjegjësi e Rusisë që, natyrisht, të ndajë më shumë informacion me botën”, tha Rubio të martën para gazetarëve në Islandë.

    “Po e ndjekim situatën shumë nga afër, orë pas ore”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

    Një punonjës i institutit kërkimor për murtajën në Siberi u sëmur dhe vdiq të premten, në rrethana që nuk janë bërë të ditura. Ngjarja ka bërë që autoritetet të vendosin në karantinë dhjetëra persona, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar shqetësimet për shëndetin publik.

    Autoritetet ruse kanë deklaruar se situata është nën kontroll dhe nuk kanë dhënë detaje të plota mbi rrethanat e vdekjes apo shkallën e rrezikut.

    Rubio tha se SHBA-ja ka masa dhe kapacitete që mund të përdoren për të ndihmuar Rusinë nëse situata rezulton më serioze nga sa është bërë e ditur deri tani.

    Megjithatë, ai theksoi se Uashingtoni ka nevojë për më shumë informacion përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ndihmonin Rusinë nëse do të ishte e nevojshme, duke e cilësuar situatën si një “problem të madh për Rusinë”. /Telegrafi/

  • Lushaku: Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë

    Lushaku: Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë

    Lushaku: Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se deputetët e partisë së saj ende nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në ndonjë seancë të Kuvendit të Kosovës.

    “Ende s’kemi marrë asnjë ftesë për seancë”, ka thënë shkurt Lushaku, transmeton Klankosova.tv.