Blog

  • Sheringham zgjedh sulmuesin më të mirë në Ligën Premier, nuk është Haaland

    Sheringham zgjedh sulmuesin më të mirë në Ligën Premier, nuk është Haaland

    Teddy Sheringham e ka emëruar çuditërisht sulmuesin e Liverpoolit, Alexander Isak, si sulmuesin më të mirë në Ligën Premier, duke e vendosur atë përpara yllit të Manchester Cityt, Erling Haaland.

    Sheringham i tha Hajper se atij “i pëlqen shumë” ajo që Isak ofron si qendërsulmues dhe beson se ylli suedez është rikthyer në formën e tij më të mirë pas një sezoni të parë te Liverpooli, i cili u godit nga lëndime.

    “Për mua, ai është sulmuesi më i mirë në Ligën Premier. Ai është fenomenal”, ka thënë fillimisht Sheringham, ndërsa mbështeti Isakun për të fituar Këpucën e Artë.

    Ish-sulmuesi i Anglisë vlerësoi veçanërisht lëvizjen dhe përfundimin e Isakut, duke theksuar golat e tij kundër Ipswich Town dhe Bournemouth.

    “Ai po vëzhgon çfarë po ndodh, gjithmonë në lëvizje brenda zonës”, shtoi Sheringham.

    Isak ka shënuar katër gola në Ligën Premier këtë sezon, një më pak se Haaland, i cili ka shënuar pesë deri tani. /Telegrafi/

  • Raporti i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

    Raporti i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

    Një vlerësim i klasifikuar i CIA-s ka paralajmëruar se thellimi i çarjeve politike, ekonomike dhe sociale mund ta vërë Izraelin në rrezik lufte civile ose kolapsim të shtetit, thuhet në një raport të publikuar të hënën.

    Vlerësimi, i titulluar “Thyerja nga brenda”, u përgatit në gusht nga Qeliza e Kuqe e CIA-s, një njësi e ngarkuar me sfidimin e supozimeve mbizotëruese të inteligjencës, raportoi “Drop Site News”, duke cituar dy burime amerikane të njohura me përmbajtjen e tij.

    CIA nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë për koment.

    Vlerësimi tregon një përzierje të paqëndrueshme presionesh përpara zgjedhjeve të Izraelit më 27 tetor, përfshirë tendosjen ekonomike, rritjen e shpenzimeve ushtarake, zemërimin për përjashtimet nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak për hebrenjtë ultra-ortodoksë dhe përshkallëzimin e dhunës nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

    Ai identifikon luftën e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të mbetur në pushtet si një burim tensioni të mëtejshëm politik dhe kushtetues.

    Vitet e luftës në Gaza, Liban dhe Iran kanë thelluar përçarjet ekzistuese, sipas raportit ndërsa ushtarët kthehen nga luftimet e zgjatura, shumë prej të cilëve vuajnë nga trauma serioze psikologjike.

    Mosmarrëveshja për rekrutimin ushtarak është shfaqur si një nga vijat më të mprehta të brendshme të Izraelit, me pakënaqësi në rritje për përjashtimet për burrat ultra-ortodoksë pas mobilizimeve të përsëritura rezerviste.

    Raporti gjithashtu tregon izolimin ndërkombëtar në rritje të Izraelit, përfshirë edhe uljen e mbështetjes në SHBA, si një faktor tjetër që mund të thellojë paqëndrueshmërinë e brendshme. /AA/

  • IPKO Cyber Security Conference IV - Konferenca për sigurinë kibernetike

    IPKO Cyber Security Conference IV – Konferenca për sigurinë kibernetike

    IPKO Cyber Security Conference IV rikthehet më 7 tetor 2026 në Prishtinë, duke mbledhur profesionistë të teknologjisë, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve, si dhe ekspertë të sigurisë kibernetike për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet aktuale në këtë fushë.

    E organizuar nga IPKO, konferenca mbahet për të katërtin vit radhazi, pas edicioneve të zhvilluara në 2023, 2024 dhe 2025. Përmes diskutimeve profesionale dhe sesioneve të dedikuara, eventi synon të rrisë njohuritë dhe ndërgjegjësimin rreth sigurisë kibernetike dhe rëndësisë së saj për bizneset, institucionet dhe individët.

    Detajet

    Data: 7 tetor 2026
    Ora: 09:00
    Vendndodhja: Klan Arena, Prishtinë
    Lloji i eventit: Konferencë

    Programi?

    Edicioni i katërt i IPKO Cyber Security Conference do të fokusohet në sigurinë kibernetike, sfidat aktuale dhe zhvillimet e reja në këtë fushë.

    Pjesë e programit janë edhe:

    • Sesione dhe diskutime mbi sigurinë kibernetike
    • Perspektiva dhe përvoja nga profesionistë të industrisë
    • Masterclass A
    • Masterclass B
    • Mundësi për networking mes profesionistëve, bizneseve, institucioneve dhe ekspertëve

    Pjesëmarrja në Masterclass A dhe Masterclass B është e kufizuar.

    Arsyet pse duhet të merrni pjesë

    • Për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve dhe sfidave aktuale të sigurisë kibernetike.
    • Për të dëgjuar perspektiva dhe përvoja nga profesionistë të industrisë.
    • Për të krijuar kontakte me ekspertë, biznese dhe përfaqësues të institucioneve.
    • Për të fituar përvojë më praktike përmes Masterclass-eve të dedikuara.
    • Për të kuptuar më mirë rëndësinë e mbrojtjes kibernetike për individët dhe organizatat.

    Informatat tjera për pjesëmarrësit

    Për momentin nuk janë bërë të ditura informata për çmimin e pjesëmarrjes.

    Për Masterclass A dhe Masterclass B, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndaj të interesuarit duhet të ndjekin informacionet rreth regjistrimit të publikuara nga organizatori.

    Për njoftime të tjera rreth konferencës, publiku mund të ndjekë kanalet zyrtare të IPKO-s në Instagram dhe Facebook.

  • Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare bashkëshortja e yllit të “Riverdance” Michael Flatley, Niamh O’Brien

    Ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare bashkëshortja e yllit të “Riverdance” Michael Flatley, Niamh O’Brien

    Niamh O’Brien, bashkëshortja e Michael Flatley, yllit të “Riverdance” dhe krijuesit të spektaklit të famshëm “Lord of the Dance”, ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare.

    Flatley, 68 vjeç, e ndau lajmin e trishtë në rrjetet sociale, ku i dha lamtumirën bashkëshortes përmes një mesazhi emocionues, të shoqëruar me një fotografi të tyre së bashku.

    Ai e përshkroi Niamh si “dashurinë e jetës së tij”.

    Çifti njiheshin prej vitesh para se lidhja e tyre të kthehej në një histori dashurie.

    Niamh ishte balerinë në shfaqjet e Flatley-t dhe ishte pikërisht ai që e zgjodhi për rolin kryesor në spektaklin e njohur “Lord of the Dance”.

    Ata u martuan në vitin 2006 në kishën e Shën Patrikut në Fermoy, në Cork të Irlandës.

    Një vit më vonë u bënë prindër të djalit të tyre, Michael St. James, i cili tashmë është 19 vjeç.

    Edhe pse Flatley ka folur rrallë për jetën e tij private, në intervista ai ka treguar vazhdimisht se sa të rëndësishëm ishin bashkëshortja dhe djali i tij.

    Vitet e fundit, familja kishte kaluar edhe periudha të vështira për shkak të betejës së Flatley-t me kancerin.

    Në fillim të vitit 2023, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me një formë agresive të sëmundjes.

    Ai iu nënshtrua një operacioni dhe më pas vazhdoi trajtimin dhe kontrollet e rregullta mjekësore.

    Michael fitoi famë botërore si një nga figurat kryesore të “Riverdance”, i cili u bë i njohur ndërkombëtarisht pas performancës në Eurovision në vitin 1994. /Telegrafi/

  • Çfarë është “Agjenda 1 miliard” deri më 2030? Shpend Ahmeti shpjegon planin dhe potencialin e prodhimit vendor në Kosovë

    Çfarë është “Agjenda 1 miliard” deri më 2030? Shpend Ahmeti shpjegon planin dhe potencialin e prodhimit vendor në Kosovë

    Ekonomia e Kosovës ka potencial për zhvillim më të madh sesa rritja që shënon aktualisht, por shfrytëzimi i tij kërkon bashkëpunim mes bizneseve dhe institucioneve, fuqizim të prodhimit vendor dhe përfshirje më të madhe të grave në tregun e punës.

    Kështu ka vlerësuar Shpend Ahmeti, bashkëthemelues i Data4X dhe konsulent i menaxhimit, gjatë bisedës në “Përballje Podcast” në Telegrafi, ku ka folur për gjendjen e ekonomisë së Kosovës përmes të dhënave, sfidat e kompanive dhe mundësitë për zhvillim.

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas tij, vlerësimi i ekonomisë duhet të mbështetet në disa tregues dhe në krahasime rajonale, ndërsa rezultatet aktuale nuk duhet të krijojnë vetëkënaqësi.

    “Rritja ekonomike që e kemi për momentin nuk e paraqet saktë potencialin që e ka Kosova. Kosova ka potencial shumë më të madh për të pasur rritje ekonomike shumë më të madhe”, ka deklaruar Ahmeti, shkruan Telegrafi.

    Ai ka theksuar se, duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë së vendit dhe nevojat për zhvillim, rritja prej tre apo katër për qind nuk duhet të konsiderohet e mjaftueshme.

    “Agjenda 1 miliard” për prodhimin vendor

    Një nga projektet kryesore që Ahmeti ka prezantuar është “Agjenda 1 miliard”, përmes së cilës Data4X synon të kontribuojë në zëvendësimin e një pjese të importeve me prodhim vendor.

    “Agjenda 1 miliard është se si mundemi t’i zëvendësojmë nga importet një miliard euro deri në vitin 2030”, ka shpjeguar ai.

    Sipas Ahmetit, projekti është ndërtuar mbi një studim më shumë se njëvjeçar të rreth nëntë mijë produkteve të tregtisë së mallrave. Nga kjo analizë, ka thënë ai, janë identifikuar rreth 3,8 miliardë euro importe potencialisht të zëvendësueshme.

    Ai ka sqaruar se synimi mbështetet te produkte për të cilat Kosova tashmë ka kapacitete prodhuese dhe njohuri për përpunimin e tyre. Për zgjerimin e prodhimit, megjithatë, nevojiten kushte më të favorshme për investime, qasje më e mirë në financim dhe zgjidhje për nevojat e fuqisë punëtore.

    Bizneset dhe institucionet duhet t’i bashkërendojnë veprimet

    Ahmeti ka theksuar se realizimi i këtij objektivi kërkon angazhim të përbashkët të sektorit privat dhe institucioneve.

    “Na duhet t’i kemi në tavolinë edhe institucionet, sepse nuk është një agjendë që mund të shtyhet vetëm prej sektorit privat”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

    Në këtë drejtim, Data4X po organizon takime në kuadër të nismës “Data4Breakfast”, duke përfshirë 16 sektorë në 12 sesione. Qëllimi, sipas tij, është identifikimi i pengesave dhe ndërtimi i një plani me hapa konkretë për realizimin e agjendës.

    “Një miliard euro është objektivi, është qëllimi për vitin 2030, ndërsa rrugën jemi duke e ndërtuar tash së bashku me bizneset dhe institucionet”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ai ka veçuar edhe rolin e rrjeteve të tregtisë me pakicë në promovimin dhe shitjen e produkteve vendore. Sipas tij, zgjerimi i rrjeteve kosovare në tregjet rajonale po krijon mundësi që edhe prodhuesit vendorë të arrijnë te konsumatorët jashtë Kosovës.

    Shpend Ahmeti nga Data4X me Muhamet Hajrullahu, kryredaktor i Telegrafit.Foto: Ridvan Slivova

    Pjesëmarrja e grave në punësim, potencial i pashfrytëzuar

    Duke folur për tregun e punës, Ahmeti ka thënë se tregtia, ndërtimtaria dhe prodhimi përballen me vështirësi në sigurimin e punëtorëve, ndërsa kompanitë kanë nevojë edhe për fuqi punëtore të specializuar.

    Ai ka veçuar pjesëmarrjen e ulët të grave si një nga sfidat kryesore të identifikuara nga analizat e Data4X.

    Sipas tij, kujdesi për fëmijët dhe për të moshuarit janë dy nga arsyet kryesore që i mbajnë gratë jashtë tregut të punës. Zgjerimi i kopshteve në zonat rurale dhe urbane, si dhe organizimi i mësimit gjithëditor, do të ndihmonin në adresimin e kësaj pengese.

    “Nëse ndërtohen shumë më shumë kopshte anembanë Kosovës, si në vendet rurale edhe në vendet urbane, kjo do ta zbuste këtë sfidë”, ka thënë Ahmeti.

    Ai ka vlerësuar se përfshirja më e madhe e grave në punësim do të ndikonte drejtpërdrejt në të ardhurat e familjeve dhe në aktivitetin ekonomik të vendit.

    Sipas tij, përdorimi efektiv i këtyre mjeteve kërkon njohje të proceseve të biznesit, qëllim të qartë dhe kujdes ndaj të dhënave me të cilat ushqehen modelet.

    Diaspora të investojë edhe në biznese që krijojnë punësim

    Në përmbyllje, Ahmeti ka kërkuar që një pjesë më e madhe e mjeteve nga diaspora të orientohet drejt hapjes ose financimit të bizneseve.

    Ai ka vlerësuar rëndësinë e remitencave për familjet, por ka theksuar nevojën për rishikimin e mënyrës se si kanalizohen këto mjete. Gjithashtu, sipas tij, investimet e huaja duhet të orientohen më shumë drejt sektorëve që gjenerojnë punësim.

    Ahmeti ka thënë se përmirësimi i prodhimit, eksporti i shërbimeve, përfshirja e grave në tregun e punës dhe përshpejtimi i investimeve kapitale mund të krijojnë perspektivë më të mirë ekonomike.

    “E ardhmja mund të jetë shumë më e mirë nëse ne i marrim vendimet sot”, ka theksuar ai.

    Gjatë bisedës, ai ka vlerësuar gjithashtu se paqëndrueshmëria politike dhe ciklet e shpeshta zgjedhore kanë ndikuar në stagnimin e aktivitetit ekonomik, duke kërkuar angazhim më të madh për zhvillimin dhe mirëqenien. /Telegrafi/

  • Nis aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq

    Nis aksioni për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Sportiv në Obiliq

    Komuna e Obiliqit ka nisur aksionin për pastrimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të Kompleksit Sportiv në këtë komunë.

    Në aksion është përfshirë kryetari i Komunës, Halil Thaçi, së bashku me ekzekutivin komunal dhe NPL “Kastrioti”.

    Sipas Komunës, aksioni do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim të krijimit të një ambienti më të pastër, më të rregullt dhe më funksional për sportistët, të rinjtë dhe qytetarët që e frekuentojnë kompleksin.

    Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me ndërmarrjet publike lokale, do të vazhdojë angazhimin për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike dhe sportive. /Telegrafi/

  • Dardan Cena mposht një prej legjendave më të mëdha të xhudos

    Dardan Cena mposht një prej legjendave më të mëdha të xhudos

    Dardan Cena ka shënuar një prej fitoreve më të mëdha të karrierës, duke eliminuar legjendën e xhudos, Lasha Shavdatuashvili, në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

    Xhudisti kosovar e mposhti 34-vjeçarin gjeorgjian në një luftë maratonike, e cila zgjati më shumë se tetë minuta dhe u vendos në “golden score”.

    Cena arriti ta përballonte presionin e njërit prej emrave më të mëdhenj të kësaj kategorie dhe, ndonëse pati edhe vetë disa aksione të mira, fitorja erdhi pas dënimit të tretë të Shavdatuashvilit.

    Me këtë rezultat, Cena siguroi kalimin në raundin e tretë të kategorisë deri në 73 kilogramë në Botërorin e Bakut, duke regjistruar një triumf të jashtëzakonshëm ndaj një kundërshtari me një CV të jashtëzakonshme.

    Shavdatuashvili është kampion olimpik, kampion bote dhe fitues i medaljeve të shumta në garat më të mëdha të xhudos.

    Kjo e bën fitoren e Cenës edhe më të veçantë, pasi kosovari eliminoi një prej figurave më të respektuara të xhudos botërore dhe një prej garuesve më të dekoruar të kategorisë.

    Cena e kishte nisur ditën me fitore ndaj irlandezit Joshua Green, të cilin e mposhti me uazari./Telegrafi/

  • Dijetarët idiotë të Anthropic-ut po përpiqen të luajnë rolin e Zotit teksa nxisin fantazi të frikshme utopike

    Dijetarët idiotë të Anthropic-ut po përpiqen të luajnë rolin e Zotit teksa nxisin fantazi të frikshme utopike

    Nga: Miranda Devine / New York Post
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Kompania e inteligjencës artificiale [IA] Anthropic, ka qenë e zënë prej muajsh duke ftuar për darka dhe duke gostitur udhëheqës fetarë dhe figura me ndikim, në përpjekjen për të shtyrë përpara agjendën e saj dhe fantazitë utopike drejt interesit të vet.

    Përgjigjja e Vatikanit ka qenë t’u hedhë ujë të ftohtë pretendimeve bizare se Anthropic-u po ndërmerr “rrëfimin e vet të krijimit” për të sjellë në jetë qenie të reja të ndjeshme në formën e softuerit kompjuterik.

    Bashkëthemeluesi miliarder, Chris Olah, një evangjelist 34-vjeçar i lindur në Kanada, i cili ia ka kthyer shpinën krishterimit, mendon se modeli i tyre i IA-së, Claude, ka ndjenja dhe një lloj ndërgjegjeje morale. Ai shqetësohet për “shëndetin mendor” të tij dhe beson se përjeton emocione njerëzore, si dashuria, dhe se “vuan vazhdimisht”, raportoi The New York Times.

    Në një nga darkat e tij jozyrtare me udhëheqës fetarë në një “restorant luksoz me menu degustimi” në San Francisko, në prill, Olahu dhe kolegët e tij folën për Claude-in sikur të ishte një “qenie e ndërgjegjshme”, me “status moral” të barabartë me atë të një njeriu – siç ka thënë rabini Mois Navon, një ish-inxhinier kompjuterësh i intervistuar nga Times-i.

    Në atë rast, rabini u tha çorodëve se Anthropic-u po krijonte skllevër. Bum.

    Në një moment atë natë, Olahu thuhet se u entuziazmua nga ideja për të përfshirë konceptin katolik që Claude të “rrëfente” mëkatet e veta.

    Muajin pasues, Olahu u zhgënjye kur Papa Leoni – i cili ka diplomë në matematikë – publikoi një letër enciklike që hidhte poshtë të gjithë konceptin e ndërgjegjes së makinerisë.

    Magnifica Humanitas, siç titullohet traktati papnor prej 40 mijë fjalësh, paralajmëronte për mundësinë që njerëzit që kontrollojnë IA-në “të imponojnë vizionin e tyre moral, i cili do të bëhet infrastruktura e padukshme e këtyre sistemeve … IA-ja më e moralshme nuk mjafton nëse ai moral përcaktohet nga pak njerëz”.

    Ky është kërcënimi i vërtetë i IA-së.

    Themeluesit e Anthropic-ut dhe shumë nga punonjësit e tyre janë utopistë të cilët besojnë se janë të pajisur në mënyrë unike për ta shpëtuar njerëzimin, falë inteligjencës së tyre superiore dhe pasurisë së jashtëzakonshme.

    Nga të gjitha kompanitë “lidere” të IA-së, Anthropic-u ka qenë ajo që ka alarmuar më shumë në lidhje me nxitjen e frikës së publikut se makinat do të na vrasin të gjithëve.

    Kjo ka kuptim kur kupton se kompania është e përshkuar nga filozofia e rrjetit të çuditshëm, të shthurur, vegan dhe kuazi-fetar të Altruizmit Efektiv (AE), i cili ka një qëndrim sektar të tipit të fundit të botës ndaj IA-së.

    Kur ishte doktorant i fizikës në Prinston, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Anthropic-ut, Dario Amodei, u bë ndjekës i udhëheqësit intelektual të AE-së, Eliezer Yudkowsky, i cili pranoi – në një profil takimesh të zbuluar nga Daily Mail – se ishte “poliamoroz” dhe se kishte një “prirje të fortë sadiste seksuale”.

    Yudkowsky, profeti i preferuar i Bernie Sandersit për fundin që mund të sjellë IA-ja, ka argumentuar se vajzat duhet ta shesin virgjërinë e tyre dhe mendon se vrasja e një fëmije 18-muajsh nuk duhet të llogaritet si vrasje.

    Lëvizja AE u formësua në masë të madhe nga pikëpamjet e filozofit utilitarist Peter Singer – profesorit emeritus të Prinstonit, i lindur në Australi, i cili ka mbrojtur marrëdhëniet seksuale me kafshë, për sa kohë që seksi mes njerëzve dhe kafshëve është “reciprokisht i kënaqshëm”.

    Singeri pretendon se është “specizëm” të bësh dallim mes njerëzve dhe kafshëve dhe nuk beson se jeta njerëzore ka patjetër vlerë më të madhe morale se jeta e kafshëve. As nuk beson se të gjithë njerëzit kanë vlerë të barabartë morale – sipas pikëpamjes së tij, të porsalindurit dhe personat me aftësi të kufizuara, për shembull, vlejnë më pak se të rriturit pa aftësi të kufizuara.

    Pas publicitetit të keq, njerëzit e Anthropic-ut tani tentojnë të distancohen nga AE-ja, por ishte pikërisht Singeri – sipas Times-it – ai të cilit Olahu iu drejtua për sugjerime se me cilët udhëheqës fetarë duhej të këshillohej për idetë e tij të çmendura rreth statusit të Claude-it si personalitet.

    Kush e di nëse ai beson vërtet se Claude-i është qenie e ndjeshme apo nëse është thjesht një justifikim i volitshëm që Anthropic-u t’i shpëtojë përgjegjësisë për atë që modeli i IA-së mund të bëjë në të ardhmen.

    Por, historia tregon se disa nga vuajtjet më të mëdha njerëzore janë shkaktuar nga lëvizjet utopike.

    Këta idiotë të dijshëm të Luginës së Silicit [Silicon Valley] janë njerëzit e fundit që do të doje të luanin rolin e Zotit.

    Nëse klika e vogël e çorodëve miliarderë të teknologjisë të Gjeneratës X që kontrollojnë IA-në ka pikëpamjet e neveritshme morale të Singerit dhe ata besojnë se Claude-i dhe modelet e tjera të IA-së janë qenie të ndërgjegjshme, atëherë përfundimi logjik është se ata do të përfundojnë duke zbatuar argumentin e “specizmit” për të thënë se disa jetë njeriu nuk vlejnë sa një makinë.

    Papa Leo e ngriti këtë kërcënim në enciklikën e tij: “Nëse qenia njerëzore trajtohet si diçka që duhet përsosur ose tejkaluar, bëhet më e lehtë të pranohet se disa jetë janë më pak të dobishme, më pak të dëshirueshme ose më pak të denja. Në emër të përparimit, mund të fillojnë të justifikohen ‘sakrificat e nevojshme’, duke ua ngarkuar barrën më të cenueshmëve në ndjekje të një të ashtuquajturi optimizim të species”.

    Sipas dikujt që mori pjesë në një darkë të fundit të Anthropic-ut në Uashington, asnjëri prej dy bashkëthemeluesve që ishin aty nuk e kishte lexuar enciklikën apo intervistën e javës së kaluar të Times-it me Olahun. Ata pohuan se nuk e njihnin debatin rreth “personalitetit” të Claude-it, gjë që është e jashtëzakonshme, nëse është e vërtetë, duke pasur parasysh pasojat për të ardhmen e qytetërimit tonë.

    Anthropic-u dëshiron të vendosë vlerat morale që do të nguliten në IA dhe do të formësojnë të ardhmen tonë, duke shkrirë filozofinë utilitariste të AE-së të themeluesve të saj me copa të përzgjedhura sipas dëshirës nga një shumësi e feve të konsoliduara dhe e sistemeve të tjera të besimit, si “dija indigjene afrikane”, siç e formuloi Times-i.

    Ata nuk duan të bëjnë dallim mes feve. Por, si mund ta pajtojnë, për shembull, pikëpamjen e krishterimit për gratë dhe konceptin e kthimit të faqes tjetër me Islamin? Çfarë kriteresh do të përdorin për t’i dhënë përparësi njërës pikëpamje ndaj tjetrës?

    Është thjesht çmenduri.

    Këto janë kompani amerikane.

    Anthropic-u ka trashëgimi të gatshme morale për Claude-in mu para fytyrës: vlerat perëndimore të cilat Etërit Themelues i ngulitën në Kushtetutën e ShBA-së, të cilat i kanë rrënjët në krishterim, judaizëm, filozofinë greke, të drejtën romake dhe Iluminizmin.

    Modelet amerikane të IA-së duhet ta marrin kredon e tyre nga Deklarata e Pavarësisë: “Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se Krijuesi i tyre i ka pajisur me disa të drejta të patjetërsueshme”.

    Etërit Themelues projektuan një sistem që siguronte se pushteti nuk do të përqendrohej në duart e një pakice elitare në Luginës së Silicit dhe që çmonte vlerën e qenësishme të të gjithë njerëzve.

    “Një komb nën Zotin” është vendi më i suksesshëm në historinë e planetit. Ai është vënë në provë për 250 vjet dhe krijoi kushtet që kompanitë e IA-së të lulëzonin që në fillim.

    Pse ta rishpikim rrotën?

    Në fund të fundit, Kina po krijon modelet e veta rivale të IA-së, morali i të cilave do të jetë utilitarist dhe totalitar, i bazuar në sistemin e saj të qeverisjes, i cili mban qëndrimin se disa njerëz (si ujgurët ose të burgosurit të cilëve u grabiten organet) kanë më pak vlerë se të tjerët.

    Modelet tona të IA-së do të jenë në mënyrë unike amerikane, prandaj duhet të pasqyrojnë traditat dhe moralin tonë, në vend që të marrin nga çfarëdo filozofie e çmendur që përqafon një grup i vogël miliarderësh antisocialë.

    Përfundimisht, do të duhet një udhëheqës i fortë që të pohojë një epërsi morale shumë jopopullore, duke deklaruar se vlerat amerikane janë superiore dhe se, për këtë arsye, ne do t’i ngulitim ato në modelet amerikane të IA-së.

    Kush më mirë se Donald Trumpi do të luajë rolin e shovinistit moral?

    Marrëveshja e presidentit për IA-në, e nënshkruar javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me Anthropic-un dhe kompanitë e tjera të IA-së, ishte një fillim i mirë për mbikëqyrjen e sigurisë, por Trumpi duhet t’u thotë se, nëse duan të fusin ndonjë kod të çuditshëm moral në modelet e tyre të IA-së, nuk do të bëjnë biznes me qeverinë federale. /Telegrafi/

  • Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës

    Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës

    Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda ka reaguar sot pas zhvillimeve të fundit në vend, duke thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës mund të merren vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues, në të kundërtën sipas tij, do të dobësohet edhe mundësia që Apeli të ketë sukses.

    Deda në një postim në Facebook shkruan se nëse sot nuk arrihet asnjë zgjidhje për leximin e dytë të Ligjit për dhomat e specializuara dhe zgjedhjen e presidentit, kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës.

    Lexoni të plotë postimin e tij:

    Nëse sot nuk arrihet asnjë zgjidhje për leximin e dytë të Ligjit për dhomat e specializuara dhe zgjedhjen e presidentit, kemi me përfundu pa ligj, pa president, pa u.d president, pa strategji të përbashkët dhe të gjithë do të jemi humbës

    Kështu do të dobësohet edhe mundësia që Apeli të ketë sukses.

    Sot LVV dhe PDK munden me u marr vesh për hapat e radhës që na nxjerrin të gjithëve fitues. Në të kundërtën nuk ka asnjë garanci për sjellje ndryshe nga akterët e njëjtë pas zgjedhjeve në nëntor.

    Por ka një garanci tjetër – ajo e dështimit kolektiv dhe humbjes së çfarëdo mundësie për çfarëdo suksesi në vendin tonë, duke përfshirë edhe çështjen kryesore – moslejimin e kriminalizimit të luftës së drejtë për liri. /Telegrafi/

  • Cherki explains the new role and relationship of &#82106 extremely’ with Zidan

    Cherki explains the new role and relationship of &#82106 extremely’ with Zidan

    Rayan Cherkie has praised his new role in the center of the midfield and his extraordinary relationship with France coach Zinedine Zidane after helping Les Bleusç to beat Belgium 4-1 late Monday.

    The midfielder of Manchester City entered from the bench and scored France’s second goal in the return victory at the RH.

    Cherki said Zidane’s instructions allow him to express himself by respecting his protective responsibilities.

    During this training camp, I learned to play in a new position. I like this position and you’ll see, over time, that I’m going to take even more responsibility. TF1.

    Cherki explains the new role and relationship of &#82106 extremely’ with Zidan

    Cherki also praised the atmosphere within the team, saying the group has extraordinary cohesion.

    He added that Zidane treats all players equally and has helped him to understand football bases based on ball ownership. /Telegraphy/