Blog

  • Nga Kosova drejt tregjeve globale: Mentor Pllana prezanton vizionin e Pllana Ventures në Javën Globale të Ndërmarrësisë

    Nga Kosova drejt tregjeve globale: Mentor Pllana prezanton vizionin e Pllana Ventures në Javën Globale të Ndërmarrësisë

    Mentor Pllana, CEO dhe themelues i Pllana Ventures, ishte keynote speaker në aktivitetin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, ku u promovua bashkëpunimi ekonomik ndërmjet bizneseve nga Kosova, Japonia dhe Gjermania.

    Aktiviteti kishte për qëllim krijimin e urave të reja të bashkëpunimit, rrjetëzimin e ndërmarrjeve dhe identifikimin e mundësive për partneritete ndërkombëtare.

    Në prezantimin e tij, Mentor Pllana ndau një histori ndërmarrësie që ndërthur përvojën familjare, këmbënguljen dhe vizionin për zhvillim ndërkombëtar. Ai riktheu rrugëtimin e familjes së tij, nga fillimet e vështira në Kosovë, te ndërtimi gradual i një biznesi në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit të patundshmërive.

    Një moment përcaktues ishte viti 1989, kur pas humbjes së vendit të punës nga babai i tij, Mentori, atëherë shtatëvjeçar, dhe vëllai i tij Besniku, gjashtëvjeçar, filluan të punonin së bashku me të në treg. Ajo përvojë u bë shkolla e tyre e parë e ndërmarrësisë.

    Pas luftës së vitit 1999, aktiviteti familjar u zhvillua drejt tregtisë dhe më pas ndërtimit. Në vitin 2005, në moshë të re, dy vëllezërit realizuan projektin e tyre të parë të një lagjeje në Prishtinë, me 47 shtëpi, të ndërtuara dhe shitura brenda gjashtë muajve.

    Sot, ky rrugëtim është shndërruar në një ekosistem biznesor me shtrirje në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

    Pllana Ventures ndërthur disa fusha strategjike: InstaBuilt në industrializimin e ndërtimit, Cherry Communities në zhvillimin e komuniteteve rezidenciale, Pllana Capital në menaxhimin e investimeve dhe World Link Towers si platformë për inovacion, teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

    Me një përvojë 26-vjeçare në sektorin e ndërtimit dhe zhvillimit dhe rreth 26,000 shtëpi e apartamente të realizuara, ekosistemi ka ndërtuar bazën e tij në Kosovë, duke zgjeruar aktivitetin dhe partneritetet në Gjermani, Austri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Një tjetër temë qendrore e prezantimit ishte transformimi i ndërmarrjeve përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Në këtë kontekst, Mentor Pllana prezantoi modelin e menaxhimit 5P: People, Process, Product, Project dhe Profit. Ky model synon të lidhë njerëzit, proceset, produktet, projektet dhe rezultatet financiare në një sistem të integruar të menaxhimit dhe ekzekutimit strategjik.

    Duke iu referuar ndryshimeve që inteligjenca artificiale po sjell në ekonomi, ai theksoi rëndësinë e kalimit nga adoptimi i teknologjisë drejt krijimit të produkteve, shërbimeve dhe modeleve të reja të biznesit.

    Pjesëmarrja e kompanive nga tri vende në këtë aktivitet e vendosi ndërmarrësinë kosovare në një kontekst më të gjerë ndërkombëtar. Për bizneset vendore, bashkëpunimi me kompani nga Japonia dhe Gjermania paraqet mundësi për shkëmbim të njohurive, zhvillim të partneriteteve dhe qasje në tregje të reja.

    Mesazhi që përcolli prezantimi ishte se suksesi ndërkombëtar nuk është i rezervuar vetëm për ndërmarrjet që lindin në tregjet e mëdha. Ai mund të fillojë në Kosovë, të ndërtohet mbi vizionin dhe punën e një ekipi dhe të shndërrohet në një histori me shtrirje globale.

    Në këtë frymë, Java Globale e Ndërmarrësisë dhe aktiviteti i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dëshmojnë rëndësinë e krijimit të lidhjeve ndërmjet bizneseve dhe të pozicionimit të Kosovës si një partner potencial në ekonominë ndërkombëtare.

  • Exclusive: Nighman Hott is found and seized by the body with Sig-sauer-like pistols

    New details have been made white by the arrest of 60-year-old Behemman Hoti, suspected of the serious murder that took place today in Suhareka.

    The signal learns that during Hoti’s arrest, police have found and seized a Sig-sauer-type gun from their bodies.

    The weapon was allegedly used in the tragic event, where after a conflict that, according to the police’s first information, was allegedly around a parking lot, the 60-year-old allegedly shot several times in the direction of the victim.

    The signal teaches that the gun was taken from the suspect’s body during the arrest and was seized by police as material evidence under investigation.

    The case is being handled by competent organs.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive: Rrahman Hotit i gjendet dhe i sekuestrohet nga trupi pistoleta e llojit Sig Sauer

    Ekskluzive: Rrahman Hotit i gjendet dhe i sekuestrohet nga trupi pistoleta e llojit Sig Sauer

    Ekskluzive: Rrahman Hotit i gjendet dhe i sekuestrohet nga trupi pistoleta e llojit Sig Sauer

    Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i 60-vjeçarit Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë.

    Sinjali mëson se gjatë arrestimit të Hotit, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar nga trupi një pistoletë të llojit Sig Sauer.

    Arma dyshohet se është përdorur në ngjarjen tragjike, ku pas një konflikti që sipas informacioneve të para të Policisë dyshohet të ketë qenë rreth një parkingu, 60-vjeçari dyshohet se kishte shtënë disa herë në drejtim të viktimës.

    Sinjali mëson se pistoleta është marrë nga trupi i të dyshuarit gjatë arrestimit dhe është sekuestruar nga Policia si dëshmi materiale në kuadër të hetimeve.

    Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kreshnik Hajrizi comes with a touching message after his mistake with Ireland

    Kreshnik Hajrizi has reacted with an exciting message following the mistake made in the match against Ireland, where he was punished with red card, leaving Kosovo with a less-than-player at a crucial moment in the meeting.

    The Guardian of the Dyrdians has not hidden his emotions and frustration after 3-0 defeat in Dublin, taking responsibility for his move and seeking public forgiveness for fans, fellow players and all of Kosovo’s people.

    Through a social networking post, Hajriz has described this as one of the most painful moments of his career, acknowledging that the error had serious consequences.

    A particularly difficult moment to experience, no doubt one of the most painful moments of my career.

    Today I feel great disappointment and deep despair. I made a mistake that had serious consequences and that hurt a whole country, a whole nation. I am fully aware of my responsibility and want to apologize wholeheartedly.

    All the Dardan fans present at the stadium, all who cheered, hoped and supported our team, as well as every person who holds Kosovo in his heart, I apologize.

    I want to apologize to my colleagues. Thank you all for continuing to support us, even in the most difficult moments. Come on, Kosovo!

    Love and respect for this fan and our nation has written down.

    Kosovo defenders were punished with red in the first half of their confronting Ireland, following a hand intervention on the gate line. After this episode, locals won the penalty and managed to score twice more, resulting in 3-0.

    Source Layer: Insander

  • Kreshnik Hajrizi vjen me një mesazh prekës pas gabimit ndaj Irlandës

    Kreshnik Hajrizi vjen me një mesazh prekës pas gabimit ndaj Irlandës

    Kreshnik Hajrizi vjen me një mesazh prekës pas gabimit ndaj Irlandës

    Kreshnik Hajrizi ka reaguar me një mesazh emocionues pas gabimit të bërë në ndeshjen ndaj Irlandës, ku u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak në një moment vendimtar të takimit.

    Mbrojtësi i “Dardanëve” nuk i ka fshehur emocionet dhe zhgënjimin pas disfatës 3-0 në Dublin, duke marrë përgjegjësinë për veprimin e tij dhe duke kërkuar falje publike për tifozët, bashkëlojtarët dhe gjithë popullin e Kosovës.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajrizi e ka cilësuar këtë si një nga momentet më të dhimbshme të karrierës së tij, duke pranuar se gabimi pati pasoja të rënda.

    “Një moment jashtëzakonisht i vështirë për t’u përjetuar, pa dyshim një nga momentet më të dhimbshme të karrierës sime”.

    “Sot ndiej një zhgënjim të madh dhe një dëshpërim të thellë. Kam bërë një gabim që pati pasoja të rënda dhe që lëndoi një vend të tërë, një komb të tërë. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbaj dhe dua të kërkoj falje me gjithë zemër”.

    “Të gjithë tifozëve Dardanë që ishin të pranishëm në stadium, të gjithë atyre që brohoritën, shpresuan dhe mbështetën ekipin tonë, si dhe çdo personi që e mban Kosovën në zemër, ju kërkoj falje”.

    “Dua të kërkoj falje edhe ndaj bashkëlojtarëve të mi. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë të na mbështesin, edhe në momentet më të vështira. Forca Kosovë!”.

    “Dashuri dhe respekt i pafund për këtë fanellë dhe për gjithë kombin tonë”, ka shkruar Hajrizi.

    Mbrojtësi kosovar u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë të përballjes me Irlandën, pas një ndërhyrjeje me dorë në vijën e portës. Pas këtij episodi, vendasit fituan penallti dhe arritën të shënonin edhe dy herë të tjera, duke triumfuar me rezultat 3-0.

    Burimi: Insajderi

  • Rasti në Suharekë| Historia e të dyshuarit: Në Zvicër vrau gruan, fëmijët kërkonin burgim të gjatë për të

    Rasti në Suharekë| Historia e të dyshuarit: Në Zvicër vrau gruan, fëmijët kërkonin burgim të gjatë për të

    Rasti në Suharekë| Historia e të dyshuarit: Në Zvicër vrau gruan, fëmijët kërkonin burgim të gjatë për të

    Rrahman Hoti, i arrestuar sot nën dyshimin për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar, në Suharekë, ishte raportuar në mediat zvicerane edhe për një rast të rëndë kriminal që kishte ndodhur në vitin 2011 në St. Gallen të Zvicrës.

    Sipas raportimeve të atëhershme të mediave zvicerane, një shtetas kosovar, i identifikuar me inicialet Rrahman H., ishte dënuar në maj të vitit 2013 me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij.

    Ngjarja kishte ndodhur më 8 nëntor 2011, në afërsi të vendit të punës së gruas, me të cilën ai jetonte i ndarë.

    Sipas aktakuzës, ai e kishte pritur bashkëshorten dhe e kishte goditur me veturë nga pas. Më pas, kishte nxjerrë nga bagazhi një shufër hekuri dhe e kishte goditur disa herë në kokë, duke e lënë të vdekur në vend, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ai kishte kërcënuar edhe një punëtor të rrugës, i cili kishte tentuar t’i ofronte ndihmë viktimës.

    Gjatë procesit gjyqësor, kryetarja e trupit gjykues e kishte cilësuar veprën si jashtëzakonisht brutale dhe gjakftohtë. Sipas gjykatës, vrasja ishte planifikuar dhe ishte motivuar nga zemërimi e hakmarrja, pasi bashkëshortja kishte refuzuar të kthehej tek ai dhe kishte nisur një lidhje të re.

    “Ju e keni konsideruar veten zot të jetës së bashkëshortes suaj”, i ishte drejtuar gjyqtarja të dënuarit gjatë shpalljes së aktgjykimit.

    Gjykata kishte vendosur gjithashtu që dy fëmijët e çiftit të merrnin nga 35 mijë franga zvicerane si kompensim për dhimbjen e shkaktuar nga humbja e nënës. Avokati i tyre kishte deklaruar gjatë gjykimit se të dy fëmijët dëshironin që babai i tyre të qëndronte sa më gjatë në burg.

    Rasti i sotëm në Suharekë

    Ndërkaq, sot, më 18 nëntor 2026, në Suharekë ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë.

    Sipas informacioneve të para, Rrahman Hoti është identifikuar si i dyshuari për vrasjen e S.Dakës, rreth 60-vjeçar.

    Viktima fillimisht ishte plagosur me armë zjarri, por më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

    I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten objekt hetimi./Klankosova.tv

  • Kurti appoints his former deputy political adviser

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has named Flanza Podrimija as deputy minister at the Ministry of Foreign Affairs and Diaspora.

    The power, which earlier served as Kurt’s political adviser, will now be part of the leadership of this ministry.

    The news has been made known through the announcement of the Prime Minister’s Office, where Kurti said he wished for the new task and desired success in fulfilling her responsibilities.

    Source Layer: Insander

  • Suhareka assassination suspect expelled from Switzerland for his wife’s murder

    New details have been made white for 60-year-old Behemman Hoti, suspected of today’s serious murder in Suhareka, where a person was killed after shooting guns.

    The signal reports that Nundman Hoti had a criminal record in Switzerland, from where he was deported after killing his wife.

    According to information, he had suffered several years in prison for this crime before being expelled from the Swiss state.

    Hoti is suspected that today, after a conflict over a parking lot in Suhareka, he had shot several times in front of the victim, who later passed away as a result of his injuries.

    The suspect has already been arrested by police, while the case is being handled by competent organs.

    Source Layer: Insander

  • I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

    I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

    I dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

    Detaje të reja janë zbardhur për 60-vjeçarin Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë pas të shtënave me armë zjarri.

    Sinjali raporton se Rrahman Hoti kishte një të kaluar kriminale edhe në Zvicër, prej nga ishte dëbuar pasi kishte vrarë gruan e tij.

    Sipas informacioneve, ai kishte vuajtur disa vite burg për këtë vepër penale, para se të dëbohej nga shteti zviceran.

    Hoti dyshohet se sot, pas një konflikti rreth një parkingu në Suharekë, kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, i cili më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

    I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

    Burimi: Insajderi

  • Kurti emëron ish-këshilltaren e tij politike zëvendësministre

    Kurti emëron ish-këshilltaren e tij politike zëvendësministre

    Kurti emëron ish-këshilltaren e tij politike zëvendësministre

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fëllanza Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

    Podrimja, e cila më herët ka shërbyer si këshilltare politike e Kurtit, tashmë do të jetë pjesë e udhëheqjes së kësaj ministrie.

    Lajmi është bërë i ditur përmes njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ku thuhet se Kurti e ka uruar Podrimjan për detyrën e re dhe i ka dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj.

    Burimi: Insajderi