Blog

  • Andonovski: Government to Continue Support for Local Companies in Artificial Intelligence Application

    Digital Transformation Minister Stefan Andonovski attended the 21st annual MASIT conference, dedicated to the theme IA Agent. In a statement to the media, the Government will continue to support the local ICT sector and help the country’s companies apply artificial intelligence to their work.

    Like Government, we will continue to invest and support the TIK industry in the country. We have two big projects, DIGIT- MAK and INO-FEIT FDIH, which implies direct support for local companies for digital transformation. For that to happen, domestic IT companies are needed, Andonovski stressed.

    In the coming period, we will also support projects that imply digital transformation of businesses, their training, the use of IA, because we must capture the leadership, the minister said.

    He added that this issue is just as important to both business and state, because those who can use artificial intelligence will be able to hope for accelerated progress.

    In a journalist’s question about how much Macedonia remains behind European countries in the field of artificial intelligence, Andonovski stressed the lack of domestic data infrastructure./Telegraphy/

  • Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

    Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

    Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski mori pjesë në konferencën e 21-të vjetore të MASIT, kushtuar temës “IA Agjent”. Në një deklaratë për mediat, njoftoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë sektorin vendas të TIK-ut dhe të ndihmojë kompanitë e vendit të aplikojnë inteligjencën artificiale në punën e tyre.

    “Si Qeveri, ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të mbështesim industrinë e TIK-ut në vend. Kemi dy projekte të mëdha, DIGIT-MAK dhe INO-FEIT EDIH, që nënkuptojnë mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë vendase për transformimin digjital. Që kjo të ndodhë, nevojiten kompani vendase të IT-së”, theksoi Andonovski.

    “Në periudhën në vijim, do të mbështesim edhe projekte që nënkuptojnë transformim digjital të bizneseve, trajnimin e tyre, përdorimin e IA-së, sepse duhet të kapim prizën”, tha Ministri.

    Ai shtoi se kjo çështje është po aq e rëndësishme si për biznesin ashtu edhe për shtetin, sepse ata që dinë të përdorin inteligjencën artificiale “do të jenë në gjendje të shpresojnë për përparim të përshpejtuar”.

    Në pyetjen e një gazetari se sa mbetet Maqedonia prapa vendeve evropiane në fushën e inteligjencës artificiale, Andonovski theksoi mungesën e infrastrukturës së të dhënave vendase./Telegrafi/

  • Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

    Izraeli kërcënon të pushtojë më shumë territor në Gaza, Liban dhe Siri

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kërcënoi të mërkurën se do të pushtojë më shumë territor në Rripin e Gazës, Liban dhe Siri nëse tensionet përshkallëzohen në këto fronte në rast të një lufte të ripërtërirë kundër Iranit.

    Në një deklaratë, Katz tha se ushtria izraelite po vazhdon të mbajë kontrollin mbi “zonat e sigurisë” në Liban, Siri dhe Rripin e Gazës.

    Izraeli pushton rreth 70 për qind të Rripit të Gazës, përveç territoreve në Liban dhe Siri, disa prej të cilave i ka mbajtur për dekada.

    “Siç e kemi bërë të qartë: Izraeli nuk do të tërhiqet nga linjat aktuale të këtyre zonave të sigurisë, as nuk do të ridislokojë forcat e tij”, tha Katz.

    Ai e lidhi çdo tërheqje me shpërbërjen e grupit palestinez Hamas dhe çmilitarizimin e Rripit të Gazës, çarmatimin e grupit libanez Hezbollah në të gjithë Libanin dhe eliminimin e asaj që ai e përshkroi si “të gjitha kërcënimet xhihadiste” që vijnë nga Siria.

    “Nëse tensionet përshkallëzohen në fronte të ndryshme, ne jemi plotësisht të përgatitur për të kapur territor shtesë, për të evakuuar banorët lokalë dhe për ta përfshirë atë në perimetrin e përhershëm të sigurisë së Izraelit”, tha ai.

    Deklaratat e zyrtarëve izraelitë, përfshirë Katz, pasqyrojnë pritjet e përshkallëzimit të mundshëm, veçanërisht në Gaza dhe Liban, nëse Izraeli angazhohet në një konfrontim të ri me Iranin.

    Në Izrael janë shtuar paralajmërimet se kryeministri në detyrë Benjamin Netanyahu po bën presion të fortë për një rifillim të luftës kundër Iranit me shpresën për të qëndruar në pushtet.

    Udhëheqësit e “Bllokut të Ndryshimit” – kreu i të cilit, Gadi Eisenkot, është ngarkuar me formimin e një qeverie të re – thonë se Netanyahu po kërkon një gjendje të jashtëzakonshme për të imponuar formimin e një qeverie të unitetit kombëtar me pjesëmarrjen e tij.

    Netanyahu ka udhëhequr një qeveri të ekstremit të djathtë që nga fundi i vitit 2022, i përshkruar si më ekstremi në historinë e Izraelit.

    Netanyahu është duke u gjykuar me akuza për korrupsion që mund të çojnë në burg nëse dënohet.

    Ai gjithashtu që nga viti 2024 kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte në Rripin e Gazës që nga viti 2023. /AA/

  • Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare

    Arnold Schwarzenegger zbulon pse ende feston Krishtlindjet me ish-gruan e tij: Ne e ruajmë traditën familjare

    Arnold Schwarzenegger dhe ish-gruaja e tij Maria Shriver, pavarësisht divorcit të tyre, kanë vazhduar traditën familjare të festimit të Krishtlindjeve së bashku. Aktori zbuloi se ata mblidhen së bashku çdo vit për festat sepse fëmijët e tyre e duan t’i shohin së bashku.

    Duke folur për arsyet pse e ruajtën këtë zakon, Schwarzenegger theksoi se ishte e rëndësishme për ta që fëmijët të vazhdonin të përjetonin mbledhjet familjare si momente të përbashkëta.

    “Pavarësisht nëse je divorcuar apo jo, ne do të kthehemi bashkë”, tha ai në një intervistë për revistën People.

    Aktori, i cili luan Babagjyshin e Vitit të Ri në komedinë e re festive “Burri me çantën”, ka katër fëmijë me Maria Shriver: Katherine, Christina, Patrick dhe Christopher. Ish-çifti u martua në vitin 1986, u nda në vitin 2011 dhe divorci u finalizua zyrtarisht në vitin 2021. Schwarzenegger ka gjithashtu një djalë, Joseph Baena, me ish-shërbyesen e shtëpisë Mildred Patricia Baena.

    “Familja është gjithmonë bashkë. Edhe pse jemi të divorcuar, fëmijëve u pëlqen të na shohin bashkë. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë ta vlerësojmë këtë traditë”, tha aktori, i cili më parë shërbeu si guvernator i Kalifornisë.

    Schwarzenegger zbuloi gjithashtu se u ka përcjellë fëmijëve të tij disa tradita të Krishtlindjeve nga fëmijëria e tij në Austri dhe tani po ua prezanton ato nipërve dhe mbesave të tij. Ai ka tre nipër e mbesa, të cilët i trashëgoi nga vajza e tij Katherine, e cila është e martuar me aktorin Chris Pratt.

    Ai kujtoi gjithashtu se familja e tij në Austri kishte gjithmonë një pemë Krishtlindjesh që shtrihej nga dyshemeja në tavan.

    “Ajo gjithmonë prekte tavanin”, tha ai.

    Sot, familja mblidhet në shtëpinë e Maria Shriver për Krishtlindje, ku e festojnë festën së bashku me një pemë të madhe Krishtlindjesh.

    Schwarzenegger dhe Shriver vazhduan të kishin marrëdhënie të mira edhe pas ndarjes. Shriver i tha revistës PEOPLE në vitin 2025 se të dy kishin marrëdhënie të mira dhe se ende flisnin e qeshnin së bashku për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre dhe përvojat e tyre të jetës.

    “Qeshim shumë për shkak të fëmijëve tanë, nipërve dhe mbesave tona dhe vetes. Jemi krenarë për faktin që jemi ende në kontakt. Pothuajse 50 vjet”, tha ajo në atë kohë.

    “Burri me çantën”, me regji nga Adam Shankman dhe me protagonistë Alan Ritchson dhe Awkwafina, do të shfaqet premierë në Prime Video më 2 dhjetor. Schwarzenegger gjithashtu bashkëpunoi me Amazon në një fushatë festive, e cila përfshinte një reklamë të re të titulluar “Santa Schwarzenegger”. /Telegrafi/

  • 60-year-old Suhareka Murder Suspect Arrested

    The 60-year-old suspect in the murder that took place today in Suhareka, where a person was severely injured and then passed away.

    The signal teaches that the suspect had been identified by police after the incident and was on the run after leaving the scene.

    The first suspicions are that the event occurred after a conflict over a parking lot, where the suspect allegedly shot several times in the direction of the victim.

    The victim was originally sent to Emergency Emergency in serious health, but then passed away.

    The suspect has already been arrested by police, while the case is expected to be handled by competent organs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Suharekë

    Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Suharekë

    Arrestohet 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen në Suharekë

    Është arrestuar 60-vjeçari i dyshuar për vrasjen që ndodhi mesditën e sotme në Suharekë, ku një person mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë.

    Sinjali mëson se i dyshuari ishte identifikuar nga Policia pas ngjarjes dhe ndodhej në kërkim, pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti rreth një parkingu, ku i dyshuari dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

    Viktima fillimisht ishte dërguar në Emergjencë në gjendje të rëndë shëndetësore, por më pas ka ndërruar jetë.

    I dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga organet kompetente.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The person who got injured in Suhareka dies

    The man who was injured in Suhareka today passed away.

    The news has confirmed the Kosovo Police spokesman for the Prizren region, Sacir Bytyqi, who announced that the event was reported around 12:20.

    According to him, an unidentified person has fired guns at the victim.

    On the 18th,11,2026, about 12:20 p.m., it has been reported that an unknown person has fired a firearm in the direction of a male. As a result of the shooting, the victim has suffered bodily injuries and, in serious condition, has been transported to emergency medical treatment. As a result of the victim’s injuries, she passed away, she said Bytyqi.

    He has announced that the suspect has left the scene, while police are taking action to identify him and arrest him.

    The suspect has left the scene while police are taking all necessary actions with the aim of identifying and arresting him. At the same time, the site’s security has been made and the necessary investigative actions are under way to collect evidence and evidence that can help clarify the circumstances of this case, Bytyqi has declared.

    Source Layer: Insander

  • Vdes personi që u plagos në Suharekë

    Vdes personi që u plagos në Suharekë

    Vdes personi që u plagos në Suharekë

    Ka ndërruar jetë personi i cili u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 12:20.

    Sipas tij, një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

    “Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

    Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po ndërmerr veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

    “I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij. Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Bytyqi.

    Burimi: Insajderi

  • Real Madridi merr vendimin për Arda Gulerin, turku vazhdon kontratën deri në vitin 2032

    Real Madridi merr vendimin për Arda Gulerin, turku vazhdon kontratën deri në vitin 2032

    Real Madridi i ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm të talentit turk, Arda Guler, duke vendosur ta mbajë atë në skuadër edhe për disa vite.

    Burimi: Dukagjini

  • Flick refuzon katër transferime falas te Barcelona

    Flick refuzon katër transferime falas te Barcelona

    Hansi Flick ka refuzuar mundësinë e transferimit të katër futbollistëve të njohur të Ligës Premier te Barcelona për verën e vitit 2027, pavarësisht se ata mund të jenë të disponueshëm si lojtarë të lirë.

    Sipas raportimit të mediumit spanjoll El Nacional, Virgil van Dijk, Bruno Fernandes, Richarlison dhe Kaoru Mitoma u janë ofruar drejtuesve të klubit katalunas nga përfaqësuesit e tyre, duke shfrytëzuar faktin se kontratat aktuale të tyre mund të përfundojnë më 30 qershor 2027.

    Megjithatë, trajneri gjerman nuk është bindur nga asnjëri prej këtyre emrave dhe ka vendosur të mos e mbështesë afrimin e tyre.

    Vendimi lidhet me moshën, gjendjen fizike, formën dhe përshtatjen e tyre me projektin sportiv që ai synon të ndërtojë në Barcelonë.

    Në mesin e emrave të ofruar është edhe kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk. Mbrojtësi holandez, i cili do të jetë 36 vjeç në fillim të sezonit 2027/28, nuk konsiderohet si përforcimi i duhur për repartin defensiv. Flick ka dyshime nëse ai mund t’i përmbushë kërkesat fizike të sistemit të tij të lojës.

    Në të njëjtën situatë është edhe Bruno Fernandes. Mesfushori portugez i Manchester Unitedit, 32-vjeçar, ka kontratë deri në vitin 2027, me klubin anglez që ka mundësinë ta zgjasë atë edhe për një sezon.

    Megjithatë, Flick nuk e sheh transferimin e tij si prioritet, pasi Barcelona tashmë ka disa alternativa në pozitën ku luan portugezi.

    Në listën e futbollistëve të refuzuar është edhe sulmuesi brazilian Richarlison.

    Problemet e shpeshta fizike dhe mungesa e vazhdimësisë në paraqitje kanë ndikuar në vlerësimin e tij, pasi trajneri gjerman kërkon lojtarë që mund të jenë rregullisht në dispozicion gjatë gjithë sezonit.

    Ndërkohë, as japonezi Kaoru Mitoma nuk ka arritur ta bindë trajnerin e Barcelonës. Anësori i Brightonit, 29-vjeçar, ka pasur gjithashtu probleme fizike, ndërsa dyshimet për vazhdimësinë e tij në aspektin konkurrues kanë bërë që ai të mos jetë pjesë e planeve të Flickut.

    Kështu, pavarësisht mundësisë për t’i transferuar pa paguar tarifë për kartonin, Barcelona nuk pritet të bëjë lëvizje për asnjërin prej katër futbollistëve të Ligës Premier. /Telegrafi/