Blog

  • Bordi i Paqes i Trumpit kritikon Izraelin dhe Hamasin për dështimin në përfundimin e luftës në Gaza

    Bordi i Paqes i Trumpit kritikon Izraelin dhe Hamasin për dështimin në përfundimin e luftës në Gaza

    Raporti i paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së paralajmëron se armëpushimi në Gaza rrezikon të shembet, ndërsa popullsia palestineze vazhdon të përballet me kushte të rënda humanitare, mungesë ndihmash dhe shkatërrime të mëdha.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti në Suharekë, ky është personi që u qëllua

    Rasti në Suharekë, ky është personi që u qëllua

    Rasti në Suharekë, ky është personi që u qëllua

    Një person dyshohet se është qëlluar me armë zjarri sot në qytetin e Suharekës.

    Viktima u plagos, për motive dhe në rrethana akoma të paparta – ndërsa s’dihet gjendja e tij shëndetësore.

    Klan Kosova ka mësuar se personi që u qëllua është S.D., (emër i njohur për redaksinë), i cili në momentet kritike ishte me bashkëshorten.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

    “Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

    Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

    I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.

    Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”

  • Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

    Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

    Të shtëna në Suharekë, një person dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

    Një person i gjinisë mashkullore ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Suharekë.

    Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi për Klankosova.tv, rasti është raportuar rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

    I plagosuri, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

    Ndërkohë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

    Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet, ndërsa hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të zbardhur rrethanat e rastit.

  • Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

    Trump, Putin dhe Xi së bashku në Kinë

    Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë fotografuar së bashku për herë të parë në margjinat e samitit të APEC-ut, në prag të takimit të tyre historik që do të zhvillohet të enjten.

    Sipas pamjeve të publikuara, vihet re se Trump dhe Putin i dhanë dorën njëri-tjetrit.

    Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që nga takimi i tyre në Alaskë, në gusht të vitit të kaluar.

    Më pas, të tre liderët pozuan për një fotografi në grup së bashku me udhëheqësit e tjerë të APEC-ut.

    Ajo që bie në sy është se Xi e ftoi Putinin të ulej pranë bashkëshortes së tij, ndërsa Trumpit i kërkoi të qëndronte pranë tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë mbërritur në Qendrën Ndërkombëtare të Komunikimit në Shenzhen, ku po zhvillohet samiti i APEC-ut.

    Vladimir Putin e ka vlerësuar publikisht takimin trepalësh si një nxitje të partneritetit – në vend të izolimit – dhe si një mundësi për një shkëmbim konstruktiv pikëpamjesh.

    Ndërkohë, gjatë natës, ai ka ndjekur një qasje krejtësisht të kundërt në Ukrainë; çështje kjo që ka gjasa të jetë një nga temat e diskutimit mes liderëve.

    Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia e ka sulmuar fqinjin e saj me më shumë se 140 dronë sulmues.

    Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Shenzhen të Kinës, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga presidenti kinez, Xi Jinping.

    Xi e priti personalisht Trumpin në pistën e aeroportit, një nderim i rrallë për një lider të huaj, pasi presidenti kinez zakonisht nuk i pret personalisht krerët e shteteve kur zbresin nga aeroplanët.

    Kjo pritje konsiderohet edhe si një gjest reciprok, pasi Trump e kishte pritur Xi Jinpingun në pistën e aeroportit gjatë vizitës së tij shtetërore në SHBA, në shtator.

    Trump u përshëndet edhe me një përqafim nga presidenti kinez.

    Të dy liderët kaluan pranë gardës së nderit të ushtarëve kinezë dhe turmave që valëvisnin flamuj amerikanë e kinezë.

    Armët bërthamore, lufta në Iran dhe inteligjenca artificiale pritet të jenë pjesë e agjendës. Takimi ka gjasa të jetë gjithashtu veçanërisht i rëndësishëm për Ukrainën. /Telegrafi/

  • Zyrtare: Arda Guler nënshkruan kontratë afatgjate me Real Madridin

    Zyrtare: Arda Guler nënshkruan kontratë afatgjate me Real Madridin

    Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës me Arda Guler deri më 30 qershor të vitit 2032, duke siguruar kështu shërbimet e talentit turk për gjashtë vitet e ardhshme.

    21-vjeçari ka arritur marrëveshje të re me gjigantin spanjoll, në një moment kur vazhdon të ndërtojë karrierën e tij në mesin e futbollistëve më të rëndësishëm të klubit.

    Guler iu bashkua Real Madridit në korrik të vitit 2023, kur u transferua nga Fenerbahce, në moshën vetëm 18-vjeçare.

    Që nga ardhja në “Santiago Bernabeu”, mesfushori turk ka regjistruar gjithsej 126 paraqitje zyrtare me fanellën madrilene, duke qenë pjesë e skuadrës në fitimin e pesë trofeve.

    Në mesin e sukseseve të tij me Real Madridin janë Liga e Kampionëve, Kupa e Botës për Klube, Superkupa e Evropës, La Liga dhe Superkupa e Spanjës. Këto arritje e bëjnë periudhën e tij të deritanishme në Madrid mjaft të suksesshme, pavarësisht moshës së re.

    Përveç trofeve ekipore, Guler ka marrë edhe vlerësime individuale. Në shtator të këtij viti, ai u shpall lojtari më i mirë i ri i edicionit 2025/26 të Ligës së Kampionëve, një tjetër dëshmi e paraqitjeve të tij në garën më prestigjioze evropiane për klube.

    Futbollisti turk është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së vendit të tij, për të cilën deri më tani ka regjistruar 38 paraqitje.

    Me marrëveshjen e re, Real Madridi tregon besimin që ka te Guler dhe synimin për ta mbajtur atë pjesë të projektit të klubit në vitet e ardhshme./Telegrafi/

  • Gunshots fired in Suhareka, one person severely injured fugitive suspect

    Fireshots have been reported today in Suhareka, where a person has been severely injured and rushed to medical treatment.

    The suspect has managed to leave the site, while police have been in search of it, confirm the Police Signal spokesman for the Prizren region, Shacir Bytyqi, for Gazeta.

    According to the Police report, the case was reported on November 18, 2026, about 12:20 in the city of Suhareka, where an unknown person allegedly fired a gun in the direction of a male.

    As a result of the shooting, the victim has suffered bodily injuries, and because of his serious health condition, he has been transported to Emergency for medical treatment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Të shtëna me armë në Suharekë, një person plagoset rëndë – i dyshuari në arrati

    Të shtëna me armë në Suharekë, një person plagoset rëndë – i dyshuari në arrati

    Të shtëna me armë në Suharekë, një person plagoset rëndë – i dyshuari në arrati

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Suharekë, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor.

    I dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është vënë në kërkim të tij, konfirmon për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar më 18 nëntor 2026, rreth orës 12:20, në qytetin e Suharekës, ku një person i panjohur dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mashkulli.

    Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është transportuar në Emergjencë për trajtim mjekësor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka Pula meets Daniel Serwer, discuss developments in Kosovo, region

    The president of the Republic of Kosovo, Justina Shiroka Pula, has hosted the meeting of Professor Daniel Serwer, expert on the issues of the Western Balkans.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shiroka Pula takon Daniel Serwer, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe rajon

    Shiroka Pula takon Daniel Serwer, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe rajon

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.

    Burimi: Dukagjini

  • Eman Rrahmani ia përmend Armend Balokut rolin e tij në serialin "Fara e Flliqt": Edhe emrin e aktivitetit e ke pasur të tillë

    Eman Rrahmani ia përmend Armend Balokut rolin e tij në serialin “Fara e Flliqt”: Edhe emrin e aktivitetit e ke pasur të tillë

    Një debat i ashpër mes deputetit të PDK-së, Eman Rrahmani, dhe atij të VV-së, Armend Baloku, ka shoqëruar mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt.

    Përplasja mes dy deputetëve ka marrë edhe një kthesë interesante, kur Rrahmani ia ka përmendur Balokut angazhimin e tij në serialin humoristik “Fara e Flliqt”, duke iu referuar eksperiencës së tij në këtë projekt.

    Gjithçka nisi pas kërkesës së Rrahmanit që eksperti i çështjes, Skender Kandiq, të deklarohej nëse kishte konflikt interesi, duke qenë se, sipas deputetit të PDK-së, ai kishte pasur edhe angazhim politik.

    Pasi Baloku kundërshtoi nevojën për një deklarim të tillë, Rrahmani e akuzoi partinë në pushtet se po tentonte të fshihte të kaluarën politike të ekspertit. Në vazhdim, debati mes tyre u zhvendos në replika personale. “Kam përshtypjen se duhet të të marr si mentor”, i tha Baloku deputetit të PDK-së, pasi ky i fundit e akuzoi për aktrim.

    Rrahmani iu përgjigj duke i thënë se do të ishte e rëndë për të që ta kishte mentor, për të vazhduar më pas me një tjetër kundërpërgjigje.

    Kur Baloku e akuzoi për mungesë kulture dhe tha se nuk kishte vizituar asnjëherë ndonjë institucion kulturor në vend, Rrahmani ia përmendi eksperiencën në serialin humoristik. “Sa të ka njerëz si ju… sa je ka në gjendje që emrin e aktivitetit ia ka vendos ‘Fara e Flliqt’. Çka me të thanë tjetër?”, deklaroi Rrahmani.

    Kjo replikë iu referua serialit humoristik “Fara e Flliqt”, në të cilin Armend Baloku ka qenë pjesë si aktor. Debati u ndërpre pas ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit, Burim Ramadani, i cili kërkoi që diskutimi të vazhdonte në mënyrë më të rregullt.

    Ndryshe, mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar ka nisur procesin e intervistimit të dëshmitarëve lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, ku në mesin e zyrtarëve që pritet të intervistohen është edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. /Telegrafi/