Blog

  • Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

    Rama uron Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Kosovës

    Kryeministri Edi Rama ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

    Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i shpreh mbarësi dhe suksese, duke theksuar se zgjedhja erdhi në një kohë sfiduese për Kosovën.

    “Urime të përzemërta akademikes së mirënjohur, zonjës Justina Shiroka – Pula, për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës, në një fazë stiduese per Kosoven dhe ne nje kohe stiduese për krejt rajonin tone e për vetë Europën.

    Mbarësi e sukses për ju dhe Kosovën zonja Presidente”, shkruan Rama. /Telegrafi/

  • Ronaldo zbuloi arsyen e largimit nga Portugalia, por tani rrezikon një dënim të rëndë

    Ronaldo zbuloi arsyen e largimit nga Portugalia, por tani rrezikon një dënim të rëndë

    Cristiano Ronaldo ka publikuar një deklaratë të ashpër, në të cilën ka shpjeguar arsyet që qëndrojnë pas përplasjes së tij me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus, pas largimit nga grumbullimi i kombëtares pas fitores 2-1 ndaj Norvegjisë në Oslo.

    Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë pas ndeshjes në Norvegji, pasi Jesus vendosi të mos e aktivizonte, ndonëse e kishte përfshirë në bankën rezervë.

    Pas takimit, Jesus pranoi se i kishte thënë Ronaldos se mund të futej në lojë, por më pas kishte vlerësuar se “nuk ishte momenti i duhur që Cris të hynte në fushë”.

    Më vonë u zhvillua një takim për të sqaruar situatën mes Ronaldos, Jesusit dhe presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proençës. Pas kësaj, 41-vjeçari konfirmoi në rrjetet sociale se do të largohej nga grumbullimi i kombëtares.

    “Do t’u tregoj të gjithë portugezëve të vërtetën për arsyet që më shtynë të largohesha”, kishte deklaruar Ronaldo.

    Të martën, më 6 tetor, Ronaldo publikoi një deklaratë të gjatë, në të cilën bëri të qartë se mendonte se Jesus kishte shkelur besimin e tij në disa raste.

    Sipas raportimeve, problemi kryesor lidhej me vendimin e Jesusit për t’i thënë Ronaldos se nuk do të udhëtonte me skuadrën drejt Norvegjisë dhe Danimarkës për ndeshjet e dyta dhe të treta të kësaj pauze ndërkombëtare.

    Tani, Ronaldo mund të përballet edhe me pasoja disiplinore.

    Sipas mediumit portugez A Bola, kapiteni i Portugalisë rrezikon një pezullim nga një deri në gjashtë muaj, si dhe një gjobë financiare.

    Rregullorja disiplinore e Federatës Portugeze të Futbollit parashikon masa të ashpra për lojtarët që largohen nga grumbullimi i kombëtares pa leje.

    Në rregullore thuhet se një lojtar i grumbulluar që largohet ose mungon pa arsye të justifikuar nga stërvitja, ndeshja apo aktiviteti i kombëtares mund të dënohet me pezullim nga një deri në gjashtë muaj, ndërsa në rastin e një futbollisti profesionist parashihet edhe gjobë prej 500 deri në 1,000 euro.

    Një tjetër pikë e rregullores përcakton se mungesa ose largimi nga grumbullimi sjell edhe pezullimin automatik parandalues të lojtarit, sipas procedurave të përcaktuara./Telegrafi/

  • Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në

    Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në

    Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën e tyre në protestat në mbështetje të UÇK-së.

    Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka vlerësuar kontributin e qytetarëve dhe të kategorive të dala nga lufta, duke theksuar se përmes protestës së përbashkët është synuar mbrojtja e vlerave dhe e figurës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    “Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë. Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në. FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!”, thuhet në reagim.

  • Alaudin Hamiti ndan momente nga përgatitjet për sezonin e ri të BBVK: Xhirimet...

    Alaudin Hamiti ndan momente nga përgatitjet për sezonin e ri të BBVK: Xhirimet…

    Alaudin Hamiti ndan momente nga përgatitjet për sezonin e ri të BBVK: Xhirimet...

    Pak para nisjes së sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova, prezantuesi Alaudin Hamiti ka ndarë me ndjekësit disa momente nga prapaskenat e përgatitjeve.

    Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Hamiti shfaqet në ambientet e studios, ku shihet ekipi duke punuar për realizimin e materialeve të reja të formatit, transmeton Klankosova.tv.

    “Xhirimet e klipeve mbaruan”, ka shkruar ai ndër të tjera.

    Të gjitha këto pamje kanë shtuar kureshtjen e publikut për atë që do të sjellë sezoni i ri i BBVK-së, i cili pritet të rikthehet me të reja dhe surpriza për shikuesit.

  • Ura e re në Mitrovicë drejt përfundimit

    Ura e re në Mitrovicë drejt përfundimit

    Ura e re në Mitrovicë drejt përfundimit

    Punimet për ndërtimin e urës së re në Mitrovicë kanë hyrë në fazat e fundit të realizimit.

    Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, përfundimi i urës pritet të bëhet brenda afatit të paraparë, transmeton Klankosova.tv.

    “Ky investim do të rrisë sigurinë dhe efikasitetin në qarkullim, do të përmirësojë lidhjen ndërmjet zonave të qytetit dhe do të krijojë kushte më të mira për lëvizjen e qytetarëve, zhvillimin e bizneseve dhe aktivitetin ekonomik”, thuhet në njoftim.

  • OVL e UÇK-së: Arritëm ta mbrojmë UÇK-në

    OVL e UÇK-së: Arritëm ta mbrojmë UÇK-në

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta për protestën.

    OVL e UÇK-së në një postim në Facebook shkruan se arritën së bashku ta mbrojnë UÇK-në.

    “Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë,

    Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në.

    Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, shkruan OVL e UÇK-së. /Telegrafi/

  • Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans

    Ylli i “Harry Potter” zbulon arsyen pse iu bashkua OnlyFans

    Aktorja britanike, Jessie Cave, e njohur për rolin e Lavender Brown në serinë e filmave “Harry Potter”, ka rrëfyer më shumë për vendimin e saj për t’iu bashkuar platformës OnlyFans, pasi u refuzua për një angazhim në aktrim.

    Cave tregoi se përmbajtja që publikon në platformë nuk është e natyrës seksuale.

    Sipas saj, përdoruesit paguajnë për ta parë teksa luan me flokët e saj apo për të komunikuar me të.

    Jessie Cave

    Ajo tha se kjo mundësi i ka ndihmuar financiarisht në një periudhë të vështirë dhe e ka përshkruar si diçka që, në një farë mënyre, “i shpëtoi jetën”.

    Aktorja tregoi gjithashtu se disa nga ish-kolegët e saj të “Harry Potter” e kanë mbështetur pas vendimit për t’iu bashkuar OnlyFans.

    Ajo përmendi Devon Murray, i cili luante Seamus Finnigan dhe Evanna Lynch, e njohur për rolin e Luna Lovegood.

    Cave tha se gjatë një konvente të “Harry Potter” ata diskutuan dhe bënë shaka rreth OnlyFans, ndërsa kolegët i dhanë edhe ide për përmbajtjen.

    Pavarësisht se përmbajtja e saj nuk është krijuar si material seksual, Cave pranoi se disa prej abonentëve mund ta shohin atë në këtë mënyrë.

    Shtoi se nuk i gjykon këta persona, duke theksuar se shumë njerëz në botë ndihen të vetmuar dhe kërkojnë dikë me të cilin mund të flasin, veçanërisht gjatë natës. /Telegrafi/

  • Një lamtumirë madhështore për më të madhin: Argjentinasit me lot në sy i japin lamtumirën Messit pas pensionimit nga kombëtarja

    Një lamtumirë madhështore për më të madhin: Argjentinasit me lot në sy i japin lamtumirën Messit pas pensionimit nga kombëtarja

    Lionel Messi luajti ndeshjen e fundit për Argjentinën mëngjesin e sotëm (e mërkurë) në Monumental në Buenos Aires, në fitoren ndaj Beninin me rezultat 3-0 në një ndeshje miqësore.

    Përpara 85,000 tifozëve, Messi i dha fund karrierës së tij 21-vjeçare me ekipin kombëtar, gjatë së cilës shënoi 126 gola, fitoi Kupën e Botës 2022 dhe dy tituj të Kupës së Amerikës.

    Kapiteni argjentinas mori duartrokitje në këmbë nga publiku, ndërsa shokët e tij të ekipit, stafi i trajnerëve, trajneri Lionel Scaloni dhe tifozët i thanë lamtumirën në fushë.

    “Ka qenë një krenari e madhe të vesh këtë fanellë për më shumë se 20 vjet. Nuk kam pushuar kurrë së luftuari, nuk kam pushuar kurrë së dhëni më të mirën time. Do të doja shumë të kthehesha përgjithmonë, sepse të luash për ekipin kombëtar të Argjentinës është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë”, i tha Messi turmës nga qendra e fushës.

    Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 48-të pas një goditjeje nga këndi nga Messi, të cilën Nicolas Otamendi e dërgoi me kokë në rrjetë. Në minutën e 61-të, Messi asistoi të riun Nico Paz, i cili shënoi me këmbën e majtë, dhe dhjetë minuta më vonë ai shndërroi një penallti për rezultat 3-0.

    Dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes, gjyqtari e ndaloi ndeshjen për t’i bërë nderim kapitenit argjentinas. Messi luajti ndeshjen e tij të 208-të dhe të fundit për Argjentinën, duke veshur një fanellë të edicionit special me vija vertikale më të gjera, një diell të madh dhe numrin e artë 10 në shpinë.

    Më 31 gusht, Messi njoftoi fundin e performancave të tij për ekipin kombëtar, edhe pse ai ende po luan në një nivel të lartë në moshën 39 vjeçare.

    Pas ndeshjes, ai falënderoi shokët e tij të ekipit për trofetë që fituan dhe u tha atyre. “Ne duhet të ndërtojmë një grup të fortë dhe të bashkuar sepse ka njerëz që duan që ekipi kombëtar të dështojë dhe ne nuk duhet t’u japim atyre këtë kënaqësi”.

    Përpara lamtumirës në stadium, Messi mori një doktoraturë nderi nga Universiteti i Buenos Airesit, një institucion publik. Njohja iu dha atij në kompleksin stërvitor të ekipit kombëtar në periferi të Ezeizës, për performancën e tij në ekipin kombëtar dhe ndikimin e tij brenda dhe jashtë fushës. /Telegrafi/

  • Kosova me presidente të re, urimi i parë nga presidenti Begaj: Në çdo sfidë e hap Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

    Kosova me presidente të re, urimi i parë nga presidenti Begaj: Në çdo sfidë e hap Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

    Begaj në një postim në Facebook shkruan se në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë.

    “Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës!

    Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Begaj. /Telegrafi/


  • Faqja për të rritur rikthehet në këtë shtet, por me një kusht!

    Faqja për të rritur rikthehet në këtë shtet, por me një kusht!

    Faqja për të rritur rikthehet në këtë shtet, por me një kusht!

    Faqja për të rritur, Pornhub është rikthyer në Australi, tetë muaj pasi u tërhoq nga tregu australian për shkak të ligjeve të reja për verifikimin e moshës. Megjithatë, rikthimi nuk është i hapur për të gjithë përdoruesit: vetëm të rriturit që përdorin pajisje Apple mund të kenë akses në platformë.

    Kompania mëmë e Pornhub, Aylo, njoftoi të mërkurën se ka rikthyer aksesin për “përdoruesit e rritur të kualifikuar në Australi” që kanë konfirmuar moshën përmes sistemit të verifikimit të moshës të Apple në Australi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Faqja u largua nga tregu australian në muajin mars, pasi autoritetet vendosën rregulla të reja që kërkojnë nga përdoruesit të dëshmojnë se janë mbi 18 vjeç për të aksesuar përmbajtje për të rritur.

    Në atë kohë, kompania argumentoi se masat nuk do të garantonin mbrojtjen e fëmijëve dhe paralajmëroi për rreziqe të privatësisë së të dhënave, si dhe për mundësinë që përdoruesit të ekspozoheshin ndaj përmbajtjeve nga platforma që nuk respektojnë rregullat.