Blog

  • Policia e Ferizajt dhe Shtimes mbajnë ligjërata vetëdijësuese për nxënësit

    Policia e Ferizajt dhe Shtimes mbajnë ligjërata vetëdijësuese për nxënësit

    ipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, aktivitetet janë zhvilluar me nxënësit e klasave VII–IX në dy institucione arsimore.

    Në shkollën “Tefik Çanga” në Ferizaj, zyrtarët policorë kanë diskutuar me nxënësit për pasojat e përdorimit të narkotikëve, si dhe për masat e sigurisë gjatë përdorimit të internetit.

    Ndërkaq, në shkollën “Emin Duraku” në Shtime, temat e trajtuara përfshinë bullizmin, parandalimin e ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore ndaj këtyre dukurive.

    Ligjëratat janë mbajtur nga zyrtarë policorë të certifikuar si instruktorë, të cilët kanë informuar nxënësit për rreziqet dhe pasojat që mund të cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

    Në njoftimin e saj, Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se mbetet e përkushtuar në edukimin dhe vetëdijesimin e të rinjve, si dhe në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt për të gjithë.

    Përmes këtyre aktiviteteve, policia synon të forcojë bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë.

    Burimi: RTKLive

  • Putin takon Xi në Shenzen, pritet të mbërrijë Trump

    Putin takon Xi në Shenzen, pritet të mbërrijë Trump

    Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin janë takuar në qytetin kinez Shenzhen, në kuadër të samitit të APEC-ut, përpara mbërritjes së presidentit amerikan Donald Trump.

    Burimi: Dukagjini

  • Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike

    Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike

    Gërxhaliu: Kosova e humbi betejën energjetike

    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se Kosova e ka humbur betejën energjetike që në vitet e para pas luftës, për shkak të dështimit të investimeve në kapacitete të reja prodhuese, duke u bërë kështu e varur nga importi i energjisë elektrike.

    Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, Gërxhaliu ka thënë se kjo varësi e kufizon mundësinë e vendit për të zgjedhur burimet e furnizimit, ndërsa pasojat e mungesës së investimeve do t’i bartin edhe gjeneratat e ardhshme.

    “Eshtë e vërtetë që Kosova e ka humb betejën energjetike që në fillim të lirisë, do të thotë diku në vitet 2002-2003, kur kanë dështuar investimet në kapacitetet e reja prodhuese, qoftë Kosova e Re, qoftë edhe burimet tjera alternative. Fakti që jemi shtet me më shumë thengjill dhe kemi pasur një orientim në energji alternative, dhe nga të gjitha këto investime sot prodhohet vetëm një numër shumë i vogël i kilovatëve të rrymës elektrike, e vërtetë Kosovën e ka bërë të varur nga importi”, tha Gërxhaliu.

    Gërxhaliu për Ekonomia Online ka thënë se varësia nga importi e kufizon mundësinë e Kosovës për të zgjedhur burimet e furnizimit, veçanërisht në kohën kur edhe vendet e tjera po përballen me sfida në furnizimin me energji elektrike, transmeton Klankosova.tv.

    “Në këtë drejtim, vetë fakti që je i varur nga importi, e ke pak mundësi për të zgjedhur se nga ku do të furnizohesh. Në veçanti tani, kur jo vetëm Ballkani perëndimor, jo vetëm Kosova, por edhe Europa është, do të thotë në një farë sfide të furnizimit me energji elektrike, falë edhe krejt kësaj që duke ndodhur qoftë në luftë mes Rusisë dhe Ukrainës, qoftë në problemet me naftë, por definitivisht është një humbje e madhe që do ta paguajnë gjeneratat që do të vijnë”, shtoi.

    Ai ka theksuar se nuk duhet të humbet kohë duke kërkuar përgjegjësit për dështimin e projekteve energjetike, por të ketë më shumë transparencë në importin e energjisë elektrike.

  • Vendimi i Speciales nxiti reagime, Ahmeti thotë se nuk ishte befasi (VIDEO)

    Vendimi i Speciales nxiti reagime, Ahmeti thotë se nuk ishte befasi (VIDEO)

    Vendimi i Speciales nxiti reagime, Ahmeti thotë se nuk ishte befasi (VIDEO)

    Gjykata Speciale në Hagë ka marrë dje vendimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëakuzuarve të tij për veprën penale të pengimit të administrimit të drejtësisë.

    Vendimi ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në Kosovë.

    Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova ka folur edhe Bardh Ahmeti nga Partia Socialdemokrate, i cili deklaroi se vendimi nuk ishte befasi e madhe.

    “Dorën në zemër, nuk pati ndonjë befasi të madhe. Askush nuk u befasua fort, pasi pritshmëritë kanë qenë që, pas vendimit të parë dhe dënimit të rëndë ndaj krerëve të UÇK-së, edhe ky vendim do të ishte në disfavor të tyre”, u shpreh Ahmeti.

    Ai theksoi gjithashtu se, sipas tij, qytetarët e kanë humbur besueshmërinë ndaj Gjykatës Speciale.

    Për më shumë detaje, ndiqni linkun e mëposhtëm:

  • Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

    Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

    Është konfirmuar një rast me malarie në Shqipëri. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive.

    Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj, pacienti është nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin përkatës. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast tjetër, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për të.

    Rasti i konfirmuar ka rikthyer vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që prej dekadash nuk transmetohet në mënyrë endemike në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e regjistruara në vend kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur.

    Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë. /Tch/

  • Shefi i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane raportohet se ka vizituar Izraelin, mes frikës për rifillimin e një lufte të SHBA-së me Iranin

    Shefi i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane raportohet se ka vizituar Izraelin, mes frikës për rifillimin e një lufte të SHBA-së me Iranin

    Shefi i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane (CENTCOM), Admirali Brad Cooper, ka mbërritur në Izrael për t’u takuar me zyrtarë të lartë ushtarakë, në një kohë kur ka raportime për përgatitje amerikane për një rifillim të mundshëm të luftës kundër Iranit, njoftuan mediat izraelite.

    Sipas “Channel 12”, pas mbërritjes në Tel Aviv të martën, Cooper u takua me Shefin e Shtabit të Izraelit, Eyal Zamir, si dhe me zyrtarë të tjerë ushtarakë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Ky kanal e përshkroi vizitën si pjesë e vizitave të rregullta të Cooper-it, që synojnë forcimin e sigurisë dhe koordinimit ushtarak midis dy vendeve.

    Gjithashtu, u theksua se vizita mund të shërbejë për të rritur koordinimin në prag të zhvillimeve të mundshme.

    Edhe gazeta “Yedioth Ahronoth” raportoi për mbërritjen e Cooper-it.

    Kjo vizitë pason atë të komandantit të Flotës së Pestë të SHBA-së, Curt Renshaw, e cila përfundoi të premten pas bisedimeve me zyrtarë izraelitë mbi operacionet detare dhe bashkëpunimin ushtarak.

    Përgatitje për sulme të reja?

    Në një deklaratë të premten, ushtria izraelite njoftoi se Renshaw u takua me komandantin e Marinës izraelite, Eyal Harel, si dhe me oficerë të tjerë të lartë të marinës.

    Diskutimet u përqendruan në “aktivitetin detar gjatë luftimeve në pjesë të ndryshme”, thuhet në deklaratë, pa specifikuar operacionet apo vendndodhjet.

    Të dyja vizitat zhvillohen në një kohë kur mediat izraelite raportojnë për përgatitje të ushtrisë amerikane për një luftë të mundshme të ripërtërirë kundër Iranit.

    Transmetuesi publik izraelit KAN, duke cituar burime të paidentifikuara të martën, raportoi se kryeministri në detyrë Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kanë dhënë udhëzime që ushtria të mbetet në gatishmëri për një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

    Sipas burimeve, Zamir nuk e kundërshton një sulm izraelit, por thekson nevojën për të zgjedhur me kujdes momentin dhe për t’u koordinuar me Uashingtonin.

    Ndërkohë, të martën, SHBA-ja goditi ishullin iranian Qeshm në ngushticën e Hormuzit, pak orë pasi Garda Revolucionare e Teheranit njoftoi se kishte kryer një sulm ndaj një baze ushtarake në Bahrein, e cila përdoret nga Uashingtoni.

    Kjo ngushticë – një rrugë kyçe për transportin e naftës dhe gazit – është bërë epiqendra e luftës së bllokuar në Lindjen e Mesme, ku ushtria amerikane po punon për të mbrojtur anijet që kalojnë nëpër këtë rrugë ujore, duke sfiduar përpjekjet e Iranit për ta mbyllur atë.

    Dhuna e re ndodhi ndërsa SHBA-të zhvendosën “USS Theodore Roosevelt” në rajon, duke e çuar numrin e grupeve të transportuesve sulmues amerikanë në rajon në tre.

    Dislokimi i shtohet një pranie tashmë të madhe detare amerikane.

    Lufta e drejtpërdrejtë, e cila filloi në fund të shkurtit, është qetësuar kryesisht, por nuk ka pasur marrëveshje paqeje dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bllokojnë portet iraniane dhe të ndërpresin eksportet e naftës së saj. /Telegrafi/

  • Ejup Macedonia: Kosovo to continue support for Ukraine

    Kosovo Defence Minister Ejup Macedonia has attended the 37th meeting of the Ukraine Protection Contact Group, which was held at NATO Headquarters in Brussels.

    Macedonia has indicated that continued international partner support for Ukraine and its people was reaffirmed at this meeting.

    He has stressed that Kosovo is contributing concretely to this joint effort, citing the training of 146 Ukrainian members in seven groups, in co-operation with the US European Command ( EUCOM, as well as the sending of two military support packages.

    Macedonia has also announced that members of the Kosovo Security Force ( The KSF, for more than two years, has contributed to training Ukrainian recruits under Operation Interflex in the United Kingdom.

    He has reaffirmed that Kosovo will continue to stand near Ukraine in defence of freedom, sovereignty and peace in Europe.

    A stronger NATO in the Balkans means a safer Europe, Macedonian has written on Facebook.

    Source Layer: Insander

  • Ejup Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

    Ejup Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

    Ejup Maqedonci: Kosova do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën

    Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili u mbajt në Selinë e NATO-s në Bruksel.

    Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim u riafirmua vazhdimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë për Ukrainën dhe popullin e saj.

    Ai ka theksuar se Kosova po kontribuon konkretisht në këtë përpjekje të përbashkët, duke përmendur trajnimin e 146 pjesëtarëve ukrainas në shtatë grupe, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), si dhe dërgimin e dy pakove të mbështetjes ushtarake.

    Maqedonci ka bërë të ditur gjithashtu se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), për më shumë se dy vjet, kanë kontribuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ai ka ritheksuar se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë.

    “Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    Burimi: Insajderi

  • Exclusive That’s what happens in Prizren. The agent at Sigal. He takes his car out of the parking lot.

    A Mitsubishi disappears from the parking lot, the owner denouncing his theft at the police station, and one day later it is discovered that a security agent had taken his car, claiming to have confused him with his client’s vehicle. This unusual event has occurred in Prizren’s Dardania district, the Signal newspaper learns.

    It all started on the morning of November 16, when E.S., about 34-year-old, had parked Mitsubishi car near the bar where he worked, on the Banim Berisha Street.

    Around 9:00, when he was out, the car was gone.

    Aware that his vehicle had been stolen, he had appeared at Prizren-North Police Station, where around 10:30 he had denounced the case.

    But police investigations found a whole different course of the event.

    On November 17, investigators identified the vehicle owner. According to signal sources, it’s Fyzulla Mazrek, about 52-year-old

    After association with the police, Mazreku has claimed to work as an auto insurance agent at the Sygal Company.

    According to him, there was an agreement that morning with a client to conduct a car registration.

    However, instead of taking the client’s vehicle, he claims he mistook E Mitsubishi. S, since both cars were of the same model and were in the same location.

    So a car reportedly stolen resulted in being taken from a security agent, who says that everything had happened by a mix.

    The vehicle was found in regular condition and returned to the owner.

    The State Prosecutor has been announced in the case, while the case will be prosecuted in regular procedure.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Ndodh edhe kjo në Prizren – agjenti i “Sigal” ia zhduk veturën nga parkingu, në Polici thotë se e ngatërroi me atë të klientit

    Ekskluzive | Ndodh edhe kjo në Prizren – agjenti i “Sigal” ia zhduk veturën nga parkingu, në Polici thotë se e ngatërroi me atë të klientit

    Ekskluzive | Ndodh edhe kjo në Prizren – agjenti i “Sigal” ia zhduk veturën nga parkingu, në Polici thotë se e ngatërroi me atë të klientit

    Një Mitsubishi zhduket nga parkingu, pronari e denoncon vjedhjen në Polici, ndërsa një ditë më vonë zbulohet se veturën e kishte marrë një agjent sigurimesh, i cili pretendon se e kishte ngatërruar me automjetin e klientit të tij. Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në lagjen Dardania të Prizrenit, mëson Gazeta Sinjali.

    Gjithçka nisi mëngjesin e 16 nëntorit, kur E.S., rreth 34-vjeçar, e kishte parkuar veturën Mitsubishi pranë lokalit ku punonte, në rrugën “Bekim Berisha”.

    Rreth orës 09:00, kur kishte dalë jashtë, vetura nuk ishte më aty.

    I bindur se automjeti i ishte vjedhur, ai ishte paraqitur në Stacionin Policor Prizren-Veri, ku rreth orës 10:30 kishte denoncuar rastin.

    Por hetimet e Policisë zbuluan një rrjedhë krejt tjetër të ngjarjes.

    Më 17 nëntor, hetuesit identifikuan personin që kishte marrë automjetin. Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Fejzulla Mazrekun, rreth 52-vjeçar

    Pas shoqërimit në Polici, Mazreku ka deklaruar se punon si agjent i sigurimeve të automjeteve në kompaninë “Sigal”.

    Sipas tij, atë mëngjes kishte pasur një marrëveshje me një klient për t’ia kryer regjistrimin e veturës.

    Mirëpo, në vend që të merrte automjetin e klientit, ai pretendon se kishte marrë gabimisht Mitsubishi-n e E.S, pasi të dyja veturat ishin të të njëjtit model dhe ndodheshin në të njëjtin lokacion.

    Kështu, një veturë e raportuar si e vjedhur rezultoi të ishte marrë nga një agjent sigurimesh, i cili thotë se gjithçka kishte ndodhur nga një ngatërrim.

    Automjeti është gjetur në gjendje të rregullt dhe i është kthyer pronarit.

    Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa çështja do të procedohet në procedurë të rregullt.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali