Blog

  • Midis deklaratës së Ronaldos dhe daljes në pension të Messit: kush e fitoi betejën e kërkimit në Google?

    Midis deklaratës së Ronaldos dhe daljes në pension të Messit: kush e fitoi betejën e kërkimit në Google?

    Rrallë ndodh që dy polet e futbollit botëror të përplasen kaq mirë. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e ndriçuan skenën pothuajse në të njëjtin moment, me portugezin që lëshoi një deklaratë të zjarrtë që nxori në pah krizën e tij me trajnerin e ekipit kombëtar Jorge Jesus, pikërisht kur rivali i tij argjentinas arriti një moment historik duke njoftuar fundin e karrierës së tij ndërkombëtare me Argjentinën.

    Ronaldo theu heshtjen dhe hapi zjarr ndaj asaj që kishte ndodhur brenda kampit të Portugalisë, duke shpjeguar publikisht detajet e grindjes së tij me Jorge Jesus. Mediat sociale shpërthyen. Debati mbi të ardhmen e kapitenit të Portugalisë dhe marrëdhënien e tij me ekipin kombëtar papritmas u përhap kudo.

    Ndërkohë, Messi po përjetonte diçka krejtësisht të ndryshme, pasi kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Argjentinës në një skenë që u bë temë diskutimi global.

    Emri i Ronaldos u përfol shumë pas asaj deklarate shpërthyese. Emri i Messit ishte i lidhur me një lamtumirë historike nga ekipi kombëtar që ai e kishte udhëhequr drejt lavdisë në vitet e fundit.

    Prej andej lindi një betejë tjetër, e zhvilluar larg fushës dhe e matur me shifra të ftohta: sa tifozë anembanë botës shkuan në kërkim të secilës legjendë.

    Messi e mposht Ronaldon në betejën e kërkimit

    Lëreni mënjanë stuhinë mediatike dhe shifrat e kërkimit tregojnë historinë e tyre, me Lionel Messin që dominon betejën online. Nëse përballeni me termat Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në Google Trends gjatë 24 orëve të fundit, Messi është në krye të interesit global me një diferencë të madhe ndaj rivalit të tij portugez.

    Asnjë surprizë në Argjentinë, ku mbretëroi Messi, as në Portugali, ku Ronaldo kishte ndikim. Megjithatë, kudo tjetër, dominimi i Messit shtrihej në një gamë të gjerë vendesh.

    Brazili, Spanja, Franca, Anglia dhe Gjermania anuan më qartë nga Messi kur dy emrat u përballën me njëri-tjetrin. Argjentinasi gjithashtu doli në krye të një liste të gjatë të tregjeve të mëdha të futbollit përtej Evropës dhe Amerikës së Jugut, duke e shndërruar atë që zakonisht është një rivalitet i ngushtë në një mori interesash globale gjatë orëve rreth lamtumirës së tij ndërkombëtare.

    Ndërsa Ronaldo e zotëroi momentin brenda Portugalisë me një deklaratë që i bëri të gjithë të flasin hapur, Messi e mbajti fronin online në të gjithë globin. Paraqitja e tij e fundit me Argjentinën tërhoqi më shumë vëmendje sesa kriza e Ronaldos.

    Ndoshta Ronaldo e zgjodhi kohën qëllimisht, duke e bërë deklaratën e tij disa orë para tërheqjes së Messit nga kombëtarja për të fshehur rivalin e tij historik dhe për të tërhequr vëmendjen globale drejt sagës së Jorge Jesus.

    Nëse është kështu, plani dështoi. Krahasimi i drejtpërdrejtë midis dy emrave në shifrat e kërkimit në një listë të gjatë vendesh tregoi një histori të qartë: Lamtumira e Messit me Argjentinën ishte ngjarja që tërhoqi më shumë vëmendje në mbarë botën. /Telegrafi/

  • Inaugurimi i Justina Shiroka-Pulës, familjarët e ngushtë arrijnë në ceremoni (VIDEO)

    Inaugurimi i Justina Shiroka-Pulës, familjarët e ngushtë arrijnë në ceremoni (VIDEO)

    Inaugurimi i Justina Shiroka-Pulës, familjarët e ngushtë arrijnë në ceremoni (VIDEO)

    Pas pak pritet të fillojë inaugurimi i presidentes së re, Justina Shiroka Pula.

    Në ceremoni tashmë kanë arritur edhe familjarët e ngushtë të akadamikes, njofton Klankosova.tv.

    Shiroka-Pula u zgjodh kryetare e shtetit me 81 vota të deputetëve.

  • Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

    Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

    Trepça dhe Bashkimi zbresin sonte në parket për aventurën evropiane

    Dy skuadrat kosovare, Trepça dhe Bashkimi, e nisin sonte fushatën në FIBA Europe Cup, me synimin për ta nisur me rezultat pozitiv garën ndërkombëtare.

    Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Promitheas Patras. Përballja në palestrën “Minatori” nis në orën 18:30 dhe vlen për Grupin A.

    Skuadra greke vjen me një përbërje që përfshin disa emra interesantë, mes tyre Alex Antetokounmpo, vëllai i yllit të NBA-së, Giannis Antetokounmpo. Në radhët e Promitheasit janë edhe amerikanët Shannon Evans, Kendal Coleman dhe Zac Cuthbertson.

    Për Trepçën, kjo do të jetë një përballje e rëndësishme për të nisur në mënyrën më të mirë aventurën në garën evropiane, përballë një kundërshtari me përvojë në basketbollin ndërkombëtar.

    Në anën tjetër, Bashkimi do ta nisë rrugëtimin evropian një orë më vonë. Prizrenasit në palestrën “Sezai Surroi” presin Valmiera Glass VIA nga Letonia, në ndeshjen e Grupit F që fillon në orën 19:00.

    Valmiera Glass VIA garon në ligën letonezo-estoneze, ndërsa në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup do të përballet edhe me Manchester Basketball, Elan Chalon dhe Bigbank/Kalev.

    Në edicionin 2026/27 të FIBA Europe Cup marrin pjesë 48 skuadra, të ndara në grupe.

    Trepça dhe Bashkimi kanë sonte rastin ta hapin aventurën evropiane me fitore dhe të marrin rezultatet e para në këtë edicion të garës ndërkombëtare.

  • Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

    Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

    Morën pjesë në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, kush janë dy banoret e reja të BBVK-së?

    Në emisionin “Kosova Today” është përfolur për banorët e sezonit të ri të Big Brother VIP Kosova.

    Thuhet se dy banore ishin prezente në dasmën përrallore të Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrustës, transmeton Klankosova.tv.

    Për të zbuluar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:

  • Rita Ora shpërndan videon e Klan Kosovës nga betimi i Justina Shiroka-Pulës

    Rita Ora shpërndan videon e Klan Kosovës nga betimi i Justina Shiroka-Pulës

    Rita Ora shpërndan videon e Klan Kosovës nga betimi i Justina Shiroka-Pulës

    Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.

    Ajo ka ripostuar në InstaStory një video të Klan Kosovës, ku shfaqet momenti i betimit të presidentes së re, me titullin: “Betohet presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula”.

    Me këtë veprim, Rita Ora ka përcjellë një mesazh urimi për zgjedhjen e presidentes së re, duke vënë në pah edhe faktin se në krye të shtetit të Kosovës është zgjedhur një grua./Klankosova.tv

  • Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

    Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

    Arrestohet në Ulqin një shtetas i Kosovës për sulm ndaj një bashkëkombësi

    Një shtetas i Kosovës, me inicialet M.K., është arrestuar në Ulqin të Malit të Zi, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një bashkëkombës, me inicialet S.B.

    Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, rasti është raportuar të hënën rreth orës 22:30, kur S.B. ka njoftuar Departamentin e Sigurisë në Ulqin se ishte sulmuar fizikisht nga M.K. në zonën e Plazhit të Madh.

    Sipas policisë, M.K. e kishte goditur S.B.-në me duar dhe këmbë në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit, pas së cilës ishte larguar në drejtim të panjohur.

    Sipas “Vijesti”, për rastin ishte njoftuar Qendra Rajonale e Policisë Kufitare “Jug”, pjesëtarët e së cilës ndaluan në pikën kufitare Sukobinë-Muriqan një automjet në të cilin ndodheshin M.K. dhe një person tjetër, teksa dyshohet se po tentonin të largoheshin nga Mali i Zi.

    I dyshuari është shoqëruar në ambientet zyrtare të Departamentit të Sigurisë në Ulqin, ku është marrë në pyetje lidhur me rrethanat e incidentit.

    Policia njoftoi se për rastin është informuar prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Ulqin, i cili ka urdhëruar ndalimin e shtetasit të Kosovës M.K. nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sjellje e dhunshme” ndaj viktimës S.B.. /Klankosova.tv

  • PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

    PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

    PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia

    Partia Demokratike e Kosovës ka falënderuar qytetarët, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së për pjesëmarrjen në protestat e zhvilluara gjatë tri javëve të fundit në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës.

    Përmes një reagimi, PDK-ja ka thënë se protestat u zhvilluan në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit në Hagë dhe në mbështetje të kërkesës për votimin e ligjit të iniciuar nga kjo parti, i cili, sipas PDK-së, synon mbrojtjen e historisë së luftës së UÇK-së, transmeton Klankosova.tv.

    “Zëri dhe qëndresa juaj u bënë forcë për përmbushjen e kësaj kërkese të drejtë”, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Partia ka shprehur gjithashtu solidaritet me personat që janë lënduar gjatë protestave, duke u uruar atyre shërim të shpejtë.

    Në mesin e të lënduarve, PDK-ja ka përmendur edhe ish-deputetin dhe veteranin e UÇK-së, Gazmend Bytyqi, për të cilin pretendon se është dhunuar gjatë protestave.

    Sipas PDK-së, Bytyqi tashmë e ka paraqitur rastin në Inspektoratin Policor të Kosovës.

    “U bëjmë thirrje edhe të gjithë qytetarëve të tjerë që konsiderojnë se ndaj tyre janë përdorur masa joproporcionale gjatë protestave, që t’i paraqesin ankesat e tyre në Inspektoratin Policor të Kosovës”, thuhet në reagim.

    PDK-ja ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të hetojnë në mënyrë të paanshme çdo rast të raportuar për tejkalim të autorizimeve dhe përdorim të pajustifikueshëm të dhunës nga zyrtarët policorë gjatë protestave.

    Në të njëjtën kohë, partia ka theksuar se mbështet Policinë e Kosovës dhe punën e saj në shërbim të qytetarëve.

    “PDK-ja është krenare me Policinë e Kosovës dhe përkushtimin e saj në shërbim të qytetarëve. Pikërisht për ta mbrojtur profesionalizmin dhe besimin në këtë institucion, çdo shkelje individuale duhet të trajtohet dhe përgjegjësia të përcaktohet”, thuhet në reagim.

  • U fut në listën e “armiqve të Ukrainës”, Kerkez thyen heshtjen dhe tregon çfarë ndodhi

    U fut në listën e “armiqve të Ukrainës”, Kerkez thyen heshtjen dhe tregon çfarë ndodhi

    Mbrojtësi i Hungarisë dhe Liverpoolit, Milos Kerkez, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe babait të tij në një databazë që liston persona të cilësuar si “armiq të Ukrainës”.

    Kerkez u përfshi në një situatë të tensionuar me ukrainasin Viktor Tsygankov gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve mes dy përfaqësueseve. Gjatë takimit, mbrojtësi hungarez e kapi Tsygankovin për jake, duke shkaktuar reagime të shumta.

    Situata u përshkallëzua edhe më shumë pas një postimi të babait të Kerkezit, Sebastijan, i cili raportohet se publikoi në Instagram një fotografi nga momenti i incidentit, të shoqëruar me këngën “Russian Paradise” të reperit AK-47, në një referencë të dukshme ndaj luftës Rusi-Ukrainë.

    Pas këtij postimi, emrat e Milos Kerkezit dhe babait të tij u shfaqën në Myrotvorets, një databazë që publikon emrat, fotografitë dhe të dhëna personale të njerëzve që i cilëson si “armiq të Ukrainës”.

    Myrotvorets nuk drejtohet dhe nuk është e lidhur zyrtarisht me qeverinë ukrainase.

    Në të njëjtën listë është përfshirë edhe deputeti hungarez Balazs Hidveghi, i cili e cilësoi si turp faktin që Ministria e Jashtme e Hungarisë nuk kishte reaguar në mbrojtje të Kerkezit dhe babait të tij.

    Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Hungarisë, Anita Orban, reagoi në rrjetet sociale duke dënuar kritikat dhe sulmet ndaj Kerkezit dhe Hidveghit.

    Tashmë, vetë Kerkez ka folur për situatën dhe reagimet e shumta që pasuan incidentin me Tsygankovin.

    “Personalisht, nuk kam mbështetur dhe nuk mbështes asnjë agresion në jetën time. Nuk jam person që e konsideron të pranueshme çdo gjë që u shkakton dëm të tjerëve”, deklaroi Kerkez për mediumin hungarez Telex.

    “Megjithatë, në një ndeshje futbolli gjithmonë ka tension dhe në ndeshjen kundër Ukrainës, gjithçka që bëra ishte të mbroja kapitenin tonë, mikun tim. Do ta kisha bërë të njëjtën gjë edhe nëse përballë nesh do të ishte një shtet tjetër”, shtoi mbrojtësi i Liverpoolit./Telegrafi/

  • ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

    ASH: Evropa vazhdon t’i mbajë dyert hapur për Maqedoninë e Veriut, Qeveria vazhdon të humbë kohë

    Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të qartë. Momentumi i zgjerimit është real dhe Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë tani. Por pesë ditë pas vizitës, Qeveria ende nuk ka treguar se ka një plan konkret për debllokimin e procesit eurointegrues, thonë nga ASH.

    “Në reagimin tonë të 30 shtatorit ne kërkuam një plan publik me afate për përmbushjen e detyrimeve evropiane, përfshirë ndryshimet kushtetuese dhe reformat në drejtësi. Kërkuam gjithashtu që pas vizitës të thirret një tryezë e forcave politike parlamentare për të ndërtuar konsensusin e nevojshëm.

    Deri më sot nuk kemi parë asnjërën.

    Kanë kaluar pesë ditë nga vizita, ndërsa ende nuk është zhvilluar asnjë takim bilateral me Bullgarinë. Është dërguar kërkesë për takim dhe flitet për një takim të mundshëm në Sofje, por vendit i duhen rezultate konkrete dhe një proces i mirëfilltë politik, jo vetëm paralajmërime për takime.

    Von der Leyen e bëri të qartë se ekziston një hap kyç që duhet ndërmarrë për avancimin e negociatave. Në të njëjtën kohë, ajo vlerësoi rezultatet në Planin e Rritjes dhe paralajmëroi investime të tjera evropiane.

    Evropa po jep sinjale të qarta se dera mbetet e hapur. Pyetja është sa gjatë do të vazhdojë Qeveria të humbë kohë.

    Ne kërkojmë iniciativë politike, dialog serioz me Bullgarinë, tryezë të forcave parlamentare dhe afate konkrete për zbatimin e detyrimeve evropiane. Përgjegjësia për ta nisur këtë proces i takon Qeverisë”, thonë nga ASH./Telegrafi/

  • "Kjo nuk është modele", Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit

    “Kjo nuk është modele”, Gigi Hadid kritikohet për ecjen në pasarelën e Parisit

    Gigi Hadid është përballur sërish me kritika në rrjetet sociale për mënyrën e saj të ecjes në pasarelë, këtë herë pas paraqitjes në Javën e Modës në Paris.

    Modelja 31-vjeçare mori pjesë në sfilatën e Miu Miu, ku u shfaq me një veshje sportive dhe elegante, të kombinuar me aksesorë në stilin e viteve ’90.

    Megjithatë, pas publikimit të videos së sfilatës nga “Vogue”, shumë përdorues kritikuan ecjen dhe qëndrimin e saj në pistë.

    Disa e cilësuan paraqitjen si të dobët, e të tjerë vunë në pikëpyetje edhe suksesin e saj në industrinë e modës.

    Kritikat ndaj Hadid vijnë vetëm pak javë pasi ajo ishte komentuar negativisht edhe për ecjen në sfilatën e Tommy Hilfiger gjatë Javës së Modës në New York.

    Megjithatë, kritikat në rrjet nuk e kanë zbehur praninë e saj në industrinë e modës, ku Hadid vazhdon të jetë një prej emrave më të kërkuar dhe të pranishëm në sfilatat e markave prestigjioze.

    Paraqitja e saj në Paris ka treguar edhe një herë se çdo hap i modeles në pasarelë mund të kthehet në temë diskutimi online. /Telegrafi/