Blog

  • Mickoski: Nuk do të mbështes propozim ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave

    Mickoski: Nuk do të mbështes propozim ligjin e LSDM-së për rritjen e pagave

    Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski vlerëson se paga minimale dhe pagat e tjera duhet të rriten, por ai nuk do ta mbështesë projektligjin e LSDM-së për rritjen e pagës minimale në 600 euro.

    Ai për “Lokalno” tha se ky është një propozim nga opozita që shkatërroi dhe grabiti Maqedoninë.

    “Opozita, e cila nuk ka kredibilitet, as publik dhe as politik, dhe e cila është e bllokuar në kënetën e vet politike, dhe mendoj se do të jetë në margjinat e skenës politike për një kohë të gjatë”, tha Mickoski.

    Ai ende beson se Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në rritjen e pagave, domethënë se kjo duhet të rezultojë nga dialogu social midis punëtorëve dhe punëdhënësve.

    “Përndryshe, po, unë jam për rritjen e pagës minimale, po, unë jam për rritjen pagave dhe dua që të ketë paga më të larta, por edhe ky proces duhet të zhvillohet në kuadër të dialogut social midis punëtorëve dhe punëdhënësve, tha Mickoski./Telegrafi/

  • Shtohet numri i protestuesve para Kuvendit, brohorasin njëzëri “UÇK”

    Shtohet numri i protestuesve para Kuvendit, brohorasin njëzëri “UÇK”

    Shtohet numri i protestuesve para Kuvendit, brohorasin njëzëri “UÇK”

    Është shtuar numri i qytetarëve që po protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

    Këta protestues, njëzëri po brohorasin “UÇK, UÇK”, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërsa ende nuk është thirrur seancë për presidentin apo edhe për Ligjin për Specialen, teksa qytetarët po protestojnë për votimin e këtij të fundit.

  • Nis vendosja e tendave në sheshin e Prishtinës

    Nis vendosja e tendave në sheshin e Prishtinës

    Nis vendosja e tendave në sheshin e Prishtinës

    Në sheshin e Prishtinës ku aktualisht po protestohet ka nisur vendosja e tendave.

    Ato janë paralajmëruar nga organizatori i protestave, Çlirim Haziri i tha se do të qëndrojnë në shesh derisa të votohet Ligji për Specialen.

    Ndërkohë, numri i protestuesve është shtuar derisa qytetarët janë në pritje të nisjes së një seanca brenda së cilës do të votohej ky ligj në lexim të dytë./Klankosova.tv

  • Nelson Hysa me mesazh patriotik para duelit me Agit Kabayel: Ejani me flamurin më të mirë në botë

    Nelson Hysa me mesazh patriotik para duelit me Agit Kabayel: Ejani me flamurin më të mirë në botë

    Nelson Hysa është takuar për herë të parë “face to face” me kundërshtarin e tij të radhës, boksierin gjerman me origjinë kurde, Agit Kabayel, me të cilin do të përballet më 28 nëntor në stadiumin “Spiel Arena” në Dusseldorf.

    Në prag të kësaj përballjeje të madhe, Hysa ka shprehur entuziazmin e tij për sfidën, por edhe për atmosferën që pritet të krijohet në stadium, ku pret një mbështetje të madhe nga tifozët shqiptarë.

    Boksieri shqiptar e ka vlerësuar marrëveshjen për këtë duel, duke falënderuar të dyja ekipet për mundësinë që iu dha për t’u përballur me Kabayel.

    “Faleminderit ekipit tim dhe ekipit të Agit Kabayel që pranuan ofertën time për të luftuar. Kam një karrierë të madhe dhe jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e kësaj atmosfere”, u shpreh Hysa.

    Hysa e di se në Dusseldorf nuk do të jetë i vetëm. Ai pret që mijëra shqiptarë të jenë të pranishëm në stadium për ta mbështetur në një prej sfidave më të rëndësishme të karrierës së tij.

    “E di që do të ketë shumë tifozë shqiptarë. Jam i emocionuar të shoh flamurin tim në këtë stadium dhe jam i lumtur që do ta vendos flamurin tim në titullin botëror”, deklaroi ai.

    Hysa u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë të pranishëm në stadium, duke kërkuar që atmosfera të jetë kuqezi.

    “I ftoj të gjithë shqiptarët të jenë aty me flamurin më të mirë në botë dhe t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi më të mirët në botë”, përfundoi Hysa./Telegrafi/

  • Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, vdes një nxënës dhe lëndohen tetë tjerë

    Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, vdes një nxënës dhe lëndohen tetë tjerë

    Një nxënës që ishte plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë të mesme në lagjen Başakşehir të Stambollit ka vdekur, njoftoi ministri turk i Arsimit, Yusuf Tekin.

    Në sulmin në shkollën Kayaşehir Sheikh Shamil Imam Hatip u plagosën gjithsej tetë nxënës, ndërsa autoritetet fillimisht raportuan se njëri prej tyre ishte në gjendje kritike dhe dy të tjerë në gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

    Sipas autoriteteve, një vajzë e lindur në vitin 2011, nxënëse e një shkolle të mesme në Küçükçekmece, hyri në oborrin e shkollës në Kayabaşı dhe sulmoi me thikë nxënësit në mënyrë të rastësishme.

    Guvernatori i Stambollit, Davut Gül, tha se e dyshuara jetonte në të njëjtën lagje dhe kishte hyrë në shkollë e veshur me uniformë. Ajo u ndalua nga personeli i sigurisë dhe iu dorëzua policisë.

    Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa autoritetet thanë se pesë nxënës kishin plagë të lehta dhe pritej të përfundonin trajtimin gjatë ditës. Dy të tjerë po vazhdonin trajtimin dhe gjendja e tyre po përmirësohej. /Telegrafi/

  • Rame Lahaj performon pak nga “O Vendi Im”, pjesë e repertorit të turneut ndërkombëtar

    Rame Lahaj performon pak nga “O Vendi Im”, pjesë e repertorit të turneut ndërkombëtar

    Edhe katër ditë kanë mbetur deri në koncertin e parë të “PASSION & ORIGIN”, që do të mbahet në Zürich. Në prag të koncertit, Rame Lahaj ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, ku interpreton një pjesë nga “O Vendi Im” dhe i fton të bashkohen me të më 10 tetor.

    Koncerti në Kongresshaus Zürich shënon nisjen e turneut ndërkombëtar të tenorit kosovar me famë botërore, i cili do të ngjitet në skenë së bashku me ARMA Ensemble.

    “PASSION & ORIGIN”, sjell një program që ndërthur repertorin shqiptar me këngë italiane, chanson franceze dhe muzikë nga kinemaja, duke bashkuar pjesë të ndryshme të repertorit të Lahajt.

    Pas Zürichut, turneu vazhdon në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor, ndërsa listës së ndalesave pritet t’i shtohen edhe qytete të tjera.

    Video e interpretimit “O Vendi Im”: https://www.instagram.com/reel/DeJRe0bKUU_/?stkn=MTZxNnU2OW40em40eQ==

    10 tetor 2026 | 20:00
    Kongresshaus Zürich – Kongresssaal
    Biletat:
    https://ticketmaster.ch/event/725505631

  • LIVE: Konferenca e kryeministrit, Albin Kurti flet për herë të parë pas tensioneve

    LIVE: Konferenca e kryeministrit, Albin Kurti flet për herë të parë pas tensioneve

    LIVE: Konferenca e kryeministrit, Albin Kurti flet për herë të parë pas tensioneve

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pak do të mbajë konferencë për media.

    Kjo është paraqitja e parë e Kurtit para mediave pas zhvillimeve të tensionuara të së hënës, kur protestat para Kuvendit u përshkallëzuan pas dështimit të votimit përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Kurti pritet të flasë për zhvillimet politike të ditëve të fundit, përfshirë çështjen e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit të ri.

    Konferenca ishte paraparë të fillojë në orën 15:00.

  • PDK dhe Aleanca japin nënshkrimet seancën e jashtëzakonshme

    PDK dhe Aleanca japin nënshkrimet seancën e jashtëzakonshme

    PDK dhe Aleanca japin nënshkrimet seancën e jashtëzakonshme

    PDK, Aleanca dhe Duda Balje, e cila është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, raporton Klan Kosova.

  • Tahiri ua përcjell secilit deputet ftesën për pjesëmarrje në seancë të jashtëzakonshme

    Tahiri ua përcjell secilit deputet ftesën për pjesëmarrje në seancë të jashtëzakonshme

    Tahiri ua përcjell secilit deputet ftesën për pjesëmarrje në seancë të jashtëzakonshme

    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri ua ka përcjellur Grupeve të tjera Parlamentare ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

    Ai ka bërë të ditur se seanca ka një pikë të vetme të rendit të ditës, miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Specialen, transmeton Klankosova.tv.

    “Sot, si Kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së, u kam përcjellë të gjitha grupeve parlamentare dhe, përkatësisht, secilit deputet ftesën për mbështetje dhe pjesëmarrje për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Pika e vetme: shqyrtimi dhe miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. UÇK-ja duhet të na bashkojë!”

  • Francis Halzen fiton Çmimin Nobel për Fizikë për zbulimet mbi “grimcat fantazmë”

    Francis Halzen fiton Çmimin Nobel për Fizikë për zbulimet mbi “grimcat fantazmë”

    Francis Halzen fiton Çmimin Nobel për Fizikë për zbulimet mbi “grimcat fantazmë”

    Belgo-amerikani Francis Halzen fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2026 për punën e tij në krijimin e një observatori për të zbuluar neutrinot me energji të lartë – disa nga grimcat më të pakapshme nënatomike të universit – dhe për të provuar të përcaktojë se si janë bërë ato.

    Halzen, 82 vjeç, kuptoi se akulli i paprekur në Polin e Jugut mund të përdoret për të gjurmuar neutrinot e tilla, të njohura ndonjëherë si “grimca fantazmë” për mënyrën se si ato kalojnë nëpër Tokë dhe trupat tanë pa lënë gjurmë, duke bashkëvepruar me materien vetëm jashtëzakonisht rrallë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    “Lajmëtarët sjellin informacion nga kozmosi,” tha Eva Olsson, e Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, në një konferencë për shtyp. “Ata hapin derën për galaktikat e largëta dhe na tregojnë për proceset e shpërthimit të yjeve.”