Blog

  • Tahiri: Kërkojmë që seanca e së enjtes të mbahet dhe dekreti për Specialen të kthehet në Kuvend

    Tahiri: Kërkojmë që seanca e së enjtes të mbahet dhe dekreti për Specialen të kthehet në Kuvend

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk është arritur pajtueshmëri për çështjet e rendit të ditës.

    Burimi: Dukagjini

  • S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    S’ka kuorum, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

    Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

    Burimi: Dukagjini

  • Qeveria pas dënimeve ndaj Thaçit e të tjerëve: Rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme, drejtësia duhet të jetë e besueshme

    Qeveria pas dënimeve ndaj Thaçit e të tjerëve: Rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme, drejtësia duhet të jetë e besueshme

    Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ata akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

    Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Burimi: Dukagjini

  • Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth 1.8 kilogramëve heroinë dhe posedim të armëve pa leje

    Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth 1.8 kilogramëve heroinë dhe posedim të armëve pa leje

    Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, pasi gjatë hetimeve janë sekuestruar rreth 1.8 kilogramë heroinë, kanabis, pesë armë zjarri dhe 549 fishekë.

    Burimi: Dukagjini

  • “Ne e bëmë, ne e zhbëjmë”, Syla me kritika për Specialen: Atentat mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

    “Ne e bëmë, ne e zhbëjmë”, Syla me kritika për Specialen: Atentat mbi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

    I pyetur nëse procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po merr tipare të një procesi absurd, të ngjashëm me atë që Franz Kafka përshkruan në romanin “Procesi”, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka thënë se sistemi burokratik i Gjykatës Speciale është edhe më i ndërlikuar se ai i përshkruar në veprën e shkrimtarit çek.

    Burimi: Dukagjini

  • Armand Duka i thotë të gjitha pas promovimit: Suksesi i Kosovës më gëzon, por nuk i dua në të njëjtin grup me Shqipërinë

    Armand Duka i thotë të gjitha pas promovimit: Suksesi i Kosovës më gëzon, por nuk i dua në të njëjtin grup me Shqipërinë

    Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë të kualifikuara në Kampionatin Evropian “Euro 2028”, si dhe çdo sukses i “Dardanëve” i gëzon të gjithë shqiptarët, kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, i pari i FSHF-së Armand Duka.

    Shqipëria u rikthye zyrtarisht në Ligën B pasi fitoi Ligën C, për të mbledhur 15 pikë, në grupin me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Ndër të tjera, “Kuq e Zinjtë” kanë zënë një vend edhe në play-offin e “Euro 2028”.

    Duka ka dhënë një intervistë të gjatë për Telegrafin, ku ndër të tjera konfirmoi raportet fantastike mes dy Federatave, ndërsa shtoi se vendimet e të gjithë futbollistëve gjithnjë duhet respektuar (pra për Enis Rexhepin).

    Ai ndër të tjera shtoi se nuk dëshiron të jetë në të njëjtin grup kualifikues me Kosovën, si dhe të mos përballet as me Spanjën, Anglinë, Portugalinë, Francën dhe Gjermaninë.

    Për më shumë, lexoni intervistën e plotë:

    1. Fillimisht, urime për dominimin e Shqipërisë në Grupin C. Sa i kënaqur jeni me paraqitjet dhe objektivin e arritur?

    “Jam i kënaqur që u renditëm të parët dhe arritëm objektivin që kishim vendosur. Dua të përgëzoj futbollistët dhe stafin për impenjimin dhe seriozitetin me të cilin e përballuan këtë edicion. Edhe kur je favorit, duhet ta dëshmosh në fushë dhe ta meritosh çdo fitore”.

    “Megjithatë, vendi i parë nuk do të thotë se gjithçka ishte perfekte. Duke pasur parasysh nivelin e kundërshtarëve, do të kisha dashur që ky edicion të na kishte shërbyer edhe për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj. Krahas arritjes së objektivit, duhet të punojmë vazhdimisht për të zgjeruar alternativat dhe për të përgatitur të ardhmen e Kombëtares”.

    2. Ju gëzon më shumë rikthimi në Ligën B apo mundësia e një vendi në play-off-in e EURO 2028?

    “Për mua, Shqipëria e ka vendin në Ligën B dhe duhet të ketë ambicien të luftojë për Ligën A. Zbritja në edicionin e kaluar ishte e dhimbshme, në një grup ku deri në fund ishim në garë për gjithçka. Na kushtuan veçanërisht ato 45 minuta të këqija kundër Ukrainës. Këtë herë reaguam dhe u rikthyem aty ku besoj se meritojmë të jemi”.

    “Sa i përket play-off-it, është një mundësi që ka vlerën e vet, por nuk dua ta ndërtojmë objektivin tonë rreth tij. Ne duhet të synojmë kualifikimin në EURO 2028 përmes eliminatoreve. Kemi besim te skuadra dhe duhet të hyjmë në atë garë me këtë ambicie. Le të presim shortin dhe të përgatitemi për ta arritur”.

    3. Sa besoni te ky ekip? A i ka aftësitë për t’u kualifikuar në Evropianin e radhës, duke qenë se Shqipëria renditet në vazon e tretë dhe mund të ketë dy kundërshtarë të fortë përpara?

    “Besoj te kjo skuadër. Kemi futbollistë me cilësi, përvojë ndërkombëtare dhe të rinj që mund të na japin edhe më shumë në të ardhmen. Kemi kapacitetet për të luftuar për një tjetër kualifikim, por duhet t’i shprehim ato me vazhdimësi në fushë”.

    “Askush nuk të shtron tapetin e kuq për në Evropian. Duhet të djersitesh, të luftosh për çdo pikë dhe të besosh deri në fund. Nuk ka kundërshtarë që mund t’i marrësh lehtë dhe as kualifikim që fitohet vetëm nga emrat që ke në skuadër”.

    “Të presim shortin, të njohim kundërshtarët dhe të përgatitemi me seriozitet. Respekt për këdo që do të kemi përballë, por edhe besim te vetja dhe te objektivi ynë”.

    4. Shorti po afron dhe, nëse Kosova siguron një vend në vazon e dytë, mund të përballeni. A ka ardhur koha që dy kombëtaret tona të jenë në të njëjtin grup? Nëse ndodh, cila është më e mirë?

    “Ne jemi një komb dhe dëshira ime është që të dyja kombëtaret të kenë sukses. Do të preferoja të mos ishim në të njëjtin grup, që të mos ia vështirësonim njëra-tjetrës rrugën drejt Evropianit. Do të ishte një gëzim i madh për të gjithë shqiptarët t’i shihnin të dyja në fazën finale”.

    “Nëse shorti na vendos përballë, sigurisht që do të luajmë dhe secila do të bëjë më të mirën për të fituar, me respekt të plotë për tjetrën”.

    “Sa për pyetjen se kush është më e mirë, këtë e tregon fusha. Të dyja kanë futbollistë cilësorë dhe ambicie. Unë besoj te Shqipëria, por më gëzon çdo sukses i Kosovës”.

    5. Deklaratat tuaja ndër vite kanë qenë në mbështetje të Kosovës. Edhe vitin e kaluar i thatë Yll Gashit: “Nëse jo te Shqipëria, shko te Kosova”. A ka ndryshuar diçka muajt e fundit, tani që po diskutohet për futbollistë që kalojnë nga Shqipëria te Kosova, si rasti i Enis Rexhepit?

    “Jo, qëndrimi im nuk ka ndryshuar dhe nuk ka për të ndryshuar. Mbështetja ime për futbollin e Kosovës është dëshmuar me punë dhe angazhim konkret në momentet më të rëndësishme. Ajo nuk është varur dhe nuk do të varet kurrë nga marrëdhënia me një president, një trajner apo nga zgjedhja e një futbollisti”.

    “Sinqerisht, më dhemb kur përpjekjet dhe lobimi ynë për pranimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar reduktohen në disa deklarata publike. Ka qenë një angazhim i gjatë, në një periudhë kur futbolli i Kosovës kishte shumë nevojë për mbështetje. Historia duhet të kujtohet me ndershmëri. Jam krenar që kam qenë pranë tij në ato momente”.

    “Kam besuar gjithmonë se futbollistët shqiptarë, kudo që jetojnë, duhet t’i kenë dyert e hapura. Kështu kam menduar kur kishin më pak alternativa dhe kështu mendoj edhe sot, kur kanë mundësi të zgjedhin. Mesazhi për Yll Gashin ishte pikërisht në këtë frymë”.

    “Natyrisht, si president i FSHF-së, dëshiroj që futbollistët më të mirë të zgjedhin Shqipërinë dhe punojmë për këtë. Por vendimi i çdo futbollisti duhet respektuar. Për rastet konkrete duhet të flasim mbi fakte, ndërsa mes dy federatave duhet të ketë komunikim, korrektësi dhe respekt për punën e njëra-tjetrës”.

    “Për mua, suksesi i Kosovës është një gëzim për të gjithë futbollin shqiptar. Ky ka qenë dhe mbetet qëndrimi im”.

    6. Për fund, a keni ndonjë preferencë për shortin e EURO 2028? Do të dëshironit ndonjë kombëtare të madhe në Tiranë?

    “Për tifozët është gjithmonë kënaqësi të shohin në Tiranë kombëtaret dhe futbollistët më të mëdhenj të Evropës. Për mua, dëshira e parë është një short që na jep sa më shumë mundësi për t’u kualifikuar”.

    “Nëse do të mund të zgjidhja, do të preferoja të shmangnim Spanjën, Gjermaninë, Francën, Anglinë dhe Portugalinë. Janë skuadra me cilësi dhe potencial të jashtëzakonshëm. Por edhe kundërshtarët e tjerë kërkojnë përgatitje dhe vlerësim maksimal”.

    “Shortin nuk e kemi në dorë. Përgatitjen tonë, po. Cilido qoftë grupi, duhet të hyjmë në garë me ambicie, me besim dhe me synimin për ta çuar Shqipërinë sërish në Evropian”.

    Përndryshe, shorti i “Euro 2028” do të tërhiqet më 6 dhjetor./Telegrafi/

  • Hristovski: Rreziku i akteve terroriste në Maqedoni mbetet i ulët, por rreziku i "ujqërve të vetmuar" mbetet gjithmonë

    Hristovski: Rreziku i akteve terroriste në Maqedoni mbetet i ulët, por rreziku i “ujqërve të vetmuar” mbetet gjithmonë

    Pasi ambasada amerikane në rajon, konkretisht në Bullgari dhe Kosovë, dje dhe sot lëshoi një paralajmërim sigurie për qytetarët dhe turistët amerikanë, i cili vlen për të gjithë Evropën, duke i nxitur ata të jenë vigjilentë në pritje të festave të ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, tubimeve të mëdha, festave festive dhe ngjarjeve publike që mund të jenë në shënjestër të grupeve ose individëve terroristë pa njoftim paraprak, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), Bojan Hristovski, thotë se në Maqedoni rreziku i akteve terroriste mbetet i ulët, por gjithmonë ekziston rreziku i të ashtuquajturve “ujqër të vetmuar” që shërbimi po i monitoron.

    “Pashë edhe lajmin e publikuar nga Ambasada Amerikane në Bullgari, i cili i referohet një paralajmërimi të butë për qytetarët e tyre, pa specifikuar se për cilin territor rreziku bëhet fjalë.

    Mund të them se për vendin tonë rreziku i akteve terroriste në vend mbetet i ulët, siç ka qenë për një kohë të gjatë, pavarësisht tendencave globale të rritjes së rrezikut dhe rrezikut të akteve terroriste dhe akteve të ekstremizmit të dhunshëm.

    Sigurisht, do të theksoja, siç u theksua edhe në mesazhin e Ambasadës Amerikane, se gjithmonë mbetet rreziku i akteve individuale të dhunës, pra “ujqërve të vetmuar”, të cilët ne, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Byronë e Sigurisë Publike, në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve tona, i monitorojmë dhe parandalojmë çdo aktivitet që mund të çojë në një prishje më të madhe të rendit dhe qetësisë publike dhe sigurisë kombëtare’, tha Hristovski./Telegrafi/

  • Here’s who’s going to share justice in Dublin at the Ireland game.

    U n The EFA has assigned an arbitration body from Latvia to lead the match between Ireland and Kosovo, which takes place within the last lap of Group B3 in the League of Nations.

    The principal judge of this confrontation will be Edgars Malcevs, who will share justice at Dublin’s airport stadium.

    In this capacity, Malcevs will be assisted by fellow countrymen Martys Svivs and Denis Sevcenko, while Alexandra Anufrievs has been appointed fourth judge. The VAR system will be responsible for Polish Piotr Lasyk, with Andrejs Gluhovs as assistant.

    Who’s Edgar Malcevs?

    35-year-old cabinet from Latvia has achieved a significant assessment by U EFA in December 2025, when it was included in the list of judges in First Catagoria. With this advance, he became the second Latvian referee to reach this level, after Andris Treimanis.

    Malcevs had been part of the Second Catherine for a long time before climbing a scale higher in the European arbitration hierarchy. This advantage enables him to take even the most important match in UEFA competitions, including advanced European race stage meetings.

    His international career began in 2023. In July of that same year, he led the match between St. Patrick’s Athletic and Dudhelnge, within the qualifications for the Conference League.

    For Malcevs, the confrontation between Ireland and Kosovo constitutes another important engagement in the international arena, in a match where the Dardans aim to ensure the second position in the group and a place in réplay-off for incriminating in League A.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

    Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

    Ja kush do ta ndajë drejtësinë në Dublin në ndeshjen Irlandë–Kosovë

    UEFA ka caktuar një trupë arbitrimi nga Letonia për të drejtuar ndeshjen mes Irlandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve.

    Gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje do të jetë Edgars Malcevs, i cili do të ndajë drejtësinë në stadiumin “Aviva” të Dublinit.

    Në këtë detyrë, Malcevs do të ndihmohet nga bashkëkombësit Martiņs Svipsts dhe Deniss Sevcenko, ndërsa Aleksandrs Anufrijevs është caktuar gjyqtar i katërt. Për sistemin VAR do të jetë përgjegjës polaku Piotr Lasyk, me Andrejs Gluhovs si asistent.

    Kush është Edgars Malcevs?

    Arbitri 35-vjeçar nga Letonia ka arritur një vlerësim të rëndësishëm nga UEFA në dhjetor të vitit 2025, kur u përfshi në listën e gjyqtarëve të Kategorisë së Parë. Me këtë avancim, ai u bë arbitri i dytë letonez që arrin këtë nivel, pas Andris Treimanis.

    Malcevs kishte qenë për një periudhë të gjatë pjesë e Kategorisë së Dytë, përpara se të ngjitej një shkallë më lart në hierarkinë e arbitrimit evropian. Ky avancim i mundëson atij të marrë përsipër edhe ndeshje më të rëndësishme në kompeticionet e UEFA-s, përfshirë takime të fazave të avancuara të garave evropiane.

    Karrierën e tij ndërkombëtare e ka nisur në vitin 2023. Në korrik të po atij viti, ai drejtoi ndeshjen mes St Patrick’s Athletic dhe Dudelange, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

    Për Malcevsin, përballja mes Irlandës dhe Kosovës përbën një tjetër angazhim të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, në një ndeshje ku Dardanët synojnë ta sigurojnë pozitën e dytë në grup dhe një vend në ‘play-off’ për inkuadrim në Ligën A.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali