Blog

  • Wolff: Antonelli nuk largohet nga Mercedes për Ferrarin

    Wolff: Antonelli nuk largohet nga Mercedes për Ferrarin

    Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, në prag të Çmimit të Madh të Las Vegasit, drejtuesi austriak ka folur për të ardhmen e pilotit italian, duke vlerësuar lart zhvillimin dhe paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni.

    Wolff ka kujtuar se Antonelli ishte përballur me kritika në një pjesë të sezonit të kaluar, por Mercedes nuk e kishte humbur asnjëherë besimin tek ai. Sipas tij, pjekuria dhe aftësia për të përballuar presionin në një moshë kaq të re e bëjnë italianin një kampion të veçantë.

    Sa i përket të ardhmes, Wolff ka konfirmuar se Antonelli ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, duke lënë të kuptohet se aspekti financiar nuk përbën asnjë pengesë për vazhdimësinë e bashkëpunimit.

    Ai ka theksuar se faktori më i rëndësishëm për pilotin është të ketë në dispozicion një makinë konkurruese dhe një skuadër që lufton për fitore. Sipas tij, Mercedes i ka dëshmuar këto cilësi dhe synon të vazhdojë në të njëjtën rrugë.

    “Jam zero për qind i shqetësuar për mundësinë që Kimi të joshet nga Ferrari. Këtë sezon kemi treguar se jemi një skuadër fituese dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për çdo pilot, përfshirë edhe Kimin”, ka deklaruar Wolff.

    Ai ka shtuar se Antonelli është plotësisht i lidhur me Mercedesin, duke kujtuar edhe deklaratën e pilotit italian pas triumfit në kampionat, kur kishte thënë se nuk mund ta imagjinonte veten duke garuar me një makinë tjetër.

    Në këtë mënyrë, Wolff ka dërguar një mesazh të qartë se Mercedes synon ta mbajë në radhët e veta pilotin italian, duke besuar se një makinë konkurruese dhe një skuadër fituese janë garancia më e mirë për të ardhmen e tij.

    Burimi: RTKLive

  • Nis seanca për rastin “Administrimi i Drejtësisë” në Hagë|Live

    Nis seanca për rastin “Administrimi i Drejtësisë” në Hagë|Live

    Të pranishëm në seancë janë pesë të akuzuarit.

    Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.

    Burimi: RTKLive

  • Çfarë ndodh kur gomat e dimrit montohen në drejtim të kundërt?

    Çfarë ndodh kur gomat e dimrit montohen në drejtim të kundërt?

    Një test i realizuar thuhet se ka zbuluar se montimi i gomave të dimrit në drejtim të kundërt nga ai i shënuar mund të përmirësojë frenimin në borë, por njëkohësisht të rrisë ndjeshëm rrezikun në rrugët e lagura.

    Gjatë provave, gomat e montuara mbrapsht mundësuan frenim rreth pesë për qind më të mirë në borë, por humbën nëntë për qind të tërheqjes krahasuar me montimin e rregullt.

    Dallimet ishin edhe më shqetësuese në asfalt të lagur, ku gomat humbën deri në 13 për qind të kapjes, duke rritur rrezikun e akuaplanimit.

    – YouTube www.youtube.com

    Sipas Jonathan Benson, në këto kushte makina mund të humbiste kontrollin me shpejtësi prej 68 km/orë, në vend të 79 km/orë sa ishte rasti me gomat e montuara siç duhet.

    Për këtë arsye, pavarësisht disa përparësive në borë, ekspertët këshillojnë që gomat dimërore të montohen gjithmonë sipas drejtimit të shënuar nga prodhuesi. /Telegrafi/

  • LEX égzon Reshan pleads innocent of chief prosecutor Petrit Kryeziu and three policemen

    Egzon Reshan has been declared innocent Tuesday at the Constitutional Court in Pristina, after the prosecutor read the indictment that charges him with criminal work ãozya.

    According to the Special Prosecutor’s Act, Reshan is charged that on April 15th 2026, during a live Facebook broadcast, Prizren’s chief prosecutor, Petrit Kryeziu, led to fear and uncertainty.

    The prosecution claims that Reshan had also threatened murder by three police officials — Xhavit Berisha, Fitim Hadzifazliu and Tfil Gashi — who had taken official action in criminal procedures against him.

    As the signal newspaper had reported in April, the chief state prosecutor’s office had condemned the threats after the video was published.

    The defendant is declared innocent until his guiltyness is proven with a court of contempt.

    The arrested persons are considered innocent until their guiltyness is proven by court rulings of formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • LEX | Egzon Reshani deklarohet i pafajshëm për kanosjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu dhe tre policëve

    LEX | Egzon Reshani deklarohet i pafajshëm për kanosjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu dhe tre policëve

    LEX | Egzon Reshani deklarohet i pafajshëm për kanosjen e kryeprokurorit Petrit Kryeziu dhe tre policëve

    Egzon Reshani është deklaruar i pafajshëm të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi prokurori lexoi aktakuzën që e ngarkon me veprën penale “Kanosja”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Reshani akuzohet se më 15 prill 2026, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook, e ka kanosur kryeprokurorin e Prizrenit, Petrit Kryeziu, me qëllim që t’i shkaktonte frikë dhe pasiguri.

    Prokuroria pretendon se Reshani kishte kërcënuar me vrasje edhe tre zyrtarë policorë, Xhavit Berishën, Fitim Haxhifazliun dhe Tafil Gashin, të cilët kishin ndërmarrë veprime zyrtare në procedurat penale ndaj tij.

    Siç kishte raportuar Gazeta Sinjali në prill, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i kishte dënuar kërcënimet pas publikimit të videos.

    I akuzuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

    Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Inteligjenca amerikane ngre alarmin: Irani dyshohet se po shqyrton sulme me armë kimike në Uashington

    Inteligjenca amerikane ngre alarmin: Irani dyshohet se po shqyrton sulme me armë kimike në Uashington

    Inteligjenca amerikane ngre alarmin: Irani dyshohet se po shqyrton sulme me armë kimike në Uashington

    Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë zbuluar të dhëna që sugjerojnë se Irani po shqyrton mundësinë e organizimit të sulmeve ndaj zyrtarëve të lartë të administratës së Donald Trump, përmes përdorimit të një bombe radiologjike, të njohur si “bombë e ndyrë”, ose armëve kimike në Uashington.

    Sipas shtatë zyrtarëve amerikanë, të cituar nga CNN, planet e dyshuara kanë tërhequr vëmendjen e institucioneve të sigurisë kombëtare, megjithëse brenda administratës amerikane vazhdojnë diskutimet mbi aftësinë reale të Teheranit për të realizuar një sulm të tillë dhe nëse ekziston vullneti për ta ndërmarrë atë.

    Burime të njohura me informacionet e fundit të inteligjencës bëjnë të ditur se, të paktën në këtë fazë, bëhet fjalë për krijimin e mundësive për një veprim të mundshëm dhe jo domosdoshmërisht për përgatitjen e një sulmi të menjëhershëm. Megjithatë, dy prej burimeve theksuan se skenarët e identifikuar nga autoritetet amerikane përmbajnë objektiva dhe vendndodhje konkrete, duke detyruar institucionet përkatëse të hartojnë masa shtesë sigurie.

    Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se po ndjek nga afër çdo zhvillim që mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare. Zëdhënësja Lauren Bis u shpreh se autoritetet amerikane po monitorojnë të gjitha kërcënimet e mundshme, por aktualisht nuk ka informacione për një kërcënim të besueshëm ndaj territorit amerikan.

    Pavarësisht kësaj, zyrtarët e sigurisë e konsiderojnë situatën shqetësuese, pasi ajo mund të sinjalizojë një ndryshim në mënyrën se si Teherani po mendon për përballjen me Shtetet e Bashkuara. Kjo vjen në një periudhë kur Irani po përballet me sulme të vazhdueshme ushtarake amerikane dhe presion të fortë ekonomik, të cilin përfaqësues të administratës Trump e kanë cilësuar si shkatërrues për vendin.

    Sipas burimeve të CNN, fakti që inteligjenca ka identifikuar skenarë të mundshëm sulmesh brenda SHBA-së tregon se Teherani po shqyrton edhe objektiva në territorin amerikan. Megjithatë, deri tani nuk ka prova që udhëheqja iraniane të ketë marrë një vendim përfundimtar për realizimin e tyre.

    Një prej zyrtarëve amerikanë ka vënë në pikëpyetje edhe kapacitetet operative të Iranit, duke theksuar se mbetet e paqartë nëse vendi disponon personelin e nevojshëm për të zbatuar plane të tilla.

    Ndërkohë, përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit nuk kanë prodhuar ende rezultatet e pritshme. Javën e kaluar, presidenti Donald Trump deklaroi se lufta mund të përfundonte “shumë shpejt”, por zhvillimet e fundit tregojnë se shqetësimet për sigurinë mbeten të larta.

    Sipas CNN, institucionet amerikane kanë zhvilluar disa takime gjatë ditëve të fundit për të diskutuar mënyrat e parandalimit të një sulmi të mundshëm. Një burim e përshkroi këtë proces si një planifikim të kujdesshëm, që synon të përgatitet për çdo skenar të mundshëm.

    Shqetësimet janë shtuar edhe pas masave të marra nga Shërbimi Sekret, i cili javën e kaluar zhvendosi Sekretarin amerikan të Thesarit, Scott Bessent, në një objekt ushtarak për arsye sigurie, pas informacioneve për kërcënime të mundshme iraniane.

    Këto zhvillime vijnë në vazhdën e përpjekjeve të mëparshme të Iranit për të goditur zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe persona që kanë mbajtur poste të rëndësishme në administratat e mëparshme. Një prej rasteve më të njohura ishte komploti i dyshuar për vrasjen e Donald Trump në vitin 2024. Deri më tani, planet e tilla kanë qenë kryesisht të përqendruara te zyrtarët amerikanë gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.

    Një nga skenarët që po shqyrtohet me shqetësim nga autoritetet amerikane lidhet me përdorimin e armëve jokonvencionale. Në veçanti, vëmendje ka marrë mundësia e përdorimit të një “bombe të ndyrë”, e cila kombinon eksplozivët konvencionalë me materiale radioaktive për të shkaktuar ndotje radioaktive në zonën e shpërthimit.

    Sipas burimeve të inteligjencës, realizimi i një sulmi të tillë nuk do të kërkonte domosdoshmërisht dërgimin e agjentëve të specializuar nga Irani. Një skenar i mundshëm do të ishte rekrutimi i një personi që ndodhet tashmë në territorin amerikan.

    CNN raporton gjithashtu se inteligjenca amerikane ka përgjuar komunikime ku pretendohet se Irani mund të ketë fshehur materiale të nevojshme për ndërtimin e pajisjeve shpërthyese brenda SHBA-së. Megjithatë, zyrtarët nuk janë të një mendimi për besueshmërinë e këtyre pretendimeve.

    Sipas disa vlerësimeve të sigurisë, mundësia që materiale radioaktive apo agjentë kimikë të jenë vendosur paraprakisht në territorin amerikan nuk përjashtohet. Madje, disa zyrtarë besojnë se materiale të tilla mund të kenë qenë të pranishme në SHBA prej vitesh ose edhe dekadash.

    Një prej burimeve të cituara nga CNN thekson se kapacitetet e Iranit për të realizuar një sulm të kësaj natyre nuk kanë ndryshuar ndjeshëm. Ajo që mund të ketë ndryshuar, sipas tij, është motivimi i Teheranit për të ndërmarrë veprime të tilla.

    Ndërkohë, Irani i ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat. Një përfaqësues i Misionit të Republikës Islamike pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork deklaroi se vendi e konsideron përdorimin e armëve kimike të paligjshëm në çdo rrethanë dhe i cilësoi pretendimet e publikuara si të pavërteta dhe të fabrikuara.

    Për momentin, autoritetet amerikane vijojnë të vlerësojnë nivelin e rrezikut, ndërsa mbetet e paqartë nëse planet e dyshuara iraniane do të kalojnë ndonjëherë nga faza e shqyrtimit në veprime konkrete.

    Burimi: Insajderi

  • A po shuhen shpresat për IA pikërisht kur Anthropic po del në bursë?

    A po shuhen shpresat për IA pikërisht kur Anthropic po del në bursë?

    Viti 2026 duhej të ishte viti kur investimi trilionë dollarësh i Wall Street-it në inteligjencën artificiale do të fillonte të jepte fryte. Në vend të kësaj, po shndërrohet në një provë nervash.

    Në gjysmën e parë të vitit, shumë aksione të kompanive të IA-së(Inteligjenca Arificiale) arritën nivele rekord, ndërsa gjigantë amerikanë të teknologjisë si Alphabet i Google, Meta dhe Microsoft shënuan fitime të jashtëzakonshme.

    Dy nga kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale, Anthropic dhe OpenAI, njoftuan planet për të dalë në bursë, pas IPO-së së shumëreklamuar të SpaceX në qershor, e cila për pak kohë e bëri Elon Musk-un trilionerin e parë në botë.

    Ndërkohë, modelet e inteligjencës artificiale janë përmirësuar ndjeshëm në kryerjen e detyrave të vështira, në garën për të tejkaluar inteligjencën njerëzore.

    Dyshimet për AI-në shkaktojnë turbulenca në tregje

    Megjithatë, gjysma e dytë e vitit 2026 ka sjellë shumë më tepër pasiguri. Ndërsa aksionet e prodhuesit të çipave Nvidia u rritën edhe më tej muajin e kaluar, shumë gjigantë të teknologjisë dhe kompani të prodhimit të çipave apo memorieve kanë përjetuar luhatje të forta të çmimeve të aksioneve.

    Javën e kaluar, pasi demokratët siguruan kontrollin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e ndërmjetme, aksionet e teknologjisë shënuan një rënie drastike. Të ashtuquajturat “Shtatë Madhështoret”, ku përfshihen Meta, Apple, Amazon dhe Tesla, humbën më shumë se një trilion dollarë në vlerë brenda vetëm një dite tregtimi.

    Në një zhvillim tjetër, sektori i IA-së pësoi një goditje të re javën që sapo kaloi, pasi aksionet e Nvidia ranë me gati 10% brenda dy ditësh. Rënia erdhi pas lajmit se bordi i Nvidia-s, së bashku me FBI-në, po heton lidhjet e drejtorit ekzekutiv Jensen Huang me një grua që shërbimet amerikane të inteligjencës dyshojnë se është spiune kineze.

    Të enjten (12.11.2026), Huang dha dorëheqjen nga kompania, pasi u bë publik një tjetër pretendim për një lidhje jashtëmartesore, çka shkaktoi një rënie të mëtejshme të aksioneve të Nvidia-s.

    Shpenzime kolosale, por fitimet e mëdha ende mungojnë

    Wall Street po bëhet gjithnjë e më i kujdesshëm për shkak të përmasave të jashtëzakonshme të investimeve në IA, mes paralajmërimeve se të ardhurat e ardhshme mund të mos i justifikojnë shpenzimet e mëdha. Presioni në rritje ndaj ligjvënësve amerikanë për të kufizuar zgjerimin e qendrave të të dhënave për AI-në i ka shtuar edhe më tej këto dyshime.

    Në shtator, banka e investimeve Goldman Sachs vlerësoi se gjigantëve të teknologjisë u nevojiten rreth 300 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga AI-ja vetëm për të mbuluar shpenzimet e tyre, duke lënë aktualisht një hendek prej rreth 230 miliardë dollarësh.

    “Nuk jemi më në Kansas”, tha për DW Dennis Dick, kryestrateg i tregjeve në Stock Trader Network me seli në Kanada, duke nënkuptuar se kohët kanë ndryshuar. Sipas tij, investitorët tani po u thonë kompanive: “Na tregoni paratë.”

    Aksioneve të AI-së u duhej një “korrigjim i shëndetshëm”

    Analistë të tjerë mendojnë se është ende herët për të pritur bllofin e IA-së. Mes tyre është Kit Rees, stratege investimesh në kompaninë londineze të menaxhimit të pasurisë Quilter, e cila e cilësoi rënien e javës së kaluar si një “korrigjim të shëndetshëm”.

    “Jemi ende në fazat shumë të hershme të zhvillimit të infrastrukturës së IA-së”, tha Rees për DW. “Ka ende shumë entuziazëm për këtë teknologji dhe investitorët do të duan të marrin pjesën e tyre.”

    Përveç rreth 800 miliardë dollarëve të investuar këtë vit në shpenzime kapitale, gjigantët e AI-së planifikojnë të shpenzojnë edhe 1,2 trilionë dollarë në vitin 2027 dhe 1,4 trilionë dollarë në vitin 2028, sipas vlerësimeve të Goldman Sachs.

    Pikëpyetje mbi kohën e daljes së Anthropic në bursë

    Ndërsa OpenAI e ka shtyrë daljen në bursë për vitin e ardhshëm, Anthropic, kompania që qëndron pas Claude, vazhdon të planifikojë IPO-në e saj për në fund të këtij muaji. Të martën (10.11.2026), kompania njoftoi se do të ofrojë 825 milionë aksione me një çmim prej 70 deri në 78 dollarë për aksion.

    Dick tha se vendimi i Anthropic për të vijuar me daljen në bursë pavarësisht rënies së tregut e ka lënë të habitur. “A është ky momenti më i mirë?”, pyeti ai.

    Anthropic fillimisht synonte një vlerësim prej më shumë se dy trilionë dollarësh, por tani mendon se kompania mund të ketë një vlerë prej rreth 1,2 deri në 1,3 trilionë dollarësh.

    Dick tha se ky vlerësim varet nga aftësia e Anthropic për të realizuar parashikimin e Goldman Sachs për më shumë se 600 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2030.

    “Nëse arrin të bëhesh një kompani me 600 miliardë dollarë të ardhura, atëherë një vlerësim prej 1,3 trilionë dollarësh nuk tingëllon edhe aq keq”, tha ai për DW. “Por kur flasim për një kompani që aktualisht ka 52 miliardë dollarë të ardhura, atëherë duket e mbivlerësuar.”

    Analistë të tjerë, si Vivek Seth, drejtor ekzekutiv i Shaires Holdings, janë më optimistë për perspektivën e kompanisë që ka krijuar Claude.

    “Anthropic është një kompani që shfaqet një herë në një brez”, tha Seth për Bloomberg pak ditë më parë, duke theksuar rritjen e shpejtë të saj dhe mbështetjen e fuqishme institucionale. “IPO-ja e saj do të përcaktojë një vlerësim real të tregut me stabilizimin e kushteve.”

    Shenja që duhen vëzhguar, jo arsye për t’u larguar

    Ndërsa shumë investitorë po tërhiqen tashmë nga tregu, Rees nuk është e bindur se IA do të dështojë në mënyrën që presin skeptikët. Ajo mendon se investitorët duhet të vëzhgojnë shenja më të qarta, se bumi i IA-së po hyn në një fazë më të pjekur.

    Një sinjal mund të ishte “ngadalësimi i të ardhurave të kompanive që lidhen me AI-në, ose shenja të një kërkese apo interesi më të ulët për financimin e planeve të kompanive për AI-në, qoftë përmes borxhit apo emetimit të aksioneve”, tha Rees për DW.

    Ka tashmë shenja të para se investitorët kanë më pak interes për borxhin e lidhur me AI-në. Kostot e huamarrjes për kompanitë e infrastrukturës së IA-së, si CoreWeave dhe Oracle, janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Madje edhe kostoja e sigurimit të borxhit të Nvidia-s nga rreziku i mospagimit është rritur me 76% brenda një muaji, raportoi CNBC javën e kaluar.

    “Ata [Oracle] kanë shpenzuar, siç thonë disa, si marinarë të dehur”, tha Dick për DW. “E kanë dobësuar bilancin e tyre financiar deri në atë pikë, saqë aksioni ka rënë me 65% nga niveli më i lartë.”

    Kjo nuk e ka penguar Oracle, së bashku me Meta, Microsoft dhe Alphabet, që të vazhdojnë emetimin e obligacioneve të reja për financimin e AI-së. Që nga fundi i muajit të kaluar, katër gjigantët e teknologjisë kanë njoftuar marrëveshje me një vlerë totale prej 67 miliardë dollarësh.

    Rees tha se një sinjal tjetër mund të jenë rregulloret e reja që do ta vështirësonin ndërtimin dhe zgjerimin e qendrave të të dhënave në SHBA.

    Këtë verë, Nju Jorku dhe Teksasi pezulluan përkohësisht miratimin e qendrave të reja të të dhënave. Guvernatorja e zgjedhur e Teksasit, demokratja Gina Hinojosa, e cila merr detyrën në janar, kërkon ligje të reja për të parandaluar që konsumi i lartë i energjisë dhe ujit nga qendrat e të dhënave të sjellë rritjen e faturave të familjeve.

    Këtë herë nuk është “ndryshe”

    Në librin e tij të ardhshëm “AI Mania: Blather, Bluster, and the Bubble of All Bubbles”, ekonomisti Gary Smith e krahason bumin e IA-së me ethet spekulative të së kaluarës rreth hekurudhave, automobilave, televizionit dhe internetit. Ai paralajmëron për një “kolaps të frikshëm” kur flluska e IA-së të shpërthejë përfundimisht.

    Kur shpërtheu flluska e kompanive dot-com në vitin 2000, indeksi Nasdaq, i dominuar nga kompanitë e teknologjisë, humbi gati 80% të vlerës. Megjithatë, flluskat e mëparshme shpesh kanë zgjatur shumë më tepër nga sa pritej, ndaj është e vështirë të parashikohet koha e një kolapsi të mundshëm.

    Joachim Klement, kreu i strategjisë së tregjeve në bankën britanike të investimeve Panmure Liberum, beson se përballja me realitetin mund të vijë që vitin e ardhshëm.

    “Bindja ime kryesore është se flluska e IA-së do të shpërthejë ose në vitin 2027 ose në vitin 2028, pra në një moment gjatë dy viteve të ardhshme”, tha Klement për Bloomberg muajin e kaluar.

    Burimi: RTKLive

  • Aktgjykimi i dytë në Hagë, Krasniqi: Mund të ketë dënim pak më të ashpër (VIDEO)

    Aktgjykimi i dytë në Hagë, Krasniqi: Mund të ketë dënim pak më të ashpër (VIDEO)

    Aktgjykimi i dytë në Hagë, Krasniqi: Mund të ketë dënim pak më të ashpër (VIDEO)

    Në Gjykatën Speciale në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarve të tjerë në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.

    Lidhur me këtë proces, gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka thënë se nuk pret që të akuzuarit të lirohen.

    “Përkundrazi, unë besoj që kanë me pasë edhe një dënim pak ma të ashpër”, është shprehur Krasniqi, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka vlerësuar gjithashtu se Prokuroria do të bëjë përpjekje maksimale që të fitojë edhe në Gjykatën e Apelit.

    Për më shumë detaje, ndiqeni deklarimin e plotë në videon e mëposhtme:

  • Thaçi dhe të tjerët në sallën e gjyqit

    Thaçi dhe të tjerët në sallën e gjyqit

    Thaçi dhe të tjerët në sallën e gjyqit

    Ka nisur seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku të pranishëm janë ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë.

    Pamjet nga salla e gjyqit tregojnë Thaçin dhe të tjerët në prag të një tjetër momenti të rëndësishëm të procesit gjyqësor për akuzat që lidhen me tentim të pengimit të drejtësisë.

  • “Doja dashuri, ma dha veç dorën”, rrëfimi i prekës i Dianës për takimin me nënën biologjike (VIDEO)

    “Doja dashuri, ma dha veç dorën”, rrëfimi i prekës i Dianës për takimin me nënën biologjike (VIDEO)

    “Doja dashuri, ma dha veç dorën”, rrëfimi i prekës i Dianës për takimin me nënën biologjike (VIDEO)

    Influencerja shqiptare nga Holanda, Diana Sopaj, ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme të fëmijërisë, braktisjes nga prindërit biologjikë dhe rritjes në një familje adoptuese në Holandë.

    Në një rrëfim emocional në emisionin “Ora shtatë” në Klan Kosova, ajo ka treguar se kur ishte foshnjë, prindërit biologjikë e kishin lënë në spitalin e Prishtinës, prej nga më pas ishte marrë nga dy persona që e kishin rritur në Holandë.

    “Kur kam qenë foshnjë, prindërit më kanë braktisur. Nuk e di pse, më kanë lënë në spitalin e Prishtinës dhe pastaj kanë ardhur dy njerëz që më kanë marrë nga Prishtina dhe më kanë rritur në Holandë”, ka treguar Sopaj, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka thënë se prindërit adoptues ishin shumë të mirë me të, por fëmijëria e saj u bë edhe më e vështirë kur, në moshën 10-vjeçare, humbi nënën adoptuese.

    “Prindërit që më kanë rritur janë shumë të mirë, por kur i bëra 10 vjet më vdiq nëna adoptuese dhe ka qenë më e vështirë. Është një humbje shumë e madhe, ende nuk e pranoj. Përgjithmonë ajo do të mbetet nëna ime. Ajo më ka rritur”, është shprehur ajo.

    Diana ka rrëfyer edhe periudhën pas vdekjes së nënës adoptuese, duke treguar se babai i saj më vonë u martua sërish dhe se ajo vetë kishte ndikuar në zgjedhjen e partneres së tij.

    Megjithatë, dëshira për ta gjetur nënën biologjike nuk e kishte lënë asnjëherë. Pas katër deri në pesë vjet përpjekjesh, duke kërkuar përmes mjekëve, komunës dhe dokumenteve, ajo arriti ta gjente dhe ta takonte.

    Takimi i parë, megjithatë, nuk kishte qenë ashtu siç e kishte imagjinuar.

    “Doja me gjet nënën sepse më mungon dashuria e nënës, sepse shpirti ma kërkon. Ma ka dhënë veç dorën, unë e doja një përqafim. Doja dashuri. Ka qenë shokuese edhe për të”, ka rrëfyer Sopaj.

    Ajo ka treguar se, pavarësisht vështirësive dhe emocioneve të takimit të parë, vazhdon të mundohet të krijojë një lidhje me nënën e saj biologjike.