Blog

  • A i bërtitët fëmijës suaj? Ka një fjalë në veçanti që është e rëndësishme të shmanget kur kërkoni falje

    A i bërtitët fëmijës suaj? Ka një fjalë në veçanti që është e rëndësishme të shmanget kur kërkoni falje

    Pothuajse çdo prind humbet durimin dhe i bërtet fëmijës së tij në një moment të caktuar. Një lëng i derdhur, një grindje midis vëllezërve dhe motrave ose një kërkesë që është injoruar për të dhjetën herë radhazi mund të provokojë një reagim të dhunshëm edhe tek prindërit më të duruar.

    Një anketë kombëtare e kryer në Shtetet e Bashkuara në vitin 2013 zbuloi se rreth 90% e prindërve kanë përdorur metoda të ashpra disiplinore verbale të paktën një herë.

    Por të bërtiturit nuk është e padëmshme dhe ngrohtësia prindërore nuk mund t’i zhbëjë efektet e saj negative, shkruan Parenting Patch.

    Një studim i botuar në revistën Child Development, i cili ndoqi 967 adoleshentë, zbuloi se fëmijët, prindërit e të cilëve përdornin ndëshkime të ashpra verbale në moshën 13 vjeç, treguan më shumë simptoma të depresionit dhe problemeve të sjelljes vetëm një vit më vonë. Studiuesit përshkruan tetë këshilla që mund t’i ndihmojnë prindërit të riparojnë marrëdhënien e tyre me fëmijën e tyre pasi ata ngrenë zërin ndaj tij.

    Së pari qetësohu

    Nuk janë të mundura hapa të mëtejshëm derisa prindi të ketë rifituar qetësinë. Marrja e frymës thellë, dalja nga dhoma, larja e vetes me ujë të ftohtë ose dërgimi i mesazheve një shoku mund të ndihmojë.

    Hesht kritikun e brendshëm

    Pas një krize të nervozizmit, shumë prindër ndihen sikur kanë dështuar. Dr. Jazmine sugjeron përballjen ballë për ballë me atë zë të brendshëm. Një moment i keq nuk të bën prind të keq dhe familjet rimëkëmben nga situata të tilla.

    Shikoni situatën nga perspektiva e fëmijës

    Zemërimi shpesh mbizotëron kur mungon empatia. Është e rëndësishme të pyesni veten se çfarë po mendonte dhe ndjente fëmija në atë moment. Këto pyetje ju ndihmojnë të përqendroheni përsëri te dhembshuria.

    Merr përgjegjësi

    Mos e fajësoni fëmijën tuaj për reagimin tuaj. Një i rritur është përgjegjës për veprimet e tij, pavarësisht se çfarë i shkaktoi ato.

    Kërko falje

    Uluni në nivelin e fëmijës suaj, emërtojeni qartë ndjenjën dhe thoni se ju vjen keq. Është shumë e rëndësishme të shmangni fjalën “por”, pasi kjo shtesë e bën të pavlefshme kërkimfaljen dhe ia kalon fajin përsëri fëmijës.

    Prindërit gjithashtu mund të shpjegojnë se çfarë duhet të kishin bërë në vend që të bërtisnin, si p.sh. të bënin një pushim ose të hanin diçka më parë. Kjo u tregon fëmijëve se edhe të rriturit bëjnë gabime dhe si t’i trajtojnë ato.

    Ofroni ngushëllim dhe dëgjoni

    Ofroni fëmijës suaj një përqafim, por nëse refuzon, respektoni dëshirat e tij. Mund t’i pyesni fëmijët më të mëdhenj se si janë ndjerë për situatën. Përgjigja e tyre mund të jetë e vështirë për t’u dëgjuar, por i ndihmon të ndihen të kuptuar. Fëmijët më të vegjël shpesh nuk kanë fjalët për ta përshkruar atë, gjë që është në rregull. Ndonjëherë një koment i thjeshtë si “dukeshe shumë i mërzitur” është i mjaftueshëm.

    Bëni një plan për të ardhmen

    Pasi situata të jetë qetësuar, është e rëndësishme të mendoni për shkaktarët që çojnë në humbjen e durimit dhe çfarë mund të bëhet ndryshe, siç është të shkosh në një dhomë tjetër ose të pish një gotë me ujë. Kur një prind e ndan këtë plan me fëmijën e tij, ai po i jep atij një model sjelljeje që mund ta ndjekë.

    Zgjidhni dhembshurinë mbi përsosmërinë

    “Ndjenja e fajit nuk sjell ndryshim. Dhembshuria për veten po”, thotë Dr. Jazmine. Një rishikim i vitit 2020 i 13 studimeve zbuloi se programet e prindërimit që përfshijnë dhembshurinë për veten shoqëroheshin me nivele më të ulëta të stresit, ankthit dhe depresionit tek prindërit. Askush nuk e bën gjithçka siç duhet çdo herë dhe qëllimi duhet të jetë përparimi, jo përsosmëria.

  • Xhami i shtëpisë i goditet nga dy predha, Policia njofton për rastin në Prizren

    Xhami i shtëpisë i goditet nga dy predha, Policia njofton për rastin në Prizren

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren.

    Rasti ka ndodhur më 14 nëntor, në ora 16:00.

    “Prizren 14.11.2026, 16:00. Është raportuar se xhami i shtëpisë së viktimës mashkull kosovar ishte goditur nga dy predha”, thuhet në raport.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy predhat kalibër i panjohur.

    Rasti po hetohet. /Telegrafi/

  • Behram before Thaci’s bias: No one can compensate from Kosovo’s history

    Democratic Party of Kosovo MP ( The PDK, Artan Behrami, has reacted shortly before declaring the act of prejudice against Hashim Thaci and four others, in the case related to obstruction of justice.

    Through a post in his profile on the social network, Behram has declared that nothing and no one can compensate Hashim Thaci from the history of Kosovo.

    Full Posting:

    All Special Court decisions have been aimed at overturning this victory and all the historical events that followed.

    But they suck!

    Nothing and no one can compensate Hashim Thaci from the history of Kosovo! )

    Source Layer: Insander

  • Behrami para aktgjykimit ndaj Thaçit: Askush nuk mund ta shlyejë nga historia e Kosovës

    Behrami para aktgjykimit ndaj Thaçit: Askush nuk mund ta shlyejë nga historia e Kosovës

    Behrami para aktgjykimit ndaj Thaçit: Askush nuk mund ta shlyejë nga historia e Kosovës

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të tjerëve, në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.

    Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social, Behrami ka deklaruar se asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës.

    Postimi i plotë:

    “Të gjitha vendimet e Gjykatës Speciale kanë pasur për qëllim përmbysjen e kësaj fitoreje dhe të të gjitha ngjarjeve historike që pasuan.

    Por kot e kanë!

    Asgjë dhe askush nuk mund ta shlyejë Hashim Thaçin nga historia e Kosovës!”

    Burimi: Insajderi

  • Arrestohen dy të dyshuar për grabitjet e armatosura të argjendarive në Gjakovë, sekuestrohen ari dhe para të gatshme

    Arrestohen dy të dyshuar për grabitjet e armatosura të argjendarive në Gjakovë, sekuestrohen ari dhe para të gatshme

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në dy grabitje të armatosura të argjendarive në qytetin e Gjakovës, të cilat kanë ndodhur më 5 dhe 16 nëntor 2026.

    Sipas njoftimit të Policisë, grabitja e parë kishte ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur kishin kërcënuar pronarin e një argjendarie dhe kishin grabitur ari në vlerë rreth 30 mijë euro, si dhe 2 mijë euro para të gatshme.

    Ndërkaq, rasti i dytë ishte regjistruar më 16 nëntor, rreth orës 16:50, në rrugën “Izet Hima” në Gjakovë. Edhe në këtë rast, dy persona të maskuar dhe të armatosur kishin hyrë në një argjendari, ku njëri dyshohet se ishte i pajisur me armë të gjatë, ndërsa tjetri me një çekan.

    Të dyshuarit kishin kërcënuar personat e pranishëm, ndërsa njëri prej tyre kishte thyer vitrinën me çekan dhe kishte marrë një sasi stolish ari, kryesisht zinxhirë.

    Gjatë grabitjes, njëri nga viktimat kishte tentuar t’ia marrë armën njërit prej të dyshuarve, por ky i fundit kishte shtënë me armë zjarri, duke e plagosur atë në këmbën e djathtë.

    Më poshtë lexoni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

    Me datën 5.11.2026, rreth orës 17:15 në rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, ka ndodhur një ‘grabitje’, nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, ku të njëjtit nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin nga pronari i një argjendarie një sasi të arit dhe një sasi të të hollave (para) dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, vlera e arit është rreth (tridhjetë mijë) 30.000 € si dhe para të gatshme rreth (dy mijë) 2.000€.

    Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante, përfshirë hetuesit policorë, të cilët kanë ndërmarrë veprime intensive hetimore, sigurimin dhe analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në lokacionin e ngjarjes dhe në rrugët përreth, me qëllim të përcaktimit të drejtimit të lëvizjes dhe identifikimit të personave të dyshuar.

    Ndërsa më datën 16.11.2026, rreth orës 16:50, në rrugën “Izet Hima” në Gjakovë, ka ndodhur edhe një tjetër rast i grabitjes në një argjendari, ku dy persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur, kanë kryer veprën penale të grabitjes. Njëri nga të dyshuarit dyshohet se ishte i armatosur me një armë të gjatë, e cila dyshohet të jetë e tipit AK-47, ndërsa i dyshuari tjetër ishte i pajisur me një çekan. Me të hyrë në argjendari, të dyshuarit menjëherë kanë filluar t’i kanosin personat e pranishëm, duke ua drejtuar armën e gjatë, ku njëri nga të dyshuarit, i cili mbante armën, është afruar te raftet ku ekspozohej ari, ndërsa i dyshuari tjetër, duke përdorur çekanin, ka thyer xhamin e vitrinës dhe ka marrë një sasi të stolive të arit, kryesisht zinxhirë.

    Gjatë zhvillimit të ngjarjes, njëri nga viktimat ka tentuar t’ia shmangë/marrë armën e gjatë të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari ka shtënë me armë zjarri, duke e plagosur viktimën në këmbën e djathtë. Sipas deklarimit të viktimës dhe informacioneve fillestare, vlera e arit të grabitur dyshohet të jetë një sasi e konsiderueshme. Pas kryerjes së veprës, të dyshuarit janë larguar fillimisht në këmbë në drejtim të Sheshit të Çarshisë së Vjetër, ku më pas dyshohet se kanë hipur në një veturë të tipit Golf 7, me ngjyrë të bardhë, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur.

    Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe hetuesit të cilët kanë filluar intensivisht në hetimin dhe identifikimin e kryerësve të rastit. Po ashtu edhe në këtë rast është bërë sigurimi dhe analizimi i pamjeve të kamerave të sigurisë në lokacionin e ngjarjes dhe në rrugët përreth, me qëllim të përcaktimit të drejtimit të lëvizjes dhe identifikimit të personave të dyshuar.

    Përmes punëve hetimore dhe operacionale të realizuara në vazhdimësi është arritur të sigurohen dëshmi lidhur me identifikimin e personave të dyshuar si dhe mjetin që dyshohet se kanë përdorur të dyshuarit.

    Me datën 17.11.2026, Sektori Rajonal i Hetimeve në Gjakovë, me asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë dhe patrullave të stacionit policor në Gjakovë, kanë kryer bastisje në pronën e personit të dyshuar A. U., i lindur në Gjermani dhe me banim në komunën e Deçanit, ku është gjetur mjeti që dyshohet se është përdorur në grabitje, një armë zjarri si dhe një sasi e konsiderueshme e parave të gatshme.

    Po ashtu është kryer kontroll edhe te personi i dyshuar L. I., nga komuna e Deçanit, ku edhe në këtë rast janë gjetur prova të bazuara lidhur me veprën penale të grabitjes së armatosur.

    Deri më tani në cilësi të provave materiale janë sekuestruar; Para të gatshme (7330 euro) dhe (100 dollarë), një veturë golf 7, një sasi e arit, dy telefona, veshmbathje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.

    Bazuar në provat dhe dëshmitë e siguruara nga hetuesit rajonalë, personat në fjalë janë të dyshuar të përfshirë në të dy grabitjet e argjendarive në qytetin e Gjakovës, operacion ky i cili ende është në zhvillim e sipër.

    Policia e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet e sigurisë, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

  • Policia turke bastis televizionin pro-opozitar Sözcü TV dhe kryen arrestime

    Policia turke bastis televizionin pro-opozitar Sözcü TV dhe kryen arrestime

    Policia turke ka bastisur selinë e televizionit pro-opozitar “Sözcü TV” dhe grupit të tij mediatik në Stamboll herët të martën, duke kryer arrestime dhe duke vendosur një administrator të emëruar nga qeveria, njoftoi grupi në platformën X.

    Ky ishte veprimi i radhës kundër mediave pro-opozitare, që vjen një muaj pasi policia bastisi kanalin informativ më të ndjekur në Turqi, “Halk TV”, ku ndërpreu transmetimet dhe vendosi një administrator, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.

    “Policia po kontrollon ndërtesën e ‘Sözcü’ në bazë të një urdhri gjyqësor. Policia e ka rrethuar ndërtesën”, thuhej në një postim në llogarinë zyrtare të medias në X, pak para orës 05:00 të mëngjesit, sipas orës lokale (03:00 CET).

    “Është emëruar një administrator në ‘Sözcü’! Policia po kontrollon ndërtesën… Ka pasur ndalime”, thuhej në njoftim, ndërsa një nga gazetarët e medias bëri të ditur se stafit nuk po i lejohej hyrja brenda.

    “Jashtë ‘Sözcü TV’, ora 06:00. Nuk na lejohet të hyjmë në redaksi”, shkroi Sezin Ceren Övüç në X.

    Mes të ndaluarve ishin Funda Tuncer Sıdalı, kryetare e bordit, dhe ish-drejtori i përgjithshëm i “Sözcü TV”, Asım Akgül, sipas raportimeve të mediave turke.

    Sipas faqes së saj të lajmeve, policia bastisi si “Sözcü TV”, ashtu edhe zyrat e operacioneve online të grupit, duke emëruar nga një administrator për secilën prej tyre.

    “Në orët e hershme të mëngjesit, policia kreu një bastisje në ‘SÖZCÜ TV’ dhe ‘Sözcü.com.tr’. Ekipet kundër terrorizmit nisën një kontroll në ndërtesën e ‘SÖZCÜ TV’. Ndërsa disa drejtues u ndaluan, në ‘SÖZCÜ TV’ dhe ‘Sözcü.com.tr’ u emëruan administratorë”, thuhej në faqen e internetit.

    “Nuk u emëruan administratorë për gazetën ‘SÖZCÜ’, ‘Tavır’ apo ‘Korkusuz’”, thuhej më tej, duke iu referuar dy gazetave të tjera në pronësi të grupit.

    Ersan Barkın, avokat i Grupit Mediatik “Sözcü”, deklaroi se bastisjet bazohen në një çështje që më herët ishte rrëzuar nga Gjykata e Lartë, pasi nuk ishin gjetur prova se ishte kryer ndonjë krim.

    “Jemi përballë një vendimi për vendosjen e një administruesi, që buron nga një hetim i lidhur me një çështje për të cilën Gjykata e Lartë – autoriteti më i lartë gjyqësor në Turqi – nuk gjeti as qëllim të mbrapshtë dhe as ndonjë krim”, tha ai për KRT TV, duke iu referuar një çështjeje që daton që nga viti 2016.

    “Ky vendim për vendosjen e një administruesi rrjedh nga një dosje në të cilën nuk u vërtetua asnjë vepër penale”, shpjegoi ai. /Telegrafi/

  • LEX ) 24 years in prison for Besnik Salih in retrial for the Dumnica assassination, his brother is again acquitted of prosecution

    The Constitutional Court in Pristina has sentenced Besnik Salih to 24 years in prison on Tuesday in the retrial for Salih Salih’s murder in Dumnica of Equip in Podujevo. His brother, Ilaz Salihu, has again been acquitted of a charge of help in committing the murder.

    In his first trial, on February 11, 2026, Besnik Salihu was sentenced to a unique sentence of 25 years in prison for murder and illegal weapons. The court had then requalified the work from heavy murder to murder, while Ilaz Salih had acquitted him of the prosecution. On June 23rd, the Court of Appeals annulled the case and turned it into a retrial.

    As Justice from the Signal reported earlier, final words were given on November 13th. Ilaz Salih’s defence sought his release, arguing that even after the hearing of two witnesses and the partial reconstruction of the site of the event, it had not been proven that he had promised to help hide evidence.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

    LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

    LEX | 24 vjet burgim për Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen në Dumnicë, vëllai i tij lirohet sërish nga akuza

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të martën me 24 vjet burgim Besnik Salihun në rigjykimin për vrasjen e Salih Salihut në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Vëllai i tij, Ilaz Salihu, është liruar sërish nga akuza për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

    Në gjykimin e parë, më 11 shkurt 2026, Besnik Salihu ishte dënuar me dënim unik prej 25 vjetësh burgim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata atëherë e kishte rikualifikuar veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje”, ndërsa Ilaz Salihun e kishte liruar nga akuza. Më 23 qershor, Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin dhe e ktheu çështjen në rigjykim.

    Siç ka raportuar më herët Drejtësia nga Sinjali, fjalët përfundimtare u dhanë më 13 nëntor. Mbrojtja e Ilaz Salihut kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se edhe pas dëgjimit të dy dëshmitarëve dhe rikonstruksionit të pjesshëm të vendit të ngjarjes, nuk ishte provuar se ai kishte premtuar të ndihmonte në fshehjen e provave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police identify two suspects in the robbery of two silversmiths in Gjakova, seized gold and money. PEACE

    Kosovo police have identified two people suspected of involvement in two armed robbery in silversmithy in the town of Gjakova, located on November 5th and 16th.

    According to the Police’s announcement, the first robbery occurred on November 5th, about 17:15, on Mother Teresa Street, where two masked and armed men, under gun threat, had taken gold and cash from the gold owner.

    According to the complainer’s statement, the value of stolen gold was about 30 thousand euros, while the cash available about 2 thousand euros.

    The second case was recorded on November 16, about 4:50, on the Street of the Hymajis, also a jewelry store.

    In this case, the two suspects had been masked and armed. One allegedly had a long gun, believed to be AK-47, and the other a hammer.

    Upon entering the jewelry store, they had threatened those present. One of them was close to the gold – exposed shelves, while the other had hammered out the window of the window and received an array of jewelry, mainly chains.

    During the robbery, one of the victims had attempted to take the suspect’s long gun, but the suspect had fired a firearm, wounding him in the right leg.

    After the robbery, the suspects had fled on foot to the Old Cheshire Square, where they were suspected to have boarded a white – colored Golf 7 car.

    Police suggest that, after investigating and analyzing the images of security cameras, the November 17th raid has been carried out on the property of the suspected person A.U., born in Germany and living in the Decani municipality.

    During the raid, according to police, cars allegedly used in robbery, a firearms and a considerable amount of money have been found.

    The check has been conducted on the other suspect, L.I., from the municipality of Decani, where evidence has also been found to connect the case.

    In quality of material evidence, 7 thousand and 330 euros and $100, a Golf 7 car an amount of gold, two mobile phones and clothing allegedly used during the robbery.

    Based on the provided evidence, police suspect that both persons are involved in both cases of jewelry robbery in Gjakova.

    Police have announced that the operation is still under way and that further actions will be undertaken in co-ordination with the competent Prosecutor.

    Source Layer: Insander

  • Policia identifikon dy të dyshuar për grabitjen e dy argjendarive në Gjakovë, sekuestron ar dhe para/PAMJE

    Policia identifikon dy të dyshuar për grabitjen e dy argjendarive në Gjakovë, sekuestron ar dhe para/PAMJE

    Policia identifikon dy të dyshuar për grabitjen e dy argjendarive në Gjakovë, sekuestron ar dhe para/PAMJE

    Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për përfshirje në dy grabitje të armatosura në argjendari në qytetin e Gjakovës, të ndodhura më 5 dhe 16 nëntor.

    Sipas njoftimit të Policisë, grabitja e parë kishte ndodhur më 5 nëntor, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, ku dy persona të maskuar dhe të armatosur, nën kërcënimin e armës, i kishin marrë pronarit të argjendarisë një sasi ari dhe para të gatshme.

    Sipas deklarimit të ankuesit, vlera e arit të grabitur ishte rreth 30 mijë euro, ndërsa paratë e gatshme rreth 2 mijë euro.

    Rasti i dytë ishte regjistruar më 16 nëntor, rreth orës 16:50, në rrugën “Izet Hima”, po ashtu në një argjendari.

    Në këtë rast, dy të dyshuarit kishin qenë të maskuar dhe të armatosur. Njëri dyshohet se kishte pasur një armë të gjatë, që besohet të ishte e tipit AK-47, ndërsa tjetri një çekan.

    Pasi kishin hyrë në argjendari, ata kishin kërcënuar personat e pranishëm. Njëri prej tyre ishte afruar te raftet ku ekspozohej ari, ndërsa tjetri kishte thyer me çekan xhamin e vitrinës dhe kishte marrë një sasi stolish, kryesisht zinxhirë.

    Gjatë grabitjes, njëri nga viktimat kishte tentuar t’ia merrte armën e gjatë të dyshuarit, por ky i fundit kishte shtënë me armë zjarri, duke e plagosur atë në këmbën e djathtë.

    Pas grabitjes, të dyshuarit ishin larguar në këmbë në drejtim të Sheshit të Çarshisë së Vjetër, ku dyshohet se më pas kishin hipur në një veturë Golf 7, me ngjyrë të bardhë.

    Policia bën të ditur se, pas hetimeve dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë, më 17 nëntor ka realizuar bastisje në pronën e personit të dyshuar A.U., i lindur në Gjermani dhe me banim në komunën e Deçanit.

    Gjatë bastisjes, sipas Policisë, është gjetur vetura që dyshohet se ishte përdorur në grabitje, një armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash.

    Kontroll është kryer edhe te personi tjetër i dyshuar, L.I., nga komuna e Deçanit, ku gjithashtu janë gjetur prova që ndërlidhen me rastin.

    Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 7 mijë e 330 euro dhe 100 dollarë, një veturë Golf 7, një sasi ari, dy telefona mobilë dhe veshmbathje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve.

    Bazuar në provat e siguruara, Policia dyshon se të dy personat janë të përfshirë në të dy rastet e grabitjeve të argjendarive në Gjakovë.

    Policia ka bërë të ditur se operacioni është ende në zhvillim dhe se veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorinë kompetente.

    Burimi: Insajderi