Blog

  • Missing person reported in Gjilan

    – What?A man was reported missing in Gjilan after leaving home and there was nothing known of his whereabouts ever since.

    According to the 24-hour Kosovo Police report, the case was denounced on November 15th, about 7:00.

    Report says it’s about a Kosovo citizen, broadcasts I did. tv

    Police have not disclosed other details about the circumstances of extinction.

  • Police ban Serbian license plates at Brnjak suspected of illegal border crossings

    PKosovo’s olicia has banned a Serbia license car in Brnjak, in which five people — four of them suspected of illegal border crossings.

    The case happened last night when the police unit stopped the car for control.

    According to the police report, four Kosovo citizens — two women and two men — had illegally entered from Serbia’s territory in the Republic of Kosovo, broadcast I did. tv.

    After the interview, with the prosecutor’s decision, the case has been processed in regular procedure.

     

  • Policia ndalon një veturë me targa serbe në Bërnjak, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Policia ndalon një veturë me targa serbe në Bërnjak, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Policia ndalon një veturë me targa serbe në Bërnjak, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Bërnjak, në të cilën ndodheshin pesë persona, katër prej tyre të dyshuar për kalim ilegal të kufirit.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë, kur njësiti policor ndaloi veturën për kontroll.

    Sipas raportit policor, dyshohet se katër shtetas të Kosovës, dy gra dhe dy burra, kishin hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

     

  • Raportohet i zhdukur një person në Gjilan

    Raportohet i zhdukur një person në Gjilan

    Raportohet i zhdukur një person në Gjilan

    Një burrë është raportuar i zhdukur në Gjilan, pasi është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është denoncuar më 15 nëntor, rreth orës 19:00.

    Në raport thuhet se bëhet fjalë për një shtetas kosovar, transmeton Klankosova.tv

    Policia nuk ka bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e zhdukjes.

  • “Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

    “Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

    “Për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, mesazhi i Ramush Haradinajt për vëllanë

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij, Luan Haradinajn, në 53-vjetorin e lindjes së tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka ndarë një mesazh kushtuar vëllait të rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

    “Luan, linde 53 vjet më parë, por për ne mbetesh përherë Luani i lirisë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

    Luan Haradinaj u lind më 17 nëntor 1973 në Gllogjan të Deçanit dhe ra më 6 maj 1997, gjatë një përleshjeje me forcat serbe në Qafën e Mullarit, në zonën e Hasit, në moshën 23-vjeçare.

  • Avokati i Popullit konstaton cenim të të drejtave të njeriut në lagjen “Kalabria”, kërkon ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës

    Avokati i Popullit konstaton cenim të të drejtave të njeriut në lagjen “Kalabria”, kërkon ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës

    Punimet e papërfunduara të kolektorit të kanalizimit në rrugën “Rexhep Krasniqi” në lagjen “Kalabria” kanë shndërruar këtë zonë të banuar në një vatër të hapur infeksioni dhe rrezik serioz për shëndetin publik. Kështu konstaton raporti zyrtar i Institucionit të Avokatit të Popullit, i publikuar më 29 tetor 2026 dhe i adresuar drejtpërdrejt te kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, raporton Telegrafi.

    Në këtë dokument, Avokati i Popullit vlerëson se vazhdimi i kësaj gjendjeje përbën cenim të drejtpërdrejtë të të drejtave kushtetuese të banorëve për respektimin e jetës private, familjare dhe të banesës, si dhe bie ndesh me detyrimet ligjore të Komunës për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik.

    Gjetjet e IKShPK-së dhe alarmi për shëndetin e qytetarëve

    Hetimi i Avokatit të Popullit ka nisur në gusht të këtij viti pas ankesës së një banoreje të lagjes, e mbështetur edhe nga 17 banorë të tjerë. Sipas dokumentacionit, projekti i kolektorit kishte nisur rreth dy vjet më parë, por punimet janë pezulluar për shkak të ngecjes në procedurat e shpronësimitPër të verifikuar nivelin e ndotjes, me kërkesë të IAP-së, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) realizoi dy kontrolle në terren në shtator 2026. Raporti i IKShPK-së konstaton një gjendje të rënduar mjedisore:

    Kanali i kolektorit është plotësisht i zbuluar dhe shërben si pikë shkarkimi direkt për ujërat e zeza të objekteve banesore përreth.

    Në zonë janë grumbulluar mbeturina urbane dhe mbetje të ngurta që bllokojnë rrjedhën e ujit, ndërsa evidentohet prani masive e brejtësve, mushkonjave, sorrave, qenve endacakë dhe shpendëve të ngordhur.

    Si pasojë e erës së padurueshme dhe ndotjes, banorët nuk mund t’i shfrytëzojnë oborret e tyre dhe as t’i hapin dritaret e shtëpive, ndërsa janë raportuar edhe raste të problemeve shëndetësore që kanë kërkuar trajtim mjekësor.

    Ekspozimi i drejtpërdrejtë prek edhe grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët nën moshën pesë vjeç, personat mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike.

    Problem i përsëritur dhe reagimi politik

    Avokati i Popullit rikujton se kjo situatë nuk është e re, pasi për të njëjtin lokacion kishte nxjerrë një raport me rekomandime edhe më 21 tetor 2024. Sipas vlerësimit ligjor, fakti që problemi nuk është zgjidhur në mënyrë të qëndrueshme dy vjet pas paralajmërimeve të para, dëshmon se mbrojtja e të drejtave të qytetarëve ka mbetur vetëm formale.

    Lidhur me gjetjet e raportit ka reaguar edhe shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar llogari nga kryetari Përparim Rama, shkruar Telegrafi.

    “Përparim Rama ishte paralajmëruar për këtë problem që në vitin 2024. Sot, dy vjet më vonë, Avokati i Popullit konstaton se vazhdimi i kësaj gjendjeje cenon të drejtat kushtetuese të banorëve dhe nuk përputhet me detyrimet e Komunës”, ka shkruar Sveçla, duke shtuar se kryetari duhet t’u përgjigjet qytetarëve se pse një problem i njohur vazhdon t’u rrezikojë jetesën.

    Rekomandimet dhe afati ligjor për Komunën

    Duke u mbështetur në Kushtetutën e Kosovës dhe në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), Avokati i Popullit i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që të ndërmarrë urgjentisht këto masa:

    Të pastrojë shtratin e lumit dhe hapësirat përreth nga mbetjet e grumbulluara.

    Të realizojë dezinfektimin, deratizimin dhe dezinsektimin e gjithë zonës përgjatë rrugës “Rexhep Krasniqi”.

    Të identifikojë dhe të mbyllë kyçjet ilegale dhe derdhjet e pakontrolluara të ujërave të zeza.

    Të izolojë fizikisht zonën e punimeve për të garantuar sigurinë e kalimtarëve, veçanërisht të fëmijëve.

    Të përfundojë me procedurë të përshpejtuar punimet e ndërprera të kolektorit dhe t’i informojë banorët për afatet e realizimit.

    Në përputhje me ligjin, Komuna e Prishtinës ka afat prej tridhjetë (30) ditësh që ta njoftojë zyrtarisht Avokatin e Popullit për hapat konkretë të ndërmarrë lidhur me zbatimin e këtyre rekomandimeve. /Telegrafi/

  • Një person dyshohet se ka dhunuar një grua në Graçanicë, rasti po hetohet

    Një person dyshohet se ka dhunuar një grua në Graçanicë, rasti po hetohet

    Një person dyshohet se ka kryer veprën “dhunim”, ndaj një gruaje.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:45, në Graçanicë.

    Tutje thuhet se me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim.

    “Graçanicë 15.11.2026, 15:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

  • Udhëto lirë me Cria.al - Makina me qira në Tiranë

    Udhëto lirë me Cria.al – Makina me qira në Tiranë

    Kur planifikoni disa ditë në Shqipëri, ia vlen të mendoni që në fillim si do të lëvizni. Mund të qëndroni në Tiranë dhe të bëni një shëtitje në Krujë, ose të niseni drejt detit sapo të mbërrini. Një makinë me qira ju lehtëson organizimin, sidomos kur udhëtoni me familjen, keni valixhe me vete apo doni të ndaloni në disa vende gjatë rrugës.

    Cria.al mbledh në një vend ofertat e agjencive lokale të makinave me qira. Shërbimi shtrihet përtej kryeqytetit, me mundësi marrjeje në Durrës, Vlorë, Sarandë, Shkodër, Korçë, Kukës dhe qytete të tjera. Nëse po kërkoni makina me qira Shqipëri, mund ta nisni kërkimin nga qyteti ku do të mbërrini dhe datat e udhëtimit.

    Pse të zgjidhni Cria.al

    Përparësia kryesore është krahasimi. Në vend që të kontaktoni disa agjenci veçmas, mund të shihni ofertat e tyre në të njëjtën platformë. Për çdo makinë, kontrolloni çmimin për datat tuaja, depozitën dhe kushtet e qirasë. Kështu bëhet më e lehtë të kuptoni se cila ofertë ju përshtatet dhe sa do t’ju kushtojë udhëtimi.

    Cria.al verifikon agjencitë përpara se ato të publikojnë makinat në platformë. Kontrata e qirasë lidhet me agjencinë që ofron automjetin, ndaj është e rëndësishme të lexoni kushtet e saj. Mund të shihni edhe vlerësimet e udhëtarëve që e kanë përdorur shërbimin, për të krijuar një ide më të qartë për shërbimin.

    Për rezervimin online mund të përdorni kartë debiti ose krediti. Pjesa e mbetur e qirasë paguhet kur merrni makinën, sipas mënyrave të pagesës që pranon agjencia. Në platformë ka edhe oferta pa depozitë; për të tjerat, shuma shfaqet te makina përkatëse. Ky është një detaj që ia vlen ta kontrolloni përpara rezervimit.

    Zgjidhni makinën sipas udhëtimit

    Një makinë kompakte mund të jetë e përshtatshme për një çift me pak bagazhe. Për një familje, hapësira në bagazh dhe numri i vendeve mund të kenë më shumë rëndësi. Nëse preferoni kambio automatike ose ju duhet një automjet më i madh, përfshijini këto kërkesa që në fillim të kërkimit.

    Shihni edhe çfarë përfshin oferta: sigurimin, kilometrazhin, kushtet e anulimit dhe pikën e marrjes. Një çmim ditor më i ulët nuk tregon domosdoshmërisht sa do të paguani në fund. Krahasimi ka më shumë kuptim kur përdorni të njëjtat data, të njëjtin vend marrjeje dhe të njëjtat shërbime shtesë.

    Nëse doni ta merrni makinën në një qytet dhe ta ktheni në një tjetër, vendosini të dyja vendndodhjet në kërkim. Disponueshmëria dhe tarifat varen nga agjencia. E njëjta gjë vlen për dorëzimin në hotel ose jashtë orarit të zakonshëm: konfirmoni paraprakisht nëse ofrohet dhe sa kushton.

    Makina me qira në Tiranë – pse ia vlen?

    Për shëtitjet rreth Sheshit Skënderbej, Pazarit të Ri apo Parkut të Liqenit, mund të zgjidhni ecjen dhe ta lini makinën të parkuar. Ajo bëhet më e dobishme kur doni të dilni nga qyteti, të vizitoni Krujën, të kaloni një ditë nga Dajti ose të vazhdoni udhëtimin drejt bregdetit.

    Nëse do t’i kaloni ditët e para vetëm në Tiranë, mund ta planifikoni marrjen e makinës për ditën kur niseni jashtë saj. Nëse vazhdoni rrugën menjëherë pas fluturimit, marrja në aeroport mund t’ju përshtatet më mirë. Zgjedhja varet nga itinerari juaj dhe nga vendi ku do të qëndroni.

    Si bëhet rezervimi

    Në Cria.al zgjidhni vendin e marrjes, vendin e kthimit dhe datat. Pasi të krahasoni makinat e disponueshme, hapni ofertën që ju intereson dhe lexoni kushtet. Përpara pagesës, kontrolloni shumën totale, pjesën që paguhet online dhe pjesën që mbetet për t’u paguar kur merrni makinën.

    Përgatitni patentën e vlefshme, dokumentin e identifikimit dhe konfirmimin e rezervimit. Verifikoni me agjencinë edhe kërkesat për moshën, përvojën në drejtim dhe mënyrën e pagesës. Nëse planifikoni të kaloni kufirin, sqarojeni këtë përpara rezervimit, sepse jo çdo automjet ofrohet për udhëtime jashtë Shqipërisë.

    Disa detaje që ia vlen t’i sqaroni

    Përpara nisjes, konfirmoni orën dhe vendin e takimit me agjencinë. Nëse mbërrini me avion, sqaroni si veprohet në rast vonese. Mbani parasysh edhe orën e kthimit të makinës, veçanërisht kur duhet të kapni një fluturim.

    Në momentin e marrjes, kontrollojeni automjetin së bashku me përfaqësuesin e agjencisë dhe fotografoni gjendjen e tij. Shënoni nivelin e karburantit dhe sigurohuni që e keni kuptuar politikën e kthimit. Për sigurimin, lexoni çfarë mbulohet dhe cilat përjashtime zbatohen; emërtimi i paketës nuk i tregon të gjitha kushtet.

    Kur kërkoni makina me qira Shqipëri, nisuni nga nevojat konkrete: sa veta udhëtoni, sa bagazhe keni dhe ku do të shkoni. Cria.al ju jep mundësinë të krahasoni ofertat lokale mbi këtë bazë. Zgjidhni makinën që ju përshtatet, sqaroni kushtet përpara pagesës dhe lëreni pjesën tjetër të planit për vendet që doni të vizitoni.

  • Mourinho autorizon vetëm dy largime nga Real Madridi në janar

    Mourinho autorizon vetëm dy largime nga Real Madridi në janar

    Jose Mourinho ka vendosur që dy lojtarë duhet të largohen nga Real Madridi në afatin kalimtar të dimrit: Raul Asensio dhe Ferland Mendy. Këto janë të vetmet shitje të autorizuara nga trajneri portugez, duke hapur derën për nënshkrime të reja për Los Merengues.

    Sipas skenarit sportiv të përcaktuar në Valdebebas më 16 nëntor 2026, trajneri portugez përjashton mundësinë e kryerjes së një revolucioni në mes të sezonit, mban vendimin e tij të vendosur për të mbajtur Endrick pavarësisht mungesës së pjesëmarrjes së tij dhe kërkon të lërë të lirë vetëm dy lojtarë që nuk kanë luajtur asnjë minutë zyrtare deri më tani këtë sezon.

    Mbrojtësi 23-vjeçar spanjoll, Asencio po ka një fillim zhgënjyes të sezonit, i shoqëruar nga lëndime dhe konkurrencë e ashpër për një vend në mbrojtjen e Real Madridit. Aktualisht jashtë fushave nga një paraqitje në miqësore dhe ende pa debutuar nën drejtimin e Mourinhos, Asensio nuk ka një vend të vërtetë në planet taktike të trajnerit portugez.

    Struktura mbrojtëse fillestare dhe me rotacion mbulohet plotësisht nga katër qendërmbrojtës të klasit botëror: Dean Huijsen, Ibrahima Konate, Antonio Rudiger dhe Eder Militao.

    Duke pasur parasysh këtë situatë, si stafi i trajnerëve ashtu edhe shoqëruesit e lojtarit bien dakord se gjetja e një destinacioni në janar përfaqëson mënyrën më të mirë që ai të rifitojë ritmin konkurrues.

    Ferland Mendy përballet me një situatë identike, pasi gjithashtu nuk ka luajtur asnjë minutë në sezonin aktual 2026/27. Edhe pse mbrojtësi francez ka një kontratë me Real Madridin deri në qershor 2028, ai është zhvendosur në vendin e tretë në zgjedhjet për rolin e mbrojtësit të majtë.

    Përpara tij në hierarkinë e Mourinhos janë lojtarët e afirmuar Marc Cucurella dhe Alvaro Carreras, duke e lënë francezin pa hapësirë për pjesëmarrje në La Liga ose Ligën e Kampionëve.

    Përtej këtyre dy largimeve të autorizuara, Mourinho nuk parashikon ndonjë ndryshim strukturor në skuadër gjatë afatit kalimtar të dimrit. Trajneri portugez ka besim të plotë në forcën e skuadrës aktuale për t’u përballur me fazën vendimtare të garave dhe përsërit refuzimin e tij për t’u ndarë nga Endrick, i bindur se sulmuesi i ri brazilian do të luajë në fund të fundit një rol kyç në gjysmën e dytë të sezonit.

    Menaxhmenti sportiv i Real Madridit do të punojë me agjentët e Asencios dhe Mendyt gjatë javëve të nëntorit dhe dhjetorit 2026 për të vlerësuar ofertat për huazim ose transferime të përhershme. Nëse mbërrijnë oferta të kënaqshme para hapjes së afatit kalimtar dimëror, të dy mbrojtësit do të largohen nga Santiago Bernabeu në janar 2027 si të vetmet largime të miratuara nga Mourinho. /Telegrafi/

  • Tufegxhiç: Rastin e dhunës në Ohër duhet ta marrë përsipër një prokuror nga një qytet tjetër, në mënyrë që të mos ketë dyshime për ndikim

    Tufegxhiç: Rastin e dhunës në Ohër duhet ta marrë përsipër një prokuror nga një qytet tjetër, në mënyrë që të mos ketë dyshime për ndikim

    Rastin e rrahjes brutale të Sara Gjorgievskës në Ohër duhet ta marrë përsipër prokuroria publike nga zona e apelit të Shkupit ose Shtipit, me qëllim që të hiqet çdo dyshim për ndikim të mundshëm në procedurë, sugjeron avokati dhe ish-gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq.

    Tufegxhiç beson se një zgjidhje e tillë do të ishte më objektivja dhe në interes të një sqarimi të plotë dhe të paanshëm të rastit.
    “Sipas rrethanave të rastit të dhunës në Ohër, si dhe dyshimeve dhe spekulimeve të shprehura në publik për ndikimin mbi gjykatën dhe prokurorinë, dhe me qëllim që të hiqet çdo dyshim për ndikimin mbi vendimmarrjen gjatë procedurës mbi gjykatën dhe prokurorinë në Ohër, më objektivja dhe në të njëjtën kohë në interes të procedurës është që prokuroria shtetërore të përcaktojë se prokuroria publike e qarkut të apelit të Shtipit ose Shkupit do të veprojë në këtë rast”, shkroi Tufegxhiç.

    Prokuroria njoftoi se do të iniciohet një procedurë për tre vepra penale kundër të dyshuarit Kristijan Koraboski, i cili ishte në një lidhje me vajzën e rrahur.

    Ai u ndalua përsëri këtë pasdite, dhe Prokuroria Publike njoftoi se kishte kërkuar paraburgim, në kundërshtim me masat paraprake të përcaktuara fillimisht./Telegrafi/