Blog

  • This is the resident who was eliminated last night.

    Olechka is the eliminated resident at the Big Bear V IP Kosovo 5.

    She turned out to be less popular.

    Then there was Valdet, who would be nominated.

    The favorite came out Nichi.

    Source Layer: Insander

  • Kjo është banorja që mbrëmë u eleminua

    Kjo është banorja që mbrëmë u eleminua

    Kjo është banorja që mbrëmë u eleminua

    Olechka është banorja e eliminuar në Big Beother VIP Kosova 5.

    Ajo doli më pak e preferuar.

    E pas saj ishte Valdeti, i cili do të jetë në nominim.

    Më i preferuari doli Nichi.

    Burimi: Insajderi

  • Klientët raportuan vështirësi në qasjen në shërbimet online të bankave të mëdha amerikane

    Klientët raportuan vështirësi në qasjen në shërbimet online të bankave të mëdha amerikane

    Të hënën, klientët raportuan ndërprerje të shërbimeve dhe vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre online në disa banka të mëdha amerikane, si dhe në shërbimin e transferimit të parave Zelle.

    Kjo ndodhi pasi një problem teknik në JPMorgan Chase shkaktoi pasoja zinxhir në të gjithë sistemin financiar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Chase deklaroi se problemet teknike nuk përbënin një çështje sistemike dhe nuk ishin pasojë e një sulmi kibernetik, duke shtuar se po punohej për rikthimin e shërbimeve bankare në funksionim të plotë.

    “Për shkak të një problemi teknik, përfundimi i disa transaksioneve po zgjat më shumë se zakonisht, por klientët kanë ende qasje në llogaritë dhe fondet e tyre”, tha një zëdhënës i Chase në një deklaratë.

    “Po punojmë për ta zgjidhur këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.

    Ndërkohë, siç raportojnë mediat amerikane, megjithatë, Downdetector tregoi se shërbimi në banka dhe në Zelle ishte rikthyer në normalitet herët të martën.

    Kjo ndërprerje vjen pas një problemi madhor te Microsoft, i cili filloi të enjten dhe vazhdoi deri të nesërmen, duke paralizuar një sërë shërbimesh, përfshirë Outlook, Teams dhe asistentin e inteligjencës artificiale, Copilot.

    Ky problem pati pasoja të rënda për miliona njerëz dhe organizata në mbarë botën, duke përfshirë shkolla, spitale, biznese, gjykata, banka, burgje, forca policore dhe qeveri.

    Microsoft njoftoi se e kishte zgjidhur problemin dhe kishte rikthyer shërbimet deri të shtunën, duke kërkuar gjithashtu ndjesë.

    Gjiganti i softuerëve nuk e lidhi ndërprerjen me ndonjë shkelje të sigurisë kibernetike; në një raport fillestar të hënën, kompania shpjegoi se shkaku ishte një kombinim faktorësh: një gabim teknik (bug) i vjetër prej muajsh, keqfunksionim i lidhjeve të brendshme dhe probleme me kapacitetin e serverëve.

    Gjithashtu, të premten, pajisje të vjetruara çuan në ndalimin e përkohshëm të të gjithë aeroplanëve komercialë në SHBA, duke shkaktuar kaos në udhëtime, pasi mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan.

    Administrata e Donald Trump më vonë deklaroi se ndalimi katërorësh i fluturimeve ishte pasojë e mirëmbajtjes rutinë.

    Në një konferencë për shtyp të shtunën, Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, shpjegoi se problemi filloi kur “një kontraktor po kryente mirëmbajtje rutinë për të kaluar linjat e telekomunikacionit nga kabllot e vjetra prej bakri… në fibra optike”.

    Gjatë këtij procesi, një ruter i instaluar rishtazi “filloi të mbingarkonte ruterët e tjerë në sistemin tonë të kontrollit të trafikut ajror”.

    Ai shtoi se Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po punon ende për të përcaktuar nëse shkaku ishte “paaftësia” e kontraktorit apo një “ruter me defekt”.

    Problemet teknike të së hënës duket se kanë prekur kryesisht klientët e Chase, si dhe klientët e bankave të tjera që përpiqeshin të kryenin transaksione me Chase.

    Bankat e tjera, përfshirë Bank of America dhe Citigroup, nuk kanë raportuar probleme me shërbimet e tyre bankare.

    Një zëdhënës i US Bank deklaroi se sistemet e bankës nuk janë prekur drejtpërdrejt, por se “klientët që përpiqen të dërgojnë ose të marrin pagesa përmes Zelle me një institucion tjetër financiar mund të përballen me vonesa në transaksione”.

    Zelle, sistemi i pagesave midis individëve (peer-to-peer) që përdoret nga bankat kryesore amerikane për t’u mundësuar klientëve dërgimin e parave pothuajse në çast te miqtë dhe familjarët, zotërohet nga kompania Early Warning Services me seli në Arizona.

    Kjo e fundit zotërohet nga institucione financiare, ndër të cilat përfshihen Bank of America, Capital One, JPMorgan Chase, PNC Bank, Truist, US Bank dhe Wells Fargo.

    Ndërkohë, një zëdhënës i Early Warning Services u shpreh se rrjeti Zelle është plotësisht funksional.

    “Një problem në institucionet financiare mund të jetë duke shkaktuar vonesa në pagesat Zelle për disa nga klientët e tyre”, thanë ata.

    Disa klientë të Chase morën një mesazh ku thuhej: “Disa shërbime nuk janë të disponueshme. Po punojmë për zgjidhjen e tyre. Ju lutemi, provoni sërish më vonë”. /Telegrafi/

  • Nikolloski: BE duhet të gjejë zgjidhje për problemin me transportuesit dhe eksportin e energjisë së gjelbër nga rajoni

    Nikolloski: BE duhet të gjejë zgjidhje për problemin me transportuesit dhe eksportin e energjisë së gjelbër nga rajoni

    Zv. kryeministri Aleksandar Nikolloski nga Forumi i 23-të Ekonomik i Vjenës i bëri thirrje BE-së që të gjejë një zgjidhje për problemin me transportuesit dhe eksportin e energjisë elektrike të prodhuar nga burime të rinovueshme në Ballkanin Perëndimor.

    “Ka dy çështje shumë të rëndësishme për rajonin që, për fat të keq, u përmendën shumë pak, dhe janë një problem i madh për të gjithë rajonin dhe lidhen drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian, dhe për fat të keq BE nuk po ndërmerr asnjë veprim për to. E para është problemi me shoferët e kamionëve. I gjithë rajoni ka folur për këtë për gati një vit tani. Mund të mbajmë fjalime të bukura këtu, por nëse mallrat nuk mund të transportohen te përdoruesi përfundimtar, nuk mund të flasim për asgjë. Në këtë moment kemi këtë problem të madh, shumë të madh. Kemi folur për një vit, nuk e di se si është e mundur të kemi vetëm diskutime burokratike, dhe nuk ka asnjë vendim politik për këtë.

    Përgjigjet që marrim për një vit tani janë se “ishte njësoj më parë”. Nuk është njësoj! Meqenëse me sistemin e ri elektronik, çdo ditë ka rëndësi, shoferët e kamionëve trajtohen njësoj si turistët, ata nuk mund të kalojnë më shumë se 90 ditë në një periudhë 180-ditore në BE, ndërsa bizneset po shemben”, thotë Nikolloski, duke e ngritur çështjen në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku merr pjesë për të dytin vit radhazi.

    Në një deklaratë për AIM-n, ai kujton se çështja me transportuesit është ende e hapur, sepse, thotë ai, ne tashmë kemi marrëveshje dypalëshe me disa vende, por këto nuk janë të gjitha vende të zonës Shengen./Telegrafi/

  • Tragic: I die at the age of 31, the Irish boxer didn’t survive his opponent’s knockout

    The boxing world has been shaken by serious news, having passed away at the age of 31, the popular boxer from Ireland, Lee Reyes.

    He was lying in hospital in serious health condition since August of this year as a result of severe head injuries during a duel in the ring.

    The fatal shock occurred after a brutal knockout that Reeves took from his opponent, Gary Cully. Despite the three-month battle of doctors and a constant in intensive care, the 31-year-old failed to survive the injuries, changing lives today at an early age.

    During his professional career, Lee Reeves had developed a total of 18 metres, of which he had recorded 16 victories and only two losses, leaving track as a dedicated sportsman in the ring.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tragjike: Vdes në moshën 31 vjeçare boksieri irlandez, nuk i mbijetoi nokautit të kundërshtarit

    Tragjike: Vdes në moshën 31 vjeçare boksieri irlandez, nuk i mbijetoi nokautit të kundërshtarit

    Tragjike: Vdes në moshën 31 vjeçare boksieri irlandez, nuk i mbijetoi nokautit të kundërshtarit

    Bota e boksit është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare boksieri i njohur nga Irlanda, Lee Reeves.

    Ai ndodhej i shtrirë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore që nga muaji gusht i këtij viti, si pasojë e dëmtimeve të rënda që kishte pësuar në kokë gjatë një dueli në ring.

    Tronditja fatale ndodhi pas një nokauti brutal që Reeves mori nga kundërshtari i tij, Gary Cully. Pavarësisht betejës tremujore të mjekëve dhe qëndrimit të vazhdueshëm në kujdes intensiv, 31-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë sot në moshë të re.

    Gjatë karrierës së tij profesionale, Lee Reeves kishte zhvilluar gjithsej 18 meçe, prej të cilave kishte regjistruar 16 fitore dhe vetëm dy humbje, duke lënë gjurmë si një sportist i përkushtuar në ring.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 17 November That Made him a Name KLA, 32 years of historic decision

    MOn November 17th 1994, 32 years ago, the headship of the Kosovo People’s Movement, following the analysis of the situation and demands from the ground, made a decision to appoint the armed units led by the Kosovo Liberation Army.

    The same day, the decision was made to appoint its highest command body, the Central Staff of the Kosovo Liberation Army, and the decision to launch communiques for opinion.

    The communication written that day holds an 11th figure that represents the number of military actions by then of its armed units, writes Emrush Xhemajli, former LPK secretary general from 1987 to 1998, in a Facebook post. /Klankosova. tv

  • 17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik

    17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik

    17 Nëntori që i dha emër UÇK-së, 32 vjet nga vendimi historik

    Më 17 nëntor 1994, para 32 vitesh, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni, mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

    Po atë ditë, u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

    Komunikata e shkruar po atë ditë mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998, në një postim në Facebook./Klankosova.tv