Blog

  • Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën

    Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën

    Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën

    Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në një aksident komunikacioni në Gjermani ka pikëlluar thellë mbarë qytetin. Bëhet fjalë për Leart Morinën nga fshati Sopniq dhe Berhan Zekën nga Pataqani i Poshtëm, jeta e të cilëve u këput në mes në mërgim.

    Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ka reaguar i pari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili përmes një telegrami ngushëllimi ka ndarë dhimbjen me të afërmit e viktimave.

    Latifi ka shprehur solidaritetin e tij personal dhe të institucionit që drejton, duke u qëndruar pranë familjeve Morina dhe Zeka në këto orë të vështira zie.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të dy të rinjve tanë, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Rahovecit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre”, thuhet në reagimin e kreut të Rahovecit.

    Mesazhin e tij prekës, Latifi e ka përmbyllur me fjalët: “Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The heavy accident on the highway, Vlora Crime Chief Dies

    He’s passed away in the serious accident that took place a few minutes ago on the Fier-Vlore Highway, Vlora’s Chief of Crimes Ermal Lulaj.

    The accident occurred this afternoon along the Fier-Vlora Highway, near Novosela, where a vehicle crashed into a heavy tonnage vehicle, sceptre type.

    As a result of the crash, Lulaj has lost her life while there is an injured Thanas Pocaj who has been transported to the Vlora Regional Hospital. Police services arrived at the scene to whiteen the circumstances and causes of the accident.

    Police announcement: 

    At 6: 00 p.m., on the St.A.A.A.A.A.A.A.A.A.airway, head E. L., allegedly because of the bad weather and the loss of control over vehicle management, has crashed into a screp-type vehicle, with director of the citizen of Th. P., 63.

    As a result of the crash, he lost his life at the scene of vehicle driver Toyota, citizen E. L., police officer at DVP Vlora.

    And the citizen of Th. P. She was transferred to the hospital for medical assistance.

    The investigative group is on the scene and, under Prosecution leadership, is continuing to explain the circumstances and determine the exact cause of the accident. /Top Channel

    Source Layer: Insander

  • Aksidenti i rëndë në autostradë, vdes shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë

    Aksidenti i rëndë në autostradë, vdes shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë

    Aksidenti i rëndë në autostradë, vdes shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë

    Ka ndërruar jetë në aksidentin e rëndë të ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Vlorë, shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lulaj.

    Aksidenti ndodhi pasditen e sotme, përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

    Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën Lulaj, ndërsa ka mbetur i plagosur Thanas Poçaj i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

    Njoftimi i policisë: 

    Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

    Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

    Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit./Top Channel

    Burimi: Insajderi

  • Shiu në Irlandë s`e pengon Kosovën për t`u përgatitur për ndeshjen

    Shiu në Irlandë s`e pengon Kosovën për t`u përgatitur për ndeshjen

    Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka njoftuar se “Dardanët” janë përgatitur me përqendrim të plotë dhe motivim maksimal për këtë përballje.

    Gjatë ditës së hënë, përzgjedhësi Franco Foda dhe sulmuesi Fisnik Asllani kanë mbajtur konferencë për media, ku të dy kanë theksuar se synimi i Kosovës në Dublin është fitorja dhe marrja e tri pikëve.

    Përballja me Irlandën është shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në Grupin B3 të Ligës B të Ligës së Kombeve. “Dardanët” aktualisht renditen në vendin e dytë me gjashtë pikë pas pesë ndeshjeve, një më shumë se Irlanda, që zë vendin e tretë.

    Kosovës i mjafton edhe barazimi për ta siguruar pozitën e dytë në grup dhe pjesëmarrjen në barazh për ngjitje në Ligën A. Me fitore, “Dardanët” do ta përforconin këtë pozitë, ndërsa humbja do t’ua komplikonte ndjeshëm situatën.

    Në rast të humbjes, Irlanda do ta kalonte Kosovën në renditje, ndërsa pozita përfundimtare e “Dardanëve” do të varej edhe nga rezultati i ndeshjes ndërmjet Izraelit dhe Austrisë. Në rast të kombinimeve të pafavorshme, Kosova mund të përfundojë edhe në vendin e fundit dhe të rrezikojë rënien në Ligën C.

    Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet të martën, më 17 nëntor, në Dublin, me fillim nga ora 20:45.

    Burimi: RTKLive

  • Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte mbështetje më të madhe

    Maqedonci: Njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte mbështetje më të madhe

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë Konferencës për Deminimin në Ukrainë (UMAC), të mbajtur në Bruksel, ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Ukrainën, ndërsa ka theksuar se njohja e Kosovës nga Ukraina do të mundësonte një mbështetje edhe më të madhe.

    Maqedonci tha se që nga viti 1999, Kosova dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë pastruar 62 milionë metra katrorë tokë, kanë shkatërruar 93 mijë mjete shpërthyese dhe u janë përgjigjur afro 10 mijë thirrjeve për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

    “Kjo përvojë është fituar pa asnjë pjesëtar të FSK-së të lënduar gjatë operacioneve të pastrimit të minave dhe mjeteve të pashpërthyera”, tha Maqedonci.

    Ai bëri të ditur se FSK-ja, në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara, ka trajnuar shtatë grupe me gjithsej 146 pjesëtarë të Policisë Kombëtare, Gardës Kombëtare dhe Shërbimeve të Emergjencës së Ukrainës.

    Sipas tij, Kosova ka ofruar edhe dy pako mbështetëse ushtarake, ka kontribuar për dy vjet në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar për trajnimin e rekrutëve ukrainas, si dhe ka pritur gazetarë ukrainas.

    “Kosova është e gatshme të kontribuojë me ekspertizën e saj në fushën e deminimit për rimëkëmbjen e Ukrainës pas konfliktit, por edhe në faza të tjera, kur të vendosim bashkërisht për një gjë të tillë”, deklaroi ai.

    Maqedonci theksoi se njohja e Kosovës nga Ukraina do të lehtësonte mbështetjen e mëtejshme.

    “Njohja e Kosovës nga Ukraina do të na ndihmonte dhe do të na mundësonte të bënim më shumë në mbështetje të Ukrainës, pa pasur nevojë të përballemi me procedura dhe pengesa, të cilat mund t’i quajmë të panevojshme”, tha ministri.

    Ai foli edhe për ndikimin rus në Evropë, duke theksuar se ky ndikim vazhdon të jetë i pranishëm në Serbi.

    “Fatkeqësisht, sot në Serbi vazhdon të jetë i pranishëm ndikimi rus. Ende ekzistojnë institucione ruse që mbajnë kontakte, komunikojnë dhe bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë”, deklaroi Maqedonci.

    Ai shtoi se zvogëlimi dhe pengimi i pranisë ruse në Evropë do ta ndihmonte Ukrainën dhe sigurinë evropiane. 

    Burimi: RTKLive

  • “Qëllime të fshehta biznesore”, Lushtaku ngre dyshime për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

    “Qëllime të fshehta biznesore”, Lushtaku ngre dyshime për vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke e cilësuar si hipokrite qasjen e deritashme të ekzekutivit ndaj kësaj çështjeje.

    Duke folur në Debat Plus të TV Dukagjinit, Lushtaku ka thënë se deri vonë Qeveria e ka mohuar në debate publike blerjen e energjisë nga Serbia dhe importin e madh të energjisë në përgjithësi.

    “Deri dje e ka mohuar vetë Qeveria, e ka mohuar në debate publike. Dhe kjo tregon hipokrizinë, që mundohet me paraqitet para publikut se ne nuk blejmë energji nga Serbia dhe nuk importojmë energji në përgjithësi shumë”, ka deklaruar Lushtaku.

    Ai ka ngritur dyshime edhe për kohën kur është marrë vendimi, duke e ndërlidhur atë me nevojën e Kosovës për importe të energjisë gjatë dimrit.

    Lushtaku ka përmendur paralajmërimet e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për një dimër të vështirë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

    Deputeti i PDK-së ka pretenduar se pas vendimit mund të fshihen interesa biznesore dhe personale, madje edhe interesa që lidhen me negociatat me palë të tjera.

    “Në të njëjtën kohë, unë i kam edhe dyshimet e tjera pse bash është vendimi në këtë kohë, kur kemi nevojë për import të energjisë, jo vetëm nga Serbia, sepse e dimë shumë mirë që ministrja Rizvanolli e ka theksuar se kemi me pasur një dimër të vështirë. Dhe këtu shihet që ka qëllime të fshehta biznesore, që mund të vijnë deri te përfitimet e tyre personale, ndoshta edhe të negociimit me palën tjetër…

    Kur thuhet të ndërpritet tregtimi me Serbi, atëherë pse nuk e ndal edhe në veri, kur e ka mundësin e ndalimit…”, ka thënë ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Prime i gjashtë i BBVK5, ndiqeni LIVE në këtë link

    Prime i gjashtë i BBVK5, ndiqeni LIVE në këtë link

    Prime i gjashtë i BBVK5, ndiqeni LIVE në këtë link

    Pas pak nis spektakli i gjashtë i Big Brother VIP Kosova 5.

    Një mbrëmje e re me emocione, surpriza dhe zhvillime të shumta i pret banorët dhe publikun.

    Për të mos humbur asnjë moment, Prime-in mund ta ndiqni LIVE përmes këtij LINKU.

  • Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksident trafiku në Gjermani

    Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksident trafiku në Gjermani

    Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën në aksident trafiku në Gjermani

    Dy të rinj nga komuna e Rahovecit, Leart Morina nga Sopniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani.

    Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ngushëlloi familjet Morina dhe Zeka.

    “I tronditur thellësisht nga lajmi për vdekjen tragjike në një aksident komunikacioni në Gjermani të dy të rinjve nga komuna e Rahovecit, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm. Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, bashkëndiejmë me dhimbjen tuaj të madhe. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre për këtë humbje të rëndë. Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, shkroi në Facebook, Latifi.

  • Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vendin

    Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje për vendin

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Ai tha se edhe Hristijan Mickoski ka thënë se na presin ditë të vështira.

    “Unë mendoj se zgjidhja e vetme për vendin është shkuarja në zgjedhe zgjedhje të parakohshme. Vetë Mickoski tha se na presin ditë të vështira, vit i vështirë, kështu që me qenë sa ma afër zhvillimeve që ofrojnë zgjidhje për qytetarët janë vetëm zgjedhjet e parakohshme”, tha Ahmeti për “TV21”.

    I pyetur se a është optimist për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, Ahmeti tha se nuk shikon zgjidhjet tjetër për qytetarët./Telegrafi/

  • Ngjitni letër alumini në mur dhe pas 48 orësh mund të zbuloni nga vjen lagështia

    Ngjitni letër alumini në mur dhe pas 48 orësh mund të zbuloni nga vjen lagështia

    Njollat e errëta, boja që zhvishet dhe aroma e mykut mund të kenë shkaqe të ndryshme. Një provë e thjeshtë në shtëpi mund t’ju ndihmojë të kuptoni çfarë duhet kontrolluar

    Njollat e errëta në mure, boja që fillon të zhvishet dhe aroma e rëndë e lagështisë janë ndër shenjat e para të një problemi që nuk duhet mbuluar thjesht me një shtresë të re boje.

    Shumë njerëz përdorin menjëherë preparate kundër mykut ose vendosin t’i lyejnë përsëri muret. Mirëpo, nëse nuk zbulohet burimi i lagështisë, problemi zakonisht rikthehet.

    Para se të shpenzoni para për riparime, mund të provoni një metodë të thjeshtë me letër alumini dhe shirit ngjitës. Brenda 24–48 orësh, ajo mund të japë një tregues fillestar nëse lagështia lidhet me kondensimin apo me vetë murin.

    Këtë metodë e ka prezantuar gazetari Nathan Coleman në portalin kanadez The Weather Network, ndërsa për të ka shkruar edhe Jutarnji list. Megjithatë, testi nuk jep diagnozë përfundimtare.

    Si bëhet testi me letër alumini?

    Zgjidhni pjesën e murit ku janë shfaqur njolla, ndryshim ngjyre ose shenja lagështie. Fshijeni butësisht me një leckë të thatë dhe lëreni të thahet.

    Prisni një copë letër alumini rreth 20 × 20 centimetra dhe vendoseni mbi sipërfaqen e dyshimtë.

    Ngjitini të katër skajet me shirit ngjitës, duke u kujdesur që ajri të mos depërtojë pas letrës. Paraprakisht, kontrolloni nëse shiriti mund ta dëmtojë bojën.

    Lëreni letrën të qëndrojë 24–48 orë. Pastaj hiqeni me kujdes dhe vëzhgoni nëse janë krijuar pika uji dhe në cilën anë gjenden.

    Nëse pikat shfaqen në anën e jashtme

    Kur pikat krijohen në sipërfaqen e letrës që është e kthyer nga dhoma, ndërsa muri poshtë mbetet i thatë, shkaku i mundshëm është kondensimi.

    Kjo ndodh shpesh gjatë vjeshtës dhe dimrit, kur ajri i ngrohtë dhe i lagësht bie në kontakt me sipërfaqet e ftohta.

    Problemi është veçanërisht i zakonshëm pranë dritareve, në qoshe, pas dollapëve dhe në muret e jashtme.

    Gatimi, dushi, tharja e rrobave brenda dhe ajrosja e pamjaftueshme e shtojnë lagështinë në ajër.

    Në këto raste ndihmojnë ajrosja e rregullt, përdorimi i aspiratorit, largimi i mobilieve disa centimetra nga muret e ftohta dhe, sipas nevojës, pajisjet për largimin e lagështisë.

    Nëse lagështia shfaqet pas letrës së aluminit

    Nëse ana që prek murin është e lagësht, ose vetë muri mbetet i njomë, ekziston mundësia që lagështia të vijë nga struktura ndërtimore.

    Shkaqet mund të jenë hidroizolimi i dëmtuar, depërtimi i shiut përmes fasadës, ngritja kapilare e ujit nga themelet ose rrjedhjet nga instalimet hidraulike.

    Megjithatë, lagështia pas letrës nuk është provë e sigurt për rrjedhje uji. Ajo mund të krijohet edhe nga kondensimi në sipërfaqen e ftohtë të murit.

    Nëse njollat zgjerohen pas reshjeve, suvaja dëmtohet ose muri mbetet vazhdimisht i lagësht, nevojitet kontroll profesional.

    Po nëse letra mbetet plotësisht e thatë?

    Një rezultat i tillë nuk përjashton problemin. Lagështia mund të shfaqet vetëm gjatë reshjeve, netëve të ftohta ose periudhave me ajrosje të pamjaftueshme.

    Prandaj, testi mund të përsëritet kur shenjat bëhen më të dukshme.

    Duhet ditur gjithashtu se letra e aluminit nuk zbulon mykun e fshehur brenda murit dhe nuk përcakton shkallën e dëmtimit.

    Kur duhet kërkuar ndihmë profesionale?

    Nëse lagështia vazhdon, njollat zgjerohen ose suvaja fillon të shkëputet, problemi duhet vlerësuar nga një specialist.

    Testi me letër alumini është një kontroll orientues, jo zëvendësim për matjet profesionale.

    Zbulimi i shkakut para lyerjes së mureve mund t’ju kursejë shpenzime të panevojshme dhe të parandalojë rikthimin e lagështisë. /Telegrafi/