Blog

  • Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën efektivi i policisë

    Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën efektivi i policisë

    Aksident i rëndë në Shqipëri, humb jetën efektivi i policisë

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës.

    Sipas raportimeve, një makinë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, efektiv i lartë i Policisë së Vlorës, Ermal Lula.

    Gjithashtu, nga ky aksident ka mbetur një person i plagosur, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

    Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

  • Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

    Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

    Kush janë më të korruptuar, burrat apo gratë? (VIDEO)

    Një pjesë e parave të qytetarëve shpenzohen përmes procedurave të prokurimit publik në institucione.

    Aty ku përgatiten dokumentacionet e zhvillohen procedurat e tenderimit janë zyrtarët ata që menaxhojnë çdo detaj.

    Gratë janë pjesë e sistemit të prokurimit publik në Kosovë, megjithatë kur kemi të bëjmë me drejtimin e këtyre proceseve, a dominojnë gratë apo burrat?

    Sipas një hulumtimi të Kiks Kosovës, në një prej sektorëve më të rëndësishëm të administrimit të parasë publike, gratë mbeten të nënpërfaqësuara në pozitat udhëheqëse.

    Sipas të dhënave që ka siguruar Kiks Kosova, në Kosovë janë rreth 180 autoritete kontraktuese.

    Derisa funksionin e zyrtarit përgjegjës të prokurimit, pra të zyrtarit që e vulos një tender, e ushtrojnë rreth 140 burra dhe vetëm 40 gra.

    Nëse këtë e kthejmë në përqindje, gratë përbëjnë rreth 22 % , ndërsa burrat rreth 78 %, ose për çdo grua në pozitë përgjegjëse të prokurimit, janë mesatarisht tre deri në katër burra.

    Ky dallim në shifra, sipas njohësve të prokurimit publik është i thellë, vecanërisht kur merret parasysh fakti që prokurimi publik është një prej fushave ku merren vendimet për shpenzime të shumave të mëdha të buxhetit të shtetit.

    Pra përmes prokurimit, zhvillohen tenderët për ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave, shërbimeve të tjera publike, furnizime me barna e pajisje, e mijëra shërbime tjera.

    Përveç dy ministrive, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme ku janë gratë menaxhere, në cfarë institucione tjera janë gratë menaxhere?

    Sipas të dhënave dhe informacioneve që ka mbledhur Kiks Kosova, gratë që menaxhojnë procese të prokurimit janë të pranishme në institucione më të vogla.

    Gratë menaxhere janë vetëm në Komuna si Drenasi, Ferizaji, Hani i Elezit e Mitrovica e Veriut, por po ashtu edhe në disa agjenci më të vogla.

    Derisa në ministri dhe institucione të tjera të rëndësishme të nivelit qendror, numri i tyre mbetet i kufizuar.

    Por në anën tjetër, Ligji për Prokurimin Publik përcakton kriteret dhe përgjegjësitë profesionale, por nuk vendos dallime gjinore për ushtrimin e këtyre funksioneve.

  • Olivia Rodrigo siguron 7 nominime në Grammy Awards 2027, përfshirë edhe kategorinë Albumi i Vitit

    Olivia Rodrigo siguron 7 nominime në Grammy Awards 2027, përfshirë edhe kategorinë Albumi i Vitit

    Janë publikuar nominimet për Grammy Awards 2027, ceremonia më prestigjioze e industrisë muzikore, ndërsa njëra prej artisteve të nominuara është edhe këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo, e cila ka siguruar gjithsej shtatë nominime.

    Siç edhe ishte pritur, Rodrigo është nominuar për çmimin kryesor, Albumi i Vitit (Album of the Year), me albumin e saj “you seem pretty sad for a girl so in love”.

    Artistja amerikane është nominuar gjithashtu edhe në dy kategori të tjera të rëndësishme të ceremonisë: Kënga e Vitit (Song of the Year) dhe Incizimi i Vitit (Record of the Year), me këngën “The Cure”.

    Albumi i saj, i publikuar në muajin qershor të këtij viti, përmban këngë që janë pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat dhe kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

    Përveç suksesit në muzikë, Olivia Rodrigo ka nisur edhe turneun e saj, “The Unraveled Tour”, i cili aktualisht po zhvillohet në Amerikë. Ndërkaq, gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, këngëtarja pritet ta vazhdojë turneun edhe në Evropë.

    Me shtatë nominime në total, Rodrigo është një prej emrave që pritet të tërheqë vëmendje të veçantë në ceremoninë e këtij viti.

    Lista e nominimeve të Olivia Rodrigo-s për Grammy Awards 2027

    Albumi i Vitit – you seem pretty sad for a girl so in love

    Incizimi i Vitit – “the cure”

    Kënga e Vitit – “the cure”

    Albumi më i Mirë Vokal Pop – you seem pretty sad for a girl so in love

    Performanca më e Mirë Solo Pop – “the cure”

    Performanca më e Mirë Rock – “what’s wrong with me” (me Robert Smith)

    Kënga më e Mirë Rock – “what’s wrong with me”

  • Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

    Rama: Bashkë me banorët vendosim për të ardhmen e Ulpianës

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka takuar përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre lidhur me projektin “Ulpiana 2030 Legacy”.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë të ditur se së bashku me drejtorin e Planifikimit ka pritur përfaqësuesit e banorëve të Ulpianës, me të cilët ka diskutuar për propozimet e tyre.

    “U dakorduam që në takimin e radhës t’i konkretizojmë bashkë propozimet dhe t’i harmonizojmë me planin arkitektonik”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

  • Accident on Fier-Vlore Highway Dead Vlora Crime Chief

    A fatal accident occurred this afternoon on the FiereWral Highway, where Vlora’s Chief of Crimes Chief Ermal Lula has lost his life, writes the Signal newspaper.

    According to Top Channel reports, the heavy event occurred near Novosela, where the vehicle Lula traveled hit hard with a heavy tonnage device, screp type.

    As a result of the severe blow, Ermal Lula has failed to survive the wounds suffered and have passed away, while another person has been injured and has been rushed to Vlora Regional Hospital for medical treatment.

    Police services have headed towards the site of the event to conduct the necessary investigations and fully whiteen the circumstances and causes leading to this tragic accident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aksident në autostradën Fier-Vlorë, vdes shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës

    Aksident në autostradën Fier-Vlorë, vdes shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës

    Aksident në autostradën Fier-Vlorë, vdes shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier–Vlorë, ku ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda të Vlorës, Ermal Lula, shkruan Gazeta Sinjali.

    Sipas raportimeve të Top Channel, ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Novoselës, ku automjeti me të cilin udhëtonte Lula është përplasur fuqishëm me një mjet të tonazhit të rëndë, tip skrep.

    Si pasojë e goditjes së fortë, Ermal Lula nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për trajtim mjekësor.

    Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • These are the two young men from Rahovez who suffered a tragic loss in an accident in Germany

    A serious traffic accident in Germany has taken the lives of two young people from the Rahovec municipality, writes the newspaper Demos.

    According to the local media of the Rahovec municipality, it’s about Leart Morina and Berhan Zeka, who lost their lives yesterday under tragic circumstances.

    Meanwhile, other details concerning the circumstances of the accident have not yet been disclosed.

    Source Layer: Insander

  • Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

    Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

    Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

    Një aksident i rëndë trafiku në Gjermani u ka marrë jetën dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit, shkruan Gazeta Demos.

    Sipas mediave lokale të Komunës së Rahovecit, bëhet fjalë për Leart Morinën dhe Berhan Zekën, të cilët kanë humbur jetën ditën e djeshme në rrethana tragjike.

    Ndërkaq, detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.

    Burimi: Insajderi

  • Kush ishin klientët e grupit të dyshuar të drogës? Emrat dhe nofkat që përmenden në përgjime

    Kush ishin klientët e grupit të dyshuar të drogës? Emrat dhe nofkat që përmenden në përgjime

    Kush ishin klientët e grupit të dyshuar të drogës? Emrat dhe nofkat që përmenden në përgjime

    Përgjimet e përfshira në raportin e Prokurorisë për rastin e njohur si grupi “Heshtja”, në të cilin është arrestuar Astrit Haraqija së bashku me pesë të dyshuar të tjerë, përfshijnë komunikime ku përmenden disa persona që, sipas bisedave të monitoruara, kërkonin sasi të ndryshme të substancave narkotike nga personat nën hetim.

    Në raport përshkruhen biseda për porosi, shitje, furnizim dhe dhënie të narkotikëve me kredi, ndërsa Prokuroria pretendon se këto komunikime dëshmojnë mënyrën e funksionimit të grupit të dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

    Në materialin hetimor disa prej tyre identifikohen me nofka, të tjerë me emra, ndërsa disa vetëm me iniciale. Këto janë identifikimet që shfaqen në raport:

    Personat e përmendur me nofka ose emra:

    • Roberti – më 3 maj 2026, sipas raportit, kërkonte një gram narkotik me borxh deri të nesërmen. Në një bisedë tjetër përmenden edhe 20 gramë që pretendohet se ia kishte marrë borxh.
    • Lushi, Zifti dhe Milli – përmenden në bisedën e 6 majit, kur Gëzim Feka i tregon “Dajës” se këta persona kishin marrë sasi nga ai.
    • Galqi – më 17 maj, sipas raportit, Gëzim Feka i dorëzon 10 gramë narkotik.
    • Enesi – përmendet në komunikimet e 23 majit. Sipas raportit, ai takohet me Fekën dhe i thotë se “Daja” e kishte dërguar për t’ia sjellë një porosi.
    • Raqi – më 24 maj kërkon furnizim me borxh. Në të njëjtën ditë përmendet edhe një pagesë prej 350 eurosh dhe një furnizim prej pesë gramësh.
    • Suadini, Ari, Alfredini dhe Caka – përmenden si blerës që, sipas Fekës, ishin në pritje të furnizimit.
    • Milosheva – përmendet në një bisedë të 24 majit lidhur me një pagesë prej 200 eurosh dhe një sasi prej pesë gramësh.

    Klientët e identifikuar vetëm me iniciale:

    • E.S. – më 1 qershor përmendet si klient që kishte shprehur pakënaqësi për cilësinë e narkotikut që, sipas raportit, e kishte marrë nga Arjanit Beqiri.
    • M.B. – në të njëjtën ditë kërkon 20 gramë narkotik, ndërsa në një bisedë tjetër përmendet kërkesa për shtatë sasi nga 10 gramë.
    • A.I. – kërkon tri sasi nga pesë gramë, sipas komunikimit të përshkruar në raport.
    • NN – më 20 maj një blerës i identifikuar kështu kërkon 30 gramë me borxh nga Arjanit Beqiri.

    Raporti përmend gjithashtu persona të tjerë të identifikuar me emra ose pseudonime, por jo të gjithë paraqiten shprehimisht si klientë. Për këtë arsye, lista më sipër përfshin vetëm identifikimet që materiali i lidh me kërkesa, blerje ose furnizime.

    Burimi: Insajderi

  • Tragic: Two young men from Rahovez die in an accident in Germany

    Two young people from Kosovo — either from the municipality of Rahovec — died yesterday as a result of an accident in Germany.

    According to local media, it’s about Leart Morina and Berhan Zeka.

    Details about this event have not been disclosed.

    Until the death of the two young men announced their relatives.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal