Blog

  • Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

    Rijad Shaqiri në PodGo: ASH-ja është parti e shtrirë nga Likova deri në Strugë, VLEN-i nuk ka potencë politike

    Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Rijad Shaqiri, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për ASH-në, AKI-në, Qeverinë aktuale, si dhe VLEN-in.

    Ai tha se ASH është parti e shtrirë me struktura nga Likova deri në Strugë, duke shtuar se ajo është pastruar nga individë të cilët synim kanë pasur vetëm pushtetin dhe pozitat.

    “Jemi strukturë e shtrirë nga Likova deri në Strugë. Në çdo fshat të zonave shqiptare kemi nëndegë. Në ato fshate ku nuk kemi nëndegë, kemi grupe kontakti që janë aktivistë të denjë. Njerëzit kanë filluar të lodhen nga politika. Ne si subjekt jemi pastruar nga ata njerëz të cilët kanë vepruar brenda partisë vetëm për të përfituar benefitet dhe pozicionet. Pasi dolëm ne nga Qeveria, ata mbetën në pushtet dhe sot të njëjtit janë të padukshëm. Aleanca për Shqiptarët që i ka strehuar të gjithë ata njerëz dhe po të njëjtit u munduan ta dëmtojnë atë”, tha Shaqiri, duke shtuar se koha e ka dëshmuar se ata kanë pasur të drejtë kur dolën nga Qeveria”, tha Shaqiri.

    Në lidhje me Qeverinë, ai tha tha se kryeministri dhe funksionarë tjerë të OBRM-PDUKM-së kanë arrogancë karshi shqiptarëve.

    “E shihni arrogancën e OBRM-PDUKM-së, arrogancën e kryeministrit dhe disa eksponentëve të caktuar, sidomos edhe arrogancën e Maksim Dimitrievskitt, i cili thjesht mundohet të krekoset dhe të paraqitet një patriot i madh. Atij i pengon nëse mbahet provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe. Po i njëjti, domethënë, është zgjedhur me votat e shqiptarëve, ka trokit në çdo derë shqiptare në Kumanovë për të siguruar ndonjë votë plus”, tha Shaqiri.

    E pyetëm edhe për koalicionin “Aleanca Kombëtare për Integrim”, ndërsa tha se ajo ka dëshmuar veprimin e vet politik.

    “AKI-ja është gjallë. AKI-ja dha rezultatet e veta, në pjesën e Gostivarit, pjesën e Vrapçishtit dhe së fundmi me pjesën e Bervenicës. AKI dëshmoi se veprimin politik e ka të argumentuar në drejtim të asaj se duhet të pengohet politika anti-shqiptare”, tha Shaqiri.
    Kurse sa i përket VLEN-it, Shaqiri tha se ata kanë qenë shpresë në vitin 2024, ndërsa sot nuk kanë potencë politike për të çuar procese përpara.

    “Ndjej keqardhje, pasi edhe ne fillimisht kemi qenë pjesë e Qeverisë në kuadër të VLEN-it. Unë e kam ndjerë dhe e kam alarmuar mospërfilljen. Filluan shkarkimet masive të shqiptarëve. VLEN-i ishte shpresë për shqiptarët në vitin 2024. Popullata besonte se do të ketë ndryshim në aspekt pozitiv. Por tani shihet se VLEN-i nuk k potencë politike për të ecur para procese. Duhet të jenë më këmbëngulës në qëndrimet e tyre”, tha Shaqiri.

    Ndërsa në lidhje me të ardhmen e shtetit, Shaqiri tha se Maqedonia do të ngelet e izoluar nëse vazhdon të jetë nën ndikimin e Serbisë dhe Rusisë.

    “Maqedonia e Veriut si shtet vendin e vet e ka në BE. Mirëpo, veprimi politik momental i Maqedonisë nuk të lë të kuptosh se ne jemi duke ecur drejt BE-së. Sot kemi debatin për Alta Bankën. Ajo është bankë serbe, e formuar nga vetë Vuçiqi. Nga ajo që kam lexuar është se para gjykatat serbe t’ia marrin licencën, miliona euro janë zhdukur dhe sot ata mjete janë në Maqedoni. Maqedonia nëse vazhdon me këto politika do të jetë e izoluar. Do të mbetet si provincë e Serbisë, nën ndikimin rus. Ndërsa neve si shqiptarë kjo nuk na konvenon”, tha Shaqiri./Telegrafi/

  • The two giants of La League race for the signing of Inter talent

    The two giants of La League race for the signing of Inter talent

    The Inter striker, Francesco Pio Esposito, is drawing the attention of European giants after good presentations with the National of Italy, becoming one of the names expected to be the focus of attention in the upcoming 2027 summer deadline.

    The 21-year-old footballer has awakened Barcelona’s interest, while even Atletico Madrid sees it as a profile that can fit the needs of the offensive department.

    His recent presentations with Italy’s fanele have affected the rise in interest, especially the two matches held this month.

    The two giants of La League race for the signing of Inter talent

    On November 12th, Esposito scored two goals in Italy’s 3-1 victory over France at the League of Nations. The attacker first achieved the draw goal before sealing the victory by the white penalty point. Meanwhile, on November 15th, he also scored Italy’s only goal in losing 4-1 to Belgium.

    Its development is also being seen in Inter, where during the 2026/27 season, it has achieved three goals and provided an assistance on 11 presentations in Serie A, registering a total of 579 minutes of play. He has also left a mark on the Champions League, where he scored in the 3-0 win of Inter against Feyenod on 3 November.

    Born 28 June 2005, Esposito is 1.90m long and considered an attack with great potential for the future. In addition to its abilities in the opposing area, it provides physical strength, being able to hold the ball and create space for collaborators.

    The Inter, however, has a favourable position in any possible negotiations, as the attacker has contracts with the black club by June 2032.

    This means that every interested team will have to negotiate with Italian club leaders and prepare for a considerable investment.

    Barcelona had included Esposito on the list of possible targets for reinforcement of the attack even earlier. Catalon leaders are in search of a striker centre that can offer additional alternatives to Coach Hansi Flick’s offensive department and be part of the club’s long-term project.

    On the other hand, Atletico Madrid is also considering the possibility of reinforcement of the attack. Diego Simeone looks for more options in this department, while the civil leaders continue to assess the profiles that may suit the philosophy of the Argentinian coach.

    Recent presentations with Italy have made the name Francesco Pio Esposito receive even more attention on the European market.

    It remains to be seen whether Barcelona and Atletico Madrid will demonstrate their interest, or whether Interi will manage to retain one of the most promising talents of Italian football. /Telegraphy/

  • Dy gjigantët e La Ligës në garë për nënshkrimin e talentit të Interit

    Dy gjigantët e La Ligës në garë për nënshkrimin e talentit të Interit

    Sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, po tërheq vëmendjen e gjigantëve evropianë pas paraqitjeve të mira me Kombëtaren e Italisë, duke u shndërruar në një nga emrat që pritet të jenë në qendër të vëmendjes në afatin kalimtar të verës së vitit 2027.

    Futbollisti 21-vjeçar ka zgjuar interesimin e Barcelonës, ndërsa edhe Atletico Madridi e sheh si një profil që mund t’i përshtatet nevojave të repartit ofensiv.

    Paraqitjet e tij të fundit me fanellën e Italisë kanë ndikuar në rritjen e interesimit, veçanërisht dy ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij muaji.

    The two giants of La League race for the signing of Inter talent

    Më 12 nëntor, Esposito shënoi dy gola në fitoren 3-1 të Italisë ndaj Francës në Ligën e Kombeve. Sulmuesi fillimisht realizoi golin e barazimit, përpara se ta vuloste fitoren nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë, më 15 nëntor, ai shënoi edhe golin e vetëm të Italisë në humbjen 4-1 ndaj Belgjikës.

    Zhvillimi i tij po vërehet edhe te Interi, ku gjatë sezonit 2026/27 ka realizuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në 11 paraqitje në Serie A, duke regjistruar gjithsej 579 minuta lojë. Ai ka lënë gjurmë edhe në Ligën e Kampionëve, ku shënoi në fitoren 3-0 të Interit ndaj Feyenoordit më 3 nëntor.

    I lindur më 28 qershor 2005, Esposito është 1.90 metra i gjatë dhe konsiderohet një sulmues me potencial të madh për të ardhmen. Përveç aftësive në zonën kundërshtare, ai ofron edhe forcë fizike, duke qenë në gjendje të mbajë topin dhe të krijojë hapësira për bashkëlojtarët.

    Interi, megjithatë, ka një pozicion të favorshëm në çdo negociatë të mundshme, pasi sulmuesi ka kontratë me klubin zikaltër deri në qershor të vitit 2032.

    Kjo do të thotë se çdo skuadër e interesuar do të duhet të negociojë me drejtuesit e klubit italian dhe të përgatitet për një investim të konsiderueshëm.

    Barcelona e kishte përfshirë Espositon në listën e objektivave të mundshëm për përforcimin e sulmit edhe më herët. Drejtuesit katalunas janë në kërkim të një qendërsulmuesi që mund të ofrojë alternativa shtesë në repartin ofensiv të trajnerit Hansi Flick dhe të jetë pjesë e projektit afatgjatë të klubit.

    Në anën tjetër, edhe Atletico Madridi po shqyrton mundësinë e përforcimit të sulmit. Diego Simeone kërkon më shumë alternativa në këtë repart, ndërsa drejtuesit madrilenë vazhdojnë të vlerësojnë profilet që mund t’i përshtaten filozofisë së trajnerit argjentinas.

    Paraqitjet e fundit me Italinë kanë bërë që emri i Francesco Pio Espositos të marrë edhe më shumë vëmendje në tregun evropian.

    Mbetet të shihet nëse Barcelona dhe Atletico Madridi do ta konkretizojnë interesimin e tyre, apo nëse Interi do të arrijë ta mbajë njërin prej talenteve më premtues të futbollit italian. /Telegrafi/

  • “Unë vetë kam me vra Albin Shpiunin”, Gjykata ia refuzon pranimin e fajësisë të akuzuarit për kanosjen e Kryeministrit Kurti

    “Unë vetë kam me vra Albin Shpiunin”, Gjykata ia refuzon pranimin e fajësisë të akuzuarit për kanosjen e Kryeministrit Kurti

    Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Ismet Mekani pranoi fajësinë për akuzën se ka kanosur Kryeministrin Albin Kurti përmes rrjetit social “TikTok”. Por, ky pranim fajësie iu refuzua nga Gjykata.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Rafet Halimi, i akuzuari Mekani deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Mekani, i cili tha se është ish-ushtar i UÇK-së dhe jeton në Itali, deklaroi se veprën e kreu në gjendje të dehur.

    “Unë në atë moment jam provokuar nga si simpatizantët ose nga personat të cilët ishin të lumtur kur u burgosën krerët e UÇK-së. Unë si ushtar i UÇK-së, kur e përmendin aty UÇK-në, e di UÇK-në me përjetime të luftës, me të vërtetë, nuk e kam UÇK veç në uniformë… Edhe në ato momente unë edhe jam kanë nën ndikim të alkoolit, kam humb vetëdijen, çka kam thënë, kam thënë pa vetëdije në ndikim të alkoolit. S’kam pasur ndonjë plan, se unë jetoj në Itali duke punuar atje”, tha i akuzuari Mekani.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Mekani, avokati Argjend Sefa deklaroi se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe konform ligjit, andaj kërkoi nga Gjykata që të akuzuarit kjo t’i merret parasysh jo vetëm në aspektin procedural, por edhe gjatë vlerësimit të rrethanave dhe individualizimit.

    Edhe prokurori Halimi deklaroi se e pranon pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit.

    Por, gjyqtarja e rastit, Donikë Shala-Abdyli mori aktvendim për refuzimin e pranimit të fajësisë nga i akuzuari Ismet Mekani, me arsyetimin se Gjykata vlerëson se pranimi i fajësisë nuk gjen mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

    Në përfundim të seancës, gjykatësja Shala-Abdyli njoftoi palët se brenda afatit prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave. Tha se nëse kërkesa nuk pranohet brenda këtij afati, lënda do të kalojë në shqyrtim gjyqësor.

    Prezent në sallë ishin prokurori Rafet Halimi, i akuzuari Ismet Mekani me mbrojtësin e tij, avokatin Argjend Sefa. Ndërkaq, i dëmtuari Albin Kurti mungoi në seancë, ndonëse ishte ftuar në mënyrë të rregullt.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 11 gusht 2026 nga Prokuroria Speciale, i akuzuari Ismet Mekani akuzohet se më 10 tetor 2024, me dashje dhe me qëllim të frikësimit të personit zyrtar, në lidhje me punën apo me pozitën e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, seriozisht dhe publikisht e ka kanosur tani të dëmtuarin Albin Kurti se do ta privojë nga jeta.

    Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, përmes rrjetit social “TikTok”, nga profili me emrin “Ismet Drenoci”, në kuadër të një postimi lidhur me Terminalin Doganor në Han të Elezit, ka bërë komente me përmbajtje kërcënuese ndaj të dëmtuarit Kurti, me fjalët: “shpijunat duhet mi vra në qendër të Prishtinës” dhe “po une vet kam me vra Albin shpijunin”, si dhe komente të tjera me përmbajtje të ngjashme, me ç’rast, tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.

    Me këto veprime, i akuzuari Ismet Mekani ngarkohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

  • I’m spending my father’s money, and I’m spending my ministry’s famous Astrit Haracia statement on cocaine arrest.

    Astrit Haraqi, former minister of culture, was among the people who fell into handcuffs along the major anti-drug operation .

    Six people have been arrested in this operation, where police have seized nothing less than 1.6kg of cocaine, weapons, luxury cars, expensive early hours.

    Also seized are assets worth about 301 thousand euros.

    During Haraqi’s career, there have also been investigations into misuse of official office during the term as minister, which was closed because of its prescription in 2017.

    Astrit Haraqi is actually remembered for a statement he made.

    He had openly declared that he does not care about spending state money.

    I spend my father’s money, and I spend the Minister’s money.

    This statement has been made by him during his service as minister in the Government of Kosovo, and has often been used in public opinion on his approach to public spending or function.

    Source Layer: Insander

  • “I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

    “I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

    “I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

    Astrit Haraqija, ish-ministri i Kulturës, ishte në mesin e personave që ra në pranga përgjatë operacionit të madh anti-drogë “Heshtja”.

    Në këtë operacion janë arrestuar gjashtë persona, ku Policia ka sekuestruar hiç më pak se 1.6 kilogramë kokainë, armë, vetura luksoze, ora të shtrenjta e para të gatshme.

    Po ashtu janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 301 mijë euro.

    Gjatë karrierës së Haraqisë, ka pasur edhe hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë mandatit si ministër, lëndë që u mbyll për shkak të parashkrimit në vitin 2017.

    Astrit Haraqija në fakt mbahet mend edhe për një deklarim që e pati bërë.

    Ai hapur kishte deklaruar se nuk brengoset për shpenzimin e parave të shtetit.

    “I kom harxhu paret e babës, e s’pi harxhoj t’ministrisë”.

    Kjo deklaratë ka qenë bërë prej tij gjatë kohës sa shërbente si ministër në Qeverinë e Kosovës dhe është përdorur shpesh në opinionin publik për qasjen e tij ndaj shpenzimeve apo funksionit publik.

    Burimi: Insajderi

  • Aktakuse against four people in Gjakova for drug dealing, more than 428 grams of narcotics are seized

    The Constitutional Prosecutor in Gjakova has filed charges against four people, with M.K. initials, Mr.Z., M.K. and V.K., under suspicion of purchasing, possession, distribution and unauthorized selling of narcotics substances.

    According to the indictment, the defendants are suspected that by June 5th 2026, in Gjakova, in co-ordination and with the aim of selling, they possessed and distributed various types of narcotics, which they sold to different persons.

    The prosecution reports that sales are documented through secret investigation measures, including simulated purchases.

    During the search and raid of the defendants’ houses, 270.45 grams of cocaine, 146.79 grams of heroin mixed with paracetamol and caffeine have been found and seized, as well as 10.97 grams of marijuana.

    According to the prosecution, narcotics was separated and packed in nylon bags ready for sale.

    In addition to narcotics – related criminal work, the first defendant, with the initials M.K., is also accused of maintaining, controlling, or unauthorized possession of weapons.

    In the case of the establishment of the indictment, the prosecutor of the case has proposed to the court that, after judicial examination and trial management, the defendants be found guilty and convicted by the law of criminal acts that are placed on them.

    Source Layer: Dukeagini

  • Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për shitblerje të drogës, sekuestrohen mbi 428 gramë narkotikë

    Aktakuzë ndaj katër personave në Gjakovë për shitblerje të drogës, sekuestrohen mbi 428 gramë narkotikë

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave, me inicialet M.K., Z.Z., M.K. dhe V.K., nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se deri më 5 qershor 2026, në Gjakovë, në bashkëkryerje dhe me qëllim të shitjes, kanë poseduar dhe shpërndarë lloje të ndryshme të narkotikëve, të cilat ua kanë shitur personave të ndryshëm.

    Prokuroria njofton se shitjet janë dokumentuar përmes masave të fshehta të hetimit, përfshirë edhe blerjet e simuluara.

    Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpive të të pandehurve, janë gjetur dhe sekuestruar 270.45 gramë kokainë, 146.79 gramë heroinë të përzier me paracetamol dhe kafeinë, si dhe 10.97 gramë marihuanë.

    Sipas Prokurorisë, substancat narkotike ishin të ndara dhe të paketuara në qese najloni, të gatshme për shitje.

    Përveç veprës penale që lidhet me narkotikët, i pandehuri i parë, me inicialet M.K., akuzohet edhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale që u vihen në barrë.

    Burimi: Dukagjini

  • Dënohen me 14 vjet burgim dhe 18 mijë euro gjobë katër të akuzuarit në rastin “Eurogirlescort”

    Dënohen me 14 vjet burgim dhe 18 mijë euro gjobë katër të akuzuarit në rastin “Eurogirlescort”

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Fabiana Vega, Batuhan Beyoglu, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj, në rastin për krim të organizuar me trafikim me njerëz e vepra tjera penale. Vega u dënua me 2 vjet e 6 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë, Beyoglu me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Kurse, Jashanica e Lecaj me nga 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

    Në këtë rast, Fabiana Vega dhe Batuhan Beyoglu akuzoheshin për “Krim të organizuar” me “Trafikim me njerëz”. Beyoglu edhe për shitblerje të narkotikëve. Kurse, Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj akuzoheshin për “Grabitje” dhe “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues me këtë përbërje: Rrahman Beqiri- kryetar, dhe anëtarët: Leon Përlaska dhe Kushtrim Shyti.

    Sipas vendimit, e akuzuara Fabiana Vega pasi iu rikualifikua vepra penale nga “Krim i organizuar” në “Mundësim/detyrim në prostitucion”, dënohet me 2 vjet e 6 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë. Në këtë dënim, i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

    Të njëjtës i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim.

    Të akuzuarit Batuhan Beyoglu pasi iu rikualifikua vepra penale nga “Krim i organizuar” në “Ofrim i lokaleve për prostitucion” iu shqiptua dënim me burgim me 1 vit e 6 muaj dhe 5 mijë euro gjobë, në të cilin i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

    Kurse, për shitblerje të narkotikëve, Beyoglu u lirua nga akuza.

    Të akuzuarve Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj për veprën penale “Grabitja”, Gjykata iu shqipton nga 5 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë.

    Të pranishëm në shpallje ishin e akuzuara Vega me avokaten Alma Koljenoviq, i akuzuari Beyoglu me avokaten Kosovare Kelmendi, i akuzuari Lecaj me avokaten Arbenita Aliu, si dhe i akuzuari Jashanica.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), e ngritur më 26 gusht 2025, Fabiana Anais Cobos Vega dhe Bathuan Beyoglu akuzoheshin se prej vitit 2019 e deri më 29 korrik 2024 në Prishtinë, në vazhdimësi, sipas marrëveshjes paraprake si grup i organizuar kriminal, me të pandehur të tjerë, Geri Hoha, Reando Biba dhe Astrit Qiriqi, si dhe persona të tjerë nga Shqipëria, Spanja dhe vende tjera të Amerikës Latine, kanë bërë organizimin, rekrutimin, transportimin, transferimin dhe strehimin e personave nga Amerika Latine dhe vende të tjera për në Republikën e Kosovës.

    Kjo sipas aktakuzës, me qëllim të përfitimit të dobisë financiare apo pasurore e të cilat gra “eskorta” (gra që ofrojnë shërbime shoqërore-intime kundrejt pagesës) me anë të kanosjes ose përdorimit të forcës apo forma të tjera të shtrëngimit, i kanë detyruar që të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, Geri Hoxha dhe Reando Biba fillimisht kishin vizituar Kosovën me qëllim të identifikimit të tregut për shërbimin e eskortave, e pastaj në marrëveshje paraprake me Vegan themelojnë grupin e organizuar kriminal me role dhe përgjegjësi të ndara. Aty thuhet se Vega në vitin 2023 vjen në Kosovë dhe prej atëherë e udhëheq e mbikëqyrë grupin kriminal, duke siguruar rekrutimin e vajzave- të dëmtuarat: H.G-R dhe D.A.M.L., dhe të tjera vajza të paidentifikuara deri më tani nga Amerika Latine, Spanja dhe vende të tejra, ku më pas vë kontakte me Hoxhën dhe Biban, ku të dëmtuarat këta të dy i presin në Aeroportin e Tiranës, duke i transportuar më pas me autobus për në Kosovë.

    Shërbimet e tyre, të dëmtuarat thuhet se kanë dhënë në Prishtinë, ku Vega përmes të akuzuarit tjetër Batuhan Beyoglu siguronë strehimin për to. Në anën tjetër, thuhet se i pandehuri Qiriqi i kishte sulmuar dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarave, duke i kërcënuar me fjalët “nëse lëvizni kena me ju vra”.

    Tutje, Vega thuhet se të dëmtuarat i regjistron në faqen www.eurogirlsescort.com dhe përmes numrave kontaktues në rrjetin social WhatsApp të njëjtat komunikojnë me persona tjerë, me qëllim të shfrytëzimit të prostitucionit, pornografisë ose formave të tjera të shfytëzimit seksual, ku nga shërbimi seksual i ofruar kanë realizuar përfitim pasuror në shumë prej 50 deri në 300 euro për person, e që paratë i kishte marrë Vega për vete dhe grupin e saj.

    Prandaj, Vega dhe Beyoglu ngarkoheshin me veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 247, paragrafi 1 dhe paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), lidhur me veprën penale “Trafikim me njerëz” nga neni 165, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

    Në pikën dy të aktakuzës, Batuhan Beyoglu akuzohej se nga periudha e panjohur e deri më 29 korrik 2024, ka shpërndarë substanca narkotike pa autorizim në atë mënyrë që të dëmtuarës D., në vazhdimësi i ka siguruar narkotikë të llojit marihuanë me qëllim që ajo ta konsumojë për vete dhe t’ua shesë klientëve që u ofronte shërbime seksuale me pagesë e që me rastin e kontrollit nga Policia e Kosovës të dëmtuarës D., i gjendet narkotiku në fjalë në peshë prej 1.3 gram.

    Prandaj, Beyoglu ngarkohej edhe me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

    Në pikën tre të aktakuzës ngarkohen Liridon Jashanica dhe Elton Lecaj, ku thuhet se më 29 korrik 2024, në bashkëkryerje, të nxitur nga i pandehuri Qiriqi (për të cilin është pezulluar procedura) që të përfitojnë kundërligjshëm dobi pasurore, ashtu që të tre rreth orës 2:00 në Fushë-Kosovë me makinën që e voziste Jashanica, kanë shkuar në apartamentin e Beyoglu në Prishtinë, ku ishin të dëmtuarat H.G.R dhe D.A.M dhe me përdorim të forcës e kanosjes serioze u kanë marrë shumën e parave prej 4 mijë e 600 euro, si dhe kishin demoluar banesën, i kishin goditur me grushte e mjete të forta të dëmtuarat, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe dëm material.

    Andaj, Jashanica dhe Leci ngarkoheshin me veprën penale “Grabitja” nga neni 317, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

    Gjithnjë sipas aktakuzës, më datë dhe orë të njëjtë si në pikën tre të aktakuzës, thuhet se me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale, me pagesë kanë kryer marrëdhënie seksuale me viktimat e trafikimit H.G.S., dhe D.A.M.L., ashtu që Qiriqi fillimisht komunikon me të dëmtuarat përmes telefonit, pastaj u cakton termin dhe më pastaj, me dashje kanë kryer marrëdhënie seksuale me to duke qenë në dijeni se janë viktima të trafikimit dhe i kanë paguar për shërbimin e marrë.

    Prandaj, Jashanica dhe Leci ngarkoheshin edhe me veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit” nga neni 228, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi/

  • Pristina Court official in handcuffs created extinguisher files and enabled a fugitive Serb citizen to change a residence in Matican

    A joint action by the Basic Prosecutor in Pristina and Directorate for Investigation of Economic Crimes and Corruption ( The DHKEK has resulted in the arrest of a senior administrative official of the Constitutional Court in Pristina, suspected of involvement in property dilemmas, writes the Signal newspaper.

    After several months of investigation, at the state prosecutor’s order, the suspect with the initials A.B. has been detained for 48 hours today, which held the position of head of the Office for Law Management at the Pristina Foundation Court.

    The signal teaches that the suspect fell into shackles under allegations that he committed the criminal act, the use of official position or authority.

    According to the investigation file, A.B. It is suspected that by exploiting his position and with the aim of illegal property gain for himself and others, he has devised an extinguishing file. He allegedly laid the stamp of authenticity on the copy of a forged document entitled Contracts for Trade.

    These illegal acts allegedly benefited a Serbian citizen of the M.B., who is currently on the run. Thanks to counterfeit documentation and sealed by the court official, Serbian citizens have been able to register in the Cadastral Office in Pristina 55.89 square metres of residential property, located in the Cadastral Zone in Matican, in its name.

    To suspects A.B., the State Prosecutor is expected to apply within the legal deadline for the appointment of the detention action to the competent court.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    All persons mentioned in this case are considered innocent until their guilt is confirmed by the court’s final decision.

    Source Layer: Signal