Blog

  • Rusia godet tri ura në Kiev, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ajrore

    Rusia godet tri ura në Kiev, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ajrore

    Rusia godet tri ura në Kiev, pesë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ajrore

    Rusia ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit në vitin 2022, duke shënjestruar tri ura në kryeqytetin Kiev dhe infrastrukturën në disa qytete të tjera.

    Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar se raketat balistike goditën tri ura mbi lumin Dnipro – Podilsko-Voskresensky, Darnytskyi dhe Urën Jugore. Si pasojë e sulmeve, në Kiev u vranë tre persona dhe u plagosën 15 të tjerë.

    Ndërkohë, në qytetin perëndimor të Lvivit, dy persona humbën jetën nga sulmet ruse ndaj një stacioni hekurudhor.

    Tri urat në Kiev janë mbyllur për qarkullim, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve. Klitschko u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet me automjete private drejt qytetit, përveç rasteve kur është e domosdoshme.

    Gjatë sulmit është dëmtuar edhe një objekt i rëndësishëm i infrastrukturës kritike, ndërsa shtatë pjesëtarë të personelit mjekësor janë plagosur.

    Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia ka lëshuar afro 100 raketa dhe rreth 400 dronë gjatë sulmit të natës. Në Harkiv, katër persona të tjerë janë plagosur pasi dronët goditën një spital dhe një zonë banimi.

    Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Ukraina ndërmori një operacion për dëmtimin e urës strategjike të Krimesë, të cilën Rusia e përdor për lidhjen me gadishullin e pushtuar dhe për transportin e trupave e pajisjeve ushtarake.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte deklaruar se operacioni ishte përgatitur për disa javë. Ndërkaq, presidenti rus, Vladimir Putin, kishte paralajmëruar se kundërpërgjigjja e Kremlinit do të ishte “shumë më e dhimbshme”.

    Pasojat e sulmeve dhe dëmet në infrastrukturë po vazhdojnë të vlerësohen nga autoritetet ukrainase.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Pristina-Drenica, match opening weekend challenges

    At Drenica’s stadium, Fadil Vokrı, Pristina will be the host of Drenica, in a confrontation where both teams are aimed at positive results.

    The challenge between the capitals and the team from Skenderaj will start at 5:00.

    This will be the only game of the day, while the shooting will continue on Saturday with two more encounters. The lamp will play against Vushtrri, while Maliseva will face Dukagjin.

    Two more matches on schedule Sunday. The Balkans will face Gjilan, while light will be the host of Fernikli 74 in Gjilan.

    Source Layer: RTKLive

  • Prishtina-Drenica, përballja që hap sfidat e fundjavës

    Prishtina-Drenica, përballja që hap sfidat e fundjavës

    Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina do të jetë nikoqire e Drenicës, në një përballje ku të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

    Sfida mes kryeqytetasve dhe skuadrës nga Skenderaj do të nisë në orën 17:00.

    Kjo do të jetë ndeshja e vetme e ditës, ndërsa xhiroja do të vazhdojë të shtunën me dy përballje të tjera. Llapi do të luajë kundër Vushtrrisë, kurse Malisheva do të përballet me Dukagjinin.

    Edhe dy ndeshje janë në program të dielën. Ballkani do të përballet me Gjilanin, ndërsa Drita do të jetë nikoqire e Feronikelit ’74 në Gjilan.

    Burimi: RTKLive

  • Arlinda Zekaj i kërkoi takim pas raportimit në polici, drejtoresha e QPS-së tregon çfarë ndodhi

    Arlinda Zekaj i kërkoi takim pas raportimit në polici, drejtoresha e QPS-së tregon çfarë ndodhi

    Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj, ka deklaruar se nuk ka pasur përgjegjësi të drejtpërdrejtë në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, përfshirë rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

    Burimi: Dukagjini

  • Jakup Krasniqi për të tretën ditë në Kosovë, kthehet sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë

    Jakup Krasniqi për të tretën ditë në Kosovë, kthehet sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë

    Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin në Kosovë për të tretën ditë radhazi.

    Burimi: Dukagjini

  • UNË GRUAJA

    UNË GRUAJA

    Nga: Rosalía de Castro[1]
    Shqipëroi: Bajram Karabolli

    Oh, nuk dua të kufizohem nga rregullat e artit! Mendimet e mia enden, imagjinata ime endacake dhe shpirti im kënaqen vetëm nga mbresat.

    Shpresa për lavdi nuk ka mbizotëruar kurrë në shpirtin tim, as nuk kam ëndërruar ndonjëherë për dafina që të më zbukurojnë ballin. Vetëm këngë pavarësie dhe lirie kanë dalë ndonjëherë nga buzët e mia, megjithëse qysh në djep e kam ndjerë kërcitjen e zinxhirëve që kishin për qëllim të më lidhnin përgjithmonë, sepse trashëgimia e një gruaje janë prangat e skllavërisë.

    Unë, megjithatë, jam e lirë, e lirë si zogjtë, si flladi, si pemët në shkretëtirë dhe pirati në det.

    E lirë është zemra ime, i lirë shpirtin tim, po ashtu mendimet e mia të lira dhe shpresa ime krenare, të ëmbla ngrihen në qiell dhe zbresin në tokë.

    Kur zotërinjtë e tokës më kërcënojnë me një vështrim, ose kërkojnë të më njollosin ballin me një njollë turpi, unë qesh ndërsa ata të qeshur nga jashtë, e bëjnë paudhësinë time më të madhe se të tyren. Megjithatë, thellë-thellë, zemra ime është e mirë; por unë nuk i bindem urdhrave të të barabartëve të mi dhe besoj se krijimi i tyre është i barabartë me krijimin tim dhe se mishi i tyre është i barabartë me mishin tim.

    Unë jam e lirë. Asgjë nuk mund ta frenojë rrjedhën e mendimeve të mia sepse ato janë ligji që qeveris fatin tim.

    O grua! Pse, duke qenë kaq e pastër, hijet e pabesa të veseve tokësore vijnë e të hidhen mbi rrezet e bardha që burojnë nga balli yt? Pse burrat derdhin mbi ty ndyrësinë e teprimeve të tyre, pastaj, duke të parë të lodhur, të përçmojnë dhe të urrejnë? Gjithçka që formohet, e zymtë dhe e zbehtë, në shikimin tënd të pafajshëm hedhin baltë për të shuar esencat e tua aromatike dhe për të fshirë imazhet e virtytit tënd.

    Sfilitja, nënshtrimi janë pasuria e grave të dobëta. Mos lejo të ta gërryejnë ekzistencën me kënaqësinë që të japin sot me koston e lumturisë së tyre dhe që nesër do të të rëndojë shpirti si një frymë e djegur. Ato janë lëndime të mprehta dhe dhimbshme për të kaluarën, keqardhje të kota të fajit dhe një dëshirë për virtyt në të ardhmen, një emër të nderuar dhe të zhveshur nga pasuria, por të bollshme në mirësi dhe ndjesi të pastra.

    Dihet se luftërat gjithmonë paraprihen nga pendimi që mbikëqyr gjumin tonë, shpresat tona, ambiciet tona.

    Dhe e gjithë kjo për shkak të një dobësie!

    ______________

    [1] Rosalía de Castro e botoi këtë tekst në spanjisht në El Álbum del Miño në vitin 1858. Konsiderohet manifesti i parë feminist i botuar në Galici dhe është i ndikuar nga rrymat e të drejtave të grave që po shfaqeshin në Evropë në atë kohë.

  • Rasti i Arlinda Zekaj, intervistohet drejtorja e Mirëqenies Sociale: Jam gjykuar e lincuar padrejtësisht

    Rasti i Arlinda Zekaj, intervistohet drejtorja e Mirëqenies Sociale: Jam gjykuar e lincuar padrejtësisht

    Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajraktarit, drejtoreshë e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Intervistimi po zhvillohet në kuadër të punës së Komisionit, i cili po shqyrton rrethanat dhe çështjet institucionale që lidhen me këtë rast.

    Gjatë deklarimit të saj, Muja Bajraktari e cilësoi këtë përballje si një nga më të vështirat në aspektin njerëzor, duke theksuar se e ndjera ishte bashkëvendase e saj.

    Ajo gjithashtu kundërshtoi, siç tha, gjykimet dhe akuzat që i janë adresuar në lidhje me rastin.

    “E kam shumë të rëndësishme të them që është njëra nga përballjet më të vështira për mua, jo për shkak të punës, por në bazë njerëzore, pasi tashmë e ndjera është bashkëvendase e imja dhe pa të drejtë jam gjyku e linçu me detyrime e gjykime të cilat nuk më takojnë”, deklaroi ajo.

    Duke folur për përgjegjësitë e pozitës që mban, drejtoresha theksoi se nuk merret drejtpërdrejt me trajtimin e rasteve individuale dhe as me marrjen e vendimeve për to.

    “Jam drejtor politik, nuk trajtoj raste direkt dhe nuk jap vendime. Jam drejtor politik në kuptimin që hartoj politika për zhvillimin e fushës sociale në nivel lokal. Kjo është përgjegjësia. Në këtë post jam në mandatin tim të dytë”, tha Muja Bajraktari.

    Ndryshe, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime dhe vëmendje publike, ndërsa Komisioni Hetimor po shqyrton përgjegjësitë dhe veprimet institucionale që lidhen me të. /Telegrafi/

  • Shpimi i duarve në mëngjes nuk duhet neglizhuar, nga pozicioni i gabuar gjatë gjumit deri te mungesa e vitaminës B12

    Shpimi i duarve në mëngjes nuk duhet neglizhuar, nga pozicioni i gabuar gjatë gjumit deri te mungesa e vitaminës B12

    Ndjesia e shpimit, mpirjes apo sikur gjilpëra të vogla shpojnë duart pas zgjimit është një shqetësim që mund t’u ndodhë shumë njerëzve.

    Në disa raste, kjo ndjesi shkaktohet nga pozicioni i papërshtatshëm gjatë gjumit dhe zhduket pas ndryshimit të pozicionit, por kur përsëritet shpesh ose shoqërohet me simptoma të tjera, mund të jetë shenjë e një problemi shëndetësor që kërkon vëmendje.

    Sipas ekspertëve shëndetësorë, mpirja dhe ndjesia e shpimit në duar mund të lidhen me shtypjen e nervave, sindromën e tunelit karpal, diabetin apo mungesën e vitaminës B12. Prandaj, është e rëndësishme të kuptohet shkaku dhe të mos trajtohet çdo rast si një shqetësim i përkohshëm.

    Pozicioni gjatë gjumit mund të jetë shkaku

    Një nga arsyet më të zakonshme të mpirjes së përkohshme është shtypja e nervave gjatë gjumit. Fjetja me krahun nën trup ose me kyçet e duarve të përthyera mund të ushtrojë presion mbi nervat dhe të shkaktojë ndjesinë e shpimit.

    Nëse shqetësimi largohet pak minuta pas zgjimit dhe ndryshimit të pozicionit, mund të lidhet me këtë presion të përkohshëm. Megjithatë, përsëritja e shpeshtë e simptomave meriton vlerësim mjekësor.

    Sindroma e tunelit karpal: Pse duart mpihen gjatë natës?

    Një tjetër shkak i rëndësishëm është sindroma e tunelit karpal, e cila shfaqet kur nervi median shtypet në zonën e kyçit të dorës.

    Sipas NHS-së dhe Mayo Clinic, simptomat mund të përfshijnë:

    Mpirje dhe shpim në gishtin e madh, tregues dhe të mesëm.

    Dhimbje në kyçin e dorës.

    Përkeqësim të simptomave gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit.

    Dobësi në kapjen e objekteve dhe vështirësi në kryerjen e lëvizjeve të imëta.

    Në rastet më të avancuara, personi mund të ketë vështirësi në mbajtjen e sendeve dhe të vërejë dobësim të muskujve në bazën e gishtit të madh.

    Mungesa e vitaminës B12 mund të ndikojë në sistemin nervor

    Mungesa e vitaminës B12 është një tjetër shkak që nuk duhet anashkaluar. Kjo vitaminë është e domosdoshme për funksionimin normal të sistemit nervor dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

    Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA (NIH), mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë:

    Mpirje dhe shpim në duar dhe këmbë.

    Lodhje dhe dobësi të përgjithshme.

    Probleme me ekuilibrin dhe koordinimin.

    Vështirësi në përqendrim dhe kujtesë.

    Ndryshime në gjuhë, e cila mund të bëhet e skuqur dhe e dhimbshme.

    Një fakt i rëndësishëm është se simptomat neurologjike mund të shfaqen edhe pa praninë e anemisë. Për këtë arsye, diagnostikimi dhe trajtimi në kohë janë të rëndësishëm për të shmangur dëmtimet e mundshme të përhershme të nervave.

    Edhe diabeti mund të shkaktojë mpirje

    Diabeti është një tjetër gjendje që mund të ndikojë në nervat periferikë dhe të shkaktojë ndjesi shpimi, djegieje apo mpirjeje.

    Sipas Mayo Clinic, neuropatia periferike e lidhur me diabetin zakonisht prek fillimisht këmbët, por mund të përfshijë edhe duart. Nëse mpirja shoqërohet me dobësi ose humbje të ndjeshmërisë, rekomandohet kontrolli mjekësor.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Nëse ndjesia e shpimit përsëritet, zgjat më shumë se zakonisht, përkeqësohet ose shoqërohet me dobësi të duarve, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun.

    Sipas udhëzimeve të NHS-së dhe NICE, kur dyshohet për mungesë të vitaminës B12, vlerësimi mund të përfshijë analizat e gjakut për të përcaktuar nivelin e kësaj vitamine dhe për të identifikuar shkakun e simptomave.

    Kujdes: Nëse mpirja shfaqet papritur, veçanërisht në njërën anë të trupit, dhe shoqërohet me dobësi të krahut, shtrembërim të fytyrës ose vështirësi në të folur, duhet kërkuar menjëherë ndihmë urgjente, pasi mund të jetë shenjë e goditjes në tru.

  • Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan përmes dokumenteve të falsifikuara

    Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri te “Uji i Ftohtë”, u përfituan përmes dokumenteve të falsifikuara

    Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar dhe kaluar në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro, të ndodhura në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

    Pasuritë i përkasin shtetasit me inicialet P.P., i cili është akuzuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Në përfundim të procesit gjyqësor, ai është dënuar me 7 vite burgim.

    Sipas hetimeve të zhvilluara në kuadër të procedimit penal të vitit 2015, është konstatuar se për njohjen dhe kthimin e një prone me sipërfaqe 32 mijë metra katrorë në zonën e “Ujit të Ftohtë” është përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar.

    Pas përfitimit dhe regjistrimit të pronës, janë kryer një sërë veprimesh juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të pasurisë.

    Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur konfiskimin e pronës fillestare prej 32 mijë metrash katrorë, të regjistruar në vitin 2009, si dhe të të gjitha pasurive të tjera që kanë rrjedhur prej saj.

    Në total, vendimi përfshin disa prona të regjistruara me numra të ndryshëm kadastralë, mes të cilave edhe një sipërfaqe prej 23.363 metrash katrorë, prona me sipërfaqe 7.932 metra katrorë, 7.637 metra katrorë dhe disa sipërfaqe të tjera më të vogla.

    Në bazë të vendimit gjyqësor, pasuritë me vlerë rreth 16 milionë euro kalojnë në pronësi të shtetit. /euronews.al/

  • Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

    Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

    Yilmaz Kaya, 56-vjeç, nga Bingoli i Turqisë, prej vitesh shndërron copëzat e drurit të gjetura në natyrë në figura të ndryshme kafshësh, duke ruajtur formën e tyre natyrore

    I njohur me zanatin e përpunimit të drurit pranë babait të tij marangoz, Kaya nisi të krijonte punime artistike pa ndjekur ndonjë trajnim profesional.

    Punishten e tij e hapi në vitin 1987, ndërsa figurën e parë të një kafshe e krijoi në vitin 2014, duke u frymëzuar nga një copë druri që gjeti në shtratin e një përroi.

    Që atëherë, ai mbledh dru të tharë ose të bartur nga uji në zonat pyjore dhe shtretërit e lumenjve, duke i shndërruar në figura krokodilësh, leopardësh, ketrash, gjarpërinjsh, peshqish, majmunësh dhe kafshësh të tjera.

    Gjatë punës, Kaya përpiqet të ruajë strukturën dhe formën natyrore të drurit, duke hequr vetëm pjesët e buta dhe të kalbura.

    Për këtë përdor mjete të ndryshme, si sharra, thika, dalta dhe pajisje gravimi.

    “Besoj se brenda çdo cope druri që gjej jeton skeleti i një kafshe”, tha Kaya për Anadolu.

    Ai e përkufizon krijimtarinë e tij si “art ekologjik”, pasi të gjitha materialet i siguron nga natyra dhe nuk shton elemente të tjera në drurin që përpunon.

    “Rregulli im është të mos i shtoj asgjë copës së drurit që gjej, por të ruaj formën e saj. Natyra është depoja ime e materialeve”, u shpreh ai. /AA/