Blog

  • Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

    Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

    Edon Zhegrova dominon në Ligën e Kombeve, lë pas Dokun e Bellinghamin në një statistikë

    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shkëlqyer në këtë sezon të Ligës së Kombeve, duke u renditur i pari në një prej statistikave më të rëndësishme të lojës ofensive.

    Sipas të dhënave të publikuara nga “Sofascore”, Zhegrova është futbollisti me më së shumti driblime të suksesshme në këtë garë, me gjithsej 20 të tilla.

    Pas tij renditet talenti i RB Leipzigut, Antonio Nusa, me 15 driblime, ndërsa Jeremy Doku dhe Jude Bellingham kanë regjistruar nga 14.

    Kosovari ka spikatur edhe në një tjetër statistikë, duke pasur mesataren më të lartë për gola të mundshëm, me 1.52.

    Në listën e shtatë futbollistëve me më së shumti driblime të suksesshme, përveç Zhegrovës, bëjnë pjesë edhe Antonio Nusa, Jeremy Doku, Jude Bellingham, Marcus Edwards, Crysencio Summerville dhe Arda Güler.

    Megjithatë, Zhegrova pritet të jetë një mungesë e madhe për Kosovën në ndeshjet vendimtare ndaj Irlandës, ku “Dardanët” synojnë të shmangin humbjen për të mos përfunduar në vazon e tretë.

    Paraqitjet e tij në këtë garë dëshmojnë rëndësinë që ka pasur në repartin ofensiv të Përfaqësueses së Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

    Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

    Gjatë ceremonisë, ajo ka rikujtuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, duke e cilësuar kontributin e saj si vendimtar për çlirimin e Kosovës dhe duke shprehur mirënjohje të përhershme ndaj aleatëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Shiroka Pula ka theksuar se NATO vazhdon të ketë rëndësi të veçantë për Kosovën, ndërsa anëtarësimi në këtë organizatë mbetet një nga objektivat kryesore strategjike të shtetit.

    Ajo ka përmendur gjithashtu synimin për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me qëllim që pjesëtarët e saj në të ardhmen të kontribuojnë së bashku me ushtritë e vendeve aleate në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

    Presidentja ka vlerësuar edhe punën dhjetëvjeçare të NALT-it në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

    Sipas saj, mbështetja e këtij ekipi ka përfshirë zhvillimin profesional, forcimin e strukturave institucionale, mbikëqyrjen demokratike dhe avancimin e menaxhimit të emergjencave.

    Në fund, Presidentja Shiroka Pula ka falënderuar gjeneralin Borghoff dhe pjesëtarët e NALT-it për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke i uruar për dhjetëvjetorin e themelimit.

    Burimi: RTKLive

  • Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Osmani kërkon përgjegjësi nga organizatorët dhe kritikon pushtetin

    Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, Osmani kërkon përgjegjësi nga organizatorët dhe kritikon pushtetin

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas lëshimit të një kënge nacionaliste serbe në koncertin e organizuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

    Osmani ka kritikuar pushtetin për, siç ka thënë, largimin e aleatëve të Kosovës, duke vlerësuar se pasojat e kësaj politike po i bart vendi dhe jo pushtetarët.

    Ajo ka kërkuar gjithashtu që organizatorët e këtij aktiviteti në BE të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për lëshimin e këngës nacionaliste serbe.

    “Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova. Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda. Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, ka shkruar Osmani në Facebook.

    Burimi: Dukagjini

  • Fustani bronzi me detaje të veçanta, Zendaya spikat në Çmimet Governors

    Fustani bronzi me detaje të veçanta, Zendaya spikat në Çmimet Governors

    Zendaya mori pjesë në edicionin e 17-të të Çmimeve Governors në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan të gjatë në ngjyrë bronzi, të zbukuruar me rruaza dhe thekë.

    Krijimi pa rripa kishte një korse të ngushtë dhe një dizajn të veçantë, me panele të strukturuara anash që i jepnin veshjes një siluetë skulpturore.

    Detajet me thekë krijonin lëvizje dhe shkëlqim nën dritat e tapetit të kuq.

    Aktorja e kompletoi paraqitjen me flokë shumë të shkurtër, vathë të gjatë dhe grim në nuanca të ngrohta, në harmoni me veshjen.

    Ceremonia u mbajt më 15 nëntor në Los Angeles, ndërsa çmimet e nderit Oscar këtë vit iu ndanë Glenn Close, Ridley Scott dhe Floyd Norman. /Telegrafi/

  • Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës

    Von der Leyen me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Përparimi drejt BE-së është mbresëlënës

    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

    Von der Leyen foli në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së 2026, të mbajtur në Bruksel me temën “Një Evropë më e gjerë, një Evropë më e fortë”.

    Duke theksuar se Evropa po kalon një periudhë në të cilën po vihen në provë fuqia dhe pavarësia e saj dhe se vendimet që merren sot do të ndikojnë te brezat e ardhshëm të kontinentit, von der Leyen tha: “Edhe një herë, duhet të kemi guximin dhe largpamësinë për të ndërtuar një Union më të madh”.

    Duke kujtuar se rreth 30 vjet më parë liderët evropianë diskutonin zgjerimin më të madh në historinë e Unionit, von der Leyen tha se kontinenti përballej me një zgjedhje historike në procesin e rikthimit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore drejt lirisë dhe demokracisë.

    Von der Leyen theksoi se zgjerimi i vitit 2004 përmirësoi jetën e miliona njerëzve dhe solli përfitime të rëndësishme ekonomike, krahas lirive.

    Duke vënë në dukje se anëtarët e rinj e bënë edhe më të fortë BE-në, von der Leyen tha: “Për herë të parë pas shumë vitesh, kemi përpara një mundësi reale për zgjerim. Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit të negociatave të anëtarësimit”.

    Von der Leyen u shpreh gjithashtu: “Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës. Moldavia dhe Ukraina po ecin përpara në rrugën evropiane përballë presioneve të jashtëzakonshme”.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit”, tha von der Leyen, duke theksuar se një Union më i madh duhet të mbetet një Union i aftë për të vepruar.

  • Islami: Deklaratat e Milovan Drecunit dëshmojnë përpjekjet e Beogradit për të ruajtur ndikimin politik dhe destabilizues në Kosovë

    Islami: Deklaratat e Milovan Drecunit dëshmojnë përpjekjet e Beogradit për të ruajtur ndikimin politik dhe destabilizues në Kosovë

    Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islam ka vlerësuar se kërkesa e Milovan Drecunit që Lista Studentore të vazhdojë mbështetjen për Listën Serbe, edhe në rast të ardhjes eventuale në pushtet, përbën një sinjal të qartë të synimit të Beogradit për të ruajtur ndikimin e tij politik dhe strategjik brenda Republikës së Kosovës.

    Islami përmes një postimi në rrjetin social në Faceboook ka thënë se deklarata e Milovan Drecunit, kryesues i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri në Serbi dhe një nga zërat e njohur kundërshtues ndaj shtetësisë së Kosovës, nuk duhet parë thjesht si një qëndrim politik, por si pjesë e një strategjie më të gjerë të Beogradit për të garantuar vazhdimësinë e ndikimit të tij në zhvillimet politike dhe institucionale në Kosovë.

    “Eksponenti i regjimit të deritashëm në Serbi, Milovan Drecun, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Siguri, ka kërkuar nga Lista Studentore që, edhe pas ardhjes eventuale në pushtet, të vazhdojë mbështetjen për Listën Serbe. Drecun, i njohur për qëndrimet e tij kundërshtuese ndaj shtetësisë së Republikës së Kosovës, ka deklaruar se Lista Studentore duhet të vazhdojë bashkëpunimin me Listën Serbe, të cilën ai e konsideron si përfaqësuesin e vetëm legjitim politik të serbëve që jetojnë në Republikën e Kosovës. Në deklaratën e tij, ndër të tjera, thekson: se ne kemi të vetmin përfaqësues politik legjitim të popullit serb në institucionet e Republikës së Kosovës (të cilave ai u referohet si institucione të përkohshme të vetëqeverisjes)”, ka thënë Islami.

    Tutja ai tha se: “Lista Serbe, në ato institucione, duhet të luftojë për interesat dhe mbijetesën e popullit serb dhe të parandalojë Kurtin dhe të gjitha ato parti shqiptare që duan të imponojnë zgjidhje ligjore të dëmshme për mbijetesën dhe interesat e popullit serb. Përmes kësaj deklarate, Drecun synon të njësojë interesat e komunitetit serb në Republikën e Kosovës me Listën Serbe, duke e paraqitur atë si forcën e vetme politike që mbron këto interesa. Në këtë mënyrë, ai kërkon vazhdimësinë e një qasjeje politike që, sipas vlerësimit tim, ka shërbyer edhe për projektimin e interesave strategjike të Serbisë brenda Republikës së Kosovës. Në aspektin e sigurisë kombëtare, kjo deklaratë duhet analizuar në kontekstin e ndikimit politik të Beogradit, instrumentalizimit të përfaqësimit të komunitetit serb dhe rrezikut të veprimeve subverzive e hibride ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Islami.

    Sipas tij, kërkesa e Drecunit, sikurse edhe qëndrimet e eksponentëve të tjerë të nacionalizmit ekstrem serb, përfshirë Veljko Odaloviqin, mund të interpretohet si përpjekje për të siguruar vazhdimësinë e politikës së deritashme të Beogradit ndaj Kosovës, pavarësisht ndryshimeve eventuale të pushtetit në Serbi.

    “Në këtë kontekst, Lista Serbe, në vend që të kontribuojë në integrimin e plotë institucional të komunitetit serb, sipas kësaj analize, është instrumentalizuar për qëllime politike të Beogradit, duke krijuar pengesa për funksionimin institucional dhe duke cenuar edhe interesat afatgjata të vetë komunitetit që pretendon ta përfaqësojë. Prandaj, çështja nuk është vetëm vazhdimësia e mbështetjes politike për Listën Serbe, por rreziku i vazhdimësisë së një strategjie të ndikimit dhe destabilizimit nga brenda, që prek drejtpërdrejt sovranitetin, rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Islami. /Telegrafi/

  • APK presents strategy for fighting corruption, increasing transparency

    The strategy contains six main objectives: consolidation of the legal framework, advancing capacity for administrative investigation, increasing transparency and communication with the public, expanding international co-operation, digital transformation and organisational development of the Agency.

    The APK director, Yll Buleskaj, has stressed that the document was drafted with the contribution of the donor community and civil society, while cutting off OSCE and UNDP support in the process.

    For us as the Integrity Agency is not just a legal requirement, it is more a standard of work, of how I behave, of every day in our institutions. But as a process, we can’t say it stops, it always has to be developing, Buleskaj has declared.

    He has estimated that preventing corruption requires joint institutional commitment, stressing that no institution can meet this responsibility alone.

    Beforeing corruption requires initially institutions of integrity, requires institutions and functional mechanisms, requires transparency, professionalism and sustainable co-operation, he has said.

    In this direction, the strategy envisions harmonising legislation with European standards, improving mechanisms for property statements and addressing the conflict of interest, as well as professionalising administrative investigation procedures.

    Another component is digitisation of the Agency’s processes, including system modernisation, automation of administrative services and strengthening data safety.

    KDR, KKP stress importance of monitoring strategy implementation

    The role of justice institutions in tackling corruption cases has also been discussed in presenting the document.

    Kosovo Judiciary Council ( KDRK, Aferdita Bytyqi, has announced that the Council has drafted the 20252027 strategic plan for increasing efficiency in dealing with corruption, misuse of official office and organised crime.

    According to her, the basic courts and Court of Appeals have drafted their plans for implementing this strategy.

    Bytyqi has also indicated that the KDR has established a commission consisting of five Supreme Court judges, who has the responsibility to monitor and assess implementation of the plan.

    This commission is obliged to have an obligation for monitoring the implementation of the strategy, this strategy to report to the Council for results then even for the challenges presented, Bytyqi has declared.

    Meanwhile, Kosovo Prosecutorial Council member ( The KKP, Visar Krasniqi, has estimated that institutional strategies should be built on clear targets and concrete monitoring mechanisms.

    He has stressed that the Prosecutorial Council also has strategic documents and mechanisms to convey their implementation.

    Speaking of organising the prosecutorial system, Krasniqi has cited the existence of a special department for corruption and financial crime, as well as the Special Prosecutor’s competencies for handling high profile cases.

    ATK highlights the importance of data analysis in preventing corruption

    The importance of interinstitutional co-operation has been highlighted by the deputy director of the Kosovo Tax Administration ( ATK), Isen Lipovica.

    He has declared that ATK has an important role in this process because of access to taxpayers’ data and the capacity for collecting information that could serve other institutions.

    Lipovica has indicated that the decision-making in this institution is based on data analysis and risk management.

    The tax administration is undoubtedly the database, it’s, as it were, on the popular jargon of data, because it provides data to all other actors present in our society, Lipola has declared.

    He has added that the institution’s decisions go through the mechanisms of analysis and risk management, enabling actions to be based on the assessment of available information.

    The APK’s 20262030 Strategic Development Framework envisions annual action plans, measurable performance indicators and periodic reports on implementation assessment.

    Through these mechanisms, the Agency aims to turn the intended targets into concrete results in strengthening integrity, transparency and prevention of corruption in public institutions.

    Source Layer: RTKLive

  • APK-ja prezanton strategjinë për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës

    APK-ja prezanton strategjinë për luftimin e korrupsionit dhe rritjen e transparencës

    Strategjia përmban gjashtë objektiva kryesore: konsolidimin e kornizës ligjore, avancimin e kapaciteteve për hetim administrativ, rritjen e transparencës dhe komunikimit me publikun, zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, transformimin digjital dhe zhvillimin organizativ të Agjencisë.

    Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se dokumenti është hartuar me kontributin e komunitetit të donatorëve dhe shoqërisë civile, ndërsa ka veçuar mbështetjen e OSBE-së dhe UNDP-së në këtë proces.

    “Për ne si Agjenci integriteti nuk është vetëm një kërkesë ligjore, është më shumë një standard i punës, i mënyrës se si sillem, i çdo dite në institucionet tona. Por duke qenë një proces, nuk mund të themi që ndalet, gjithmonë duhet të jetë në zhvillim”, ka deklaruar Buleshkaj.

    Ai ka vlerësuar se parandalimi i korrupsionit kërkon angazhim të përbashkët institucional, duke theksuar se asnjë institucion nuk mund ta përmbushë i vetëm këtë përgjegjësi.

    “Parandalimi i korrupsionit kërkon fillimisht institucione me integritet, kërkon institucione dhe mekanizma funksional, kërkon transparencë, profesionalizëm dhe bashkëpunim të qëndrueshëm”, ka thënë ai.

    Në këtë drejtim, strategjia parasheh harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane, përmirësimin e mekanizmave për deklarimin e pasurisë dhe trajtimin e konfliktit të interesit, si dhe profesionalizimin e procedurave të hetimit administrativ.

    Një tjetër komponent është digjitalizimi i proceseve të Agjencisë, përfshirë modernizimin e sistemeve, automatizimin e shërbimeve administrative dhe forcimin e sigurisë së të dhënave.

    KGJK dhe KPK theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes së zbatimit të strategjive

    Në prezantimin e dokumentit është diskutuar edhe roli i institucioneve të drejtësisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

    Anëtarja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Aferdita Bytyqi, ka bërë të ditur se Këshilli ka hartuar planin strategjik 2025–2027 për rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve që lidhen me korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe krimin e organizuar.

    Sipas saj, gjykatat themelore dhe Gjykata e Apelit kanë hartuar planet e tyre të veprimit për zbatimin e kësaj strategjie.

    Bytyqi ka bërë të ditur gjithashtu se KGJK-ja ka themeluar një komision të përbërë nga pesë gjyqtarë të Gjykatës Supreme, i cili ka përgjegjësi të monitorojë dhe vlerësojë zbatimin e planit.

    “Ky komision është i obliguar që ka obligim që për monitorimin që i bën zbatimit të strategjisë, kësaj strategjie të raportojë në Këshill për rezultatet pastaj edhe për sfidat që paraqiten”, ka deklaruar Bytyqi.

    Ndërkaq, anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Visar Krasniqi, ka vlerësuar se strategjitë institucionale duhet të ndërtohen mbi objektiva të qarta dhe mekanizma konkretë të mbikëqyrjes.

    Ai ka theksuar se edhe Këshilli Prokurorial ka dokumente strategjike dhe mekanizma për përcjelljen e zbatimit të tyre.

    Duke folur për organizimin e sistemit prokurorial, Krasniqi ka përmendur ekzistimin e një departamenti të veçantë për korrupsionin dhe krimin financiar, si dhe kompetencat e Prokurorisë Speciale për trajtimin e rasteve të profilit të lartë.

    ATK-ja vë në pah rëndësinë e analizës së të dhënave në parandalimin e korrupsionit

    Rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional e ka theksuar edhe zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Isen Lipovica.

    Ai ka deklaruar se ATK-ja ka rol të rëndësishëm në këtë proces për shkak të qasjes në të dhënat e tatimpaguesve dhe kapaciteteve për mbledhjen e informacionit që mund të shërbejë për institucionet e tjera.

    Lipovica ka bërë të ditur se vendimmarrja në këtë institucion mbështetet në analizën e të dhënave dhe menaxhimin e riskut.

    “Administrata tatimore është padyshim deponi e të dhënave, është, si me thënë, në zhargonin popullor ‘hambari’ i të dhënave, sepse siguron të dhëna për të gjithë akterët tjerë prezent në shoqërinë tonë”, ka deklaruar Lipovica.

    Ai ka shtuar se vendimet e institucionit kalojnë përmes mekanizmave të analizës dhe menaxhimit të riskut, duke mundësuar që veprimet të bazohen në vlerësimin e informacionit të disponueshëm.

    Korniza Zhvillimore Strategjike 2026–2030 e APK-së parasheh plane vjetore të veprimit, indikatorë të matshëm të performancës dhe raporte periodike për vlerësimin e zbatimit.

    Përmes këtyre mekanizmave, Agjencia synon që objektivat e përcaktuara të shndërrohen në rezultate konkrete në forcimin e integritetit, transparencës dhe parandalimit të korrupsionit në institucionet publike.

    Burimi: RTKLive

  • AKK kundërshton SBAShK-un: Komunat nuk do t’i bartin kostot e kontratave kolektive

    AKK kundërshton SBAShK-un: Komunat nuk do t’i bartin kostot e kontratave kolektive

    AKK kundërshton SBAShK-un: Komunat nuk do t’i bartin kostot e kontratave kolektive

    Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kundërshton deklaratat e përfaqësuesve të SBAShK-ut që ua ngarkojnë komunave përgjegjësinë për pasojat financiare të kontratave kolektive të nënshkruara në nivel qendror.

    “AKK-ja dhe kryetarët e komunave gjithmonë i kanë respektuar dhe mbështetur të drejtat e punëtorëve arsimorë. Megjithatë, komunat nuk kanë kapacitete buxhetore që detyrimet financiare të këtyre kontratave t’i mbulojnë nga buxhetet e tyre, duke cenuar investimet dhe shërbimet për qytetarët”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas AKK-së, SBAShK-u, që në kohën e negocimit dhe nënshkrimit të kontratave kolektive me Ministrinë e Arsimit, është dashur të kërkojë që financimi për zbatimin e tyre të sigurohet nga niveli qendror.

    “Nuk është e pranueshme që marrëveshjet të lidhen në nivel qendror, ndërsa fatura financiare t’u kalojë komunave, të cilat nuk kanë qenë palë nënshkruese. SBASHK-u e ka ditur dhe e di se vendimmarrja për sigurimin e financimit dhe përcaktimin e vijave të posaçme buxhetore për zbatimin e këtyre kontratave bëhet në nivel qendror. Komunat nuk mund t’i krijojnë vetë mjetet financiare që kërkon zbatimi i tyre. Prandaj, pretendimi se komunat është dashur thjesht t’i planifikonin këto shpenzime shpërfill mënyrën se si sigurohet dhe miratohet financimi i tyre”.

    “Në vend që përgjegjësia t’u atribuohej komunave, SBASHK-u është dashur t’i drejtonte kërkesat për sigurimin e mjeteve tek institucionet qendrore me të cilat i ka lidhur këto kontrata. Gjithashtu, është dashur t’i udhëzonte dhe mbështeste punëtorët arsimorë që kërkesat për realizimin e të drejtave të tyre, përfshirë ndjekjen e rrugëve ligjore, t’i orientonin ndaj institucioneve përgjegjëse në nivel qendror. Pasojat e deritanishme për buxhetet komunale kanë qenë të rënda”.

    Mes tjerash, AKK pretendon se mjetet e destinuara për projekte dhe shërbime për qytetarët janë shpenzuar për detyrime nga kontratat kolektive dhe për kostot shtesë të procedurave gjyqësore e përmbarimore.

    “Qëndrimi i Bordit të AKK-së është i qartë: komunat nuk janë të gatshme të bartin pasojat financiare të kontratave të reja kolektive. Çdo kontratë e re duhet të shoqërohet me financim të plotë dhe të garantuar nga buxheti qendror, me vijë të veçantë buxhetore për zbatimin e saj. Respektimi i të drejtave të punëtorëve arsimorë kërkon përgjegjësi edhe nga ata që negociojnë dhe nënshkruajnë zotimet financiare. Këto zotime duhet të kenë mbulim të siguruar financiar dhe nuk mund të vazhdojnë të rëndojnë mbi buxhetet komunale dhe qytetarët”./Klankosova.tv

  • Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Shiroka Pula: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT).

    Me këtë rast, ajo ka theksuar se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar kontributin e saj vendimtar në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye. Ajo shprehu mirënjohjen e përhershme për këtë kontribut historik dhe nënvizoi se NATO mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.

    Mes tjerash, presidentja ritheksoi se anëtarësimi në NATO është ndër synimet strategjike të Kosovës, ndërsa ambicia e vendit është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ushtarët e saj një ditë të qëndrojnë krah për krah me ushtarët e vendeve aleate, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen e përbashkët, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo vlerësoi lart kontributin dhjetëvjeçar të NALT-it në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përmes zhvillimit të kapaciteteve profesionale, strukturave institucionale, mbikëqyrjes demokratike dhe menaxhimit të emergjencave.

    “Në përmbyllje, Presidentja Shiroka Pula falënderoi gjeneralin Borghoff dhe të gjithë pjesëtarët e NALT-it për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke i uruar për dhjetëvjetorin e themelimit të këtij ekipi”, thuhet në njoftimin e presidencës./Klankosova.tv