Blog

  • Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Shiroka Pula në 10-vjetorin e NALT-it: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi strategjik i Kosovës

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në ceremoninë e dhjetëvjetorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT).

    Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula theksoi se NATO ka një vend të veçantë në historinë e Kosovës, duke rikujtuar kontributin e saj vendimtar në çlirimin e vendit më 1999, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye. Ajo shprehu mirënjohjen e përhershme për këtë kontribut historik dhe nënvizoi se NATO mbetet simbol i lirisë dhe sigurisë së Kosovës.

    Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se anëtarësimi në NATO është ndër synimet strategjike të Kosovës, ndërsa ambicia e vendit është zhvillimi i mëtejmë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që ushtarët e saj një ditë të qëndrojnë krah për krah me ushtarët e vendeve aleate, duke kontribuar në sigurinë dhe paqen e përbashkët.

    Ajo vlerësoi lart kontributin dhjetëvjeçar të NALT-it në mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, përmes zhvillimit të kapaciteteve profesionale, strukturave institucionale, mbikëqyrjes demokratike dhe menaxhimit të emergjencave.

    Në përmbyllje, Presidentja Shiroka Pula falënderoi gjeneralin Borghoff dhe të gjithë pjesëtarët e NALT-it për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke i uruar për dhjetëvjetorin e themelimit të këtij ekipi.

    Burimi: Dukagjini

  • Astrit Haraqi appears today before Court for Allegations

    Astrit Haraqi appears today before Court for Allegations

    IKosovo’s minister of culture, Youth and Sports, Astrit Haraqija, has been arrested on Saturday under a Kosovo Police operation codenamed as issue, where it relates to investigations into suspected narcotics trafficking.

    His arrest was confirmed by his lawyer, Korab Bocshi.

    Following the decision to stop police, hearings today will be held, where security measures will be decided against it.

    I did. tv will keep you informed with the court’s decision.

  • Astrit Haraqija del sot para Gjykatës për dyshimet ndaj tij

    Astrit Haraqija del sot para Gjykatës për dyshimet ndaj tij

    Astrit Haraqija del sot para Gjykatës për dyshimet ndaj tij

    Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Astrit Haraqija, është arrestuar të shtunën në kuadër të një operacioni të Policisë së Kosovës, të koduar si “Heshtja”, ku lidhet mbi hetimet për trafikim të dyshuar të narkotikëve.

    Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i tij, Korab Bokshi.

    Pas vendimit për ndalim policor, sot mbahet seanca dëgjimore, ku do të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij.

    Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar me vendimin e gjykatës.

  • Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan 'topin' te ZRrE: Të hetojë

    Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan ‘topin’ te ZRrE: Të hetojë

    Pse serbët në veri paguajnë më pak për rrymën? Rizvanolli e gjuan 'topin' te ZRrE: Të hetojë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur për  çështjen e çmimit të rrymës që paguajnë qytetarët në veri të Kosovës, që është më pak se sa paguan pjesa tjetër në Kosovë.

    Ajo ka thënë se dallimet në tarifa dhe fatura duhet të shqyrtohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji dhe kjo çështje të trajtohet “me seriozitet” nga ky institucion, transmeton Klankosova.tv

    “Tarifat janë tarifa, faturat janë fatura. Këto shikohen, krahasohen dhe bëhet përllogaritja. Për ne si institucione është me rëndësi që tregu të ketë mbikëqyrje dhe monitorim. Për këtë, Zyra e Rregullatorit për Energji duhet ta monitorojë tregun, siç e ka në mandat, dhe duhet të shohë e të hetojë pse ekzistojnë këto dallime në çmime.

    Arsyeja pse është e çuditshme që të ketë dallim në çmim është se në pjesën tjetër të vendit, furnizuesi i shërbimit publik e blen shumicën dërrmuese të energjisë së KEK-ut me një çmim shumë nën treg, që është 30 euro për megavat-orë.

    Prandaj, kjo është arsyeja kryesore pse ne arrijmë t’i kemi tarifat më të lira në rajon, jo vetëm në Evropë. Fakti që ka një furnizues në Republikën e Kosovës që furnizon me tarifa më të ulëta, të bën të dyshosh nëse konkurrenca është fer.

    Kjo është një çështje që ZRRE-ja, jam e bindur se do ta trajtojë me seriozitet”, deklaroi Rizvanolli.

    Për këtë çështje, shkroi dje deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e cila tha se qytetarët e Kosovës paguajnë deri në 22.4 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike sesa serbët në veri të vendit.

     “Lëvizja VETËVENDOSJE! me strukturën e vet instaluese në energji ka vendos që deri në 22.4% me pagu më shtrenjtë kosovarët rrymën sesa serbët në veriun e Kosovës”, shkroi Ymeri. /Klankosova.tv

  • SINJEL 24 ) A tragic death, domestic violence, arrests and theft . . events that marked the last 24 hours in Kosovo

    Kosovo has spent another 24 hours in charge of serious events, cases of domestic violence, arrests, theft and tragic developments.

    26-year-old girl in Prizren dies after her situation deteriorated in preparation for an anti-drug interview

    One of the worst events has been reported in Prizren, where 26-year-old Blerta Hyseni has passed away after his health deteriorated during preparations for interviewing by drug investigators. The new was banned under an operation where over 105 grams of suspected cocaine were seized in a car in Vmica. The cause of death is not yet determined, and the case is being investigated.

    Heavy on Ferizaj: 14-year-old allegedly beat up 73-year-old grandmother

    Meanwhile, a serious case of domestic violence has been reported in Ferizaj, where a 14-year-old man allegedly attacked his 73-year-old grandmother, beating her several times. The minor has been detained for 24 hours by the Prosecutor’s decision to bribe.

    He charged her with treason and physically attacked her 30-year-old Ferizaj after violence against her husband

    But in Ferizaj, a 30-year-old is suspected of practicing violence against his 26-year-old wife, getting her neck and slap on her, following constant accusations of treason. Suspect has been detained in 48 hours.

    He allegedly stabbed his 62-year-old father, 22-year-old in Obilic, to a month of detention

    In Obilic, a 22-year-old man allegedly stabbed his 62-year-old father. After the initial ban, the Court has imposed a month of detention on him.

    Cameras detect three more thefts, two people arrested in Fushe Kosovo

    While in Fushe Kosovo, two people have been arrested after a series of thefts in the market. At first, they were suspected of stealing food products worth 47 euros in the market, via FLY, but camera footage found three more cases, worth about 200 euros. Suspects have been detained for 48 hours.

    He didn’t pay the 200-euro fine, 47-year-old ends up in jail after Han’s arrest in Elez

    In another case, a 47-year-old was arrested at the Han border checkpoint in Elez, after failing to pay a 200-euro fine. The fine had been replaced with a ten-day prison sentence, which he will suffer at the correctional institution.

    In shelter with two children, 30-year-old girl in Klin again condemns her husband

    Meanwhile, in Cline, a 30-year-old woman who is staying in shelter with her two children has again denounced her husband. She has reported that he was disturbing her through her Facebook friend, despite the judicial protection order that exists against him. The case has been initiated for contempt of the court order.

    These are some of the events that have marked the last 24 hours in the country, which the Signal newspaper has forwarded through its reports.

    SINJIL 24 When you slept, we accompanied Kosovo.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • SINJALI 24 | Një vdekje tragjike, dhunë në familje, arrestime e vjedhje – ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

    SINJALI 24 | Një vdekje tragjike, dhunë në familje, arrestime e vjedhje – ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

    SINJALI 24 | Një vdekje tragjike, dhunë në familje, arrestime e vjedhje – ngjarjet që shënuan 24 orët e fundit në Kosovë

    Kosova ka kaluar një tjetër 24-orësh të ngarkuar me ngjarje të rënda, raste të dhunës në familje, arrestime, vjedhje dhe zhvillime tragjike.

    Vdes 26-vjeçarja në Prizren pasi iu përkeqësua gjendja gjatë përgatitjeve për intervistim nga antidroga

    Një nga ngjarjet më të rënda është raportuar në Prizren, ku 26-vjeçarja Blerta Hyseni ka ndërruar jetë pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore gjatë përgatitjeve për intervistim nga hetuesit e antidrogës. E reja ishte ndaluar në kuadër të një operacioni ku në një veturë në Vërmicë u sekuestruan mbi 105 gramë substancë e dyshuar kokainë. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar dhe rasti po hetohet.

    E rëndë në Ferizaj: 14-vjeçari dyshohet se rrahu gjyshen 73-vjeçare

    Ndërkohë, në Ferizaj është raportuar një rast i rëndë i dhunës në familje, ku një 14-vjeçar dyshohet se ka sulmuar gjyshen e tij 73-vjeçare, duke e goditur disa herë me shqelma. I mituri është ndaluar për 24 orë me vendim të Prokurorisë për të Mitur.

    E akuzonte për tradhti dhe e sulmoi fizikisht – 30-vjeçari në Ferizaj ndalohet pas dhunës ndaj bashkëshortes

    Po në Ferizaj, një 30-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij 26-vjeçare, duke e kapur për qafe dhe goditur me shuplakë, pas akuzave të vazhdueshme për tradhti. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

    Dyshohet se sulmoi me thikë babanë 62-vjeçar, 22-vjeçarit në Obiliq i caktohet një muaj paraburgim

    Në Obiliq, një 22-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me thikë babanë e tij 62-vjeçar. Pas ndalimit fillestar, Gjykata ka caktuar ndaj tij një muaj paraburgim.

    Kamerat zbulojnë edhe tri vjedhje të tjera, dy persona arrestohen në Fushë Kosovë

    Ndërsa në Fushë Kosovë, dy persona janë arrestuar pas një serie vjedhjesh në markete. Fillimisht dyshoheshin për vjedhjen e produkteve ushqimore në vlerë prej 47 eurosh në marketin “Viva FLY”, por pamjet e kamerave zbuluan edhe tri raste të tjera, me vlerë të përgjithshme rreth 200 euro. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

    Nuk e pagoi gjobën prej 200 eurosh, 47-vjeçari përfundon në burg pas arrestimit në Han të Elezit

    Në një tjetër rast, një 47-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi nuk kishte paguar një gjobë prej 200 eurosh. Gjoba ishte zëvendësuar me dënim me burgim prej 10 ditësh, të cilin ai do ta vuajë në institucionin korrektues.

    Në strehimore me dy fëmijët, 30-vjeçarja në Klinë denoncon sërish bashkëshortin

    Ndërkohë, në Klinë, një grua 30-vjeçare, e cila po qëndron në strehimore me dy fëmijët e saj, ka denoncuar sërish bashkëshortin. Ajo ka raportuar se ai po e shqetësonte përmes shoqes së saj në Facebook, pavarësisht urdhrit mbrojtës gjyqësor që ekziston ndaj tij. Rasti është iniciuar për mospërfillje të urdhrit të gjykatës.

    Këto janë disa nga ngjarjet që kanë shënuar 24 orët e fundit në vend, të cilat Gazeta Sinjali i ka përcjellë përmes raportimeve të saj.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rizvanolli tregon cilat kompani preken nga ndalimi i tregtimit të energjisë me Serbinë

    Rizvanolli tregon cilat kompani preken nga ndalimi i tregtimit të energjisë me Serbinë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë detaje shtesë lidhur me vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, duke sqaruar se masa vlen për kompanitë që operojnë në Kosovë dhe që kanë lidhje pronësore apo aksionarë nga Serbia.

    Ajo ka bërë të ditur se zbatimi i vendimit do të monitorohet nga institucionet përkatëse, përkatësisht Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT).

    Rizvanolli ka sqaruar se ndalimi nënkupton pamundësinë e tregtimit brenda territorit të Kosovës me kompani që janë degë të kompanive serbe, që kanë kompani amë në Serbi apo aksionarë dhe lidhje me shtetin serb.

    “Për sa i takon zbatimit të vendimeve, janë institucionet përkatëse, ZRRE-ja dhe KOSTT-i, të cilat i monitorojnë dhe përmes së cilave duhet të bëhet zbatimi. Kjo do të thotë që brenda territorit të Republikës së Kosovës nuk mund të tregtohet me kompani që e kanë kompaninë amë në Serbi, ose që janë degë të një kompanie serbe, qoftë nëse janë kompani që kanë aksionarë që janë të shtetit serb ose kanë lidhje me shtetin serb”, ka deklaruar Rizvanolli.

    Duke folur për kohën kur është marrë ky vendim, ministrja ka thënë se Kosova ka marrë konfirmimin zyrtar për shkeljen e Serbisë në tetor të vitit 2025, nga Sekretariati dhe Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë.

    Ajo ka thënë se Serbia kishte pasur afat për ta zbatuar obligimin, por kjo nuk kishte ndodhur. Sipas saj, Qeveria kishte bërë edhe një përpjekje të fundit përmes Bashkimit Evropian, me qëllim që linjat të liroheshin para dimrit.

    “Siç e përmenda më herët, ne në tetor të vitit 2025 kemi marrë konfirmimin për këtë shkelje, zyrtarisht shkelje të ligjit nga Sekretariati dhe Këshilli i Ministrave të Komunitetit të Energjisë. Sipas atij vendimi, Serbia ka pasur afat me një korrigjim për ta zbatuar atë obligim. Kjo nuk ka ndodhur, megjithatë ne kemi bërë edhe një përpjekje të fundit, siç e thashë, përmes Bashkimit Evropian që para dimrit t’i lirojmë linjat, që të mundësohet tregtimi përmes këtyre linjave. Duke qenë se kjo nuk ka ndodhur, po e bëjmë tani”, ka thënë ajo.

    Rizvanolli ka theksuar se Kosova, si shtet që respekton ligjin vendor dhe atë ndërkombëtar, është treguar e kujdesshme para ndërhyrjes në tregun e energjisë. Ajo ka shtuar se deri më tani nuk kanë pasur informacione apo indikacione se ndonjë kompani kosovare ka tregtuar energji me kompanitë serbe.

    Megjithatë, ministrja ka përmendur si përjashtim furnizuesin që operon në komunat veriore dhe që është themeluar në kuadër të marrëveshjes së Brukselit. Sipas saj, ky furnizues merr energji nga Serbia, por në këtë fazë nuk do të preket nga masa, për shkak se funksionon mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare.

    “Një përjashtim është furnizuesi që furnizon në komunat veriore, që është themeluar në kuadër të marrëveshjes së Brukselit, i cili sipas informatave tona merr energji nga Serbia dhe në këtë fazë, për shkak se bazohet në një marrëveshje ndërkombëtare, ne nuk do të ndërhyjmë aty. Mirëpo, siç e tha edhe kryeministri, nuk e përjashtojmë mundësinë që në të ardhmen masa të përshkallëzohet dhe të prekë edhe atë kompani dhe të rishqyrtojmë në tërësi zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për energjinë, nëse Serbia nuk e zbaton në anën e saj”, ka deklaruar Rizvanolli.

    Ajo ka thënë se nuk mund të flasë për furnizuesit e tjerë të vegjël që operojnë në treg, pasi mbikëqyrja e tregut nuk është përgjegjësi e Ministrisë së Ekonomisë.

    Rizvanolli ka përmendur edhe ndërmarrjet publike KESCO dhe KEDS, duke thënë se sipas informacioneve dhe raportimeve të tyre, nuk ka pasur tregtim të energjisë me kompanitë serbe.

    “Sidoqoftë, është ZRRE-ja, siç e dini, autoriteti që është përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut dhe ka qenë një periudhë ku mbikëqyrja e ZRRE-së realisht ka qenë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për shkak se nuk kemi pasur Kuvend të konstituuar. Mirëpo, besoj që tani edhe ata do të jenë më vigjilentë, edhe Kuvendi është aty për t’i mbikëqyrur dhe për të marrë të gjitha format e duhura”, ka përfunduar Rizvanolli./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Osmani: This power has driven Kosovo’s friends away, tomorrow could have even more serious hits

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK, Vjosa Osmani, has reacted after the performance in Brussels of a melody by a Serbian nationalist song in which Kosovo is presented as part of Serbia.

    Through a Facebook post, the former president has said that Kosovo is paying the price of leaving the allies, warning that the consequences could be even more serious.

    The Allies can’t get away without consequences. The enemy does not wait until you understand the damage. And that price is not paying for power, but Kosovo, Osman wrote.

    She has stressed that the consequences of this situation are being seen even through Serbian nationalist songs in European Union organisation, where, according to her, Kosovo has not been invited.

    Today, through Serbian nationalist songs in EU organisation, where Kosovo is not even invited. Tomorrow, with even more severe hits, she warned.

    Osmani has demanded that EU forum organisers provide explanations and take responsibility for the case, but has said Brussels cannot replace the guests that, according to her, the current power has removed them.

    The organisers of this forum in the EU must explain and take responsibility for this unacceptable act. But we cannot expect Brussels to replace us with friends that this power has driven away with its own hands, Osmani wrote.

    Source Layer: Insander

  • Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda

    Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda

    Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë.

    Përmes një postimi në Facebook, ish-presidentja ka thënë se Kosova po e paguan çmimin e largimit nga aleatët, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë edhe më të rënda.

    “Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka theksuar se pasojat e kësaj situate po shihen edhe përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të Bashkimit Evropian, ku, sipas saj, Kosova nuk është ftuar.

    “Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda”, ka paralajmëruar ajo.

    Osmani ka kërkuar që organizatorët e forumit në BE të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë rast, por ka thënë se Brukseli nuk mund t’i zëvendësojë miqtë që, sipas saj, pushteti aktual i ka larguar.

    “Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, ka shkruar Osmani.

    Burimi: Insajderi

  • Mickoski in Brussels: Our determination for EU membership is clear, Macedonia deserves European future

    Prime Minister Hristian Mickoski announced that he has met with Geert Jan Kopman, Director General for Enlargement and Eastern Neighborship at the European Commission today.

    As he briefed on a Facebook post, the focus of the talks was Macedonia’s European perspective, progress in reforming processes and future steps on membership in the European Union.

    Our determination to membership in the European Union is clear and unequivocal. Macedonia deserves a European future, based on principled relations, respect and protection of national interests, as well as consistent implementation of reforms in the interest of citizens.

    We continue with dedicated work, meeting the reform agenda, responsible policy and a clear vision for a stable and prosperous European Macedonia has written Mickoski.