Blog

  • Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm

    Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm

    Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

    Bajrami ka bërë të ditur se koncerti u organizua nga Komisioni Evropian, nën drejtimin e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

    “Ky nuk është shkëmbim kulturor. Kënga promovon pretendime të qarta politike mbi territorin e Republikës së Kosovës. Përfshirja e saj në një ngjarje zyrtare të Komisionit Evropian, kushtuar zgjerimit, unitetit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, është e papranueshme”, ka shkruar Bajrami.

    Ai ka thënë se Republika e Kosovës pret një sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian dhe komisionarja Kos lidhur me mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar ky repertor.

    Bajrami ka theksuar se vlerat evropiane, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe besueshmëria e procesit të zgjerimit të BE-së nuk mund të pajtohen me ofrimin e një platforme për pretendime irredentiste kundër një vendi që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Anglia e fiton derbin ndaj Spanjës

    Anglia e fiton derbin ndaj Spanjës

    Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te kampionia e botës, Spanja.

    “Tre Luanët” arritën një triumf me rezultat 2-3, sfidë që ishte tepër e zjarrtë nga fillimi.

    Anglia ishte shumë më e rrezikshme nga fillimi për të pasur disa raste shënimi, por iu mungoi finalizimi.

    Ishte Harry Kane që e zhbllokoi epërsinë pas një goditje të saktë nga pika e bardhë (45’).

    Ndërsa, më pas Ezri Konsa dyfishoi avantazhin për të shënuar me kokë pas harkimit të Declan Rice (53’).

    Kurse, golin e tretë e dha Ben White pas asistimit të Jude Bellingham (58’).

    Kur mendohej se Anglia do ta “shkatërronte” Spanjën, mesfushori Elliot Anderson mori karton të kuq për ta lënë në probleme skuadrën angleze.

    Pas kësaj, ndryshoi tërësisht loja. Spanja mori dominimin dhe nga penalltia shënoi Mikel Oyarzabal (65’).

    Kurse, 10 minuta më vonë Nico Williams realizoi të dytin pas asistimit të Lamine Yamal (75’).

    Sidoqoftë, Anglia arriti ta ruajë rezultatin për t’i marrë pikët e plota. “Tre Luanët” e mbyllin këtë cikël të Ligës së Kombeve me 15 pikë, aq sa ka edhe Spanja./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Kina hedh një tjetër hap në aviacion, teston aeroplanin elektrik

    Kina hedh një tjetër hap në aviacion, teston aeroplanin elektrik

    Kina ka shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin e aviacionit elektrik, pasi aeroplani CE-25A, i prodhuar nga kompania COMAC, ka realizuar për herë të parë një fluturim testues me ekuipazh në bord.

    Fluturimi u zhvillua të shtunën në Binzhou, në provincën Shandong, me dy pilotë dhe një inxhinier testues në bord.

    Sipas COMAC, të gjitha sistemet e aeroplanit funksionuan normalisht.

    CE-25A kishte realizuar më parë 19 fluturime autonome pa ekuipazh, që nga 2 shkurti, ndërsa tani po kalon në fazën e certifikimit nga autoritetet kineze të aviacionit civil.

    Aeroplani ka kapacitet prej 19 ulësesh, peshon rreth 10 tonë dhe përdor dhjetë ventilatorë elektrikë, nga pesë në secilin krah.

    Sipas prodhuesit, ai mund të arrijë shpejtësi fluturimi prej 300 kilometrash në orë dhe ka një autonomi deri në 400 kilometra, duke u projektuar kryesisht për udhëtime të shkurtra rajonale.

    Në zhvillimin e aviacionit elektrik, COMAC bashkëpunon edhe me gjigantin kinez të baterive CATL.

    Megjithatë, ende nuk është konfirmuar se çfarë lloji baterish përdor CE-25A.

    Kina nuk është e vetmja që po investon në këtë teknologji.

    Kompania Heart Aerospace ka testuar gjithashtu aeroplanin e saj elektrik X1, ndërsa synon të zhvillojë modelin ES-30 me 30 ulëse.

    Pavarësisht përparimit, aeroplanët elektrikë vazhdojnë të përballen me kufizime sa i përket autonomisë dhe kapacitetit të baterive.

    COMAC nuk ka njoftuar ende se kur CE-25A mund të hyjë në shërbim komercial, por fluturimi i parë me ekuipazh konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të energjisë elektrike në transportin ajror. /Telegrafi/

  • After 23 games, England causes Spain first defeat

    England’s national has scored a 2.3 victory over Spain in the U match EFA Nations League.

    Three Lions were the strongest in Madrid, marking three goals.

    Harry Kane, Cons and Ben White were the goalsmen for England.

    And two goals for Spain scored: Nico Williams and Michael Oyarzabal.

    With this victory, England closes it with 15 points, as far as Spain does.

    We remember the two nationals provided the U quarterfinals. EFA Nations League. /Indesksonline/

    Source Layer: Insander

  • Pas 23 ndeshjeve, Anglia ia shkakton humbjen e parë Spanjës

    Pas 23 ndeshjeve, Anglia ia shkakton humbjen e parë Spanjës

    Pas 23 ndeshjeve, Anglia ia shkakton humbjen e parë Spanjës

    Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore 2:3 ndaj Spanjës, në ndeshjen e UEFA Nations League.

    “Tre Luanët” u treguan më të fortë në Madrid, duke shënuar tri gola.

    Harry Kane, Konsa dhe Ben White ishin golashënuesit për Anglinë.

    Kurse dy golat për Spanjën i shënuan: Nico Williams dhe Mikel Oyarzabal.

    Me këtë fitore, Anglia e mbyll në pozitën e parë me 15 pikë, aq sa ka edhe Spanja.

    Kujtojmë që dy kombëtaret kanë siguruar çerekfinalet e UEFA Nations League./Indeksonline/

    Burimi: Insajderi

  • Zulfaj: Serbian nationalist song scandalous at EU Enlargement Forum

    Kosovo’s chief negotiator with the European Union, Jeton Zulfaj, has reacted after interpreting a Serbian nationalist song at the opening of the European Union’s Enlargement Forum in Brussels.

    He has said he is shocked by reports that a Serbian song that denies Kosovo citizenship has been interpreted at this event.

    This is scandalous and unacceptable. An EU event for enlargement cannot stage Serbian nationalism. We leave it to commissions Kos to explain how this happened and what measures it will take, as well as why Kosovo was not invited, although it is the country with the greatest democratic progress in the Western Balkans in this decade and fully harmonised with the foreign policy and values of the European Union, he has written on X.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Zulfaj: Skandaloze kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

    Zulfaj: Skandaloze kënga nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

    Ai ka thënë se është i tronditur nga raportimet se në këtë ngjarje është interpretuar një këngë serbe që mohon shtetësinë e Kosovës.

    “Kjo është skandaloze dhe e papranueshme. Një ngjarje e BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb. Ia lëmë komisionares Kos të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova nuk ishte e ftuar, ndonëse është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar ai në X.

     

    Burimi: RTKLive

  • France and Belgium secure League of Nations playoff, Italy remains out

    France and Belgium secure League of Nations playoff, Italy remains out

    Belgium has scored great home victories to qualify for the playoffs of the League of Nations, while France also secured the advance.

    The A1 group was the most interesting in this competition, where in the final lap, Italy made a mistake and thus remained abroad despite three days ago being the leader of the group.

    Belgium held an impressive presentation at home to win by 4-1.

    Italy first gained the upper hand, thanks to Pio Esposito, who scored a beautiful goal (120).

    Three minutes later, however, Charles de Kettolayer managed to equalize the outcome (15).

    France and Belgium secure League of Nations playoff, Italy remains out

    It was Nathan Ngoy who reversed his supremacy after being found in the right place by a turned ball (2250). The third blow, on the other hand, was given to Jeremy Doc with a solo goal (260).

    Belgium was far better off in this challenge with Diego Moreira, who was assisted by De Bruyne and sealed up the victory (800).

    Thus, Belgium advanced as the second position with 12 points, while Italy wraps up this cycle as third with 10 points.

    On the other hand, France marked home victories with difficulty from Turkey with a score of 2-1.

    Emjhan Topcu scored autogogues in an effort to remove the ball from the angle to give the French primacy.

    Four minutes later Arda Guler evened the score, but the party stopped him in half because the VAR cancelled him for a post out of the game.

    The final blow was given to Eli Junior Croupi after the Cherk assistance.

    All Turkey did was the goal of honour thanks to Bardakci, who scored with his head after Guler’s bow.

    France shuts down this group as the first country with 13 points, while Turkey saw no point after six laps. /Telegraph/

    Standings provided by Sofascore
  • Franca dhe Belgjika sigurojnë play-offin e Ligës së Kombeve, Italia mbetet jashtë

    Franca dhe Belgjika sigurojnë play-offin e Ligës së Kombeve, Italia mbetet jashtë

    Belgjika ka shënuar fitore të madhe në shtëpi për t’u kualifikuar në play-offin e Ligës së Kombeve, ndërsa avancimin e siguroi edhe Franca.

    Grupi A1 ishte më interesanti në këtë kompeticion, ku në xhiron finale, Italia gaboi dhe kësisoj mbeti jashtë pavarësisht që tre ditë më parë ishte lider i grupit.

    Belgjika zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse në shtëpi për të fituar me rezultat 4-1.

    Italia fillimisht e mori epërsinë falë Pio Esposito që shënoi një gol të bukur (12’).

    Sidoqoftë, tre minuta më vonë Charles de Ketelaere arriti ta barazojë rezultatin (15’).

    France and Belgium secure League of Nations playoff, Italy remains out

    Ishte Nathan Ngoy që e përmbysi epërsinë pasi u gjend në vendin e duhur nga një top i kthyer (22’). Kurse, goditjen e tretë ia dha Jeremy Doku me një gol solo (26’).

    Belgjika ishte larg më e mirë në këtë sfidë me Diego Moreira që u asistua nga De Bruyne dhe e vulosi fitoren (80’).

    Kësisoj, Belgjika avancoi si pozitë e dytë me 12 pikë ndërsa Italia e mbyll këtë cikël si vend i tretë me 10 sosh.

    Në anën tjetër, Franca shënoi fitore në shtëpi me vështirësi nga Turqisë me rezultat 2-1.

    Emirhan Topcu shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin nga goditja prej këndit për t’i dhënë epërsinë Francës (49’).

    Katër minuta më vonë Arda Guler barazoi rezultatin, por festa iu ndalë në gjysmë ngase VAR-i ia anuloi për pozitë jashtë loje.

    Goditjen finale ia dha Eli Junior Kroupi pas asistimit të Cherkit (80’).

    E tëra që bëri Turqia ishte goli i nderit falë Bardakci që shënoi me kokë pas harkimit të Guler (90’).

    Franca e mbyll këtë grup si vend i parë me 13 pikë, ndërsa Turqia pa asnjë pikë pas gjashtë xhirove./Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Painful: This is Dr. Malvina Ferati who died in an accident on Arbrit Street.

    A serious traffic accident with tragic consequences occurred on Saturday at Arbri Street, Albania, where two cars have lost their lives and five others have been injured.

    The heavy event has occurred near the Murriz tunnel in the Tuyan Stairway area, where two vehicles have crashed violently with each other.

    Maltina Ferati, who was a passenger in one of the cars involved in the crash, and 42-year-old Bledian Osmani, lost her life in this tragic accident.

    Meanwhile, five others have suffered bodily injuries and have been rushed to the hospital for medical treatment.

    Police teams and investigative groups have emerged at the scene, which have launched intensive work on the full whiteening of circumstances and causes leading to this tragedy.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal