Blog

  • He chose numbers with his daughter, the American wins the lottery.

    A man from North Carolina, U.S.A., has won 100 grand in the lottery, thanks to the numbers he had chosen with his daughter.

    Alvester Perry has shown that he and his daughter have a common tradition of selecting lottery numbers.

    This time, family tradition won them a great victory.

    He has shown that some of the money he will use to pay off remaining obligations for his family home, while the rest will be preserved for his daughter’s future.

    Thus, a simple tradition between father and daughter became a victory that is expected to bring more financial security to the family. /Telegraphy/

  • Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

    Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

    Një burrë nga Karolina e Veriut, në SHBA, ka fituar 100 mijë dollarë në lotari, falë numrave që kishte zgjedhur së bashku me vajzën e tij.

    Alvester Perry ka tregua se ai dhe vajza e tij, kanë një traditë të përbashkët të zgjedhjes së numrave të lotarisë.

    Këtë herë, tradita familjare u solli një fitore të madhe.

    Ai ka treguar se një pjesë të parave do t’i përdorë për të shlyer detyrimet e mbetura për shtëpinë e familjes, ndërsa pjesën tjetër do ta ruajë për të ardhmen e vajzës së tij.

    Kështu, një traditë e thjeshtë mes babait dhe vajzës u shndërrua në një fitore që pritet t’i sjellë familjes më shumë siguri financiare. /Telegrafi/

  • Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

    Nga banesat bosh te vilat në bregdet, Shqipëria rrit taksën e pronave

    “Super-taksa, për kë mban apartamente bosh, këdo që ka vila në bregdet si dhe një çmim të shimëfishuar për ujin që përdoret për pishinat.”

    Kush ka një banesë në pronësi do të paguajë më shumë taksa. Edhe më shumë para do të nxjerrë nga xhepi cilido që ka dy ose më shumë apartamente në zotërim. Projektligji që parashikon ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme doli për Konsultim publik.

    Konfirmohet se në vitin 2026 taksimi i pronave nuk do të bëhet me çmim reference, por me vlerë tregu. Ky është ndryshimi i parë rrënjësor pasi kjo do të thotë që vlera e pronës do të jetë më e lartë, rrjedhimisht edhe taksa mbi të. Kjo taksë që do të na vilet përmes faturës së ujit.

    “Ndryshmi i dytë rrënjësor lidhet me skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme. Për apartamentet për banim, taksa është 0.05 për qind. Ajo do të rritet nga 0.1 në 0.2 për qind, në varësi të asaj që do të vendosë Këshilli Bashkiak Vendor.”

    Me 0.15 deri në 0.25 të vlerës së ndërtesës do të taksohen qendrat tregtare, pronat bujqësore dhe ato industrial.

    Ata që nuk i përfundojnë objektet në afat do kenë një taksë shumë më të kripur, plot 30 për qind të vlerës së pronës.

    “Për ata që zotërojnë një banesë edhe pse ndryshon skema, vlera e taksës mbetet e njëjtë. Me gjithë rritjen pragut të taksimit në 0.1 për qind, gjysma do të zbritet. Ajo që ndryshon për ta është taksimi me vlerën e tregut dhe jo më me çmim reference, që do të thotë se gjithsesi do të duhet të shpenzojnë ca para më shumë nga sa paguajnë sot.”

    Për ata që zotërojnë dy banesa, taksa për apartamentin e parë nuk ndryshon ndërsa për të dytin do të rritet në segmentin 0.1 deri në 0.2 për qind, në varësi të bashkisë ku gjendet.

    Konkretisht për një individ që zotëron dy apartamente me vlerë 8 milionë lekë secili (rreth 90 mijë euro), pagesa për taksën e banesës së parë mbetet 4 mijë lekë (45 euro) ndërsa për të dytën bëhet 12 mijë lekë (130 euro)./A2 CNN

  • Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë

    Kosova mbërrin në Irlandë para “finales” për vendin e dytë

    Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Dublin, aty ku do ta zhvillojë ‘finalen’ për vendin e dytë në tabelë.

    “Dardanët” kanë nevojë për së paku një barazim për ta siguruar matematikisht pozitën e dytë në grup, gjë që nevojitet edhe për të zënë një vend në vazon e dytë për kualifikueset e “Euro 2028”.

    Pa Veldin Hoxhën dhe Edon Zhegrovën, që mungojnë shkaku i kartonit të kuq, respektivisht lëndimit, Kosova ka udhëtuar për në Irlandë.

    FFK-ja publikoi pamjet derisa lojtarët mbërrijnë në Dublin, aty ku nesër do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, derisa përballjen e luajnë të martën.

    Rikujtojmë, sfida Irlandë – Kosovë zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45./Telegrafi/

  • Zulfaj reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

    Zulfaj reagon ashpër për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka reaguar ashpër pas raportimeve se në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel është interpretuar një këngë nacionaliste serbe, e cila mohon shtetësinë e Kosovës.

    Në një reagim në platformën X, Zulfaj e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe të papranueshme, duke kritikuar faktin se një aktivitet i organizuar në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së i ka dhënë hapësirë nacionalizmit serb.

    Ai ka theksuar se kënga në fjalë është shkruar në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po ushtronte represion ndaj tyre.

    “Një këngë nacionaliste serbe që mohon shtetësinë e Kosovës, e shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviq, po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së”, ka shkruar Zulfaj.

    Kryenegociatori kosovar ka kërkuar që komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të japë shpjegime për mënyrën se si ka ndodhur kjo dhe të tregojë se çfarë masash do të ndërmerren.

    Zulfaj ka ngritur gjithashtu çështjen e mospërfshirjes së Kosovës në këtë forum, duke vënë në pah se, sipas tij, Kosova është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit dhe se është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

    “Do t’ia lëmë komisioneres Kos të shpjegojë se si ndodhi kjo, çfarë masash do të ndërmarrë dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte i ftuar”, ka shkruar ai./Telegrafi.

  • How do you clean car seats with a product in your kitchen?

    There are numerous products on the market for cleaning the inside of the car, but it is not always necessary to spend money on specialized products.

    A simple and economic alternative is the bread soda, which can help to remove unpleasant spots and aromas from the car’s seats.

    To prepare the mixture, you can combine two tablespoons of bread soda with a spoon of water until a paste is formed.

    Put the mixture on the spot, and let it operate for 30 seconds to five minutes.

    Then clean it gently with a sponge or brush, and remove waste with a wet rag.

    For the most difficult spots, the mixture may be allowed to operate for up to 30 minutes.

    However, if the car has leather seats, you need to avoid friction with bread sodas and follow the manufacturer’s recommendations.

    The soda also removes unpleasant aromas

    Besides stains, the soda can also help reduce the unpleasant aromas inside the car.

    Just let him act for at least 15 minutes and then vacuum him.

    Although this method does not guarantee the elimination of strong aromas, such as cigarettes, it can be effective for mild aromas.

    The deepest uncleanness may require professional cleansing, but the common soda stains remain a free and practical solution. /Telegraphy/

  • Do not rely just on miles: When do you have to change engine oil?

    Oil is one of the most important elements in the operation of an automobile’s engine.

    Although most drivers are based on the long – traveled miles to decide when to change it, experts warn that time also plays an important role.

    For example, if a vehicle runs only 1,600 miles [1,600 km] a year and the manufacturer recommends a change of oil every 8,000 miles [8,000 km], does this mean that you can use the same oil for five years?

    The answer is no.

    Motor oil has a limited life span and is generally recommended to change every six to 12 months, even if the vehicle is very rarely used, taking into account the manufacturer’s instructions.

    Even when the car is parked in the garage for long periods of time, oil can be degraded.

    In time, it can be oxidized, whereas moisture and dirt that penetrate the system affect its quality.

    The way the vehicle is used and maintained conditions also affect the life span of oil.

    Outdoor cars are exposed to temperature changes that can speed up degradation.

    Short journeys can also be problematic, since the engine does not always reach the temperature needed to remove the moisture accumulated. /Telegraphy/

  • Mos u bazoni vetëm në kilometra: Kur duhet ta ndërroni vajin e motorit?

    Mos u bazoni vetëm në kilometra: Kur duhet ta ndërroni vajin e motorit?

    Vaji është një nga elementet më të rëndësishme për funksionimin e motorit të një automjeti.

    Megjithëse shumica e shoferëve bazohen në kilometrat e përshkuar për të vendosur se kur duhet ta ndërrojnë, ekspertët paralajmërojnë se edhe koha luan rol të rëndësishëm.

    Për shembull, nëse një automjet përshkon vetëm 1,600 kilometra në vit dhe prodhuesi rekomandon ndërrimin e vajit çdo 8,000 kilometra, a do të thotë kjo se mund ta përdorni të njëjtin vaj për pesë vjet?

    Përgjigjja është jo.

    Vaji i motorit ka një jetëgjatësi të kufizuar dhe përgjithësisht rekomandohet të ndërrohet çdo gjashtë deri në 12 muaj, edhe nëse automjeti përdoret shumë rrallë, duke marrë parasysh udhëzimet e prodhuesit.

    Edhe kur vetura qëndron e parkuar në garazh për periudha të gjata, vaji mund të degradohet.

    Me kalimin e kohës, ai mund të oksidohet, ndërsa lagështia dhe papastërtitë që depërtojnë në sistem ndikojnë në cilësinë e tij.

    Mënyra e përdorimit dhe kushtet e ruajtjes së automjetit gjithashtu ndikojnë në jetëgjatësinë e vajit.

    Veturat që qëndrojnë jashtë ekspozohen ndaj ndryshimeve të temperaturës, të cilat mund ta përshpejtojnë degradimin.

    Po ashtu, udhëtimet e shkurtra mund të jenë problematike, pasi motori nuk arrin gjithmonë temperaturën e nevojshme për të larguar lagështinë e grumbulluar. /Telegrafi/

  • Si t'i pastroni ulëset e veturës me një produkt që e keni në kuzhinë?

    Si t’i pastroni ulëset e veturës me një produkt që e keni në kuzhinë?

    Në treg gjenden produkte të shumta për pastrimin e pjesës së brendshme të veturës, por jo gjithmonë është e nevojshme të shpenzoni para për produkte të specializuara.

    Një alternativë e thjeshtë dhe ekonomike është soda e bukës, e cila mund të ndihmojë në largimin e njollave dhe aromave të pakëndshme nga ulëset e veturës.

    Për të përgatitur përzierjen, mjafton të kombinoni dy lugë gjelle sodë buke me një lugë gjelle ujë, derisa të krijohet një masë në formë paste.

    Vendoseni përzierjen mbi njollë dhe lëreni të veprojë për 30 sekonda deri në pesë minuta.

    Më pas, pastrojeni butësisht me një sfungjer ose furçë dhe largoni mbetjet me një leckë të lagur.

    Për njollat më të vështira, përzierja mund të lihet të veprojë deri në 30 minuta.

    Megjithatë, nëse vetura ka ulëse prej lëkure, duhet të shmangni fërkimin me sodë buke dhe të ndiqni rekomandimet e prodhuesit.

    Soda e bukës largon edhe aromat e pakëndshme

    Përveç njollave, soda e bukës mund të ndihmojë edhe në reduktimin e aromave të pakëndshme brenda veturës.

    Mjafton të shpërndani pak sodë buke mbi sipërfaqen prej pëlhure, ta lini të veprojë për të paktën 15 minuta dhe më pas ta largoni me fshesë elektrike.

    Megjithëse kjo metodë nuk garanton eliminimin e aromave të forta, si ajo e cigareve, mund të jetë efektive për aromat e lehta.

    Për papastërtitë më të thella mund të nevojitet pastrim profesional, por për njollat e zakonshme soda e bukës mbetet një zgjidhje e lirë dhe praktike. /Telegrafi/

  • Skandali që tronditi Nvidia, Huang në bisedime për t'u kthyer në krye të kompanisë

    Skandali që tronditi Nvidia, Huang në bisedime për t’u kthyer në krye të kompanisë

    Jensen Huang po shqyrton rikthimin në rolin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia, ndërsa aleatët e tij në Silicon Valley ushtrojnë presion mbi bordin e kompanisë për ta rikthyer atë në punë.

    Zbulimi vjen vetëm pak ditë pasi drejtuesi i teknologjisë dha dorëheqjen pas raportimeve se ai kishte afera me një grua që dyshohet se ishte spiune kineze.

    Ndërsa tani raportohet se Huang ka diskutuar mundësinë e kthimit në kompani.

    E gjithë kjo vjen ndërsa një hetim i pavarur nga bordi i Nvidia është duke u zhvilluar mbi sjelljen që çoi në një krizë të paprecedentë lidershipi në prodhuesin e çipave prej 4 trilionë dollarësh këtë javë.

    Huang ende gëzon besnikërinë e disa punonjësve, disa prej të cilëve kanë folur publikisht pas dorëheqjes së tij duke bërë thirrje për kthimin e tij.

    Megjithatë, përpjekja për të rikthyer në detyrë drejtorin ekzekutiv mund të përballet me kundërshtime nga figurat kryesore politike në Uashington.

    Sekretari i Thesarit, Scott Besant, bëri thirrje të dielën për ndryshime rrënjësore në udhëheqjen e kompanisë pas largimit të Huang. /Telegrafi/