Blog

  • “Malli” unites them, Emra Brah and Ermal Fejzulah bring new duets ( VIDEOS)

    KThe voices meet, and the music gets another thrill.

    Emra Brah and Ermal Fejzullahu have united talent in new musical collaboration, bringing a song dedicated to feelings and emotions.

    The project comes in with video clips, carried out by Fullmoon Production, while the title “Malliʹ raises public curiosity about this new duet.

    The song has already been published for all fans of two artists.

  • “Malli” i bashkon, Emra Brah dhe Ermal Fejzullahu sjellin duet të ri (VIDEO)

    “Malli” i bashkon, Emra Brah dhe Ermal Fejzullahu sjellin duet të ri (VIDEO)

    “Malli” i bashkon, Emra Brah dhe Ermal Fejzullahu sjellin duet të ri (VIDEO)

    Kur zërat takohen dhe muzika merr tjetër emocion, vjen “Malli”!

    Emra Brah dhe Ermal Fejzullahu kanë bashkuar talentin në një bashkëpunim të ri muzikor, duke sjellë një këngë që i kushtohet ndjenjave dhe emocioneve.

    Projekti vjen i shoqëruar me videoklip, realizuar nga Fullmoon Production, ndërsa titulli “Malli” ngjall kureshtjen e publikut për këtë duet të ri.

    Kënga tashmë është publikuar për të gjithë adhuruesit e dy artistëve.

  • Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron

    Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron

    Regjistrohesh diku për një periudhë prove falas që të shikosh një serial pasi të kesh mbaruar punën.

    Kalon një muaj dhe e harron.

    Kur një ditë vëren papritur se nga llogaria jote janë tërhequr para për një abonim vjetor.

    Të ka ndodhur ndonjëherë? Nuk je i vetmi. Tani BE-ja dëshiron t’u japë fund praktikave të tilla.

    Sipas propozimit të Komisionit Evropian për një ligj mbi drejtësinë digjitale, të quajtur Digital Fairness Act (DFA), kompanitë do të detyrohen në të ardhmen t’i kujtojnë klientët para përfundimit të periudhës falas të provës dhe të marrin pëlqimin e tyre të qartë përpara se të vendosin tarifa.

    Përveç kësaj, ligji synon ta bëjë më të lehtë anulimin e abonimeve online, shkruan DW.

    Gjithashtu, do të kërkohen njoftime paraprake para se kontratat të rinovohen automatikisht.

    Komisioni Evropian prezantoi së fundmi propozimin e tij ligjor.

    Me këtë nismë, ai synon t’u japë konsumatorëve më shumë kontroll mbi kohën që kalojnë në internet dhe mbi shumën e parave që shpenzojnë aty.

    “Një reformë e tillë e mbrojtjes së konsumatorit nuk ka ndodhur prej 20 vitesh”, tha për DW-në Agustin Reyna, drejtor i Organizatës Evropiane të Konsumatorëve (BEUC).

    Organizata që ai drejton angazhohet për rregulla më të rrepta të BE-së kundër praktikave manipuluese në internet.

    Sipas tij, propozimi i ri ligjor përbën një pikënisje të mirë për të adresuar problemet me të cilat konsumatorët përballen çdo ditë.

    Fundi i “doomscrolling”-ut

    Propozimi i ligjit përfshin gjithashtu një ndalim të taktikave manipuluese të marketingut, të njohura si “dark patterns” ose “modele të errëta”.

    Një shembull tipik: ju dëshironi të rezervoni një dhomë hoteli dhe në faqen e internetit shihni se gjoja kanë mbetur vetëm tre dhoma me atë çmim.

    Një informacion që mund të mos jetë i vërtetë, por që synon t’ju nxisë të rezervoni sa më shpejt.

    Me rregullat e reja, BE-ja synon që aplikacionet dhe faqet e internetit të dizajnohen në mënyrë që të jenë më pak varëse dhe më pak manipuluese për përdoruesit.

    Një shembull tjetër janë biletat e koncerteve, çmimi i të cilave rritet vazhdimisht ndërsa konsumatorët presin në radhët virtuale online.

    Sipas rregullave të reja, çmimi mund të vazhdojë të ndryshojë, por shitësi do të detyrohet të tregojë gjatë gjithë kohës së pritjes çmimin aktual dhe të informojë qartë se sa mund të jetë çmimi maksimal që blerësi do të duhet të paguajë për biletat.

    Edhe lojërat online, ku përdoruesit nxiten të paguajnë para për të avancuar në lojë, janë në fokus të propozimit ligjor.

    Nëse rregullat e reja miratohen, fëmijët nuk do të mund të paguajnë më për të fituar një lojë ose për të kaluar në nivelin e ardhshëm.

    Po ashtu, marketingu dhe reklamat e personalizuara do të duhet të shënohen qartë si të tilla.

    Në rastin e fëmijëve, përdorimi i reklamave të personalizuara do të kufizohet.

    Mbrojtje e konsumatorit apo inovacion?

    Për Christoph Busch, studiues në Universitetin e Osnabrückut me fokus në të drejtën e konsumatorit dhe shërbimet digjitale, mundësia për t’u çregjistruar nga këto funksione nuk shkon aq larg sa duhet.

    Ai argumenton se një zgjidhje më efektive do të ishte një rregullore sipas së cilës konsumatorët duhet të zgjedhin në mënyrë aktive nëse duan t’i përdorin këto funksione.

    Me fjalë të tjera, ato nuk duhet të jenë të aktivizuara automatikisht, por të kërkojnë pëlqimin e qartë të përdoruesit.

    “Sigurisht që gjithmonë shtrohet pyetja e proporcionalitetit”, pranon Busch.

    “Sipas mendimit tim, ligjvënësit evropianë po përpiqen këtu të harmonizojnë interesa të ndryshme.”

    Se ekzistojnë interesa që konkurrojnë me njëri-tjetrin bëhet veçanërisht e dukshme në industrinë e lojërave elektronike.

    Grupet e interesit paralajmërojnë se kufizimet e planifikuara nga BE-ja mund t’u shkaktojnë dëm zhvilluesve të lojërave dhe t’u kufizojnë zgjedhjet vetë lojtarëve.

    Rreziku i mbirregullimit

    Catalina Goanta, profesoreshë e së drejtës private dhe teknologjisë në Universitetin e Utrechtit në Holandë, paralajmëron në një intervistë për DW-në se rregullimi mund të rrëshqasë lehtësisht në mbirregullim.

    Ajo e konsideron Digital Fairness Act (DFA) një kompromis të qëndrueshëm dhe të arsyeshëm, por paralajmëron se një ndalim i plotë i funksioneve që nxisin “doomscrolling”-un dhe i të ashtuquajturave “dark patterns” do të ishte tepër kufizues.

    Sipas saj, shumë nga problemet me të cilat përballen aktualisht konsumatorët mund të zgjidhen nëse rregullat ekzistuese zbatohen në mënyrë më efektive.

    Ajo argumenton se BE-ja është bërë e njohur në të kaluarën për miratimin e rregullave dhe dispozitave të reja, të cilat shpesh e kanë vështirësuar hyrjen në tregun evropian, veçanërisht për kompanitë e vogla online.

    Megjithatë, drejtori i Organizatës Evropiane të Konsumatorëve (BEUC), Agustin Reyna, nuk pajtohet me këtë vlerësim.

    “Kompanitë nuk do të duhet më të respektojnë 27 rregullore të ndryshme, por vetëm një”, thotë ai.

    Sipas Reyna-s, bëhet fjalë për një thjeshtim të rregullave, veçanërisht pasi përgjegjësia për respektimin e tyre do të ndahet mes influencuesve online dhe platformave ku ata publikojnë përmbajtjen e tyre.

    Ligji i ri do t’i japë BE-së mundësinë të vendosë gjoba deri në gjashtë për qind të xhiros vjetore globale të një kompanie në rast shkeljesh të rregullave.

    Si do të vazhdohet më tej?

    Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, ku përfaqësohen krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së, duhet ende ta miratojnë dhe ta miratojnë përfundimisht ligjin.

    Të gjithë ekspertët bien dakord se gjatë këtij procesi ka shumë gjasa që propozimi të pësojë ndryshime.

    “Do të jetë një trialog i vështirë, veçanërisht në këtë klimë të thjeshtimit të rregullave dhe derregullimit, ku fokusi kryesor është forcimi i konkurrueshmërisë evropiane”, thotë Christoph Busch.

  • Painful: This is 47-year-old from Kosovo who died in an accident in Montenegro

    A 47-year-old from Kosovo has lost his life as a result of an accident in Barane, Montenegro.

    Signal sources suggest the victim is Elvis Mulliq, former border police.

    News of the tragic case was initially reported by the Montenegrin media ?

    Two vehicles were involved in the accident, until two more people were left according to this injured medium.

    Source Layer: Signal

  • E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

    E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

    E dhimbshme: Ky është 47 vjeçari nga Kosova që vdiq në një aksident në Mal të Zi

    Një 47 vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Barane të Malit të Zi.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Elvis Mulliqi, ish-polic kufitar.

    Lajmi për rastin tragjik është raportuar fillimisht nga media malazeze “Vijesti”.

    Në aksident ishin të përfshirë dy automjete, derisa sipas këtij mediumi të lënduar kanë mbetur edhe dy persona të tjerë.

    Burimi: Sinjali

  • Islam: Student List, in Serbia’s policy course against Kosovo citizenship

    Security Science Professor Avni Islami has estimated that meeting representatives of the Student List, Dejan Shoskiq and Miodrag Krmar, with Russian Ambassador to Serbia Aleksandar Bocan-Kharchenko, testifies to the political orientation of this list towards continuing close co-operation with the Russian Federation.

    According to Islami, Russian support for Serbia’s Kosovo policy has been confirmed during the meeting, while representatives of the Student List have pledged that Serbia, even under their rule, will not join international sanctions against Russia.

    He has stressed that, from the aspect of Kosovo’s security, concern is the fact that the Student List confirms the continuation of Belgrade’s policy against Kosovo’s sovereignty and territorial integrity.

    According to him, this relationship creates space for further Russian-Serbian co-ordination on international platforms, aimed at opposing Kosovo’s state subjectivity and preventing consolidation of its international position.

    Islam estimates that the Student List does not present a change in Serbia’s current political orientation in relation to Kosovo, but the continuation of controversial positions on its citizenship and support in the alliance with Russia.

    He has said that this orientation remains a factor of importance for assessing the security environment in Kosovo and developments in the Western Balkans.

    Source Layer: RTKLive

  • Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

    Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

    Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përfaqësuesve të Listës Studentore, Dejan Shoshkiq dhe Miodrag Kërmar, me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, dëshmon orientimin politik të kësaj liste drejt vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me Federatën Ruse.

    Sipas Islamit, gjatë takimit është riafirmuar mbështetja ruse për politikën e Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e Listës Studentore janë zotuar se Serbia, edhe nën qeverisjen e tyre, nuk do t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.

    Ai ka theksuar se, nga aspekti i sigurisë së Kosovës, shqetësues është fakti që Lista Studentore konfirmon vazhdimësinë e politikës së Beogradit kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

    Sipas tij, kjo marrëdhënie krijon hapësirë për koordinim të mëtejshëm ruso-serb në platformat ndërkombëtare, me synim kundërshtimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës dhe pengimin e konsolidimit të pozitës së saj ndërkombëtare.

    Islami vlerëson se Lista Studentore nuk paraqet ndryshim të orientimit politik të deritanishëm të Serbisë në raport me Kosovën, por vazhdimësi të qëndrimeve kundërshtuese ndaj shtetësisë së saj dhe mbështetje në aleancën me Rusinë.

    Ai ka thënë se ky orientim mbetet faktor me rëndësi për vlerësimin e mjedisit të sigurisë në Kosovë dhe të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor.

    Burimi: RTKLive

  • Akte dhune gjatë protestës së djeshme, tre të arrestuar në Tiranë

    Akte dhune gjatë protestës së djeshme, tre të arrestuar në Tiranë

    Policia e Tiranës arrestoi tre shtetas dhe vuri nën hetim 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.

    Gjithashtu u vendosen 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre në vlerën 500 000 lekë.

    Policia njoftoi se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit: E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”; I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës; Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.

    Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht.

    Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë.

    Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Burimi: RTKLive

  • Kosovo’s 47-year-old photo that lost its life in Montenegro’s accident is published, the deceased was border police

    A Kosovo citizen, aged 47, has lost his life as a result of a traffic accident in the Rozaje magistrate, in Montenegro.

    So reports Montenegrin medium Vijesti, where it says the citizen of Kosovo is with the initial E.M.

    The newspaper Insider has learned that the victim in question is Elvis Mulliq, former border police.

    As the police station was quoted there, two people were injured in the 15:45 accident, which involved two cars. /Insander.org/

    Source Layer: Insander

  • Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar

    Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar

    Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar

    Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rozhajë–Berane, në Mal të Zi.

    Kështu raporton mediumi malazez Vijesti, ku thuhet se shtetasi i Kosovës është me inicialet E.M.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se viktima në fjalë është Elvis Mulliqi, ish-polic kufitar.

    Siç citohet drejtoria e policisë atje, dy persona u lënduan në aksidentin e orës 15:45, në të cilin u përfshinë dy vetura. /Insajderi.org/

    Burimi: Insajderi