
Me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të zhvillohen disa aktivitete.
Sipas njoftimit për media aktivitetet nisi që nga ora 09:30 e mëngjesit dhe përfundojnë në orën 20:00.
Aktivitetet:
09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit në fshatin Zllatar
11:00 – Dhurim vullnetar i gjakut në Zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së në Prishtinë
11:00 – Konferencë për media nga familja e Astrit Deharit dhe avokati Tomë Gashi para Prokurorisë Speciale në Prishtinë
11:30 – Bashkëbisedim me brezat e rinj në amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë
14:00 – Ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit” në zyrën e Sekretariatit të Përgjithshëm të LVV-së në Prishtinë
17:30 – Akademi Përkujtimore në Kino ABC, Prishtinë
18:30 – Ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari” te Kino ABC, Prishtinë
20:00 – Natë përkujtimore: “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve” në kafenenë “Retrovers”, afër Menzës së Studentëve, Prishtinë