12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi

12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi

Written by

in

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 309 janë plagosur nga një sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, njoftojnë autoritetet lokale.

Autoriteti Saudit i Aviacionit Civil konfirmoi se në mesin e viktimave janë katër shtetas sauditë, dy nga Bangladeshi dhe nga një person nga SHBA-ja, Jordania, Palestina, Siria, Sudani dhe Egjipti.

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid janë pezulluar.

Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite më vonë u zotua se do t’i përgjigjet sulmit, të cilin e cilësoi si “krim lufte” dhe për të cilin fajësoi rebelët Huthi të Jemenit.

Huthit nuk kanë komentuar sulmin e së shtunës, por kanë marrë përgjegjësinë për sulme të tjera ndaj të njëjtit aeroport të enjten, ku u vranë tre persona dhe u dëmtua një aeroplan.

Tre persona të tjerë u vranë në sulme të ndara të Huthëve ndaj dy aeroporteve të tjera saudite, më 6 dhe 7 tetor.

Sulmi i së shtunës ishte më vdekjeprurësi në Arabinë Saudite që nga maji i vitit 2015, raporton BBC.

 

Burimi: RTKLive