
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se 14 persona janë lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre tetë efektivë policie, katër protestues dhe dy të mitur.
Sipas njoftimit, katër policë dhe katër protestues po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës.
Njëri nga efektivët policorë është nën monitorim intensiv, ndërsa të tjerët dhe protestuesit janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njëri nga të miturit është liruar nga spitali, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Të dhënat i referohen situatës deri në orën 16:15.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post 14 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, policë dhe protestues marrin trajtim mjekësor appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali