Gjatë muajit tetor, në Fushë-Kosovë janë realizuar 171 mamografi, pas vënies në funksion të mamografit në këtë komunë, ndërsa 162 gra të tjera janë në listën e pritjes për ta marrë këtë shërbim.
Komuna e Fushë-Kosovës, në një njoftim me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, ka falënderuar stafin mjekësor për përkushtimin dhe angazhimin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.
Po ashtu, komuna u ka bërë thirrje grave që të kryejnë kontrolle të rregullta dhe, sipas rekomandimeve të mjekut, të caktojnë termin për mamografi.
Në njoftim theksohet rëndësia e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, duke rikujtuar se kujdesi për shëndetin e grave duhet të jetë angazhim gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajin tetor.
Burimi: RTKLive
