19 vjeçari nga Shkupi arrestohet me para të falsifikuara në Bullgari

19 vjeçari nga Shkupi arrestohet me para të falsifikuara në Bullgari

Written by

in

19 vjeçari nga Shkupi arrestohet me para të falsifikuara në Bullgari

Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin Hamza Dardhishta nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të falsifikuara.

Para hetuesisë Dardhishta ka deklaruar se nuk e dinte që paratë janë të falsifikuara.

Nga prokuroria kanë bërë të ditur se ai kishte hyrë për një kohë të shkurtër në Turqi, ku kishte veshur xhaketën në astarin e së cilës ishin qepur kartëmonedhat e falsifikuara euro. Gjatë kontrollit në kufi, ai ishte dukur i shqetësuar, ishte mbështetur fort pas ulëses dhe kishte shikuar drejt tavanit të automjetit, shkruan Alsat.mk, transmeton klankosova.tv.

Pas arrestimit të tij, në telefonin celular iu gjetën një numër i konsiderueshëm fotografish të kartëmonedhave të ngjashme të falsifikuara, të realizuara më herët gjatë vitit. Në disa prej fotografive shfaqej edhe vetë ai.

Avokati i tij kërkoi një masë më të butë sigurie – garanci financiare, duke u bazuar në faktin se i riu nuk kishte precedentë penalë dhe në moshën e tij të re.

Megjithatë, gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet, si dhe rrezikut të arratisjes nëse do të zbatohej një masë më e butë.