
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci, i dyshuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur sot, ndërsa avokati i Gecit, Besnik R. BERISHA, e ka kundërshtuar masën e caktuar nga gjykata, duke e cilësuar atë të panevojshme dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme gjyqësore.
“Gjykata e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit dhe është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë. Natyrisht, ne e gjykojmë si një vendim absolutisht të papërshtatshëm ligjërisht, të panevojshëm dhe në kundërshtim me çdo praktikë që gjykata e ka zbatuar deri më sot. Jemi të bindur se masa e paraburgimit është caktuar për shkak të emrit të përveçëm, e jo për shkak të kushteve ligjore. Megjithatë, besojmë fuqishëm se vendimi do të korrigjohet”, ka deklaruar Berisha.
The post 30 ditë paraburgim për Gani Gecin, avokati Berisha: Masa u caktua për shkak të emrit të përveçëm appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali