
Këshilli Ekonomik Social është pa mandat tash e katër vjet.
Mekanizmi i dialogut mes Qeverisë e Sindikatave, sipas shoqërisë civile, ka mbetur pa transparencë.
Naim Dakaj nga IKD sqaron se edhe një konkurs i Ministrisë së Financave më 2024, cilësohet i kundërligjshëm, madje nuk dihet se cili është rezultati i tij, nuk dihet kush është në përbërje aktualisht, sikurse pse nuk eshtë konstituar.
Ai thotë se nevojiten veprime të menjëhershme, pasi shumë çështje kanë mbetur pezull, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë edhe sindikatat kanë kërkuar vazhdimisht, që nga viti 2023, riaktivizimin e këtij mekanizmi.
Këtë e pohoi për Klanin, Ali Gashi nga Sindikata e Administratës Publike, i cili bëri të ditur se është drejtu edhe te kryministrit i vendit, Albin Kurti.
Për më shumë, ndiqeni materialin e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi.