400 euro bëhen mollë sherri mes dy familjarëve në Lipjan, përfundojnë në Polici – hapet rast për dhunë në familje

400 euro bëhen mollë sherri mes dy familjarëve në Lipjan, përfundojnë në Polici – hapet rast për dhunë në familje

Written by

in

400 euro bëhen mollë sherri mes dy familjarëve në Lipjan, përfundojnë në Polici – hapet rast për dhunë në familje

Një shumë prej 400 eurosh është bërë shkak i një mosmarrëveshjeje mes dy familjarëve në Lipjan, të cilët kanë përfunduar në stacionin policor duke u ankuar ndaj njëri-tjetrit. Ndonëse të dy kanë deklaruar se nuk kishte pasur dhunë apo kërcënime, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për M.G. 68 vjeçar dhe L.G. 47 vjeçare, të cilët janë paraqitur në Polici mbrëmjen e 13 nëntorit, rreth orës 21:00.

Mosmarrëveshja kishte nisur pasi L.G. i kishte dhënë M.G. një shumë prej rreth 400 eurosh një javë më parë. Kur ajo kishte kërkuar kthimin e parave, ai nuk ia kishte kthyer, duke nxitur një debat mes tyre.

Të dy kanë deklaruar se kishin pasur mosmarrëveshje edhe më herët, por se incidenti i fundit kishte qenë vetëm verbal, pa dhunë fizike apo kanosje.

Në rast është përfshirë edhe hetuesi për dhunë në familje, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar është vendosur që të iniciohet procedurë për veprën “Dhunë në familje”.

Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali