52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave

52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave

Written by

in

52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se 52 të dënuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë duke ndjekur programe të risocializimit, të cilat synojnë zhvillimin e aftësive personale dhe sociale, si dhe përgatitjen e tyre për riintegrim në shoqëri pas lirimit.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, njëri nga programet që po zbatohet është “Programi kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës ndaj grave”, i cili zgjat gjashtë muaj dhe bazohet në modelin Duluth.

Ky program synon ndryshimin e modeleve të mendimit dhe sjelljes, marrjen e përgjegjësisë për veprimet e dhunshme dhe promovimin e marrëdhënieve të shëndosha.

Të dënuarit po marrin pjesë edhe në programin “Menaxhimi i zemërimit”, përmes të cilit mësojnë të kontrollojnë emocionet dhe impulset, si dhe të përballojnë konfliktet në mënyrë konstruktive.

Ndërkaq, programi “Vendimmarrja sociale” fokusohet në zhvillimin e mendimit kritik, reflektimit moral dhe aftësive për marrjen e vendimeve të përgjegjshme.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, programet zbatohen nga stafi profesional përmes një qasjeje të strukturuar, me synimin për të nxitur ndryshimin pozitiv, përgjegjësinë personale dhe zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për jetën pas lirimit.

Institucioni ka theksuar se do të vazhdojë të investojë në rehabilitimin dhe risocializimin e të dënuarve, me qëllim të krijimit të mundësive për riintegrim të qëndrueshëm në shoqëri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 52 të dënuar në Dubravë i nënshtrohen programeve të risocializimit, trajtohet edhe dhuna ndaj grave appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali