
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi, ka reaguar në 6-vjetorin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhepit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Në këtë ditë, Mehmeti ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi i burrit para Gjykatës Speciale, ku kishte shprehur krenarinë që i ka dalë zot vendit.
“UÇK n’Kosovë!
UÇK n’Hagë!
UÇK një herë,
UÇK gjithmonë!
“Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.”
Rexhep Selimi
18.02.2026″/Klankosova.tv