
Çmimi i një pakoje me 20 cigare në Gjermani mund të rritet në 11.36 euro deri në vitin 2030, si pasojë e rritjes graduale të taksave mbi duhanin.
Aktualisht, një pako mesatare kushton rreth 8.05 euro, ndërsa sipas përllogaritjeve që shoqërojnë ndryshimet e propozuara, çmimi pritet të rritet në 8.77 euro në vitin 2027, 9.56 euro në vitin 2028 dhe 10.42 euro në vitin 2029.
Ndërkohë, disa marka premium mund të kushtojnë deri në 14 euro për pako. Rritje të çmimeve pritet të ketë edhe për duhanin që mbështillet manualisht.
Përmes këtyre ndryshimeve, qeveria gjermane synon të sigurojë rreth 12 miliardë euro të ardhura shtesë gjatë katër viteve të ardhshme. Të ardhurat shtesë nga taksat pritet të arrijnë në rreth 1.5 miliard euro në vitin 2027 dhe në 4.5 miliardë euro deri në vitin 2030.
Megjithatë, industria e duhanit ka shprehur shqetësimin se rritja e taksave mund t’i shtyjë konsumatorët drejt tregut të zi ose produkteve më të lira nga vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Deputeti i CDU-së, Carsten Brodesser, ka kërkuar rritje më të moderuara të taksave, duke paralajmëruar se shtrenjtimi i madh mund të dëmtojë tregtinë e ligjshme dhe të ulë të ardhurat tatimore. Propozimi i tij nuk u miratua.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Cigare më të shtrenjta në Gjermani, pakoja mund të arrijë afro 12 euro deri më 2030 appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali