
Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi gabimisht një paralajmërim për një tërmet me magnitudë 9,9 sot në mëngjes, por e tërhoqi tetë minuta më vonë.
Siç u bë e ditur, kjo erdhi pasi ishte mbivlerësuar tërmeti real me magnitudë 6,9 pranë Gadishullit Kamçatka, raporton ‘The Japan Times’, tansmeton Klankosova.tv
Gjatë një konference, agjencia kërkoi falje për rastin dhe tha se po hetonte shkakun e mbivlerësimit.
Agjencia shtoi se nuk kishte asnjë mundësi që incidenti të ishte shkaktuar nga një sulm kibernetik.
Paralajmërimi raportohet se shkaktoi natyrshëm tronditje dhe konfuzion, përpara se të jepej njoftimi se rreziku kishte kaluar.
Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar ndonjëherë në histori, i cili goditi rajonin Biobío të Kilit në vitin 1960, kishte magnitudë 9,5.
Sipas agjencisë, magnituda 9,9 është vlera më e lartë që sistemet e saj mund të dërgojnë për publikun. /Klankosova.tv