Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar

Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar

Written by

in

Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar

Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur nga 16 tetori, deri në një afat të pacaktuar, për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytetin shqiptar.

Përmes një njoftimi zyrtar, ambasada ka bërë të ditur se mbyllja është masë sigurie dhe se rihapja e saj do të varet nga zhvillimet e situatës.

Ndërkohë, për qytetarët që kanë çështje urgjente konsullore, ambasada ka vënë në dispozicion një numër telefoni celular për raste emergjente.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Ambasada e Izraelit në Tiranë është aktualisht e mbyllur. Rihapja e Ambasadës do të varet nga mënyra se si do të zhvillohet situata”, thuhet në njoftim.

Përfaqësia diplomatike ka bërë të ditur se do të ofrojë përditësime të tjera sipas nevojës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ambasada e Izraelit në Tiranë pezullon punën për një afat të pacaktuar appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali