Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku shfaqen duke tejkaluar detyrën gjatë ndërhyrjes në protestën e zhvilluar në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet fjalë për E. P. dhe T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vendimi për pezullimin e tyre është marrë menjëherë pas publikimit të pamjeve, në të cilat dy punonjësit dyshohet se kanë vepruar në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes.
Burimi: Dukagjini
