
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj Dardan Krasniqit të Aleancës, pasi ky i fundit ka deklaruar se pritet arrestimi i dy kryetarëve të komunave, ku sipas tij mund të jetë edhe Peci.
Përmes një videoje, Peci ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Krasniqit, duke i cilësuar ato si shpifje dhe duke thënë se po shqetësojnë familjen dhe njerëzit e afërt të tij.
Ai ka theksuar se ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë dhe se është i gatshëm t’u përgjigjet mekanizmave të drejtësisë nëse ata shprehin interesim.
‘’U ndala me bo këtë video, për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK, por edhe disa hibridë nëpër studio, media televizive në vazhdimësi, po shpifin me të pavërteta duke e shqetësu familjen dhe gjithë dashamirët e mi, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam aktakuzë të ngritur, sa herë që mekanizmat e drejtësisë, janë të gatshëm dhe shprehin interesim, unë do t’i përgjigjem atyre. Kështu që Dardan Krasniqit nga AAK, po i bëj me dije, se tash unë kam informacione për ndërhyrjet edhe përpjekjet e vazhdueshme të AAK’së nga momenti kur ju kam shporrë jashtë sikur mbeturina nga zyrat në Ulpianë, që unë nuk i fshehëm drejtësisë, nuk kam aktakuzë dhe nga sot, e ke padinë për shpifje idiot’’, ka deklaruar Peci.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Akuzat për arrestim, Peci i reagon ashpër Dardan Krasniqit: Idiot, nga sot e ke padinë për shpifje appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali