Sipas njoftimit të Galerisë, thirrja përfshin propozime për ekspozita ndërdisiplinare në fusha të ndryshme, si piktura, skulptura, grafika, instalacioni, fotografia, videoja dhe performanca. Po ashtu, mund të aplikohen projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe multimediale.
Projektet e përzgjedhura mund të realizohen brenda ose jashtë hapësirave të Galerisë Kombëtare të Kosovës, në bashkëpunim me stafin e institucionit. Programi do të zhvillohet në dy hapësirat e saj, GKK Qendrore dhe GKK QAFA.
Për aplikim janë të ftuar artistë, kuratorë, hulumtues, praktikues të arteve pamore, kolektive, organizata dhe komunitete kulturore. Sipas njoftimit, kontratat do të lidhen me individë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 dhjetor 2026.
Të interesuarit mund të gjejnë informata më të hollësishme për thirrjen dhe procedurat e aplikimit në kanalet zyrtare të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Burimi: RTKLive
