Në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, të publikuar të premten, Grynkewich tha se NATO mund të angazhojë forca dukshëm më të fuqishme se Rusia në rast të një konflikti të madh.
Ai vlerësoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk pritet të nisë një sulm të gjerë konvencional ndaj Evropës, por po përdor metoda si sabotimi, për të shmangur përballjen e drejtpërdrejtë me NATO-n.
Grynkewich theksoi se Aleanca duhet ta ruajë epërsinë ushtarake përmes modernizimit të forcave të armatosura, ushtrimeve të mëdha ushtarake dhe demonstrimit të kapaciteteve të saj.
Ai paralajmëroi gjithashtu se Putini synon të dobësojë mbështetjen publike për Ukrainën, duke krijuar frikën se ndihma për Kievin mund të çojë në luftë me Rusinë. Megjithatë, sipas gjeneralit amerikan, kjo strategji nuk ka pasur sukses deri më tani.
Burimi: RTKLive
