Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

Written by

in

Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt

Një rast i dhunës në familje është raportuar pak pas mesnatës në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 00:30, Policia është njoftuar për incidentin në rrugën “Besa”, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas deklarimit të J.D., ajo dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, O.D.

Si pasojë e rastit, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka intervistuar të dyshuarin, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.

Pas konsultimit me prokurorin, rasti është iniciuar për “Dhunë në familje” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

Pavarësisht denoncimit dhe trajtimit mjekësor të viktimës, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja përfundon në trajtim mjekësor pas incidentit me bashkëshortin në Prishtinë – ai lirohet në procedurë të rregullt appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali