I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

Written by

in

I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë

Një rast serioz është regjistruar në orët e para të 16 tetorit në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku një i mitur është kapur me armë zjarri.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 02:00, njësitet policore kanë vërejtur një person të dyshuar, i cili sapo ka parë policët ka nisur të vrapojë nëpër rrugica.

Pas ndjekjes, ai është ndaluar nga zyrtarët policorë.

Bëhet fjalë për një të mitur rreth 16-vjeçar, te i cili gjatë kontrollit është gjetur një pistoletë “Zoraki”, me karikator dhe dy fishekë të kalibrit 9×19 mm.

I mituri është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare për të mitur, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurores, i mituri është ndaluar për 48 orë.

Për shkak se bëhet fjalë për të mitur, Sinjali nuk publikon të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post I mituri ikën sapo sheh Policinë në Prishtinë – kapet me pistoletë “Zoraki” dhe fishekë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali