Sveçla për suspendimin e tre policëve: Nuk do të lejojmë që individët ta njollosin Policinë e Kosovës

Sveçla për suspendimin e tre policëve: Nuk do të lejojmë që individët ta njollosin Policinë e Kosovës

Written by

in

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur angazhimin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual, kontrollim të paligjshëm dhe keqpërdorim të pozitës e autoritetit zyrtar.

Sveçla ka thënë se nuk do të lejohet që veprimet e individëve ta njollosin Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj që, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit, njofton Dukagjini.

Ai ka theksuar se çdo keqpërdorim i bërë në emër të Policisë së Kosovës dënohet pa kompromis.

“Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, që me profesionalizëm shërbejnë për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit tonë. Misioni i Policisë së Kosovës është shërbimi ndaj qytetarëve dhe pa asnjë kompromis dënojmë çdo keqpërdorim që bëhet për çfarëdo përfitimi në emër të saj”, ka shkruar Sveçla.

Dyshime për ngacmim seksual dhe keqpërdorim të detyrës, IPK rekomandon suspendimin e pesë policëve në Prishtinë dhe Gjilan

Burimi: Dukagjini