Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

Written by

in

Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka shprehur mbështetje të hapur politike për Aleksandar Vuçiqin gjatë një tubimi parazgjedhor në Novi Sad, ku ka përsëritur qëndrimin e shtetit sllovak kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Fico mori pjesë të premten në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, të organizuar në “Sheshin e Lirisë” në Novi Sad, ku foli në mbështetje të politikave të ish-presidentit serb.

Gjatë fjalimit të mbajtur në gjuhën serbe, kryeministri sllovak e arsyetoi mbështetjen për Vuçiqin me atë që e cilësoi si mbrojtje të sovranitetit të Serbisë dhe të drejtës së saj për të marrë vendime të pavarura.

Duke iu referuar çështjes së Kosovës, Fico u zotua se Sllovakia do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj kundër pavarësisë së vendit.

“Kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Tek unë do të keni gjithmonë një mik të sinqertë”, deklaroi Fico.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kryeministri sllovak në krah të Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali